Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu
E diele, 12.07.2020, 01:46 PM
S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu
(Vazhdim
i dytë, i artikullit, me titull ,,15 veçoritë e popullit shqiptar,, publikuar
në Zemra Shqiptare, në datën 05. 06.
2020)
Nga
Reshat Nexhipi
Pse preokupohem, me
origjinën e Lekës të Madh dhe të figurave të tjera, të cilët, nuk kanë bërë gjë për kombin tonë ?
Këtë pyetje, ma
kanë parashtruar disa gazetarë gjatë intervistave, të cilëve, u jam përgjigjur, si vijon. Nuk e bëj këtë, për
shkak të ndonjë ,,simpatie,, që kam ndaj tyre, por, për t’i qendruar besnik shkencës, dhe, e dyta, përmes origjinës, fjala vjen, të
Lekës, nxjerr në sipërfaqe origjinën
tonë të vjetër, duke ua mbyllur,
njëkohësisht, në këtë mënyrë gojën
albanofobëve, që përpiqen të na trajtojnë për ardhacakë, kurse veten e tyre, për trashëgimtarë të
Maqedonëve të Vjetër!!
Si mund të adhuroj Lekën
e Madh, kur dihet që, për interesa personale,
ka mashtruar tërë botën, duke u deklaruar për Helen ose Grek,
kurse Babaj i tij, Filipi i Dytë, ka
vrarë rreth 7000 ushtarë ilirë, të udhëhequr nga mbreti i tyre-Bardhyli
(Yll i Bardhë) nga gjaku i të cilëve, është krijuar Lumi i Zi, që kalon
nëpër fushën e Pellagonisë, të cilën, unë, e quaj fushë e Pellazgëve tanë, të
para rreth 120 shekujve të kaluar. Pa marrë parasysh këtë, ne historianët, e kemi për detyrë, t’ia tregojmë origjinën e sicilit, pa marrë parasysh, a na
pëlqen, ose jo.
Përndryshe, origjina ilire e Lekës të Madh, veç tjerash, argumentohet edhe
përmes gjyshes dhe nënës së tij, sepse e
para ishte princezë ilire, e dalë nga Linkestët e Manastirit të Vjetër, kurse e
dyta-Olimpia, nga familja e Pirros, që
do të thotë, ky dhe Leka, dalin kushërinj, apo jo?. Megjithatë, për të argumentuar edhe më tepër origjinën e tij ilire, si dhe,
siç thashë, për t’ua kyçur gojën, njëherë e gjithmonë, albanofobëve
maqedonas, madje, fatkeqësisht,
edhe disa shqipfolësve tanë, në vijim, po evidentoj emrat e vetëm disa
autorëve, të cilët flasin për origjinën e Lekës dhe, ca shënime të tjera,
interesante për të.
Kush, çka shkruar për Lekën
e Madh, sipas rendit alfabetik dhe pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre
Aristidh
Kola, shkruan: ,,Leka
do ta ndjekë rrugën e dardanëve (ilirëve-R.N.), gjegjësisht, rrugën
nga Ballkani veriperëndimore deri në Indi e Tibet...
Aristidh
Kola...Gratë shqiptare, monedhat e këtyre dy figurave të
shquara, at e bir, Lekës dhe Filipit, i mblidhnin dhe i varnin në gjerdanet e
tyre,,.(A. K. Arvanitët..Tiranë,2008, f.228).
