E premte, 26.04.2024, 03:07 PM (GMT+1)

Mendime

Dega e LDK-së për Beneluks çmon lart organizimin shumë në nivel të fushates zgjedhore

E shtune, 11.12.2010, 08:03 PM


Duke percjellur me interesim të panderprerë rrjedhat e fushates zgjedhore që po zhvillohen në Kosovë, Dega e LDK-së për Beneluks, është duke pritur me padurim dhe entuziazem shumë të madh organizimin dhe realizimin e këtyre zgjedhjeve të jashtzakonshme parlamentare të Republikes së Kosoves,  data e të cilave po afrohet gjithnjë e më shumë e bashkë me këtë edhe fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosoves.

 

Ne jemi te bindur se lista zgjedhore me te cilen Ldk-ja garon dhe hyn në këto zgjedhje, dhe të ciles i prin Prof.Isa Mustafa me kandidatët tjerë si deputet, do të jetë lista më e votuar nga elektorati i Ldk-es dhe qytetaret tjerë të Republikes së Kosoves. Në këtë mënyrë, perfundimisht do t'i nderpritet hovi kësaj qeverie në shkuarje-pa kthim, e cila me udheheqjen e vet të keqe dhe të kurruptuar, bëri që imazhi i mëtejmë i ndërtimit të shtetit demokratik të Kosoves dhe popullit shqiptar të saj të shumë vuajtur, por heroik dhe liridashës, të cilësohet dhe vlersohet shumë negativisht nga mekanizmat demokratik dhe civilizues të botes së zhvilluar perendimore.

Dhe s'ka asnjë dyshim, se me fitoren e LDK-së dhe nën udhëheqjen e liderit dhe kryeministrit të ri dhe të ardhshëm të Republikes së Kosoves, Prof.Isa Mustafa, Kosoves dhe popullit të saj, do t'i kthehen të gjitha ato vlera që iu rrëmbyen padrejtsisht nga ata qeveritarë të etshëm për pushtet, që kishin prirje vetëm mbrojtjen e interesave të tyre të ngushta personale. Ne poashtu, e përshendesim dhe e çmojmë lartë organizimin shumë në nivel të madh të fushates zgjedhore që po e zhvillon Ldk-ja me shtabin e vet zgjedhor, e sidomos përfshierrjen e shumë të rinjëve dhe të rejave rreth këtij mobilizimi zgjedhor. Në vijim, ne gjithashtu iu bashkangjitemi të gjitha atyre thirrjeve të sinqerta elektorale që të dilet dhe të votohet masovikisht në këto zgjedhje, sepse tani se kurrnjëhere më parë është në pyetje fati dhe ardhmëria e të gjithë atyre që mendojnë për një jetë dhe ardhmëri më të mirë dhe të sigurtë, për vetvehten, familjet e tyre dhe vetë Kosoven.

Ne besojmë fuqishëm se me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosoves,  Kosoven dhe të gjithë qytetarët e saj e presin ditë dhe kohë shumë më të mira se sa gjerë më tani. Këtë premtim e ka dhënë dhe do ta mbaje Kryetari i jone dhe kryeministri i ardhshem i Republikes së Kosoves,Prof.Isa Mustafa. Dhe le të shpresojmë të gjithë së bashku që ky Dhjetor sikur ai i 1989-tes, të jetë dhjetor i ktheses së madhe historike për të miren e Kosoves dhe popullit të saj shqiptarë!.

 Me fitoren e Ldk-es, do t'i bënim nderin më të madh të mundshem, presidentit tonë historik dhe të pavdekshëm,Dr. Ibrahim Rrugova. Prandaj, le të krenohemi edhe njëherë me vlerat e Tija njerzore, demokratike, liridashëse, paqedashëse dhe miqsinë që na e ndertoi dhe la në trashëgim me miqtë e botes së zhvilluar perparimtare perendimore, të cilët unanimisht e pranuan dhe e njohën Pavarsinë e Kosoves.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora