Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi
Në fillim të viteve ´90 shumë të rinj e të reja shqiptarë nisën të studionin në institucionet arsimore rumune. Nga viti 1993 e në vijim Rumania ju ofroi të drejtën e studimit, në nivelin parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar, në mënyrë të përvitshme, rreth 100 vajzave dhe djemve...


