Artur
Vajgal, në librin e
tij, kushtuar Lekës së Madh, botuar në Tiranë më 1993, f.16, njofton se gjatë
lindjes së Lekës, në kulmin e shtëpisë të tij, kishin qëndruar dy shqiponja, të
cilat, paralajmëronin, se ky djalosh, do zgjerojë shtetin e vet në të katër
anët e botës!!,
CIA
(Ekspertët e saj): Leka dhe Maqedonët e Vjetër, ishin ilirë
(Revista maqedonase “Dello,,.05.1996),
Edit
Durham: Leka ishte shqiptar. (“Problemet e Ballkanit”,
Tiranë 2000, f. 20),
“Fakti” 17 gusht 2004: ,,Shumica e krerëve dhe ushtrisë së Lekës të Madh në
ekspeditën Aziatike, ishin pellazgë, apo shqiptarë”. Koka e dhisë, e cila ka
qenë simbol e kohës së Lekës, u bë edhe
simbol i Skënderbeut, si dhe i mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogu, thuhet në një tekst të internetit,
,,Fakti,, e 10
nëntorit, 2008: Leka vdiq nga malaria, në moshën 33 vjeçare dhe u varros me
madhështi, si dhe për 600 vjet
varri i tij ishte një vend
pelegrinazhi,
,,Fakti,,...për
njerëzit që vinin aty nga tërë bota, por
në fillim të shek.IV pas Krishtit varri i tij u zhduk jo vetëm si monument, por
edhe nga tekstet e shkruara për të mos u
gjetur akoma edhe sot e kësaj dite,
,,Fakti,,. Përndryshe,
Leka, kishte lënë amanet, njëra dorë, t’i lihet jashtë varrit,
me pëllëmbë të hapur, për të treguar se kushedi sa i pasur të jesh, në fund,
mbetesh me duar bosh,
Finleu,
shkencëtar i shquar:
“Leka ka folur në një dialekt të
vjetër shqiptar,
“Hrana
i vino”, revistë, nr. 23, prill 2006: Leka i Madh është shpikës i tortës të parë,
Jaho
Brahaj: Leka ishte mbret
i parë pellazgo-ilir (,,Fakti,, 2. 4. 2002),
Leka, bukefali dhe piktori. Ky kalë, disa
herë, ia kishte shpëtuar jetën Lekës, prandaj, në shenjë mirënjohje, menjëherë
pas ngordhjes, ngriti një qytet dhe i caktoi emrin Bukefal (Kavalla në Greqi),
Leka, bukefali dhe piktori... Madje,
në një rast tjetër, i kishte urdhëruar një piktori, që t’i bënte pikturë
kalit, gjë që edhe ndodhi.
Leka, për t’u siguruar, dha urdhër që, të sillej
Bukefali afër pikturës dhe të bëhej krahasim. Piktori, i ofenduar nga ky gjest,
prandaj kur kali, rastësisht, duke e
sjellë te pronari, hingëlloi, piktori, i
tha Lekës: “Kali marrka vesh nga piktura më tepër se Ju!”.
Leka
,,Dasma midis Evropës dhe Azisë,,. Leka i Madh, rreth një
vit para vdekjes, bëri “kurorzimin” e
nja 10.000 ushtarëve të vet me femra persiane, me qëllim që të formonte një
komb të vetëm në botë etj.,
Leka
,,Dasma...,,Bile edhe vetë u martua me persiane. Përndryshe, kjo,,
martesë,, ndodhi territorin e vjetër e Persisë e cila sot e përfshin Iranin, Irakun, Avganistanin
dhe vende të tjera në Azinë e Jugut.
Leka
dhe mbreti Por. Ky mbret indian, ishte mjaft i fuqishëm,
prandaj edhe gjatë dy luftimit, Leka përdori një mençuri, për ta fituar. Ishin
marrë vesh që, në sheshin e luftës, të dalin vetëm ata të dy. Kur Pori i madh,
iu afrua Lekës, ky, i thotë: Pse ke sjellë edhe një tjetër me vete?. Pori, duke
i besuar, ktheu kryen prapa kurse, në
ndërkohë, Leka, i bje dhe e vret,
Leka dhe pasuria.
Në Persepolis të Persisë, gjeti aq pasuri të mëdha, sa që, në një
letër dërguar në Maqedoni, shkruante se
nuk ishin të mjaftueshme as 20.000 mushka dhe 5.000 deve për t’i transportuar
të gjitha,
,,Makedonsko Sonce,, 28.9.2001: sipas
një legjende, Leka i Madh, u varros në Aleksandri, në një sëndyq të florinjtë,
,,Makedonsko
sonce” 05.10.2001: Në
një legjende, e regjistruar nga Marko Polo, thuhet se, në një vend të Gruzisë, ishte
paraqitur një ngushticë midis detit dhe maleve të pakapërcyeshëm, e cila e
pengoi tepër përparimin e mëtejshëm të Lekës së Madh,
,,Makedonsko
sonce”... prandaj, ky ishte i detyruar të bëjë një gardh të
posaçëm, përmes të cilit, e pengoi kalimin e fiseve gjysmë të egra, në anën e
botës së qytetëruar. Ai gardh u quajt: “Porta e hekurt” ose “Gardhi i
Aleksandrit”, dhe, ka mundësi që të jetë baza e murit të Kinës,
Marin
Barleti: Leka “është i yni,, (vepra e tij “Historia e
Skënderbeut”, botuar në Shkup, 2004, f. 233, fusnota 65),
Mathieu
Aref: Emri i Lekës-Aleksandër, ka të bëj me fjalët shqipe ka le
si andër (ka lindur si ëndër)-M.A.Mikenët- Pellazgët,Tiranë, 2008, f.496),
Musa
Ahmeti, nga Roma, në Faktin e 4 korikut, 2006, shkruan se varri
i i tij gjindet në bazilikën ,,Shën Marku,, të qytetit në fjalë.
Paul
Garde, shkencëtar francez: Leka i Madh ishte
nip i ilirëve,
Robert
d’ Angely, shkencëtar francez:
Leka i Madh “Nga preardhja ishte shqiptar...gjeneralëve të tij, iu
drejtohej në gjuhën e vet, që ishte pellazgjishtja, ose shqipja,,
Serget
Daucet: Leka i Madh ishte stërgjysh i shqiptarëve. (“Fakti”, 17
janari, 2005-Halil Hyseni),
Xhorxh
F. Vilijams: Gjuha e Lekës së Madh, ishte shqipja (“Fakti”, 14
gusht 2004).
Ps. Pa marrë parasysh, sa kanë të drejtë autorët e posapërmendur,
të cilëve, ndonjë, mund edhe, mos u
besojë, por, nuk mund të demantohet
kurrë, ajo që theksova në fillim, lidhur
me gjyshen dhe nënën e Lekës të Madh. Përndryshe, Leka ishte emnak me heroin
ynë kombëtar, i cili është objekt i tekstit në vijim.
Kush çka thënë për Skenderbenë
(Sipas rendit të Alfabetik)
Aleksandar
Stojanovski: Të gjitha tezat e lansuara paushale të dr.Petar
Popovskit, lidhur me origjinën e Skënderbeut, “shovinizëm dhe racizëm i hapur”.
Aristidh
Kola: Skenderbeu ishte gegë, prandaj, këta, shekuj me
radhë, mbanin veshur një shirit të zi në
shpatull, në shenjë zie të
përjetshme, për vdekjen e tij,
Ashik
Pasha Zade, shkencëtar i njohur i shek. 15:Skenderbeu është
arnaut (Mr. Ilmi Veliu, Skenderbeu)
Cvetan
Grozdanov: E gjithë bota e di se Skënderbeu është
shqiptar. (“Fakti”, 26 nëdor 2005),
Edmund
Spenser, poet i
epokës elizabetiane: ,,Skenderbeu ishte shok me të mëdhenjtë e të mëdhenjëve,, ( ,,(Arena,nr. 15,
2010-Joseph J. Diogardi),
Fanoli:
Skenderbeu mbyti tërë Italinë me famën
dhe lavdinë e tij,
Ferdinanti,
mbret i Napolit,
Skenderbeun, e konsideronte dhe e quante
baba, sepse, veç tjerash, në një rast, gjatë një beteje, ja
kishte shpëtuar jetën,
Filelfo.
Humanist i shek. XV,
kishte deklaruar se kryqëzata e v. 1464, e përgatitur nga papa Piu II,
mund të kishte sukses, nëse në të, merrte pjesë Skënderbeu, me ushtarët
e tij, të cilët, ishin të vetmit që kishin prapsur turqit në Ballkan,
Frank
Bardhi: “Do të ishte më lehtë t’i shkëputej Herkulit nga duart
topuzin, se sa, të fshije nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”,
Draganov. Folklorist i njohur
bullgar, autor i një përmbledhjes me këngë, midis të cilëve edhe 7 nga
Galishniku i Maqedonisë, kushtuar heroizmit
të Skenderbeut.
Haralampie
Polenkoviq: Skenderbeu ishte luftëtar kundër çdo lloj tiranie dhe
robërie,
J.Falmajer:“Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe
më të mëdhenj të botës” (Dhimitër Canco, Epiri… Flaka,11.03.2004),
Jaho
Brahaj, shkruan ,,Populli shqiptar,
Skënderbeun e njihte për mbret, edhe
pse ai, këtë titull, nuk e përdori kurrë, deri sa ishte gjallë,, dhe se ,,Të
paktën nga Kuvendi i Lezhës, të
vitit 1444, Skenderbeu, e
mbante kurorën Mbretëtore shqiptare, e cila
ishte kurorë tradicionale iliro-arbërore,,.
(Fakti,, 4 prill, 2002),
James
Volfe, gjeneral-major: ,,Skenderbeu ua kalonte të gjithë oficerëve, të
lashtë dhe modernë në udhëheqjern me një ushtri të vogël defensive,, (Arena,nr.
15, 2010-Joseph J. Diogardi),
Karl
Treimeri, Shkencëtar austriak: ,,Ne shohim se Skenderbeu është një
hero kombëtar, në të vërtetë ndërkombëtar, mbrojtës i suksesshëm i Evropës,
gjeni strategjik, politik e organizativ. Në atë kohë, kur Skenderbeu qendroi
lart si yll ndriçues, Sërbia dhe Bizanti kishin marrë tatëpjetën...,,
Karl
Treimer...Ky intelekt e ky shpirt, janë trashëguar prej ilirëve të
moçëm, që e kanë mbajtur dhe e kanë shpëtuar jo vetëm Perandorinë Romake, por
edhe atë Osmane, madje, edhe në parahistori, ata ishin kulmi i kulturës
evropiane,
Kostadin
Delinikolov, historian:Skenderbeu me betejat e
tij e pengoi zgjerimin e Perandorisë osmane në Evropë,
M. Kamile
Paganel: Shpatën e Skenderbeut magjike nuk mund ta përdorte
dot asnjë tjetër (dr. Petar Popovski…f.724),
Marçin
Bjelsi, personalitet i
shquar, siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në
Poloni, më 1551: Skenderbeu ishte “Princ
shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnologijata vo Bitola i Bitolsko,
Manastir, 1981, f. 287 artikull i Kole Simitçiev).
Marin
Barleti.: “Me praninë e Skënderbeut, mund të ngjallen edhe të
vdekurit”,
Marin
Bjellski: Skënderbeu ishte “Princ shqiptar i Maqedonisë”. Përndryshe, në Maqedoni janë thurur disa
këngë dhe legjenda për të, siç është rasti edhe
kënga ,,Skenderbeu dhe vajza e Manastirit,, kurse në Ohër, disa
shekuj me rradhë, një lagje, mbante
emrin e tij,
Marin
Segoni, humanist shqiptar, Skenderbeun e
quan mbret,
Marksi: Fuqizimi i pushtetit të Skënderbeut për
Venedikun, ishte si gjemb në sy, kurse Papa i romës, Pali II, edhe pse heroin
shqiptar e dekoroi me dekoratë të lartë, ishte koprac i madh dhe, nuk e dërgoi
ndihmën e kërkuar nga ana e Skënderbeut,
Mehmet sulltan
II: ,,Luan si Skenderbeu, kurrë nuk do të lindë dheu...tani, me vdekjen e
ti, Evropa dhe Azia janë të miat. Mjerë krishtenimi, se i humbi shpata dhe
mburoja”, që do të thotë se heroi ynë kombëtar, me betejat e tij të famshme, ka
mbrojtur dy kontinente, posaçërisht Evropën,
Millan
Shuflaj: “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”,
Mioçik,
historin: Skenderbeu, me
një të rënë, i kishte prerë
kokën një demi të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë shpatë, ia
kishin vendosur në varr, por pas
vdekjes, sulltan Muhamedi, e kishte zbuluar varrin dhe i kishte
marrë-shkruan dr. Petar Popovski,
Mioçik...Lidhur me shpatën, populli ka krujuar thënien: ,,Nuk është në pyetje një
copë hekuri i dheut, por dora e fortë e Skenderbeut,,
Moikom
Zeqo: Skenderbeu
për veten, ka deklaruar: ,,Unë
rrjedh nga Epiri, shqiptarët janë
pasardhës të Pirros,,. (“Fakti”, 4
gusht, 2005),
Momçillo
Stremiç: Skënderbeu
triumfoi ndaj Turqëve me forca të veta, sepse edhe pse vendet e Evropës
shpëtimin e tyre nga Turqia e shikonin tek Skenderbeu, sidomos Italia, nuk e
ndihmuan me ushtri të tyre,
Musa
dr. Ahmeti: Në “Faktin” e 30 korrikut, 2005, qëndron shkrimi i tij, në të cilin, veç tjerash, shkruan: “Skënderbeu mundi 7 pashallarë... nuk
u plagos kurrë...përveç se njëherë, lehtësisht me një shigjetë... ishte
gjithmonë ndër të parët për të hyrë në beteja dhe i fundit për t’u tërhequr,
Musa
dr.Ahmeti...Meqë Skenderbeu, kishte një pamje mbretërore të
fytyrës, u pëlqye shumë nga Sulltan Murati, i cili, në fillim, e dërgoi në Azi për
të luftuar kundër mbretit të Çiliçisë, në të cilën luftë, fitoi nam të madh, duke
luftuar trup me trup me një tartar të shquar, të cilin, e vrau,
Musa
dr.Ahmeti... Pas kësaj, Sulltan Murati, bëri zakon që të pohonte
publikisht se Skënderbeu, ishte krahu i tij dhe syri i tij i djathtë, si
dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij”
Nathaly
Clayer: Skenderbeu
ishte bektashi ,,Fakti” 18 gusht 2001. Në literaturën historike, thuhet: Si peng, i
sulltanit, u bë myhyp i një
babajt bektashian dhe si i tillë, me ardhjen në Krujë, e shëndroi këtë qytet në
qendër bektashiane, kurse për shkak edhe të tij, këtë sekt e përqfuan figurat
më tën ndritura të kombit tonë, si
muslimanë ashtu edhe të krishterë,,.
Nikolla
Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kurë
historianët serbë filluan të interesohen për historinë shqiptare, nuk kishte
asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënderbeut”.
Papa
Kalisti III. Përmes një letre, Skënderbeut, i shkruante: “Ne, biri
dashur, kemi pasur gjithmonë mendim shumë të mirë për fisnikërinë tënde dhe,
kemi ditur se, me duresë dhe trimëri, u ke qëndruar në ato anë, i vetëm turqve
të egër...,
Papa
Kalisti III... Emri yt, i lumtur, është përhapur në të
gjithë popujt katolikë, për të gjitha këto punë të mira, që ke kryer, për këtë
fitore të shkëlqyer”.(Historia e popullit shqiptar, 8, Tirana, 2000, f. 50),
Papa
Pali VI: “Skënderbeu është pinjolli famëmadh”,
Pjer
de Ronsar, poet francez i shekullit XVI, i cili në shkrimet e
tija për Skënderbeun flet në superlativ,
Rade
Rapaica, duke u frymëzuar nga betejat e Skenderrbeut, e nxiste
popullin serb të ngrihet në kryengritje. (Grigor Përliçev, Skenderbeu, Shkup,
1968, IV)
Rafael
Kamhi Çifut i dalluar nga Manastiri, bashkëpuntor i mjaft shqiptarëve të shquar, si emër të dytë, mbante atë të Skenderbeut,
Rafaelo
Volontrini, i shek.15 :Skenderbeu është trashëgimtar i mbretit Pir (Dhim. Pilika, Pelazgët...f. 68).
Robert
Austin: “Ideja e shqiptarëve të Amerikës që t’i ngrenë monument
heroit të tyre kombëtar, është e shkëlqyer, sepse Skënderbeu është hero jo
vetëm i shqiptarëve, por edhe i Ballkanit dhe Evropës, dhe se me qëndresën e
tij ai ndikoi në mbarë histoinë botërore”.
Sabellico, humanist dhe historian i dalluar i Italisë, i cili shkruan se babaj i
tij kishte shërbyer me Skënderbeun,
përsëafërmi dhe habitej nga trimëria e tij,
Stojan
Vezenkov. Ky sllav, i njohur në histori si “Udhëheqës Maqedono-shqptar”
dhe ,,Koordinator midis lëvizjes
Shqiptaro-Maqedone,, epitetin e kishte “Skenderbe i Ri”,
Sulltan
Murati: ,,Të kisha vetëm dy strategë si Skenderbeu, për 3 muaj e
gjysmë, do ta shkelja tërë Evropën dhe do dilja deri te brigjet e okeanit Atlantik,, që do të thotë se Evropa shpëtoi duke falenderuar Skenderbeut,
Shloseri, historian gjerman i shek.XIX, shkruan: Kur turqit
pushtuan Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën eshtrat e
tij, i mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali
mbrojtëse, kurse pastaj e shpallën për
“shenjtor” të tyre,
Tome
Serafimovski:“Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i
pakrahasueshëm autentik shqiptar” (“Lajmi”, 6. 4. 2006)
Vollteri: Sikur Skenderbeu të mbronte Stambollin, turqit nuk do të
mundnin të hynin kurrë në të,
Xhems
Bon:Skënderbeu shkëlqeu mbi të gjithë gjeneralët,
Xhenaro
Françones, shkencëtar i shquar: “Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti
Skënderbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës,
ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”. Skenderbeun e
quan mbret. Xhovani Batista-Pinja, shek.16: Skenderbeu rrjedh nga epirotët (Dh.Pilika, 60)
Ca shënime të tjera për Skenderbenë
Skënderbeu
në Turqi.
Deri sa ishte peng në oborrin e Sulltatanit, korri fitore të shkëlqyeshme
kundër kryengritësve të Anadollit, të cilët deshin ta rrëzojnë Sulltanin e
atëhershëm. Ai, “Si kapiten i 50.000 kalorësve dha prova të mrekullueshme në
betejat”-thuhet në literaturën historike dhe, shtohet se, Skënderbeu, disa herë
i fitoi forcat e Gjergj Despotit të Serbisë, Gjergj Brankoviqit, etj., të cilët
ishin kundërshtarë të Sulltan Muratit II, prandaj edhe mori emrin e Lekës së Madh.
Skenderbeu,
në Turqi... Në literaturën
historike, shtohet se, veprimin e parë
që e bëri Skënderbeu, me të cilën e fitoi zemrën e Sulltan Muratit II, qe në
Adrianopojë, në moshën 25 vjeçare, kur doli fitimtar në dyluftim me një tartar
të tmershëm, prej të cilit, u dridheshin koskat trimave më të dëgjuar të asaj
kohe...
Skenderbeu,
në Turqi...Skënderbeu,
pa asnjë plagë në vete, e vrau kundërshtarin, me veprime të shkathta dhe plot
mençuri, duke lënë gojëhapur të pranishmit...
Skenderbeu
në Turqi... “Dy prova të tjera të ngjajshme i dha në qytetin e
Bursës, njësoj si Bitimia (figurë mitologjike), përpara zotërisë së tij, kundër
dy luftëtarëve persianë, shumë të fortë në armë, njëri i quajtur Isaia e tjetri
Zampsia, të cilët në mënyrë të ngjashme, me shumë guxim u vranë prej tij, ashtu
si edhe tartari...”.
Skenderbeu,
për Maqedoninë. Pas vdekjes të emnakut dhe bshkëtdhetarit të tij, Lekës së Madh,
emri i Mqedonisë filloi të harohet, por për fat të mirë të saj, në skenën e
historisë, pas rreth 900 vitesh, u paraqit Skenderbeu, i cili me betejat e tij
të famshme dhe legjendare që i zhvilloi edhe në Mqedoni, bëri që të riqfirmohet
emri i saj.
Përveç këta dy
emnakë që e bëjnë të veçantë kombin tonë, në këtë drejtim, ka edhe figura të tjera, siç është edhe familja Qiriaze nga Manastiri, e cila është objekt i dorëshkrimit im, gati për botim.