E shtune, 27.04.2024, 05:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me aktivistin, humanistin, biznesmenin dhe piktorin e vyer shqiptar Asllan Dibrani

E premte, 02.04.2010, 09:19 PM


Bisedë me aktivistin humanistin, pronarin e  firmes private shqiptare dhe piktorin e vyer shqiptar Asllan Dibrani Shtutgard Gjermanisë

 

Nga Sokol Demaku

 

Njeriu nuk duhet te jetë i kënaqur me ate cka ka por pa dyshim duhet qene shembull për te tjerët  ne ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës  shqiptare 

 

I varfëri mbanë dy shtëpi edhe te komshiut edhe te vetën ,edhe Kosova  arnohet ne ketë drejtim me  regjistrime te kamionëve nga pronarët kosovarë shtetet fqinje ,siç është  Mali i zi , Maqedonia,

Po piktura me flenë ne shpirt  ma tepër se te gjitha dhe me pikturë jam  prezantua ma herët se me publicistikë , po kam edhe shkrime edhe nga burgu  qe nuk i kam publikuar akoma  ka edhe ndonjë poezi  sa i përket motivit  frymëzues gjithnjë përpiqem qe te jemi me tematike kombëtare,

Me brengos pa drejtësia, korrupsioni,dhe mos kultura ose zbrazëtitë ekzistuese ne frymën kombëtare 

Momentalisht  gjendja aktuale politike  e Kosovës po edhe e çështja gjithëkombëtare e cila është akoma shumë e pa volitshme dhe interesi im është jemi  ma kompakt ne mes vete 

 

Ju lutem nje prezantim shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe çka ju punoni)

 

Jam Asllan Dibrani nga Prishtina  i emigruar ne vitin 1993 ne Gjermani  i martuar dhe babë i tre fëmijëve  ,Artës ,Meritonit  dhe Rilindit kam studiuar  fakultetin Filozofik drejtimi albanologjik nga aktivitetet  e lëvizjes  studentore ne ngjarjet e 81-shit u burgosa nga UDB-ja jugosllave  dhe me dënuan me 10 vjet burg, për momentin udhëheqi një firmë transporti  "Dibranin -transport " Shtutgard Gjermanisë ku edhe jetoj.

 

Profesioni i juaj?

 

Ah tani me si te përgjigjem  jam me shumë aktivitete, unë kryej  udhëheqjen e firmës po edhe merrem me shkrime  art  karikature çështje kulture etj.

 

Përveç se një autor i një sërë botimesh dhe artikujsh fusha ndryshme, piktor jeni edhe pronar i firmës ”Dibrani Transport” Gjermani. Do te ishte me interes mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një publicisti, punëtori kulturor dhe pronari firme private jetën kulturore këtu diasporë?

 

Po si t'ju themi jam i angazhuar  ne shumë  aktivitete por  ma te theksuar  nuk mund ta ndaj asnjërën  sepse po qe donë njeriu  të jetë serioz  ne publik  duhet që te jesh  i përqendruar  me përkushtim  ne se cilën veç e veç po jam pronar i firmës "Dibrani- transport " dhe shumë me një aktivitet te dendur e cila donë  një shërbim shume specifik  ne raport me publikun  ku kemi ne gjithë Evropën grumbullimin ,përgjigjeje  ne telefona  evidencë të çdo malli ,bartjen pregaditjen e dokumenteve për përcjelljen e mallrave .Pastaj ballafaqimin nëpër pikat doganore  ne shumë kufij etj .Ndërsa aktiviteti angazhues ne firmë , krijon barrikadat e veta por duhet të për kufizohemi  që të flejë ma pak dhe me një punë te pa ndërprere  dhe vullnet nuk mungon edhe krijimtaria  siç ceket ne kulture ,pikture dhe publicistike.

 

Zoti Dibrani nga vet deklarata e juaj po shtrohet edhe një pyetje se si realizohet  transporti për Kosovë pas njohjes se shtetit Kosovës nga shumë shtete?

 

Po kjo ka sfidat e veta  shumta  ku Kosova nuk ka bëre akoma shumë  progres ne marrëveshjen e transportit  ku p.sh  Kosovës nuk lejohen qarkullonin  akoma   te lirshëm mjetet e rënda,siç është rasti i kamionëve mëdhenj, ose transporti hekurudhor ,nëse nuk gaboj transporti hekurudhor është akoma nen organizimin Maqedonisëme Zvicrën e kanë rregulluar disi  një marrëveshje dhe me Austrinë po  me Gjermaninë nuk është e rregulluar  me qe është një numër ma i madhe emigrantesh dhe  interesi për mallrat gjermane është i kërkuar.  

 

Po si realizohen  gjithë ky qarkullim  mallrash për Kosovë?  

 

I varfëri mbanë dy shtëpi edhe te komshiut edhe te vetën ,edhe Kosova  arnohet ne ketë drejtim me  regjistrime te kamionëve nga pronarët kosovarë shtetet fqinje ,siç është  Mali i zi , Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia nëpërmes ndërmjetësuesve ose mund te quhen gjithnjë dora e dytë kështu ato obligimet tatimore për firmat qe i regjistrojnë shtete tjera  i vjelin këto shtete

 

Ju merreni me publicistikëpikturë, karikaturë si i arrini gjitha këto? 

 

I arrijmë me një vullnet jashtëzakonshëm  për qenë aktual te gjitha aq sa mundem për  te qenë  prezent edhe ne publicistike aty ku ma merr mendja se japi kontribute ma tepër  edhe ne prezantimin aktual te gjendjes politike po edhe  atë kulturore etj

 

Krijimtaria juaj i përket një periudhe gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat e juaja?

 

Po piktura me flenë ne shpirt  ma tepër se te gjitha dhe me pikturë jam  prezantua ma herët se me publicistikë , po kam edhe shkrime edhe nga burgu  qe nuk i kam publikuar akoma  ka edhe ndonjë poezi  sa i përket motivit  frymëzues gjithnjë përpiqem qe te jemi me tematike kombëtare ,kulturore  sociale po edhe politike qe  disa shqiptar janë  mjegullosur pran vetës  për çështjen nacionale.

 

Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj?

 

Me brengos pa drejtësia, korrupsioni,dhe mos kultura ose zbrazëtitë ekzistuese ne frymën kombëtare  aty gjej frymëzime te pa prekura qe duhet te shtjellohen dhe te publikohen.

 

Çka ka botuar deri me tani Dibrani dhe çka pret lexuesi nga ju?

 

Janë botuar një serë artikujsh  te lamive ndryshme por edhe pikturat e mia janë botuar shpesh here edhe ne gazeta   dhe faqe internetesh  po edhe  disa karikatura qe janë botuar ne gazetat e përditshme ne një te ardhme   do te dal me një përmbledhje  libri ne karikaturë dhe pikturë ku ndoshta do te jete një krijimtari ma e veçantë qe do te kenë te shoqëruar edhe poezinë apo ndonjë  përmbajtje   ne raport me punimin  qoftë karikaturë qoftë pikturë

 

Si e kalon Dibrani një ditë punës ne ”Dibrani transport” dhe çka është ndihma ”Dibrani transport” për shqiptarët perëndim

 

Një dite pune sa i përket aktivitetit  jam zyre  ne shërbimin e firmës transportit, lexoj informatat ma aktuale, telefonatat nga palët  shpesh herë jam edhe ne teren   me punëtoret  ose edhe vet fare   takime me njerëzit shpesh kërkojnë takohen edhe për interesat e tyre po nganjëherë edhe për takime kulture  manifestime etj po gjithnjë me një volum pune pa ndërprere  jam shume i sternarkuar me shumë aktivitete ku e kërkon nevoja

 

Ju jeni një aktivist, atdhetar i zellshëm i çështjes shqiptare, por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfarë momentalisht është me interes për ju?

 

Momentalisht  gjendja aktuale politike  e Kosovës po edhe e çështja gjithëkombëtare e cila është akoma shumë e pa volitshme dhe interesi im është jemi  ma kompakt ne mes vete shkrimet e mia  jam i interesuar jenë sa ma afër qytetarit  qe fatkeqësisht  një numër i tyre janë  pa vetëdijshme duke filluar qe nga qeveritë aktuale   njerëzit politik por  edhe  ne kulturë qe janë nen ndikimin e matrapazëve  politik qe nuk kane ere kulture a e merr  udhëheqjen ministrisë se kulturës , ose ne ministrinë e ekonomisë qe nuk dine se ç'është  ekonomia  duke e shkatërruar po edhe ne ministrinë e jashtme politike qe vërtete është mjerim   te pajtohet njeriu me aq  politike dobët qe kane  ku  kemi argumente historike qe ta bindim botën  se e meritojmë pavarësinë e jo te paraqiten rezoluta të   ndryshëm parlamentin Evropian  dhe ma gjerë diskutohet   çështja e pavarësisë .Me lejoni vetëm një dëshmi tu sjelli unë edhe inspektorin  e udëbes jugosllave  qe ka qene shqiptar  dhe nuk ma ka nda kërbaçin shtat muaj hetuesisë kam qene ne gjendje ta fali vetëm ndërgjegjësohet dhe na bashkohet kundër armikut  ndërsa  ministria e jashtme  i kërkojë llogari   zotit Behxhet Pacollit  pse   ndikonte  ne ato shtete për ta njohur  pavarësinë e Kosovës për mua është absurde

  

Një publicist kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtërSi është Dibrani nga natyra?

 

Një njeri me pretendime te natyrës realiste  qofte ne  krijimtari qofte ne praktike  po edhe ne publicistike pa i ekzagjeruar gjerat por edhe  duke mos  e fshehur atë qe është prezentë .

 

 Ju jeni edhe një piktor,  por edhe karikaturist çfarë është aktiviteti juaj në këtë lami?

 

Po jam një piktor  i cili kam punuar ne periudha te ndryshme sipas mundësive po gjatë periudhës se luftës ma pak ku  energjinë  dhe kapitalin e kemi drejtuar nga Kosova për ta çliruar nga okupatori serb e tani punoj edhe ne ketë lami  ku posedoj një numër te madh piktoresh  ne gjermani  dhe shtete t e Evropës  si ne Zvicër ,Belgjikë ,Austri ,Suedi etj, ku pretendoj ta themeloj një shoqate te piktoreve shqiptare  me seli ne gjermani, ne pikture punoj ne teknikat  vaj dru ,akuarel dhe grafike ,ndërsa ne karikature ma ëndje punoj me motive politike dhe sociale temat.

 

Sa është bashkëpunimi mes shqiptareve në perëndim në aspektin e çështjes kombëtare sot?

 

Bashkëpunimi po thuajse është shume dobët  ,si arsye janë  liderët politik  te Kosovës qe pretendojnë për shkaqe te poenëve te veta  te themelojnë parti ne  shtete e perëndimit ku janë te përqendruar shqiptaret dhe i kane  përpoqa  ne mas  te madhe.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende realitetin jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

 

Po fillimisht duhet ndryshuar ne  organizimin e diasporës shqiptare  nëse e keni fjalën këtu   me qellim te organizimit te një lobi shqiptar për Evrope dhe  Kosove ,Shqipëri  tek shqiptaret ne Maqedoni dhe Greqi është koha te bëjmë ofensive  ma te mençur ne rrafshin politik drejt një kombi  te bashkuar si janë shtete tjera  ta përforcoj një gjuhe  një kulturë etj ,e jo  kush do  mundet thotë qe ti bëjë dy e tri gjuhë me dialekte ndryshme ose siç u be bastardimi me muzikën shqiptare ma shume i përngjanë një melosi romesh duke e rrënuar  kulturën e muzikës autoktone shqiptare ,qe me plot përgjegjësi them se ma tepër e kemi ruajtur   atë muzike  nen okupimin serb se sa sot qe e shkatërruan  qeveritaret kosovar qe ishin dje por edhe te tanishmit.

 

Nëse kjo punë bën sot dibrani nuk do ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Dibrani?

 

Po si te them unë jam krenar qe edhe ne këtë forme kame ndihmuar shpeshherë  bashkë  kombasit e mi  njerëzit nevojtar ne Kosovë  përmes firmës qe posedoj ne forma humanitare se  mbi te gjitha me dhimbsen njerëzit  invalid qe dhanë jetën për Kosovën dhe sot nuk ka ndonjë  përkrahje po janë lëne harresë ,fëmijët pa prindër ,pleqtë   te tri kategoritë i kam ndihmuar dhe  do te ndihmoja edhe ma tutje  por nëse kishim me bere ndryshime  pozitive siç ceket edhe ju  unë kisha me u përqendruar në fushën ekonomike me qellim te rimëkëmbjes ekonomisë Kosovës po edhe ne kulturë  pa ju ndare krijimtarisë se artit  se e konsideroj se tani për tani  Kosova pas luftës është një det  idesh dhe temash  qe dalin vepra artistike si ne pikture  po dhe ne letërsi shumë mira.

 

Përveç punës firmën tuaj ”Dibrani transport”, si e kalon kohën e lirë?

 

Isha  shume i lumtur  me pasur  kohe te lere po  ndonjëherë  qe gjejmë  sa ndopak i përkushtohem edhe familjes dhe shëtisë,leximit  po ndonjëherë edhe  vizitave t e  miqve   dua ta them se koha është shume e shtrenjte për mua

 

Sa është i kënaqur me atë çka sot ka arritur Dibrani me ”Dibrani transport” si dhe me punën tij palodhshme ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare aty ku jeton me punën e tij palodhshme prej aktivisti çështjen kombëtare?

 

me qellim te  ruajtjes se saj tek brezi i ri  ku konsideroj se kultivimi dhe ruajtja e tyre do te ndikojnë edh e tek   çështja shqiptare  ku mendoj se tani është koha ta tregojmë veten edh para popujve tjerë  se vetëm me kulture ,pune ,dhe unitet do te jemi ma te pranishëm tek familjet   e mëdha te popujve te Evropës.

 

Çka ju benë lumtur  dhe çka ju mundon shumti?

 

Me bënë lumtur shëndeti i mirësinqeriteti   ne praktikë e jetë dhe me mundon përtacia nga e cila lind gënjeshtra   dhe e keqja.

 

Po kishit mundësin zgjidhni, ku do kishit jetu?

 

Unë kurrë nuk  ju nënshtrohem lukseve te Evropës  edhe ëndrrat qe i shoh gjithmonë  i shoh ne atdheun tim  prandaj  është  dëshira ime është  një te ardhme te kthehem Prishtinën time te bukur   dhe te shtrenjtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora