E shtune, 27.04.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Dulla: Trendi më i ri në botë

E diele, 03.10.2010, 06:51 PM


Trendi më i ri në botë

 

Facebook – shteti i tretë në botë për nga numri i anëtarëve

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë

 

Sot Facebook numron 500 mln. përdorues – më shumë banorë ka vetëm Kina dhe India. Përdoruesit për shërbim në këtë portal nuk paguajnë asgjë, porse Facebook edhe ashtu ka përfitime  të mëdha, kryesisht nga reklamat.

 

Historia e Facebook ka filluar më 4 shkurt të vitit 2004, kur studenti flokëkuq  Mark Elliot Zuckerberg duke u argëtuar me kolegët e tij student në akademikun e  Univerzitetit  Harvard aktivizon servisin social  Facemash  duke hyrë në mënyrë jo legale tek rrjeti i sistemit të instytucionit edukativ duke vjedhur fotografitë e  kolegeve studente  nga një Kamp i Përbashkët  qëndrimi . Më pastaj  20 vjeqari Zuckerberg  i vendosi  këto foto në faqën Facemash.com -  ku surferet  kishin mundësi të zgjedhin dhe votojnë më të bukurën.

 

Informacionet për Facemash  u shpërndan shumë e shpejt ndërmjet studentëve dhe brenda disa orëve  u bë  nje faqe shumë vizituar.

 

themeluesi dhe pronari  i Facebook Mark Zuckerberg
Themeluesi dhe pronari i Facebook Mark Zuckerberg
Sot pak njerëz e njohin 26 vjeqarin , themeluesin  dhe ndërtuesin e Facebook  që ka numrin e tretë në botë për nga anëtarët e regjistruar (gjysëm miliardi anëtarë. ).                         Zuckerberg është njëri ndër miliarderët më të ri në botë. 

"Forbes" pasurinë e tij e vlerëson në mbi 4 miliard dollar.

  

E gjithë kjo është arritur duke iu falënderuar surfereve të cilët, duke hapin konto të reja në Facebook, ftojnë  miq të tyre, dërgojnë foto, filma, dhe  njihen  me personat nga vende të ndryshme të botës. 

 

Për konto në Facebook nuk duhet paguar asgjë,sepse pronari edhe ashtu fiton  shuma të  larta nga  reklamat.

 

Facebook  është një  trend i ri  në botë.  Brenda 3 muajve ka  anëtaresuar 100 milion anëtar të rinjë.

 

Në disa vende të mëdha  si SHBA, Britania e Madhe , Francë , Gjermani…, Facebook-un e shfrytëzojnë mbi gjysma e  surfereve . Në Rusi në një inteval të shkurtër kohor numri i anëtarve u rrit në  1,3 milion anëtar ,ndërsa në Kinë edhepse gjendet në listën e zezë të shtetit dhe është automatikisht i ndaluar  ( kinse nga pornografia ) ka të tillë qe e thejnë blokadën qeveritare kineze.

Së shpejti në kinemat kineze do të qfaqet filmi  "The Social Networking", kuptohet i dedikuar   Facebook-ut, me Zuckerbergun në rolin kryesor.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora