E hene, 29.04.2024, 04:11 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Z. Muhidin Ahmeti nje shtremberues i historise se Shqiperise

E merkure, 08.12.2010, 10:58 PM


Z. Muhidin Ahmeti nje shtremberues i historise se Shqiperise

 

Nga Pirro Prifti

 

I Nderuar z. Muhidin Ahmeti, lexova rastesisht nje permbledhje>RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NDËR SHQIPTARËT>përmbledhje studimesh nga JU.

  

Pavaresisht se keni zene ne goje emrin tim mendoj se ka disa argumente kunder asaj qe keni thene.Se ju shtremberoni te verteten per futjen e Islamizmit. se pari, Islamizmi z. Muhidin pa dushum qe ka ardhur me dhune dhe kete e trogojne aq shume fakte sa ai qe i shtrmeberon nuk mund te quhet studiues, sepse turqit erdhen me ushtri dhe luftuan jo vetem kunder Gergj Kastriotit Skenderbeut por gjate gjithe kohes 450 vjeare ata gjeten kundershtim te hapur te shqiptareve. Fakt per kete eshte se nga Shqiperia e asaj kohe iken rreth 250 mije vete gati 1/3 e arberise dhe eiprit. Mendoni ju se iken nga qe e deshen Islamin?se dyti , keni shkruar per Kristianizmin qe erdhi nga pernedimi e jo nga lindja, gabohesh perseri zoteri, nese jeni studiues dhe se paku e keni lexuar Testamentin e ri , Shen Pali kaloi ne Maqedoni dhe mberriti ne Durres ku dhe u perhap kristianizmi neper popull dhe jo me dhune.se treti, keni shkruar ashtu si dhe Sh. Delvina para shume koheshdisa budallalleqe per mua sikur une jam filo-grek. Perkundrazi i Nderuari Muhidin Ahmeti, une jam po aq filo-grek sa je dhe ti filo-serb, megjithate te pasqyrosh te verteten nuk do te thote qe je me ate qe jane faktet, ndryshe nuk do te ishim studiues. Une jam nacionalist liberal dhe mendoj se prishja e binomit FE+ATDHE ka shkaktuar ndarjen e Shqiperise, mungesen e stabilitetit te saj qe pas shpalljes se pavaresise e deri tani, dhe nje mungese nacionalizmi te theksuar.se katerti, idea ime ne parim per nje rikonvertim ne fene e te pareve tane-pra ne te krishtere, nuk duhet te perkthehet nga ju dhe nga disa radikaliste islamiste sikur une jam anti-islamik, por analiza e fakteve me rezulton se nje popull i ndare ne fe se pari nuk mund te jete nacionalist si Serbia, Greqia, Franca Itala, qofte dhe Turqia, se dyti nuk mund te krijoje qeveri stabile sepse pa tjeter do te injoroje nje komunitet dhe do te favorizoje tjetrin. Keshtu qe une mendoj se shqiptaret duhet te rikonvertohen ne te ardhmen ne fene e krishtere-s'ka rendesi katolik apo ortodoks ose me mire ortodokse ne ortodokse-uniate,nje rikonvertim i bute, pa perplasje dhe ne brezat e ardhsem, por sot per sot ka rendesi arsimimi i mire i shqiptareve.se pesti, I nderuar Muhidin Ahmeti, une e respektoj fene islame dhe kam po aq shoke e miq aty sa dhe te krishtere, por kjo s'do te thote qe te mendoj ndryshe per idete tuaja kur thone se islamizimi i shqiptareve ruajti identitetin?! mendoj se eshte nje justifikim i sofistikuar i predikuesve islamike si puna juaj qe hidhni ne pazar ide e tilla. Ja nje shembell per te kunderten, ju thoni qe identiteti i shqiptreve u ruajt nepermjet islamizimit te shqiptareve te cilat mesa duket u islamizuan me deshiren e madhe per te ruajtur dientitetin shqiptar, apo jo? Une po ju them se nese shqiptaret do te kishin ruajtur fene katolike ne Kosove dhe ne veri te Shqiperise a do te guxonin valle Rusia, Franca Gjermania t'ja jepnin kete krahine Serbise? apo ne Jug, nese shqiptaret e judut do te kishin ruajtur fene e krishtere ortodokse dhe me gjuhe shiqpe te folur neper kisha si sot, a do te kishte mundur dot Greqia e Gjermania apo dhe Rusia t'ja jepnin keto toka Greqise' Kurrsesi jo, i Nderuar Muhidin AHMETI. Katastrofa e Shqiperise etnike filloi menjehere pas humbjes se Turqise ne Mars 1878dhe me neneshkrimin ne prani te Anglise te Traktatit te Shen Stefanit, ku papritur popullata e krishtere e Ballkanit fitonte lirene dhe formonte shtetet e saj respektivisht (shih Traktatin e Shen Stefanit). Ne kete moment te gjithe bejleret dhe pashallaret shqiptare ishin ne krye te sanxhaqeve , Kasabave, dhe ne sherbim te nje Sulltani turk qe humbi luften. Si mendoni ju per 200 vite keta bejlere dhe pashallare shqiptare te konvertuar ne turq e ne sherbim te Sulltanit qe kishin shtypur popullsine e krishtere sllave e greke ashtu dhe shqiptare do ti linte europa ne krye te pashalleqeve' Jo mor mik. Kreret e pasur Shqiptare te veriut dhe te jugut u quajten turqe po keshtu u quajten dhe bujkroberit dhe popullsia shqiptare. Ata pesuan nje goditje te dyte te rende nga shtetet e krishtera te sapo formuara, u a moren tokat, vrane e prene pashalleret e bejleret shqiptare. Kete katastrofe nuk e shpetoi as Lidhja e Prizrenit myslimanet e mbledhurjaven e pare kerkuan nepermjet Kahrarnamese, mosprekjen e tokave myslimane?! Pastaj u kujtua z. Abdyl Frasheri pas 2 javesh kur mblodhi Lidhjen e II, i dergoi telegramin ne Berlin, kongresi i te cilit sapo kishte mbaruar, por Bismarku pasi kishte thene frazen e famshme (e cila ju bie per shtat si mysliman i mire qe jeni, sepse helbete, harroni etnine qe jeni shqiptar, por vini ne plan te pare se jeni popull mysliman- gje qe nuk ju nderon si studiues):.. Shqiperia eshte nje nocion gjeografik.., por pasi mori telegramin, kerkoi flaje dhe tha: nuk e dinja qe ka dhe shqiptare te konvertuar ne myslimane... Kjo humbje e Turqise fundosi dhe Shqiperine i Nderuar studiues, dhe ofendues i njerzve qe nuk i njeh. Shqiperia me tre fe -por me fene islame te imponuar me dhune ne te cilen rreth 48% e shqiptareve u konvertuan pas rreeformave te Tanzimatit pra, shek e XIX, e be pre e fqinjeve dhe molle sherri midis tyre por dhe midis shqiptareve kryesisht myslimane sepse ishin ata qe deshen dhe e kane ne dore kete vend ende. Sot nuk eshte islamizmi problem por eshte problem mentaliteti lindor shqiptar i cili ka lene pasoja te renda si ne mungesen e stabilitetit politik ashtu dhe ne mosbesimin e europes ndaj nesh, sepse sheh nje rigjallerim te fese islame ne Kosove, Maqedoni e Shqiperi, dhe kjo perben problem sepse rigjallerimi nuk eshte intrinsek por ekstrinsek duke patur rrezikshmerine e radikalizmit. Kuptojeni z. Muhidin Ahmeti, nje vend si Kosova qe clrihoet nga NATO DEH SHBA, sfidon fshehurazi me rritjen e armiqesise ndaj tyre. A nuk eshte ky nje problem' Jepjani ju pergjigjen se perse prandaj jemi te shqetesuar jo perp komunitetin e nderuar dhe te respektuar mysliman me te cilin kemi qene dhe jemi vellezer, por jane radikalistet qe perpiqen te futin djallezi, epitete si grek njeri e sllavo-komunist tjetri. E ku na dolen keto nacionaliste te thekur sot mor z. Muhidin Ahmeti te cilet deri dje ishin ateiste e sot 'per nje luge çorbe te prishur qe gelltitin' harrojne etnine shqiptare, thone se jemi populla msyliman jemi Atdhetare, por fshehurazi thone se Skenderbeu ishte tradhta- ashtu siç tha pa pike turpi Erdogani ne 2005, thone qe kemi flamurin kombetar shqiptar dhe nxjerrin perpara kete flamur te nderuar me simbole te krishtera por fshehurazi 'duan baben', thone se duam integrimin por fshehurazi shohin nga lindja- Arabia- qe po sjell nje fe qe nuk ishte deri ne 1990.Po si mund te shkojme ne BE,, te integrohemi, te kemi pune, tendihmohemi nga SHBA dhe NATO, te ruajme dhe te respektojme te drejtat e njeriut, te kemi stabilitet, kur kemi 98 vjet qe nuk na ecen puna, vetem perpiqemi, dhe kur nje njeri si puna ime thote se ka dhe alternativa te tjera qe te shpetojme- i turreni duke i thene se je grek, armik i fese islame, etj, etj,?Nese je I Nderuari Muhidin Ahmeti nje shqiptar i vertete si une por me fe ndryshe (s'ka gje), nese jeni studiues, me arsim te larte, qe keni deshire te integrohemi ne BE, qe jeni per nje Shqiperi tw bashkuar shpirterisht, mendoj se duhet te diskutoni ndryshe. Nuk ju nderon aspak qe beni analiza jo si nje studiues por si dikush qe i japin para per te share te tjeret. Nese e keni pare filmin shqiptar' Koncert ne vitin 1936', atehere mun te kujtoni se 1/2 e shqiptareve eshte si beu Nure i cili paguante jevgat per te kenduar e per ti prishur ahengun te tjereve.

 

Me respekt

Pirro Prifti (Prof.As.Dr)?



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora