E hene, 29.04.2024, 04:39 AM (GMT+1)

Mendime

Zejni Mazllami: Festat, përkujtime apo porosi?

E enjte, 09.12.2010, 10:57 PM


Festat, përkujtime apo porosi?

 

Thash tu them, të mos thoni se nuk na tha, se jeni shumë larg së vertetës.

 

Nga Zejni Mazllami

 

Kokteje, koncerte, protesta,…për çka ? “Për nder të 22 Nëntorit, 28 Nëntorit (29 Nëntorit)”. Më respect të veçantë dhe kënaqësi i ndoqa këto manifestime (në disa prej të cilëve isha pjësmarrës).

Më 22 Nëntor 1908, në qytetin e konsujve u mblodh Kongresi i Alfabetit. Pas shumë kuvendimes, delegatët e të gjitha trojeve shqiptare vendosën që për shkrimin e ABC-së të vazhdojnë që të përdorën paralelisht dy alfabete : latin dhe osman. Rrethanat politike diktuan përdorimin e një alfabeti, atij latin. Ky Kongres vendosi gurthemelin e ngjarjeve madhore që do të vijonin vitët e ardhme, e që do të kulmonin me Pavaresinë e Shqiperisë.

Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë Shqipëria u shpall e lirë dhe e mosvarme. Ky akt ishte kurorëzim i të gjitha përpjekjeve me pushkë dhe më pendë. Populli më i vjetër i Ballkanit pa plot 2080 vjetëve ishte i lirë. Dhjetëra breza flijuan gjithçka për një gjë të vetme- Shqiperinë e lirë

Në vitin 622, në natën e gjatë të shkretëtires, nën kërcënimin e vazhdueshëm, me shokun e ti besnik Muhamedi (alejhi selam) u shpërngul nga Meka në Medinë. Sot kur “të tjerët” na shesin mend për trushpërlarje dhe trupzhveshje, disa “intelektualë”, hixhranë e quajnë “shpërngulje të zakonshme beduinësh”. Kjo shpërngulje ndryshoi rrjedhën e historisë së njerëzimit- e gjithë kjo për ata që kanë mend dhe logjikojnë

Edhe pas 98 vjetësh, porosia madhore e 28 Nëntorit eshtë aktuale. Brezi i burrave të 1912 vendosi themelin e Shqiperisë, për të na e lenë amanet vendosjen e kulmit të kësaj godine madhështore. Ne duhet ta duam konceptin për “Evropë të bashkuar”, por pa lenë anash idealin për Shqiperinë ashtu siç e ka falur Zoti : të lirë dhe të bashkuar. Flamuri eshtë flamur, vetëm nesë ka gjak mbi të. Atdheu eshtë atdhe, vetëm nesë ka dikush që vdes për të. Zoti e bekoftë Shqiperinë dhe shqiptarët. Ndërgjegjja e pastër eshtë “shenja në rrugë” për shpetim.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora