Albert Zholi: Kur jeta ideohet si “Dy udhëtarë”
Libri i ri me poezi, rrëfenja dhe ese “Dy udhëtarë”, i poetes Buqa Softa, vjen si një fllad mëngjesor buzëdetit, në këtë kohë ku “Covid-19” duket se i ka pezmatuar njerëzit. Por ndryshe ndodh me poeten. Ajo e largon zymtësinë, frikën, ngushtësinë, nënshtrimin, pesimizmin, dhe provokon një jetë ndryshe...


























