E hene, 29.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Mendime

Koment i gazetës "Pravda" të Beogradit

E merkure, 08.12.2010, 10:54 PM


Koment i gazetës "Pravda" të Beogradit,

 

DITA E FLAMURIT - SERBIA DUHET TË REAGOJË ASHPËR

 

Shkruar nga Vladimir Gjukanoviq

 

   Diçka është e kalbur në shtetin e Serbisë. I kalbur është pushteti që nuk ka fuqi për të zbatuar ligjet, dhe që zakonet zbatohen vetëm kur asaj i shkon për shtati. Të jem më i saktë, në qoftë se atyre i konvenon të thehen ligjet,  madje të thehet edhe vetë Kushtetuta, atëherë këto autoritete do ta bëjë një gjë të tillë gjërë e gjatë.

 

  Ja për shembull, Mlagjan Dinkiq, si Ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë, çdo ditë përmes ekraneve të vogëla bën thirrje për shkeljen e Kushtetutës, me atë se në mënyrë antikushtetuese don ta ndajë Serbinë në regjione.  Nuk jam duke thënë se ai nuk mundet, sepse ai ndoshta  mund të mbledhë dy të tretat e shumicës në parlament, dhe ndoshta më vonë nga populli edhe mund të bëj ndonjë referendum eventual, sepse kjo është mënyra e vetme kushtetuese të realizojë këtë ide të tijën. Por derisa  Kushtetuta aktuale është në fuqi, duhet të respektohet ajo, nëse ne insistojmë se Serbia është shtet ligjor.

 

  Kushtetutën duhet ta respektojnë sidomos ministrat, sepse në qoftë se ata nuk e bëjnë një gjë të tillë, pse atëherë populli i rëndomtë do të duhej ta respektonte Kushtetutën. Nuk mundet Dragan Shutanovac, si Ministër i Ushtrisë, të këmbëngulë për anëtarësimin e Serbisë në NATO, në qoftëse ekziston Deklarata e Kuvendit  për  neutralitet ushtarak serb. Nuk mund t’ia lyeni sytë studentëve me një lloj kompromisi rreth pagesave për shkollim, nëse ligji thotë se studenti i cili ka mbledhur 48 pikë duhet të kalojnë mbi buxhetin.  Nuk mundet të kërkoni nga populli të paguajë rrymën nëqoftëse institucionet shtetërore janë borxhlinjtë më të mëdhenjë të  "Elektrodistribucionit të Serbisë". Por nëse ne si jetim që jemi nuk  do ta paguajmë rrymën do t’na e ndërprejnë menjiherë, derisa institucioneve shtetërore kurrë jo.

 

Shumçka nga kjo nuk do të mundë të ndodhte në rrethana normale, por natyrisht kur është në pyetje respekti për Kushtetutën dhe ligjet e qeverisë për pushtetin është gjithçka relative.

Dhe sapo të kemi cirkus si ky në drejtim të respektimit  të akteve tona më të larta ligjore dhe ligjeve në përgjithësi, nuk është e çuditshme që përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë shfrytëzuan rastin për të bërë një lloj skandali, nga fakti se gjatë kremtimit të festës kombëtare shqiptare, Ditës së flamurit, flamurin e Shqipërisë e varën në ndërtesat e komunave të Bujanocit dhe Preshevës.

 

Përndryshe, skandali u paralajmërua dy javë më përpara kur nënkryetari i Kuvendit komunal të Preshevës Orhan Rexhepi tha se deri në vitin 2015 Presheva dhe Bujanoci do  të bëhen pjesë e Shqipërisë së Madhe. Varja e flamurit të një shteti tjetër në një ndërtesë që është një institucion shtetëror, është shkelje e rëndë e ligjit rreth përdorimit të Stemës, Himnit, dhe Flamurit, por nuk kemi parë se Serbia sanksionoi dikend në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

 

. Të mos flasim për atë se çka bëhet me ata që bëjnë thirrje për ndryshim me dhunë të kufijve. Në këtë rast, këtë po e bën njeriu që është funksionar shtetëror sepse  e ushtron funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit komunal të Preshevës. Ku është shteti që në këtë moment të demonstrojë respektin ndaj ligjit, përkatësisht, si është e mundur që zyra e prokurorit kompetent nuk ka nisur procedurat kundër këtij Rexhepi? A është e mundur që shtetit fuqinë e tij duhet të përdorë vetëm kundër të rinjëve në demonstrata ose në ndeshje, dhe që këta djem ti shpallë ekstremistë dhe huliganë, dhe për këso shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve të mbyllë sytë?

 

Ose, athua Orhan Rexhepi, vetëm se është një pjestarë i pakicës kombëtare shqiptare, mund të punojnë dhe të deklarojë çfar ti teket, ndërsa ne serbët si popull shumicë, ende duhet vetëm ta luajmë bishtin, sepse nëse do ti zbatojmë ligjet e aplikueshme, dikush nga jashtë do të na qortonte se po i shkelkëshim të drejtat e njeriut të shqiptarëve? Nëse është kështu, le të na thonë përfaqësuesit e Qeverisë tonë, që ta dijmë se në një pjesë të caktuar të Republikës së Serbisë Kushtetuta dhe ligjet nuk zbatohen.

 

Pa le të provojë dikush në një shtet serioz, si për shembull Gjermania, ta vendosë flamurin e një shteti tjetër në një ndërtesë institucioni dhe si funksionar të kërkojë ndarjen e një pjese të Gjermanisë, në afatin më të shkurtë të mundshëm atij personi do ti viheshin prangat dhe nuk do të shihte më ditë të bardha, sepse do të dërgohej në burg. Por Gjermania është shtet serioz. Dhe ne, patjetër duhet të ndryshojmë gjendjen aktuale, sepse ajo për të cilën populli vajton, është futja në këtë shtet e çfardolloj rendi ku patjetër do të respektohej Ligji.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora