Editorial
Shaban Peraj: Si duhet te reagojme ndaj sfidave antishqiptare
E enjte, 10.02.2011, 07:59 PM
Si duhet te reagojme ndaj sfidave antishqiptare
Shkruan: Shaban Peraj
Te vetedijshem per poziten tone ne hapesiren mbarekombetare sot jetojme ne nje kohe ku asgje s’eshte e cuditshme per ndodhite e paraqitura rreth fatit te kombit, dhe secili nga ata qe do duhej te mbronte interesat kombetare vazhdon ta beje kete nga rasti ne rast. Keta qe veprojne keshtu e bejne kete ne emer te fjales se lire duke akuzuar, spekuluar e mashtruar opinionin kombetar te paraprire nga nje qellim. Per kete deshmon edhe rasti i fundit i propagandas greke karshi shqiptareve, mu ne zemer te Shqiperise. Duke iu referuar bemave te minoritetit grek ca nga prijesit shqiptare nuk bejne ze, nuk e thone edhe asnje fjale te vetme te bindur se do humbin pozicionet e tyre ne luften qe kane filluar per te marrur pushtetin, dhe kjo u intereson, ne vend qe t’i tregojne rrugen nje politike te demshme e qe per pasoje ka crregullimet brenda komunitetit shqiptar, te njejtit behen sikur atje nuk ndodh asgje, por qe problemin e kane me qeverine, ate do ta zhbejne, do ta c’rrenjosin pavaresisht ligjeve e rregullave te lojes demokratike. Atje ne jug te Shqiperise edhe le te digjet se aq u ben atyre. Duke pare neper gazeta, televizione te pozicionuara pro opozites shqiptare pas ngjarjeve te 21 janarit, fjala shqiptar e barazvlefshme me paqen dhe kuptimet e saj paraqiten si ndonje “Dexhal” i madh qe ka pushtuar shqiptaret kudo qe jane dhe qe deshiron t’i perpije ata me gjithe te mirat e tij. Kur permenden shqiptaret, te shoqeruar tashme me terma moderne si radikale, ekstremiste, e te ngjajshem me keto, ceshtja behet edhe me kritike dhe njerezit fillojne te frikesohen sepse ky informacion i papergjegjshem i ka kthyer ata ne ca te frikesuar per shoqerine bashkekohore.
Fakti qe kemi te bejme me nje problem shqetesues, spekulimi i hapur me identitetin tone dhe imazhin e shqiptarit na bene akoma me pak te besueshem se gjerat mund te rregullohen ndonjehere! Edhe ne mediat shqiptare te shkruara dhe elektronike shihet qartas nje tendence e tille negative per te hedhur balte edhe te ata shqiptare qe me shekuj u perpoqen per te ngritur vetedijen kombetare, per t’i dhene vendin e merituar nje kombi si ky i yni, gje qe gjithmone neper histori dha maksimumin per te qene pjese me popujt tjere evropian. Tendenca per te lexuar historine nder shqiptaret si nje ngjarje aksidentale dhe lidhja e integrimit ne Evrope me do fare ngjyrosjesh eshte bere rutine e diteve qe po kalojme. Bashkangjitur me keto duhet permendur edhe fakti i nje anarshie te papare ne organizmat e ndryshme politike, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove duke analizuar menyren se si do te krijohen institucionet shteterore te saj, kush me kend bashkohet e duke menduar se gjerat behen ne baze te interesit personal te individeve, ne Maqedoni rreth asaj se kush eshte me qeverine aktuale e kush jo, ne Mal te Zi tani para fillimit te regjistrimit te popullsise, me cka mbushen gazetat tona duke e kthyer ceshtjen tone ne nje loder mediatike. Gojet tona duket se jane hidheruar nga lloj-lloj ushqimesh te paskajshme e ne disa raste edhe te detyrueshme e jane mesuar me ta duke i konsideruar te cilesise se pare. Nga ana tjeter tallja me simbolet kombetare e te ngjajshem me to, perdorimi jo i denj i tyre per te triumfuar mbi armiqt politik brenda te njejtit lloj, nuk ka se si te mos shprehen qarte ne keto media, se jane kthyer ne nje hic dhe banaliteti akoma vazhdon! Nuk mjafton nje simbolike per te treguar identitetin dhe perkatesine kombetare e intelektuale. Semundjet e shumta qe kane kapluar mendjen dhe zemren e ca shqiptareve duhet shikuar me te shpejte dhe shoqeria te gjallerohet nga kjo vyshkje rutine. Klaneve te ndryshme antishqiptare u duhet vendosur nje cak per te kuptuar se kohet po ndryshojne e bashke me to edhe regresi po perendon duke lene shenjat e tij.Keta njerez vazhdojne te punojne per historine e tyre, bashkudhetare me mllefet, emocionet e paudhesite. Mediat duke perdorur nderhyrjet komjuterike deformojne koken e liderit me te madh te pozites shqiptare dhe me gjakftohtesine me te madhe perdorin terma nga me te ndryshmet, per t’u hakmarre ndaj tij ne Parlament nga ndonje deputet opozitar. Keto jo vetem qe mbushin gazetat e tyre, por nepermjet fotove te ndryshme nxisin edhe percarje ndershqiptare, si ne rastin e 21 janarit.Po atje ne jug te kryeqendres shqiptare cfare ndodhi, cfare levize ne drejtim te asimilimit te nje pjese te kombit dhe te njejtit nuk shohin, nuk bejne ze dhe nuk duan ta dine per rrezikun qe na kanoset, dhe ne vend qe te gjithe se bashku t’i veme pike kesaj dukurie, ata i ftojne keta grekomane te udheheqin demonstratat! Turp, marrezi e shekullit te lejohet nje i tille te drejtoje politiken dhe te paraqesin Shqiperine si cerdhe rebelesh.Te vjen i habitshem fakti se ne ditet e sensibilizimit per raste te ndryshme, shqiptaret jane ne grupin e atyre qe s’u degjohet edhe aq zeri e nuk u shihet kontributi ne arenen nderkombetare sa jane te bujshem mbrenda vetes, me cka angazhimi bashkekohor behet i manget fale asaj pjese shqiptare qe cdo gje e sheh te erret, te zymte ne kete toke pa bere perpjekje qe te japin kontributin e tyre sado te vogel ne rritje te sinqeritetit e respektit per shoqerine tone. Koha kerkon te kemi besim qe institucionet tona te na angazhojne per te miren e shoqerise e per te zbatuar projekte ndertuese me vlere per veten duke eliminuar ata qe komunitetit nuk i dhane asgje nga propaganda e tyre shkaterruese.