E enjte, 31.10.2024, 11:05 PM (GMT)

Editorial

Arben Llalla: Shoqatat Vorio Epiriote u tubuan në Athinë për të festuar 97 vjetorin e shpalljes së Autonomisë

E marte, 15.02.2011, 07:59 PM


1. Minoritaret greke 13.2.2011, Athine ne tubimin per autonomi te vorioepiri
Minoritaret greke 13.2.2011, Athine ne tubimin per autonomi te Vorio Epirit

SHOQATAT VORIO EPIRIOTE U TUBUAN NË ATHINË PËR TË FESTUAR 97 VJETORIN E SHPALLJES SË AUTONOMISË SË VORIO EPIRIT

 

EKSKLUZIVE  nga ARBEN LLALLA

 

Ashtu siç patën paralajmëruar shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi më 13 shkurt ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 97 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti vazhdojë me një lutje në këtë kishë, Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur.

Aktivitetin e hapi Theofan Kaliviotis, i cili në fjalët e tij theksoj  mbi luftërat e popullit grek dhe vorioepiriotasve për liri. Ai kritikojë disa politikanë grek të cilët kanë braktisur çështjen e Vorio Epirit. Gjithashtu lëshojë një sërë akuzash ndaj shtetit shqiptar i cili tha Qeveria e tanishme shqiptare vazhdon të mos e njohin karakterin grek të rajoneve të tërë dhe banorëve të tyre,  si në Himarë, Korçë, Përmet etj. Ende në zonat ju jeton minoriteti grek i paragjykojnë ku përmendet termi Epiri i Veriut i cili është më i vjetër se termi "Shqipëria". Të pranishmit mbanin pankarta si: “Për helenizmin e Vorio Epirit nuk bisedohet”. “VORIOEPIRI TOKE GREKE, DO TE RIKTHEHEMI DHE TOKA DO DRIDHET”, “TELI TI NA UDHEHEQ” etj.

Manifestuesit mbanin nëpër duar flamuj të Autonomisë së Vorio Epirit.

Në këtë manifestim me rastin e 97 vjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit morrën pjesë figura të njohura të politikës së Greqisë si Joani Grivas, ish-kryeministër, Niko Kandetis, deputet i partisë Demokracia e Re, Thanos Plevris, deputet i partisë LAOS, Nikota Kaklamaqis, përfaqësues i shoqatës së “Napolon Zerva”, etj.

Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ishin Babis Karathanos dhe Theofan Kavilioti.

 Babis Karathanos ka lindur në Athinë, por prindërit e tij janë grek nga Shqipëria të arratisur para shumë vitesh. Karathanos ka qenë dikur kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, ndërsa dy vitet e fundit ai, ju bashkua partisë ekstremiste të djathtë LAOS.

Theofan Kavilioti ka lindur në Livadhja të Sarandës. Është kryetar i Rinisë Vorio Epiriote dhe nënkryetar i Rinisë Evropiane të Epiriotëve.

Kohëve të fundit vihet re e lëvizjeve të strukturave të ndryshme greke për të ndikuar në rritjen artificiale të numrit të shtetasve shqiptar me kombësi greke në Shqipëri, gjatë regjistrimit të popullsisë që pritet të zhvillohet në Prill të 2011.

Lobi greko-amerikan ka më se dy vite që ushtron presion në Uashiton që të ndërhyjë në Shqipëri që në formularin e regjistrimit të shënohet deklarimi fetar dhe etnik. Qëllim i cili edhe u arrit. Kongresmenët greko-amerikan të cilët nuk janë të pakët në numër me presione të ndryshme kanë arritur të kenë ndikimet e tyre në vendim marrjet e qeverisë shqiptare gjatë 5 vjetëve të fundit.

Minoritaret greke 13.2.2011, Athine ne tubimin per autonomi te vorioepirit
Minoritaret greke 13.2.2011, Athine ne tubimin per autonomi te Vorio Epirit

Ne qender dy organizatoret e tubimit Babis Karathanos dhe Theofan Kavilioti, Athine 13.2.2011
Ne qender dy organizatoret e tubimit Babis Karathanos dhe Theofan Kavilioti, Athine 13.2.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora