E premte, 26.04.2024, 08:12 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tërnava: Mos bini pre e disa shoqatave

E enjte, 07.10.2010, 09:57 PM


Pamje nga protesta e fundit
Pamje nga protesta e fundit "në mbrojtje të shamisë" mbajtur në Prishtinë
Nga Express

 

Bashkësia Islame e Kosovës nuk i mbështet protestat e paralajmëruara, për nesër, në Prishtinë, nga një grup organizatash joqeveritare me karakter fetar.

 

Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, u bëri thirrje besimtarëve myslimanë që të mos i përgjigjen thirrjes së këtyre organizatave.

 

“Ftoj qytetarët që të mos bien pre e disa shoqatave joqeveritare, të cilat kanë marrë një rol që nuk u takon”, tha Tërnava. Ai saktësoi se Bashkësia Islame e Kosovës nuk qëndron prapa këtyre protestave.

 

Këto komente, myftiu Tërnava i bëri pas një takimi që zhvilloi me ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.

 

Protesta është thirrur nga një grup organizatash, sikur është thënë në mbrojtje të shamisë nëpër objektet shkollore dhe në shenjë kundërshtimi me një urdhër administrativ të Ministrisë së Arsimit, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.

 

Myftiu Tërnava tha se kjo çështje është ngritur tashmë nga Bashkësia Islame përmes Avokatit të Popullit dhe është në duart e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me lejimin e përdorimit të shamisë në institucione publike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora