E premte, 26.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ah, kjo "Dita e dashurisë!"

E diele, 13.02.2011, 08:34 PM


Ah, kjo "Dita e dashurisë!"

 

(poezi për Shën  Valenitinin)

 

Nga Përparim Hysi

 

Ah,kjo "Dita e  dashurisë!",të vë flatra,të vë krahë

Zë përcille pleqërisë,si të rinjtë do të bësh sevda

Kur shoh çiftet që po puthen,se kanë Sh,Valentinin

Tash unë  tak dhe"sëmurem";e zë "gripi" Përparimin?!

 

Ç'është kështu i madhi Zot?Ku u gjend kjo çiltërsi?

Vallë, a duroj unë dot?Sos jam gur,po jam njeri.

Ja tek vjen një symëshqerrë që ka dalë e do"çahir"

Tani mëndjekapërcyer,dua ta"ha" unë qelepir.

 

Ka një sy të madh filxhan,një qepallë të gjatë,me bisht

Mëdysh,tash,imi xhan,dua të vdes unë dashurisht.

Buza e saj tëra lëng,pa nxjerr gjuhën e lëpin

Epo,plaça unë në vënd!Tash nga koka më del tym.

 

Kuluvarur i rri gjiri,kuluvarur,na:çipllak!

Përparim,të daltë syri,pse mbete me gojëhaptë?

Po afrohet,po afrohet... duket  më do në "mejdan"

Sa po vjen  edhe "zmadhohet?!;ika unë,u bësh kurban.

 

Shih si është?Si lule mali dhe të mbush me aromë

Tash tek unë hyri"djalli"(di se ç'bën një  demon?!!!)

Symëshqerrën e mbërthej,i puth buzë e i puth sy

Edhe qejfin ia dëftej,si dikur,kur qeshë i  ri.

 

Kështu ndodhi me pak fjalë;me atë zë"kacafytem"

Pastaj zë e"ha" ngadalë,se jam plak."kam frikë se mbytem..."

Të rinjtë kanë Shën Valentinin,gëzuar për jetë e mot!

Sa për "gripin"Përparimin,ka filluar ta lërë që sot.

 

11 shkurt 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora