E hene, 29.04.2024, 04:16 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Platforma politike e PDK-së së ''patriotëve'' drenicakë dhe ish ''luftëtarëve'' të TË UÇK-së

E merkure, 08.12.2010, 10:59 PM


PLATFORMA POLITIKE E PDK-së SË "PATRIOTËVE" DRENICAKË DHE ISH "LUFTËTARËVE" TË UÇK-së

 

Nga Selim Hasanaj

 

I dhash titullin “platforma politike”, sepse platformën e kësaj partie kam pasë rastin me e lexue, por sidomos për faktin se veprimet që ka ba kjo parti politike prej themelimit të saj e deri më sot që po shkruej këto radhë, as për së largu nuk u janë permbajtë platformes së vet politike. Kjo deshmon se lidershipi i kësaj partie, tue fillue nga lideri Hashim Thaqi e deri të ma i fundit antarë i kryesisë së saj, kanë genjye popullin, kanë mashtrue dhe kanë veprue si matrapazë tër andomtë, si banditë profesionistë, si mafie politike e mbartëse e krimit.

Sa asht kjo thjeshtë akuzë, apo asht fakt, do të përpiqem ta provoj në një analizë të shkurtë, t’i parashtroj edhe një herë ato fakte që tashma i i di secili qytetar i Dardanisë, secili shqiptar, e që i ndjek e tmerrueme bota e civilizueme, miqtë tanë europërendimorë.

PDK si parti u formue mbas luftës së NATO-s që bani në Dardani dhe çlirimit të saj nga pushtuesit serb. Kjo parti si platformë politike paratiti ate të një Dardanie shqiptare, të pastër ethnikisht, të zhvillueme ekonomikisht, dhe se nga pushteti i kësaj partie (kur do ta merrnin) do ta pësonin të gjithë kolaboracionistët, tradhtarët, ish udbashët, shpiunë e argatët tjerë të Serbisë.

Me një fjalor patriotik, me një patriotizem folklorik, i banin vetes reklamë e zhurmë shuirdhuese dhe mundoheshin ta paraqesin LDK-në si parti pacifiste, defetiste, si parti e ish antarëve të LKJ -së të Kosovës etj, etj.

Me këte fushatë trullosëse ata deri diku ia arrijten qellimit, tue përfitue edhe  nga niveli u ultë arsimor e kluturor i popullit tonë, i gatshem me besue lehtë, pa qenënë gjendje me shikue ma larg se hunda jonë.

Mirëpo, sa ishte në jetë Dr. Ibrahim Rugosa, këta as që kishin shanse për pushtet. Kjo i irritonte deri në atë masë sa filluen të ndermarrin masa të tjera jashtë e kundër çdo norme të shtetit ligjor. SHIK-u i tyne filloi të vrasë njerëz, në radhë të parë aktivistë të LDK-së,  e njëa dy, po me qindra vrasje, që gjoja mbeten mister; them mbeten mister, sepse nuk u zbukuenn zyrtarisht, pse ishin vrasje shtetnore e politike, po mbarë populli i di mirë kush i kreu dhe me urdhën të kujt.

Vitet iknin dhe PDK si parti, ashtu sikur edhe PS në Shqipni në raport me PD e Shqipnisë, në vend që të konkurronte poziten, dhe në konkurrencë të ndershme ta ndertonte shtetin e së drejtës dhe institucionet demokratike,  këto parti të majta ekstreme, parti pa themel kombtar, por mafioz e banditesk edhe të permasave nderkombtare, priten me nervozizem derisa Dr. Ibrahim Rugova iku në botën e amshueme (bindja e shumëkujt asht se atë e vranë, e helmuen, vendorët dhe ndërkombëtarët, miq të opozitës vendase) dhe mbasi qysh ma heret kishin futë argatët e tyne në LDK, që prej vitesh vepruen aty si KALI I TROJES, arriten ta shkatrrojnë, ta ndajnë në mes këtë subjekt politik kombtar, që me vite veproi si LEVIZJE KOMBETARE dhe na solli deri te çlirimi dhe lindja e shtetit të Dardanisë.

Ma në fund ata arritën që edhe ta merrnin pushtetin, tue gjetë edhe mbështetjen e po nga vetë LDK, nëpërmjet argatëve që Hashim Thaçi dhe banda e tij mafioze në PDK i kishte “investue” për të arrijtë ate që arrijti..

Pranoj haptas se, mbasi Dr. Rugova shkoi në amshim, e mbasi LDD e Akademik Dacit nuk fitoi për t’u ba parti pushtetare, në heshtje u pajtova edhe unë me faktin se pushteti ra në duer të PDK-së e rrija me shpresë të iosha unë i gabuem e prisja çfarë do të bante e çfarë do t’i silltepopullit të vuejtun të Dardansië qeverisja e tyne.

Po nuk u desh shumë kohë me kuptue se çfarë po bante e si po sillej me popullin e vet PDK-ja e "patriotëve" drenicakë dhe ish "luftetarëve" të UÇK-së.

Në vend që të zbatonte platformen e saj politike dhe të bante spastrimin e institucioneve në pushtetin publik, në institucionet e kulturës e të shkencës Hashim Thaçi dhe klani i tij mafioz i PDK-së perforcoi pozitat e veta, tue sjellë në drejtim pikrisht ata që me parullat e patriotizmit të tij bombastik, Thaçi dhe pajtashet e tij premtonin se do t’i asgjasonin. Në zyrat e pushtetit lokal, në sherbimet civile, jo vetem se nuk u larguen ish shërbëtorët e pushtetit të ish Jugosllavisë, por aty u punsuen të rij edhe ma të këqij, bile edhe asish që kanë sherbye edhe në pushtetin e Millosheviçit. Si shembull po marr komunen të cilës i perkas, Istogun tim, ku kthehet në punë (atu e kishte vendosë UNMIKU dhe largue mbas ankesave të popullit kreu i komunës që ishte i LDK-së) me direktivë nga pushteti qendror një ish shërbyes civil, djal i një ish udbashi, që kurrë nuk e hoq revolen e UDB-së nga shoka dhe edhe ai punoi me vite në sherbimet e ofiqarisë.

Aty punon edhe një tjeter që asht bir shkine, që ka fytyren shka, e i cili asht aq i pasjellshëm, dhe aq arrogant, sa për 10 vjet, kur kthehem nga mërgimi dhe kaloj pushimet në vendlindjen time, në Istog, nuk dëgjoj një qytetar ta thotë qoftë edhe një fjalë të mirë per këtë njeri. Ky vet punon në sherbimet e ofiqarisë, ndërsa vëllajn ma të vogel e ka anëtar të sektit Vehabist e që edhe po punonte në Burgun e Dubraves.

Pra Hashim Thaçi, jo vetem se nuk i largoi dhe denoi elementët e dyshimt, për të zbatue platformen  patriotike të partisë së tij, por përkundrazi, ai perkrahu dhe punsoi edhe ma shumë njerëz të tillë. Dihet haptas se me vite Drejtor i RTK-së, ashtu si në kohen e Titos, edhe mbas luftës në Dardani, ishte (me ndihmen e Hashim Thaçit dhe PDK-së së tij mafioze) Agim Zatriqi, djali i Sahit Zatriqit, këtij ish komandanti të Partizanve të Titos, atij gjakpimësi, i cili paturpsisht në vitn 1945 në Rakosh përmjori dhe perdhi kufomat e patriotëve të Uçes Bajram Gashi, Col Bajraktari dhe shokëve të tyne. Na istogasit e dimë këtë rast ashtu sikur se e dimë se si serbja komuniste, me origjinë nga Vraka e Shqipnisë, z. Zora Matanoviq, i ka thanë Sahit Zatriqit kur e ka pa sjelljen e tij bizare me kufomat e patriotëve shqiptarë, po e citoj në origjinal:

"sram te bilo, lako je sada da i tako ponizavas, sto nisi isao da i uhfatis. Da su oni zivi ti bi se usrao od njih"- Të të vijë turp, lehtë e ke tash të bajsh këto sjellje poshtruese. Pse nuk shkove me i xanë?. Sikur të ishin të gjallë, ti do i mbushëshe brekët nga frika.

Veç kësaj, Agim Zatriqi ishte kryetar i rinisë së Titos, ishte komunist edhe ma i keq se baba i tij, dhe Hashim Thaçi , "patrioti" i Drenicës, e vendos në postin e Drejtorit të të vetmit TV publik që paguhet me parat e taksapaguesve të Dardanisë. Dhe per t’i mbledh ato taksa ma lehtë Agim Zatriqi, PDK e Hashim Thaçit e ndihmon që ato të mblidhen nga KEKU me faturat e rrymës.

Hashim Thaçi, mbasi në 2007 me marifetllaqe e dhunshëm merr pushtetin, cakton ministrat e vet. Personalisht e besoj se edhe 90% e qytetarëve të Dardanisë jemi befasue kur kemi ndegjue emnin e Justina Pula Shiroka. Na që kurrë nuk kishim ndegjue për këtë grue, menduem se ndoshta asht eksperte (Hashimi kishte premtue se do bante qeveri ekspertësh), kur çka të shohim: Kjo zonjë, le të më falë, por ishte dashtë të shkonte në shkollë nga klasa e parë për të mesue të flasë shqip dhe per ta mësue oratorinë si mjet pune që duhet ta ketë secili minister dhe person publik. Ma mirë flasin shqip personat e minoriteteve, si ta zam ministrat ser,b apo ai turku Jakgjillar, se sa kjo që i thotë vetit shqiptare. Dhe ma e keqja e së keqes asht se Hashim Thaçit dhe PDK-së së tij asht se kjo ishte vajza e një komunisti dhe njeriut edhe ma të keq se Sahit Zatriqi, pra vajza e Kolë Shirokës, këtij jugosllavi të perbetuem, i cili në vitin 1982 pat propozue dhe kerkoi me kambngulje që të shuhen të gjitha Shoqnitë Kulturo - Artistike të Kosovës, sepse ato, me kanget me çiftelia, po ndjellin dhe përkrahin nacionalizmin dhe seperatizmin shqiptar. Për ma shumë se 10 vjet në Kosovë ka veprue vetem SHKSH "GURRAT E BARDHA " të Istogut në të cilen na patem angazhue edhe kangtarë serbe si Zorica Simiq e Istogut të Vogël, e cila në listë figuronte si serbe, sepse ajo edhe ishte e tillë, por këndonte vetem shqip së bashku me kangëtaren e mirënjohun të kësaj ane Lulë Bajra. Pra me një gjindshmeni të udhëheqësit të kësaj shoqnije, z. Sadri Metaj-Kaliqanaj, SHKSH "GURRAT E BARRDHA" veproi dhe kenaqi publikun gjithkosovar kudo.

Meqense asht tri ditë para zgjedhjeve të 12 dhetorit, nuk po zgjatem me ma shumë argumente se kush asht PDK. Kush asht lideri dhe klani i saj. Bana këtë shkrim me të vetmin qellim që ta përkujtoj votuesin, edhe ate ma ekstrem të PDK-së, se duhet me u ba realistë, me mendue se, a ma i randsishem asht PDK- dhe Hashim Thaçi, apo DARDANIA. Ja perkujtoj votuesit se, nëse Thaçi ka shkelë platformen e vetë PDK-së, tue perkrahë bijë e bija të ish idiotëve komunistë të ish Jugosllavisë së Titos, ai nuk do e ketë për turp me RREJTË prap dhe me gjetë edhe kopila të tjerë shkinash e shkijesh me i ba ministra e drejtora. Dhe padyshim, as premtimet për rritje pagash e pensionesh nuk do t’i mbajë, sepse ai vetem se ka luejtë koqe me disa mjeranë, të cilët i ka ble me nga 200-300 euro të rastit dhe me ta ka nënshkrue marrëveshtje e kontrata për ta manipulue votuesin në prag të këtyne zgjedhjeve, të cilat,  lus Zotin, ai dhe PDK mos t’i fitojë. Nëse do t’i fitojë, do të jem i pari që do ta uroj, përderisa populli mund ta ndajë mendjen me votue kundër vetes, kundër ardhmënisë së shtetit dhe fëmijëve të vet.

Mendo, ti o popull, se kryeministri, i shakrkuem me mocion votbesimi në Parlament, shkel randë Kushtetuten e shtetit kur ban kontrata të tilla për ngritje rrogash e pensionesh, perderisa ai asht i shkarkuem dhe perderisa as buxheti i shtetit nuk asht miratue në Parlament.

 

Selim Mustafë Hasanaj



(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora