E premte, 26.04.2024, 01:43 AM (GMT+1)

Mendime

Besnik Rama: Me Heroin, për Heroin drejt integrimit

E diele, 03.10.2010, 07:41 PM


Me Heroin, për Heroin drejt integrimit

 

Nga Besnik Rama

 

Dikur ngrysje, frikë, tmerr… Nën bubullimën e frikshme të ca reve të zeza përherë kemi qenë mbërthyer. Nuk kishim asgjë prej gjëje, shpirti vuan dhe nuk di pse vuan. Zemra rreh dhe rreh prej dhembjes së tradhëtuar. Fryma vazhdon ritualin e saj të përditshëm, e ndërsa retë e zeza orvaten që ta bllokojnë edhe këtë pakëz frymëmarrje që kemi. Megjithëse si mos më keq, vitet sikur i larguan paksa retë dhe ca rreze dielli filluan të vijnë edhe nga viset tona.

 

Dielli lindi për një pjesë të mendjes, zemrës, frymës dhe gjakut ilir. Por, Iliria nuk ishte më Iliri, sepse nga pjesë e tij kishte mbetur e pavarur vetëm një Shqipni… Dielli vazhdoi edhe pse shumë vonoi, por ama solli të madhen PAVARËSI!

 

Sot, sëbashku përkrah Shqipërisë qëndron stoike e madhja e burrnesha Kosovë. Trimat e saj që luftuan për atdhe vdiqën në masë për të bërë ëndërr këtë realitet që po e shijojnë vëllezërit e motrat e tyre. Megjithatë kanë mbetur edhe ca që me gjithë mishin e shpirtit u munduan të sjellin erën e fitores në Kosovë, e ndër ato është edhe Heroi ynë, pothuajse gati edhe legjenda jonë. Një legjendë, e cila për hir të favoreve të ca deledashëve, mundohet dhe tentohet të denigrohet pasi shikohet si i rrezikshëm për realizimin e planeve të klaneve të pista të sajuara ndoshta edhe nga vetë Serbia, e të mbajtura gjallë nga disa qenie të shpifura brenda territorit të Rep. së Kosovës. E pikërisht Heroi ynë është përsëri më i fuqishëm se kurrë dhe si një luan shikon edhe nga larg, shpeshherë thonë se shikon më mirë sesi shkojnë ngjarjet nga Haga sesa kur është vetë në Kosovë, e ky është Ramboja jonë.

Kosova trime… Kosova legjendare… Kosova epike… Kosova kolose… Kosova stoike… Kosova stabile… Kosova drejt integrimit… Kosova drejt paqes… Kosova drejt arritjeve, por vetëm me Heroin, për Heroin duke marshuar përpara. Rrugë tjetër veç kësaj të shpien brenda në humnerë, pasi është Ramush Haradinaj emblema dhe motoja e çdo lëvizjeje të gjallë e me karakter atdhetar brenda kufijve të shtetit më të ri të Europës. Të gjithë të bëhemi me Ramushin duke e mbështetur, pasi duke bërë për të kemi bërë për vetë integritetin territorial të Kosovës dhe e kemi dërguar atë drejt hapave më të shpejtë integrues drejt strukturave më të gjëra europiane.

Realisht më vjen keq që pushteti politik dhe ai mediatik në Kosovë nuk reagojnë me forcë më të madhe duke lançuar birin e tyre, z.Ramush Haradinaj. Askush nuk lind hero në jetë, por në momente dhe çaste të vështira, personi që ndërhyn në zgjidhjen e tyre është vetë prijësi dhe drejtuesi i një shteti me të ardhme të sigurt. A nuk ishte vallë Ramushi biri i cili shkjaun e uli poshtë këmbëve të tij për të mbrojtur lirinë e pavarësinë e shtetit të tij?! A nuk ishte vallë Ramushi biri juaj (O kosovar) që e deshët dhe e çmonit aq shumë?! A nuk ishte ky burrë shteti që i patët premtuar se do jeni përherë krah i tij, pasi ai ju dhuroi zemrën e madhe e bujare?! A nuk ishte ky trimi, i cili energjitë rinore i harxhoi me pushkë në dorë duke mbrojtur vatanin?! Atëherë pse ore vëllezër e motra shqipfolëse nuk qëndroni Me Heroin, Për Heroin, për të shkuar drejt integrimit tuaj?!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora