E hene, 29.04.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Poezi nga libri “Kanuni Poetik”

E premte, 11.02.2011, 07:56 PM


Rrustem Geci

 

Poezi nga libri “Kanuni Poetik”

 

 

Kënga e qelesheve

 

Deshën  malet  vetë    rritën

deshën  fushat      lulëzojnë

  nga   sheshi   i  Hogoshtit

kënga pyeti, a  do të  luftojmë

 

Nuk lamë serbin  këtej me hy

mbrojmë   K i k ë   edhe  Ush

se  Hogoshti  rrëmbeu  armët

për  liri      jet   vetë  krushk

 

Të gjitha malet  u bën bashkë

trimat  deshën  vet  t´luftojnë

në atë  luftë    përgjakshme

guri   e  l i s i  u  bën  mburojë

 

Krajli   vetë   ishte     luftë

  mbikëqyrë  ushtrinë  e  tij

duart  e  bukura të Hogoshtit

ia  vranë   Krajlit   një  ushtri

 

 

Kryengritësi i fjalës

 

Sa herë fjala  zhgrryhet në hi

ajo  trazon  çdo  gjë    mua

zemërimin se lë të pushoj, po

më thërret të dalim  në shesh

 

Sa herë fjala  zhgrryhet në hi

edhe shkronjat  marrin  flakë

fjala është shprehje e shenjtë

s´më    të më  ikë  e  folura

 

Në të  gjitha  këngët e rrugës

fjala  do  ta  ngrej  zërin  lart

sa  herë  shkilet   fjala  e  lirë

ngriten edhe heronjtë e fjalës

 

Fjalën  e  duan   rrugët   tona

edhe kur ajo  zhgrryhet në hi

fjala është shprehje e shenjtë

është zëri i  ynë i përditshëm

 

 

Çekiçi i poezisë

 

Në punishten  e poezisë

poeti e përgatit  brumin

lëndën    e   zakonshme

e mëpastaj dhe botimin

 

Në punishten e poezisë

poetët  janë  me  turmat

me  ata      dritësojnë

rendjet tona nëpër kohë

 

Në punishten e poezisë

shtypësit  s´kanë  vend

ata fshikullohen ashpër

me  çekiçin  e  poezisë

 

  punishten  e  poetit

poezia   e   ngre   veten

me  turmat   e  popullit

me kohën  që s´pushon

 

 

B  A  L  L  K  A  N   I

 

Në gjeografinë  e  Ballkanit

lumturia  nuk  zgjatë shumë

njerëzit  qeshin  shumë pak

dhe vriten  shumë mes vedi

 

Në gjeografinë  e  Ballkanit

e kaluara është e pranishme

tek    gjithë  popujtë  e saj

në çdo vakt buke bisedohet

 

Në gjeografinë  e  Ballkanit

kujtimet s´ ndalojnë  shumë

ato  ndjehen     palumtura

edhe  kur   janë      fituara

 

Në gjeografinë  e Ballkanit

Ballkanasit kanë plot  festa

Aty plasë 2 Lufta  Botërore

dhe  disa  Lufta  ballkanike

 

 

E N G J Ë L L I

 

Asnjë  çelës historie

Nuk më  bie  tamam

As  t r u r i   Platonit

As  zemër  e  Jezusit

 

Asnjë  çelës historie

Nuk më  bie  tamam

As  çelësi  i   gjeniut

As çëlësi  i  harrimit

 

Asnjë  çelës historie

Nuk    bie tamam

I  thosha   sot  mikut

Tek  i  shkruaja letër

 

Prej shpirtit më vjen

të bëhem kryengritës

se shenjtorë të paqes

në 5 pjesë  më ndanë

 

 

L   I   R   I   S   Ë

 

Me  hir  apo  me  pahir

ti je ( uji ) më i pishëm

fryma më e nevojshme

drita e të  gjitha  yjeve

 

Liri, pa ty , asnjë  aromë

luleje, nuk  e  ka  shijen

tënde, as  ermimin tënd

të hoveve  dhe rendjeve

 

Në gjithë  qiejt  e  tokës

në gjithë  qiejt  e  diellit

ti je pema më kumbuese

gjelbërimi më i gjelbërt

 

Liri, me hir  a  me pahir

je shkëlqimi i  betejave

fitorja e tëra  mbarësive

më e gjakëta  ëndërrave

 

 

Ç    E    L    Ë    S    I

 

Në një çelës që  hapë derën

përpiqesha     gjej   veten

  g j e j     kaluarën  time

disa nga kujtimet e shkuara

 

Në një çelës që  hapë derën

lexoj  numra    pafundëm

ëndrra     një  kohe  inerte

hije  copash      shpërbëra

 

Në një çelës që  hapë derën

doja  ta  gjeja     kaluarën

pjesë    j e t ë s      jetuar

  unë  i  kisha  për  zemër

 

Në një çelës që  hapë derën

plot  gjëra   s´kanë  kuptim

plot  gjëra  s´thonë  a s g j ë

plot gjëra s´dua as t´i kujtoj

 

 

N  E  V  E  R  I  A

 

Kur  mërzia   pinë  duhan

shoqëruar me  kafe e raki

i mërzituri zihet me veten

dhe të tjerët  që s´janë aty

 

Kur  mërzia  pinë  duhan

i mërzituri i nxjerr plagët

dhe i gjykon  një  nga një

përpara se atë ta zë dehja

 

Kur  mërzia  pinë  duhan

ajo  e  do  një  mik pranë

nga afër është i zemëruar

nga larg  atë  e    gjumi

 

Jeta me dehjen  vazhdon

deri     një   ditë  tjetër

derisa  ta  gjej  një si unë

një    mërzitur  si  vetja

 

 

Kënga e mbjellësit

 

Qysh kur  arrës  fletët  i  ranë

nën arrë u deshëm e u ndamë

koha  neve  pak  na  ndihmoi

derisa   fletët   arra  i  mbaroi

 

I  ulur   vetëm  me  mbrëmjen

s´ doja     shtrëngoja   veten

as  dhimbjen       dhemb

as hënën dhe  yjet pranë meje

 

Plot vite shkuan e do shkojnë

dhe ne njëri-tjetrin  kërkojmë

jeta s´i uji përroit merrë e ikë

po dashuria shumë  ka meritë

 

Nëpër  çfardo  largësie  qoftë

zemra punon të mos  pushojë

përjashta  koha  dhe  ndërron

po zemrën shpirtin s'e  harron

 

 

E  R  M  A  L  I

 

Jeta  kurrë  s´ më  pyeti

ji mirë, si  je, çfarë  bën

a kam shpirt për vuajtje

a kam gjak për dhimbje

 

Jeta  kurrë  s´ më  pyeti

a kam  një  zog  në qiell

cila   është   udha   ime

a kam të korra nën diell

 

Jeta  kurrë  s´ më  pyeti

sa shi kam në zemër, sa

peshë  kam në thembër

a  kam  lot  për    qarë

 

Jeta  kurrë  s´më  pyeti

sa  është  i  imi ky qiell

sa  është  i  imi  ky prill

sa  është e imja kjo ditë

 

 

K  R  E  H  Ë  R  I

 

Një jetë të tërë isha në luftë

  beteja   dhe fushëbeteja

  ai  pushtues    humbet

   ai   pushtues      bjerë

 

I dënuar  me  dënim kapital

para  se  të më egzekutonin

unë  kërkoja  një  k r ë h ë r

    flisnja  pak me veten

 

O  diell    shndritë  tokën

unë ndjej shndërrimin tënd

të ngrohtën e  rrezeve tuaja

guximin  tënd     betejave

 

Liri, një  jetë  isha    lufë

që këto pika gjaku të  çelin

  pushtuesin  ta  mundim

  këtë armik  ta shembim



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora