| E premte, 02.04.2010, 09:19 PM |
Bisedë me aktivistin humanistin, pronarin e firmes private shqiptare dhe piktorin e vyer shqiptar Asllan Dibrani në Shtutgard të Gjermanisë
Nga Sokol Demaku
Njeriu nuk duhet te jetë i kënaqur me ate cka ka por pa dyshim duhet qene shembull për te tjerët ne ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare
I varfëri mbanë dy shtëpi edhe te komshiut edhe te vetën ,edhe Kosova arnohet ne ketë drejtim me regjistrime te kamionëve nga pronarët kosovarë në shtetet fqinje ,siç është Mali i zi , Maqedonia,
Po piktura me flenë ne shpirt ma tepër se te gjitha dhe me pikturë jam prezantua ma herët se me publicistikë , po kam edhe shkrime edhe nga burgu qe nuk i kam publikuar akoma ka edhe ndonjë poezi sa i përket motivit frymëzues gjithnjë përpiqem qe te jemi me tematike kombëtare,
Me brengos pa drejtësia, korrupsioni,dhe mos kultura ose zbrazëtitë ekzistuese ne frymën kombëtare
Momentalisht gjendja aktuale politike e Kosovës po edhe e çështja gjithëkombëtare e cila është akoma shumë e pa volitshme dhe interesi im është të jemi ma kompakt ne mes vete
Ju lutem nje prezantim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe çka ju punoni)
Jam Asllan Dibrani nga Prishtina i emigruar ne vitin 1993 ne Gjermani i martuar dhe babë i tre fëmijëve ,Artës ,Meritonit dhe Rilindit kam studiuar në fakultetin Filozofik drejtimi albanologjik nga aktivitetet e lëvizjes studentore ne ngjarjet e 81-shit u burgosa nga UDB-ja jugosllave dhe me dënuan me 10 vjet burg, për momentin udhëheqi një firmë transporti "Dibranin -transport "në Shtutgard të Gjermanisë ku edhe jetoj.
Profesioni i juaj?
Ah tani me si te përgjigjem jam me shumë aktivitete, unë kryej udhëheqjen e firmës po edhe merrem me shkrime art karikature çështje kulture etj.
Përveç se një autor i një sërë botimesh dhe artikujsh në fusha të ndryshme, piktor jeni edhe pronar i firmës ”Dibrani Transport” në Gjermani. Do te ishte me interes të mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një publicisti, punëtori kulturor dhe pronari firme private në jetën kulturore këtu në diasporë?
Po si t'ju themi jam i angazhuar ne shumë aktivitete por ma te theksuar nuk mund ta ndaj asnjërën sepse po qe donë njeriu të jetë serioz ne publik duhet që te jesh i përqendruar me përkushtim ne se cilën veç e veç po jam pronar i firmës "Dibrani- transport " dhe shumë me një aktivitet te dendur e cila donë një shërbim shume specifik ne raport me publikun ku kemi ne gjithë Evropën grumbullimin ,përgjigjeje ne telefona evidencë të çdo malli ,bartjen pregaditjen e dokumenteve për përcjelljen e mallrave .Pastaj ballafaqimin nëpër pikat doganore ne shumë kufij etj .Ndërsa aktiviteti angazhues ne firmë , krijon barrikadat e veta por duhet të për kufizohemi që të flejë ma pak dhe me një punë te pa ndërprere dhe vullnet nuk mungon edhe krijimtaria siç ceket ne kulture ,pikture dhe publicistike.
Zoti Dibrani nga vet deklarata e juaj po shtrohet edhe një pyetje se si realizohet transporti për Kosovë pas njohjes se shtetit të Kosovës nga shumë shtete?
Po kjo ka sfidat e veta të shumta ku Kosova nuk ka bëre akoma shumë progres ne marrëveshjen e transportit ku p.sh Kosovës nuk lejohen të qarkullonin akoma te lirshëm mjetet e rënda,siç është rasti i kamionëve të mëdhenj, ose transporti hekurudhor ,nëse nuk gaboj transporti hekurudhor është akoma nen organizimin e Maqedonisë, me Zvicrën e kanë rregulluar disi një marrëveshje dhe me Austrinë po me Gjermaninë nuk është e rregulluar me qe është një numër ma i madhe emigrantesh dhe interesi për mallrat gjermane është i kërkuar.
Po si realizohen gjithë ky qarkullim mallrash për Kosovë?
I varfëri mbanë dy shtëpi edhe te komshiut edhe te vetën ,edhe Kosova arnohet ne ketë drejtim me regjistrime te kamionëve nga pronarët kosovarë në shtetet fqinje ,siç është Mali i zi , Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia nëpërmes ndërmjetësuesve ose mund te quhen gjithnjë dora e dytë kështu që ato obligimet tatimore për firmat qe i regjistrojnë në shtete tjera i vjelin këto shtete!
Ju merreni me publicistikë, pikturë, karikaturë si i arrini të gjitha këto?
I arrijmë me një vullnet të jashtëzakonshëm për të qenë aktual në te gjitha aq sa mundem për te qenë prezent edhe ne publicistike aty ku ma merr mendja se japi kontribute ma tepër edhe ne prezantimin aktual te gjendjes politike po edhe atë kulturore etj.
Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat e juaja?
Po piktura me flenë ne shpirt ma tepër se te gjitha dhe me pikturë jam prezantua ma herët se me publicistikë , po kam edhe shkrime edhe nga burgu qe nuk i kam publikuar akoma ka edhe ndonjë poezi sa i përket motivit frymëzues gjithnjë përpiqem qe te jemi me tematike kombëtare ,kulturore sociale po edhe politike qe disa shqiptar janë të mjegullosur pran vetës për çështjen nacionale.
Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj?
Me brengos pa drejtësia, korrupsioni,dhe mos kultura ose zbrazëtitë ekzistuese ne frymën kombëtare aty gjej frymëzime te pa prekura qe duhet te shtjellohen dhe te publikohen.
Çka ka botuar deri me tani Dibrani dhe çka pret lexuesi nga ju?
Janë botuar një serë artikujsh te lamive të ndryshme por edhe pikturat e mia janë botuar shpesh here edhe ne gazeta dhe faqe internetesh po edhe disa karikatura qe janë botuar ne gazetat e përditshme ne një te ardhme do te dal me një përmbledhje libri ne karikaturë dhe në pikturë ku ndoshta do te jete një krijimtari ma e veçantë qe do te kenë te shoqëruar edhe poezinë apo ndonjë përmbajtje ne raport me punimin qoftë karikaturë qoftë pikturë
Si e kalon Dibrani një ditë të punës ne ”Dibrani transport” dhe çka është ndihma e ”Dibrani transport” për shqiptarët në perëndim?
Një dite pune sa i përket aktivitetit jam në zyre ne shërbimin e firmës së transportit, lexoj informatat ma aktuale, telefonatat nga palët shpesh herë jam edhe ne teren me punëtoret ose edhe vet fare takime me njerëzit që shpesh kërkojnë të takohen edhe për interesat e tyre po nganjëherë edhe për takime kulture manifestime etj po gjithnjë me një volum pune të pa ndërprere jam shume i sternarkuar me shumë aktivitete ku e kërkon nevoja.
Ju jeni një aktivist, atdhetar i zellshëm i çështjes shqiptare, por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfarë momentalisht është me interes për ju?
Momentalisht gjendja aktuale politike e Kosovës po edhe e çështja gjithëkombëtare e cila është akoma shumë e pa volitshme dhe interesi im është të jemi ma kompakt ne mes vete shkrimet e mia jam i interesuar të jenë sa ma afër qytetarit qe fatkeqësisht një numër i tyre janë të pa vetëdijshme duke filluar qe nga qeveritë aktuale njerëzit politik por edhe ne kulturë qe janë nen ndikimin e matrapazëve politik qe nuk kane ere kulture a e merr udhëheqjen e ministrisë se kulturës , ose ne ministrinë e ekonomisë qe nuk dine se ç'është ekonomia duke e shkatërruar po edhe ne ministrinë e jashtme politike qe vërtete është mjerim te pajtohet njeriu me aq politike të dobët qe kane ku kemi argumente historike qe ta bindim botën se e meritojmë pavarësinë e jo te paraqiten rezoluta të ndryshëm në parlamentin Evropian dhe ma gjerë të diskutohet çështja e pavarësisë .Me lejoni vetëm një dëshmi tu sjelli unë edhe inspektorin e udëbes jugosllave qe ka qene shqiptar dhe nuk ma ka nda kërbaçin shtat muaj të hetuesisë kam qene ne gjendje ta fali vetëm të ndërgjegjësohet dhe të na bashkohet kundër armikut ndërsa ministria e jashtme i kërkojë llogari zotit Behxhet Pacollit pse ndikonte ne ato shtete për ta njohur pavarësinë e Kosovës për mua është absurde.
Një publicist kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër. Si është Dibrani nga natyra?
Një njeri me pretendime te natyrës realiste qofte ne krijimtari qofte ne praktike po edhe ne publicistike pa i ekzagjeruar gjerat por edhe duke mos e fshehur atë qe është prezentë .
Ju jeni edhe një piktor, por edhe karikaturist çfarë është aktiviteti juaj në këtë lami?
Po jam një piktor i cili kam punuar ne periudha te ndryshme sipas mundësive po gjatë periudhës se luftës ma pak ku energjinë dhe kapitalin e kemi drejtuar nga Kosova për ta çliruar nga okupatori serb e tani punoj edhe ne ketë lami ku posedoj një numër te madh piktoresh ne gjermani dhe shtete t e Evropës si ne Zvicër ,Belgjikë ,Austri ,Suedi etj, ku pretendoj ta themeloj një shoqate te piktoreve shqiptare me seli ne gjermani, ne pikture punoj ne teknikat vaj dru ,akuarel dhe grafike ,ndërsa ne karikature ma ëndje punoj me motive politike dhe sociale temat.
Sa është bashkëpunimi mes shqiptareve në perëndim në aspektin e çështjes kombëtare sot?
Bashkëpunimi po thuajse është shume i dobët ,si arsye janë liderët politik te Kosovës qe pretendojnë për shkaqe te poenëve te veta te themelojnë parti ne shtete e perëndimit ku janë te përqendruar shqiptaret dhe i kane përpoqa ne mas te madhe.
Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?
Po fillimisht duhet ndryshuar ne organizimin e diasporës shqiptare nëse e keni fjalën këtu me qellim te organizimit te një lobi shqiptar për Evrope dhe në Kosove ,Shqipëri tek shqiptaret ne Maqedoni dhe Greqi është koha te bëjmë ofensive ma te mençur ne rrafshin politik drejt një kombi te bashkuar si janë shtete tjera që ta përforcoj një gjuhe një kulturë etj ,e jo kush do që mundet thotë qe ti bëjë dy e tri gjuhë me dialekte të ndryshme ose siç u be bastardimi me muzikën shqiptare që ma shume i përngjanë një melosi romesh duke e rrënuar kulturën e muzikës autoktone shqiptare ,qe me plot përgjegjësi them se ma tepër e kemi ruajtur atë muzike nen okupimin serb se sa sot qe e shkatërruan qeveritaret kosovar qe ishin dje por edhe te tanishmit.
Nëse kjo punë që bën sot dibrani nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Dibrani?
Po si te them unë jam krenar qe edhe ne këtë forme kame ndihmuar shpeshherë bashkë kombasit e mi njerëzit nevojtar ne Kosovë përmes firmës qe posedoj ne forma humanitare se mbi te gjitha me dhimbsen njerëzit invalid qe dhanë jetën për Kosovën dhe sot nuk ka ndonjë përkrahje po janë lëne në harresë ,fëmijët pa prindër ,pleqtë që në te tri kategoritë i kam ndihmuar dhe do te ndihmoja edhe ma tutje por nëse kishim me bere ndryshime pozitive siç ceket edhe ju unë kisha me u përqendruar në fushën ekonomike me qellim te rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës po edhe ne kulturë pa ju ndare krijimtarisë se artit se e konsideroj se tani për tani Kosova pas luftës është një det idesh dhe temash qe të dalin vepra artistike si ne pikture po dhe ne letërsi shumë të mira.
Përveç punës në firmën tuaj ”Dibrani transport”, si e kalon kohën e lirë?
Isha shume i lumtur me pasur kohe te lere po ndonjëherë qe gjejmë sa ndopak i përkushtohem edhe familjes dhe shëtisë,leximit po ndonjëherë edhe vizitave t e miqve dua ta them se koha është shume e shtrenjte për mua.
Sa është i kënaqur me atë çka sot ka arritur Dibrani me ”Dibrani transport” si dhe me punën e tij të palodhshme në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare aty ku jeton me punën e tij të palodhshme prej aktivisti në çështjen kombëtare?
me qellim te ruajtjes se saj tek brezi i ri ku konsideroj se kultivimi dhe ruajtja e tyre do te ndikojnë edh e tek çështja shqiptare ku mendoj se tani është koha ta tregojmë veten edh para popujve tjerë se vetëm me kulture ,pune ,dhe unitet do te jemi ma te pranishëm tek familjet e mëdha te popujve te Evropës.
Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?
Me bënë të lumtur shëndeti i mirë, sinqeriteti ne praktikë e jetë dhe me mundon përtacia nga e cila lind gënjeshtra dhe e keqja.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Unë kurrë nuk ju nënshtrohem lukseve te Evropës edhe ëndrrat qe i shoh gjithmonë i shoh ne atdheun tim prandaj është dëshira ime është një te ardhme te kthehem në Prishtinën time te bukur dhe te shtrenjtë.