E premte, 19.04.2024, 01:09 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Grekët vazhdojnë të provokojnë për autonomi të Vorio Epirit

E enjte, 10.02.2011, 09:00 PM


GREKËT VAZHDOJNË TË PROVOKOJNË PËR AUTONOMI TË VORIO EPIRIT

 

Nga Arben LLALLA

 

Deklarimet e konsullit grek Theodhoros Ikonomu se Korça është pjesë e Vorio Epirit dhe të krishterët le të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për origjinën e tyre... Nuk janë të rastësishme dhe as hera e parë që ky diplomat grek jep deklarata jashtë protokollit të tij diplomatik. Ai, në tetor të vitit 2010 pati deklaruar se Korçën më 1940 e çliruan grekët dhe e bashkuan me Greqinë. Provokimet e këtij grekomadhi miop nuk janë kundërshtuar fort nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, por kjo ministri e punësimeve familjare ka preferuar më mirë të heshti se sa ti tregoj diplomatit rregullat dhe prerjen e biletës së NON GRADA. Siç duket grekët kanë goditur në KOKË udhëheqësit politik shqiptar që Shqipërisë po i lëkunden këmbët.

Në qoftë se do të shikojmë lëvizjet e fundit të figurave nacionaliste greke që punojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë do vërejmë se kemi të bëjmë me veprime të koordinuara mirë dhe të mbështetura nga qeveria greke.

Vizita e pensionistit greko-amerikanit Nikolla Geixh në jug të Shqipërisë nuk është e rastit. Ai për mediat në zyrat e Partisë MEGA deklaroi se “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur...''

Shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi kanë paralajmëruar se me rastin e 97 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit do të tubohen më 13 shkurt në sheshin e kishës Shën Gjeorgjio Karitsi në Athinë. Aktiviteti do vazhdojë me një lutje në këtë kishë dhe vendosjen e kurorave me lule tek ushtari i panjohur.

Siç shihet për çdo vit grekët në të njëjtën periudhë provokojnë shqiptarët. Ende janë të freskëta britmat raciste të një toge ushtarake greke gjatë parakalimit me rastin e shpalljes së pavarësisë së Greqisë më 25 mars 2010.

Por le ti japim përgjigje deklaratave të konsullit grek Theodhoros Ikonomu për gurët e varreve në Korçë që janë në gjuhën greke sa grek ndihet vetë vllehët e Shqipërisë.

            Dihet se këndimi në kishat ortodokse të trevave shqiptare deri sa u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare gjuha greke ka qenë gjuha zyrtare e liturgjisë në kishë. Kështu, ishte e natyrshme që edhe mbishkrimet në pllakat e varreve shqiptare shkruheshin në gjuhën greke në përgjithësi.

Më 1922 u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare dhe më 1929 u formua Sinodi i Shenjtë me Kryepeshkop Visarion Xhuvanin, por njohja zyrtare u bë disa vite më vonë nga Patriakana Egumenike e Stambollit. Pra, pas shpalljes së Kishës Autoqefale kaluan disa vite deri më 1937 që zyrtarisht u njoh gjuha shqipe të përdoret në kishën ortodokse dhe në mbishkrimet e varreve.

Konsulli grek duhet të dijë këto fakte historike në qoftë se bënë punë e diplomatit, por ai siç duket është më shumë i interesuar për të nxitur urrejtje midis dy popujve, midis fqinjëve.

Informatat flasin se grekët kanë filmuar varrezat e vjetra shqiptare që janë me mbishkrime greke në disa qytete si Korça, Gjirokastra, Saranda, Delvina. Këto pamje grekët ua paraqesin ndërkombëtarëve për tu treguar se ekziston popullsi shumicë greke në jugun e Shqipërisë, por për 50 vite të sistemit komunistë grekët me dhunë u asimiluan. (Pak vite më parë disa gazetarë grekë kanë filmuar varrezat e vjetra ortodokse në qytetin e Manastirit (Bitola) duke na ofruar pamje të pllakave të varreve me mbishkrime në gjuhën greke. Këto veprime bëhen me qëllim që Greqia të ngrejë pretendimet se në Maqedoni jeton një minoritet i fshehur grek me rreth 100 mijë njerëz).

Me qenë se konsulli grek qenka i interesuar për pllaka varresh unë do ta pyesja diplomatin grek. Pse Greqia në fillim të viteve 1930 zhduki mbi 500 mijë varre të bashkësisë hebreje në qytetin e Selanikut? Me pllakat e varreve herreje u ngritën godinat e Universiteteve në këtë qytet. Pse Greqia në fillim të viteve 1970 prishi varrezat e bashkësisë bullgare, rumune dhe shqiptare në qytetin e Selanikut? Ç’u bë me kockat e të vdekurve?

Konsulli Ikonomu duhet ta dijë se shqiptarët i sollën lirin Greqisë më 1821. Ata ngritën Akademinë e Shkencës dhe shumë të mira të tjera i bënë atdheut të këtij diplomati me xhup kinezi.

Në përfundim dua të shtoj se provokimet greke për autonomi të Vorio Epirit kanë mbështetjen e Rusisë. Kohët e fundit vihet re një përkrahje të madhe të mediave ruse për shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit. Ata e krahasojnë çështjen e minoritetit grek që mund të arrijë në shifrën maksimale 3% nga numri i përgjithshëm i popullsisë së Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës që shpallën pavarësinë. (Duhet të përmendim se rreth 3 mijë minoritar grek kanë ardhur në Shqipëri gjatë luftës qytetare greke 1946-1949, dhe këta nuk duhen të trajtohen si grek etnik, por si emigrant politikë).

Me regjistrimin e popullsisë që do mbahet në prill 2011, grekët do të bëjnë përpjekjet që numri i atyre njerëzve që do deklarohen me kombësi greke të jetë rreth 180 mijë. Më tej do kërkohet llogaritja edhe të grekëve që nuk mundën të regjistroheshin diku rreth 150 mijë. Me këto projekte Greqia do ti kërkonte Brukselit rezolutën e njohjes së autonomisë së Vorio Epirit në një konferencë ndërkombëtare.

 

_________

 

FOTOGRAFI TË BËRA GJATË PARADËS SË GREKOFONËVE TË SHQIPËRISË MË 24 SHKURT 2010 NË ATHINË DUKE KËRKUAR AUTONOMINË E VORIOEPIRIT.

KËTA JANË ATA NJERËZ QË DUAN TË ANEKSOJNË JUGUN E SHQIPËRISË.

 




(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora