E premte, 26.04.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Qarri: Në kujtim të Dashurisë

E diele, 13.02.2011, 08:42 PM


Gani Qarri

 

Në kujtim të Dashurisë

 

Në mes katër muresh, mbetur në vetmi

Ditën e të dashuruarve,unë kështu festoj

Sepse për ne Dashuria mbeti një histori

Të cilën si plagë jete gjithmonë e kujtoj

 

Ajo në zemrën time mbolli shumë pelim

Që për aq sa zgjatë jeta,vetëm helm prodhon

Dashuri që djegë, dhe tymon pa pushim

Përflakja e së cilës për të gjallë nuk pushon

 

Djegie e mundimshme që më ktheu në zbrazëti

Në objekt të harruar që askujt më si mungon

Mbështjell në thashetheme smirë dhe ironi

Me qëllim denigrimi që të ulë dhe përçmon

 

Ndaj mos më kërko atje ku unë më nuk jam

Mendo sikur në këtë botë fare nuk ekzistoj

Dhe dashurin që kisha për ty më nuk e kam

Sepse ajo u shkri në vaj dhe ndër lot avulloj

 

Nata në vetmi është gjithmonë shumë e gjatë

Dhe ti ndoshta ëndërron sa herë i mbyll sytë

Por, edhe pse mu dita, pa ty m`bëhet natë

Bindu përgjithmonë se unë s`jam më fati yt

 

Sepse kështu për ne paska qen e shkruar

Që rruga e jetës sonë të mos gjejë bashkim

Ndoshta do takohemi në jetën e amshuar

Se Dashuria jonë në këtë jetë,mbeti veç Kujtim

 

As Dita e të dashuruarve më nuk na ndihmon

Ngase kohët e shpresave për ne kanë kaluar

Jo që ne s`do donim ta arrinim me çdo çmim

Por nuk na lanë të tjerët ne dy, për tu gëzuar

 

Ndaj urojmë nga zemra ata që dashurohen

Të mos kenë Pengesa që mund ti ndalojnë

Por në festa dhe Jetë përgjithmonë të bashkuar

Ditët e Dashurisë së tyre përditë ti festojnë

 

Cyrih 14 Shkurt 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora