Edison Ypi: Miqt e vjetër
Nja pesë a gjashtë nga miqtë e vjetër u ndali zemra nga Dashuria. Nja shtatë a tetëve u ra damllaja nga Bukuria. Dy a tre i gërryu kanceri. Njërin e shkeli makina. Tjetrin e zuri një shkëmb që u përmbys. Ca ikën të pinë raki në botën tjetër se nuk u mjaftoi e këtushmja. Ca i lagu shiu. Ca i mori era...


























