E premte, 26.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tregime odash nga Podguri

E marte, 09.11.2010, 10:58 PM


TREGIME ODASH NGA PODGURI

 

Nga Selim Hasanaj

 

Ali Musë Isniqi

Per shkaqe të afersisë teritoriale Podguri e Reka neper shekuj tradicionalishtë kanë pas miqësi e krushqi mes veti. Andaj kjo edhe ka ndikue që edhe fjalet e odave të këtyne dy trevave të Dukagjinit  të mbahen mend nga të dyja anet.

Unë këtë herë per të vazhdue shkrimet e mia të kësaj natyre që i pata fillue ma parë në shtator të këti viti sot po i vazhdojë me plakun e mirnjohun të fshatit Isniq të Deqanit me Ali Musën.

Në kohen e ashtuquejtun të INFORMBYROS kur Jugosllavia i nderpret mardhanjet me Bashkimin Sovjetik shumë nga Malazezet që ishin stalinist paten kalue kufinin dhe paten ik në Shqipni per të gjet shpetimin te Enver Hoxha. Kështu Ali Musen e zan sherri me disa epror të naltë ushtarak të Titos me në krye njifar Dapçeviqin ( më duket se asht quejt Peka Dapçeviq) të cilet vijnë e strehohen në bjeshket e Roshkodolit dhe aty per rranx Pleqes mundohen ta gjajnë ndonji mundësi per ta kalue Gjeravicen dhe të dalin në Tropojë. Pasi nuk ja dalin ata shkojnë e e takojnë bariun e urt Ali Musa dhe e detyrojnë me ua tregue rruget per të dal në teritorin shqiptarë. Ali Musa pasi njifte mirë terenin arrin tu ndihmojë dhe nga Jugosllavia ikun me disa dhjetra epror dhe personalitetet tjera bolshevike.

Pas disa kohve dikush e tregon veprimtarinë e Ali Musës në polici dhe ate e arrestojnë si anmik të shtetit. Gjatë hetuesisë nji ditë e kishin pas marr në pyetje tre inspektor të sigurimit; nji malazez, nji serb  dhe nji shqiptarë. Ali Musa nuk pergjigjet në asnji pyetje që ja bajnë. Malazezi dhe serbi e shofin se e kanë të kotë me mësue diçkama shumë nga ky shqiptarë trim. Mirpo shqiptarit nuk i durohet pa e vazhdue hetimin. Ai i thotë Aliut, po mirë masi nuk po ke çka flet per këto që neve po të pyesim, hajt e folna diçka, çka të duesh, ti nuk je memec mos me folë! Mirë ja dredh Ali Musa.

Unë bre djemt e baces jamë plak, tanë jeten jam kjen çoban i dhenve. Mbaj mend nji ditë se si masi i rahatova dhent në mbramje dhe rash me fjetë kur filluen me leh tre qent e mi që i kisha lidhë roje rreth torishtes. Lehnin aq shumë sa nuk u durova pa dal me pa se çka kanë. Kur dola çka të shof ata nuk kishin pas ba za kur nji ujk vjen dhe ngadal vjedh nji delme. Por kur ujku ik në ahishtë dhe e pret delen qenet ja nisin lehjes sa mi trembin edhe delet tjera dhe mi qesin prej torishte. Ky asht nji muhabet që pata qefin me jua tregue dhe tash edhe nji tjeter nese mundem. Hajt folë i pisket inspektori shqiptarë. Unë sado çoban kurr nuk e kamë mesue se ujku a i ndjek delen dhe e qon në ahishta per ta pre apo ajo vetë i shkon ujkut mbrapa, nashta juve masi jeni me shkolla dini me më tregue.

Çka po llomat o matuf i pisket shqiptari, serbi e malazezi tanë kohen shikjojshin dhe mendojshin pa u perzie. Çka a hajgare po banë ti me neve a, po ku kepa ti delmja me i shkue ujkut mbrapa, ujku e ndjek ate derisa e fut në ahisht e pastaj e pret në fyt. E pra masi po e din se asht ashtu , pse pra po më maltretoni mue. Kupata unë me e thye qafen kur Dapçeviqi ma rrasi pushken në fyt dhe me urdhnojë me ja tregue rrugen per në Shqipni. Deshti të flas edhe diçka por malazezi e nderpret, i drejtohet kolegut të vet shqiptarë me këto fjalë. Le e mos e ngacmo plakun, ky fort mirë e ka dhe e bajsh me shnet se ky me mesele na bani edhe qen të treve neve. Neve sa ishin dezertoret në Jugosllavi nuk i kapem e tash masi kanë ik dojmë me qit meq popullin që nuk ka fajë fare. Ndersa ajo e ujkut me delen, ti vertet nuk paske lidhje. Ja dhe shansen Aliut me ta këthye kunder teje, por e verteta asht se ujku shkon para e delja i shon pas. Këtë e di unë sepse edhe unë dikur isha çoban, por partia më bani ushtarak.

I pat hanger disa vite burg Ali Musa per këtë rast.

 

Rexhep Syla

Plaku Rexhep Syla ishte plak i odave dhe gëzonte respekt gjithandej. Nji ditë vdes nji mik në Strellc dhe mblidhen isniqi me Rexhep Sylen në krye per të shkue në kryeshnosh. Ata kalojnë neper rruget e fushave dhe arrijnë tek nji arë ku prashitshin misrin diku 35-40 argat. Rexhep Syla ndalet dhe i pyet shoqnuesit e vetë. Çka jua merr mendja, a ka ndonji ahmak në mesin e atyne argatve? Jo ubu Rexhep ja dredhin pothue të gjithë njizani. Po si ka mundësi me kjen ahmak e me prashit misrin?! Ahmakun askush nuk e merr argat. Mirë ju thotë Rexhepi unë vetem ju pyeta.

Afrohen afer ares dhe të gjithë sipas zakonit i pershendesin argatet me: O pna e mar ju kjoft o argat, o a u lodhet more. Rexhep Syla nalet dhe ashtu i vetem ju thotë: o jau q.... nanen o argat....

Mbretnon per disa qaste qetsi, por papritmas njani e kap shatin në dorë dhe ti versulet Rexhepit me shamje e kerrcnime.

Ja ky asht ahmaku ju bertet Rexhepi shoqnuesve të vetë. Kapne se ai me qart e unë jamë plak e nuk muj mbrohem.

Shoqnuesit i dolen para argatit dhe e qetsuen, por u binden në fjalet e Rexhepit. Ahmaku e dallon veten menjiherë.

 

Shaban Hoxha

Në kohen e SKS-së në Pejë kishte pas kjen nji shef i xhandarve serb i cili shqiptaret i kishte pas maltretue shumë. nese e takoje në rrugë dhe e pershendetshe ai të sillte me kamxhik pse po e pershendet!? Nese nuk e pershendetshe ai të sillte me kamxhik pse nuk po e pershendet!? 

Nji ditë me te e nxan sherri Shaban Hoxhen e Isniqit. Shabani i veshun me tirq e shok dhe me japanxhen krahve e pershendet kryexhandarin dhe ai i bie me kamxhik. Shabani nuk ligshtohet, largohet nga vendi dhe shkon ngadal te nji pajton. E lutë pajtongjiun me e que shpejt deri në Deqan. Ja paguen per pajtonin dhe shkojnë ne Deqan te Zogoviqet që ishin malazez dhe Shabani i nifte mirë. Aty Shabani merr ( huazon rrobe alafranga dhe kapicen malazeze e i len tirqit e japanxhen e vetë pengë) Këthehet dhe hip në pajton. Kur vin në Lëbushë shef nji gardhë të posa thurun me huj të gështanjes dhe nalet e nxjerr nji hu të cilin e fut nen pallton që kishte vesh.

Arrin në Pejë dhe del në krye Korzo me shpresen se do e takon kryexhandarin serb. Pasi ec pak e shef dhe i del perpara. E pershendet dhe i thotë: shoku komandir, lehtë e pate pare kur me rave kamxhik sepse unë isha Shaban e ti Jovan, ndersa tash ti Jovan e unë Jovan, pritem se po ta shkerdhej atë nanë dhe i hin me hu derisa gadi e mbyt. Pa therr në kamb kerrcen në Bistricë dhe kalon në mal dhe shpeton.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg - Norvegji: 05.11.2010



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora