E diele, 01.12.2024, 07:47 PM (GMT)

Editorial

Kastriot Frashëri: Si paska kohë Greqia për "Vorio Epirin"?!

E premte, 11.02.2011, 07:59 PM


Si paska kohë Greqia për "Vorio Epirin"?!

 

Nga Kastriot FRASHËRI

Drejtor i Përgjithshëm, Instituti i Çështjeve Kombëtare

 

Mësojmë se në qytetin e Korçës është kremtuar 20-vjetori i themelimit të  organizatës greke “OMONIA”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe dy deputetë të parlamentit grek nga Janina dhe Follorina, të cilët, së bashku me konsullin grek Theodhoros Ikonomu dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule kanë bërë thirrje për bashkim dhe forcim të helenizimit në trevat e jugut të Shqipërisë. Pas fjalës së kreut të OMONIA-s në Korçë, Ligoraq Karamelo, ka folur konsulli Ikonomu, duke u shprehur hapur se në Korçë ka grekë. “Përshëndes grekët e Korçës, sepse kjo që ndodh sot u përket atyre. Do të jap edhe një herë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, u them një gjë: Shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Këto varreza janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke”.  Një deklaratë sa skandaloze, aq edhe antishqiptare që do të bënte të skuqej çdo grek normal dhe Ministria e Jashtme shqiptare fle gjumë… Ku është Zv/Ministria e Jashtme, znj. Edith Harxhi, ish-specialiste e çështjeve të Greqisë pranë kësaj Ministrie, përse nuk reagon ?!! Apo është e zënë me agenda “turkoshake”? Këto veprime kuptojnë qartë shkakun përse grekët kanë kërkuar para dy vjetësh nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri për realizimin e qëllimeve ekspasioniste për zgjerimin e kufijve të tyre. Mesazhet e “bashkimit të kombit grek” të bëra të njohura në këtë aktivitet nuk kanë nevojë për koment. Vetë konsulli grek në Korçë, pjesëmarrës në këtë aktivitet, ka vazhduar më tej, duke përshkallëzuar qëndrimin e tij në përcaktimin e zonës juglindore të Shqipërisë si Vorio-Epir. “Ekzistojnë të drejta të minoriteteve dhe këto duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë emrin Vorio-Epir. Ky është Vorio-Epiri. Në Vorio-Epir ekzistojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Ju përshëndes ju grekët e Korçës. Kurajë, shpresë dhe betejë” . Po ashtu bëhet e ditur se deklaratat e konsullit Ikonomus në këtë takim janë mbështetur edhe nga dy deputetët grekë të Janinës dhe Follorinës, përkatësisht Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis. “Kam lexuar mjaft për grekët e Korçës dhe e di që nëna Greqi akoma nuk ka kthyer borxhin për helenizimin e Korçës”, tha një prej këtyre deputetëve, Mihalis Pandulas. Ai shtoi se “Ne bashkohemi me ankthet dhe betejat tuaja dhe helenizmi i Korçës, ashtu si helenizmi në botë kur është i bashkuar, bën gjëra të mëdha që nuk ka asgjë që t’i pengojë”. Pas tyre, ka folur dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ashtu si dhe parafolësit, edhe Dule theksoi se "Nëna Greqi akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës për helenizimin e saj”, e më tej bëri thirrje që të deklarohet përkatësia e vërtetë në regjistrimin e popullsisë, duke u kaluar kjo si një pengesë që ka të bëjë me fenë, gjuhën dhe kombësinë… Dhe për çudi, asnjë reagim nga ana e diplomacisë tonë, se për shpalljen “Non Grata” të tyre as që bëhet fjalë…?! I vetmi që reagoi ishte Sabri Godo, një politikan i vjetër, në pension.

 

Për çudinë tonë, thirrjet për Vorio-Epir vijnë dhe nga Nikolas Gejxh. Jo më larg se 4 ditë më parë, këtë herë nga Dropulli i Gjirokastrës, Nikolas Gejxh, greko-amerikani, i njohur për qëndrimet e tij ekstremiste, prej disa ditësh gjendet me mision në Shqipëri,  përmendi termin e Vorio-Epirit, duke pohuar se “minoriteti duhet të kontribuojë për Vorio-Epirin. Çdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu siç ndihet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare”. Me të drejtë lind pyetja: Ku gatuhen dhe koordinohen kaq saktë këto politika dhe programe që jo vetëm ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë, por cënojnë rëndë edhe integritetin dhe sovranitetin e saj?! … Si paska kohë Greqia e zhytur në kaos, të merret me “helenizmin” e trevave shqiptare?!...



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora