E enjte, 01.05.2025, 05:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Jashari: Një Libër i vërtetë për histori të ndritshme dhe të vërtetë

E enjte, 10.02.2011, 08:58 PM


z. Xhavit JASHARI dhe z. Afrim MUSTAFA
z. Xhavit JASHARI dhe z. Afrim MUSTAFA

 

Recension për Monografinë, “ Bardhësitë e Atdheut” të Autorit, Veteran i UÇK-së, Afrim Mustafa

 

Një Libër i vërtetë  për histori të ndritshme dhe të vërtetë

 

( Vlerësim për monografinë me të gjithë dëshmorët e të tri ushtrive çlirimtare: UÇK në Kosovë, UÇK në Kosovën Lindore dhe UÇK në Maqedoni, “ Bardhësitë e Atdheut” të Autorit, veteran i UÇK-së, Afrim Mustafa. Botoi Autori, SHFDUÇK dhe radio” Zëri i Sharrit” – mars 2008, ribotuar në qershor 2010 ).

 

Shkruan: XHAVIT JASHARI,

Kryetar i SHFDUÇK

 

Tashmë kemi në duar edhe të ribotuar Monografinë gjithpërfshirëse me 2073 dëshmorë të kombit të të tri ushtrive çlirimtare të autorit Afrim Mustafa. Ky libër përfshin dëshmorët e rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë 1945, dëshmorët e UÇPMB-së, që janë 28 dhe dëshmorët e Ushtrië Çlirimtare Kombëtare, që gjithsej janë 101. Është një libër i veçantë i shkruar për historitë tona më të veçanta dhe më të bujshme të krenarisë kombëtare. Që në nismë të këtij vlerësimi për këtë vepër tejet me vlera, unë inkurajoj autorin Mustafa për guximin që ka marrë për të realizuar dhe botuar një monografi të përmasës kombëtare. Në Libër autori trajton heroizmat e heronjve të të tri luftërave që u zhvilluan në fundshekullin XX dhe fillimin e shekullkit XXI, luftëra të cilat sollën ndryshime jo veç në Kosovë e në shqiptari, por në gjithë globin.  Është shumë me rëndësi se vepra e Afrim Mustafës, njëherit është qasja e parë e një autori dhe përpjekja e parë reale për ta shkruar historinë. Këtu kam parasysh, gjithsesi kontributin e Autorit, i cili si reporter lufte i Ushtrisë Çliirimtare të Kosovës raportoi drejpëdrejt nga vatrat e luftës nga vendi i ngjarjes. Raportimet e z. Mustafa që fillimisht i bëri në Drenicë, ku në moshë shumë të re ishte në Likoshan, te Guri i Plakës, Prelloc, Qirez, Gllanasellë, Godanc e Likoc. Pastaj, veprimtarinë raportuese nga lufta e vazhdoi nga Bardhi i Madh.  Por, më pas edhe nga Zona Operative e Nerodimes, si në Jezerc, Gabrricë, Ivajë, Gajre, Kotlinë. Këtu duhet përmendur raportimin e drejpëdrejtë të z. Mustafa për rënien e Agim Bajramit, Xheladin Kurtajt dhe Besnik Beguncës qysh më 10 gusht 1998 në Gabrricë- Kaçanik, kur edhe në këto treva nis lufta masive e UÇK-së.  

 

Përpjekja e parë reale për ta shkruar historinë

 

Pra, z. Mustafa është gjurmues dhe hulumtues i pandalshëm. Ai nuk ndalet dhe vepron edhe për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Nga UÇK-ja Afrimi merr mirënjohje dhe nderim të veçantë për punën e tij të çmuar e të veçantë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Autori i librit, “ Bardhësitë e Atdheut” është duke bërë përpjekje të thella, duke shkruar historinë reale të kombiot shqiptar, e veçançrisht historiografinë e lavdishme të tri ushtrive çlirimtare, të cilat përbëjnë forcën dhe emblemën e kombit shqiptrar.  Ajo çka më impresionon dhe mnë gëzon, është se, Autori Mustafa, shënimet dhe të dhënat për këtë libër madhor, nuk i merr nga një, dy, apo tre burime. Por, ai shfrytëzon disa, apo shumë burime, e të cilat librin e fuqizojnë dhe e madhërojnë. Ai ka realizuar shumë takime, komunikime dhe ka kontaktuar drejpëdrejt me qindra-mijëra njerëz, bashkëlufëtarë, bashkëveprimtarë e atdhetarë të shumtë. Të intervistuarit e reporterit të luftës, z. Afrim Mustafa janë edhe heronj e dëshmorë, të cilët ai i kishte njohur që në luftë. Ata uy flijuan për atdheun e bashkuar, për Kosovën e Lirë dhe për Shqipërinë e Bashkuar. Pjesëmarrja e autorit në luftë, por edhe huluimtimi dhe gjurmimi i të dhënave për dëshmorët në familjet e tyre, i jep mundësi shumë të mirë autorit të librit për ta shkruar historinë ashtu siç duhet dhe ashtu siç shkruhet. Po ashtu, ai ndërton botimin e librit mbi baza reale dhe mbi dëshmitë  konkrete dhe faktike. Pra, duhet të gjithë ne, si popull që Afrimit t’i ofrojmë mundësi, pra edhe shënime të tjera, sidomos ata që e kanë përjetuar luftën, në mënyrë që “ Bardhësitë e Atdheut” të plotësohet dhe të zgjerohet. Sepse, Libri, “ Bardhësitë e Atdheut” është dokument argumentues dhe fakografik. Është prezantim shumë real i një n historie që ka ndodhur. Si kryetar i SHFDUÇK, ( Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës ) gjithashtu ftoj sidomos institucionet tona që t’i ndihmojmë autorit, jo vetëm moralisht, por në veçanti materialisht. Ta përkrahim rritën e këtij botimi dhe shumimin në qindra- mijëra ekzemplarë. Të bëhet shpërndarja e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm te çdo shtëpi dhe familje shqiptare. Në veçanti, ftoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Thaçi, por edhe të gjithë ata vullnetmirë dhe biznesmenë që ta ndihmojnë autorin Mustafa në përkthimin e kësaj enciklopedie. Përkthimi i Monografisë, “ Bardhësitë e Atdheut”, së pari në anglisht, gjermanisht, italisht e nëpër gjuhë të tjera ndërkombëtare do të ishte sukses shumë i madh. Përkthimi i librit do të demantonte posaçërisht tendencat e Serbisë e të ndonjë tjetri, të cilët përmes antishqiptarit Dick Mart-yt e personave si ai, duan t’ia ulin vlerat UÇK-së , shqiptarisë dhe të gjitha luftërave tona çlirimtare. Duke lexuar librin “ Bardhësitë e Atdheut”, kuptojmë se këtu ka dëshmi shumë të rëndësishme edhe për përfaqësimin e luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së.  Në veçanti përmes 2073 dëshmorëve dhe këtij libri institucionet e Republikës së Kosovës duhet të prezantojnë në botë  luftën tonë heroike të Kosovës, por edhe dy luftërat vijuese pas Kosovës, luftën e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

 

Dokument shumë i rëndësishëm me mijëra dëshmi dhe faktografi 

 

Në këtë Monmografi shumëdimensionale po ashtu shihet se, populli shqiptar i Kosovës dhe UÇK-ja me luftën e drejtë dhe çlirimtare iu kanë kundërvënë okupuesit serb, i cili kishte pushtuar tokat shqiptare për shumë vjet e shekuj. Në anën tjetër, në librin” “Bardhësitë e Atdheut” të Autorit Afrim Mustafa gjejmë të faktografuar edhe dëshmi- fotografi për masakrat dhe terrorin serb gjatë viteve 1998= 1999 mbi banorë të trevave të ndryshme në Kosovë, si në Reçak, Abri, Stagovë, Izbicë, Rakoc, Lybeniq, por edhe masakra sllavomaqedonase e kryer mbi banorët e Sllupçanit të Kumanovësmaj të vitit 2001. Pa hezitim, edhe njëherë ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që t’i ndihmojmë autorit në të gjitha format, e veçmas që ta përkthejë sa më pare që është e mundur këtë vepër, që është një kapital i rëndësishëm historiografik mbarëkombëtar. Sepse, duke ndihmuar këtë document, ndihmojmë në shkrimin dhe vulosjen e historiesë sonë më të re e më të çmuar luftarake e çlirimtare. Pra, Libri, “ Bardhësitë e Atdheut” si një dokument i rëndësishëm argumentues dhe faktografik, është i rëndësishëm edhe për faktin se, përmes këtij botimi të informojmë dhe t’u tregojmë gjeneratave të reja, të tashme dhe atyre që do të vijnë se, lirinë nuk na e ka falur askush, por atë e kemi fituar me gjakun tonë dhe me shumë sakrificë. Por, kjo liri është e respektueshme kur atë e çmojmë dhe e nderojmë, e në veçanti kur atë e shkruajmë drejt dhe realisht, sikurse publicisti, veterani i UÇK-së, Afrim Mustafa në librin , “ Bardhësitë e Atdheut”. Në emër të Shoqatës së Familjeve të DëshmorëveUÇK-së e përgëzoj autorin për këtë punë madhore dhe i premtoj përkrahje dhe angazhim për të gjetur përkrahje dhe donatorë për ribotimet e radhës. Me gjithë respekt do të angazhohem veçmas për përkthimin sa më urgjent të këtij dukumentimi me shumë vlera për luftërat çlirimtare të Kosovës, Kosovës Lindore dhe të Maqedonisë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx