E marte, 30.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Fahrije Kllokoqi

E premte, 11.02.2011, 08:22 PM


Fahrije Kllokoqi

 

 

C'FARE JE TI ?

 

Si ju jam, o njerzë..

Dhe nëse s'kam një dorë

e si ju nuk heci

unë jam njeri.

 

Dhe nëse nuk shohë si ti,

unë qajë e qeshë si ju

dhe të dashuroi di,

si ti ajo e ai tjetri.

 

E ti, o gojë vrerë i mjerë

që shiqon tjetrin ndryshe,

Pa hë ma thuajë njëherë,

cfarë je ti ?

 

-Spaska gjë më të vlerë,

se sa të jeshë NJERI.

 

 

PËR TY MIKE

 

Në sytë e tu shoh dhembje

rënduar t'paskan mbi supe

guri i sizifit.....

Në zemrën tënde

ofshama plasi mallin në mijera copa

si vazon e poqarit.....

Ëndrra të lëna përgjysëm

në sytë e tu

dritë në fundë tuneli,

dhe tre engjujë duke hequr

prangat e lumnisë.....

 

 

MOS QAJ

 

Mos më eja nën dritare mua

barin e blertë me këmbë mos e shkel

kam pushuar kaherë të të dua

dhe mos qajë, se nga dhembja asgjë nuk del.....

 

 

ËNDËRR MERGIMTARE

 

Një natë fillim maji

mblodha lule behari,

i vura në vazo të poqarit

pranë varrit t'shkrimtarit.

Mora plisin e Bacit

në odën e oxhakut,

dhe gjyshes i mora furken

pranë maxhës së bukës.

Mbi urën e gurit

mora besën e burrit,

kalova Qyqavicen

ta shoh më mirë Drenicen.

Në Prekaz shkova së pari

te varri i legjendarit

isha shumë krenare

për dy sytë e ballit.

Por e gjitha ishte ëndërr

në mendje të mergimtarës

sa shumë mall kisha

për aromën e nanës...



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora