E hene, 29.04.2024, 08:10 AM (GMT+1)

Mendime

Gjovalin Kaçorri: Profesor Marjani - Kryetar i PSHDK-së

E enjte, 09.12.2010, 10:58 PM


PROFESOR MARJANI-KRYETAR I PSHDK-SE

 

Nga Gjovalin Kaçorri

Gazetar në Albanian Television of Amerika

 

Zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove i kane impenjuar partitite politike ne kalkulimin dhe prezantimin e programave para zgjedhesve, dhe qytetareve te cilet do te bejne vleresimin e pastaj  perzgjedhejen e tyre nepermjet votes se lire me 12 dhjetor nga ku do te dale dhe qeverisja e re.Ne raste fushatash partitite freskojne dhe permiresojne programet e tyre politike por ne ndonje rast dhe forumet drejtuese. Keshtu ndodhi dhe me PSHDK, nje parti me  emer te nderuar ne spektrin politik te Kosoves, e cila para disa muajsh beri nje freskim dhe riorganizim te forumeve te saje, duke liruar nga funksioni i Kreyetarit te Partise akademikun e nderuar z.Mark Krasniqi, qe udhehoqi kete Parti  qe nga krijimi i saje, dhe ne vend te tije me shumice dermuese votash u zgjodh prof dr Marjan Dema. Nje zgjedhje e gjetur, ne kohen e duhur e mjaft dinjitoze per PSHDK dhe per politiken kosovare ne pergjithesi. Profesor Marjani eshte i njohur ne rrethet akademike te Kosoves e me gjere si  matematicien dhe pedagog i klasit te larte, por dhe ne aspektin moralo-shoqeror e familjar profesor Marjani eshte po i klasit te larte. Ai eshte nje personalitet i arsimit dhe shkences ne Kosove, me aftesi organizative, te cilat i ka paqyruar ne veprimtarite e tije, akademike, shqerore, e tani se fundi dhe ne ato politike.Politika shqiptare ne teresi ka nevoje per prurje te tilla. Sa me shume personalitete te sferes akademike te perfshihen ne politike aq me mire do te jete.Mbasi politika shqiptare ke nevoje per begraundin, per maturine dhe per integritetin e tyre. 

Zgjedhja e Marjanit ne krye te PSHDK-se, eshte pritur mire dhe ne diaspore, veçanerisht ne Michigan ku Marjani ka jetuar prej disa vitesh, duke qene mjaft aktiv ne jeten e komunitetit shqiptare. Eshte nje nga themeluesit dhe drejutuesit e Lidhjes se Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan te Michiganit deri ne rikthimin e tije ne Universitetin e Prishtines, ku ka spikatur talenti i tije  ne organizimin dhe drejtimin e Lidhjes duke i dhene asaje vlere dhe dinjitet me koherencen ne trajtimin te problemeve kombetare dhe komunitare.

Ne muajn Gusht Marjani beri nje vizite ne Michigan dhe New York, ne cilesiene tashme te Kryetarit te PSHDK-se ku u prit mjaft mire si ne takimet e organizuara ne komunitet po ashtu dhe nga mediat e tije ne te cilat prezantoi programin politik dhe social te PSHDK-se. Njekohesisht ne kete prezantim te pare ai beri dhe organizimin e degeve te PSHDK-se, ne Michigan u krijuan dy dege dhe po dy dege ne New York. Ne programin politik te PSHDK-se krahas problemeve te tjera, nje vend te rendesishem zen familja dhe roli  saje ne shoqeri.Pa nje familje te shendoshe e te zhvilluar, nuk kemi  shoqeri te shendoshe, nuk kemi komb te zhvilluar.Familja eshte themeli i shoqerise dhe si e tille dhe shteti duhet te tregoje kujdes te madhe per te duke investuar per zhvillimin dhe kulturimin e saje.Ne kete drejtim do te punoje PSHDK-ja qofte duke qene ne opzite qofte duke qene ne qeveri ne perberje te koalicioneve te mundshme sqaroi profesor Marjani ne keto takime, ne te cilat paraqiti vizionet dhe programin e Partise dhe mori mbeshtetjen e bshkeardhtareve.

 Edhe ne kete fushate zgjedhore po tregohet mjaft i perkushtuar dhe i impenjuar.Paraqitja e Tije dhe e bashkepunetoreve ne keto takime ka qene dinjitoze, duke prezantuar e argumentuar  programin e koalicionit politik ku ben pjese PSHDK-ja per zhvillimin ekonomiko-shoqerore te Kosoves per kater vitet e ardheshme.Kjo paraqitje e tije dhe e kolegeve te tije partnere ne kolicion eshte nje premise e mire per fitore ne keto zgjedhje, gje te cilen e deshirojme dhe e urojme edhe ne miqte e Marjanit ketu ne diaspore.Gjithsesi urojme gjith spektrin politik te Kosoves qe ta kaloje me sukses kete prove  qe ka perpara, duke zhvilluar nje fushate te kulturuar e te qete, per ti dhene popullit te Kosoves shanse per zhvillim e prosperitet te metejshem. Gjithashtu urojme qe Kosova ne vazhdim te kete sa me shume stabilitet ekonomik e politik, urojme te mos kete me zgjedhje te jashtezakonshme.

 

Michigan 6 Dhjetor 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora