E premte, 18.07.2025, 04:33 AM (GMT+1)

Kujtim Mateli: Monografia që shkruhet për Nënë Neslijen

Monografia “ Nderim dhe mall për nënë Neslijen” është një krijim që shpirti krijues i artistit, i mishëruar në penën e Nuredin Nurçes dhe Tare Kasos, dha për miqtë dhe të afërmit e familjeve Kaso e Lutaj, në fshatrat Goricë e Vinokash, por edhe më gjerë, për të gjithë dëshnicarët dhe përmetarët. Libri ka në qendër figurën e Nënës, të nënë Neslijes, një figurë që e rrit dhe e lartëson qënien njerëzore, e bën atë model për të gjithë njerëzit. ...

Ukshin Zajmi: Porosi edukative për biodiversitetin në pyll

“Letërsia përshkruan-filmi demonstron” është nocion që e ka thënë regjisori rus Andrej Tarkovski, sipas citimit të Abdurrahim Myftiut (“Nga letërsia te filmi”,Tiranë,2002, f.281), dhe pikërisht kjo shprehje m’u kujtua kur po shikoja filmin “Lepuri reporter” në sallën e madhe të Teatrit profesionist të Gjilanit, ngase të gjitha ulëset ishin të plotësuara me fëmijë-nxënës, dhe meditoja: po të ishte libër me tregime apo roman, athua, do ta...

Fatmire Duraku: Poezi e afërt dhe e ngrohtë

Poezia e Remzije Zekollit, sidomos kjo e librit të fundit Portret i fshehur, në radhë të parë është e qartë dhe e afërt. Komunikon lehtë me lexuesin. Pra, pa ndonjë vështirësi, mund të shijohet nga shtresa të ndryshme të lexuesve, që është vetvetiu një nga vetitë e artit të mirë, të poezisë së mirë...

Frank Shkreli: Rrofte toleranca politike amerikane

Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve.  ...

Faik Shkodra: Një histori autentike e shqiptarit

Veprat letrare janë riprodhim i ngjarjeve dhe i dukurive, janë pasqyrim i botës dhe i jetës së një shoqërie të caktuar dhe, siç na mësojnë teoritë letrare mbi artin e të shkruarit, krijuesit e veprave letrare bëjnë përpjekje të shumta, madje shumë të mundimshme, që në subjektet e veprave të tyre të kapin në trajtim e pasqyrim çështje e probleme sa konkrete e jetësore aq të vëzhguara me vërtetësi e me të dhëna të bollshme nga realiteti jetësor dhe ...

Sami Islami: Unë tani eci vetë...

Unë jam Klea. Besoj se më njihni! Si shumë moshatarë e moshatare të mia u linda jashtë Kosovës. Edhe pse këtu në mërgim jam mirë, megjithatë më shumë kam pasë dëshirë të jetoja në Kosovë! S’di pse më tërheq më shumë vendlindja e prindërve të mi, Kosova? Në Kosovë kam qenë nja dy a tri herë. Dhe sigurisht do të shkoj prapë për pushime. Këtu në Londër jetoj me prindërit, gjyshin, gjyshen, dajat, tetet, që i dua dhe më donë, por edhe në ...

Njoftim për Mediat i IKIJSH - së

Me rastin 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof Dr. Bamir Topi, organizon ditën e premte, dt 1. 6. 2012 - ora 10, në mjediset e Pallatit të Brigadave, një ceremoni pritëse për fëmijët jetimë dhe përfaqësues të fëmijëve jetimë të Shqipërisë nga gjithë vendi si dhe personalitete nga ky komunitet që janë shquar në fushat e artit, shkencës e kulturës dhe Shoqërisë Civile...

Kadare: Nuk pranoj të bëhem President!

Ismail Kadare u kthen përgjigje negative studentëve të Universitetit ''Luigj Gurakuqi'', Shkodër. Letrën mund ta lexoni Këtu, ndërsa më poshtë publikojmë përgjigjen e shkrimtarit tonë të madh: ...

Kadri Mani: Ditari i Jetës - 30 maj 2012

Zgjimi si zakonisht në orën 7 e 30, kafet e mëngjesit poashtu; ndryshojnë lajmet e gazetave dhe moti sot: më i butë, plus 18.Dola në restorant te grupi: kishte vdekur një plak dhe shkuam në ngushëllime, nuk u morëm vesh paraprakisht që njëri t’iu shprehë ngushëllime në emër të grupit, jo secili veç e veç!! Edhe kur s’ka tjerë vizitorë, nuk duhet ngutia, por biseda e debati...

Anisa Hysa, flet e mbijetuara

Anisa Hysa është një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit tragjik të Himarës dhe në një intervistë për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ studentja rrëfen ndjenjat e saj pas aksidentit tw autobusit që ra në humnerë duke shkaktuar 13 viktima. ...

Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik me fuqi për të shkatërruar njerëzimin mund të ndodh shumë më shpejt se shkencëtarët mendonin.Vetëm një numër i vogël sa gishtat e dorë ekzistojnë në botë por vetëm njëri prej tyre mund të sjellë efekte shkatërruese.Mendohet se zhurma e shpërthimit do të dëgjohet në të gjithë planetin, do të bjerë shi i zi dhe qielli rreth Tokës do të errësohet...

Fritz Radovani: Trimi i Maleve Martin Sheldija

Një ndër legjendat e Maleve tona të Veriut ishte edhe ishoficeri Martin Sheldija.Dij shumë pak për prejardhjen e Tij, familjen dhe jetën e Këtij Heroi të Shqipnisë. Koha po punon në drejtim të harresës së këtyne Figurave të lavdishme, për mos me thanë até që po ngjan në të vërtetë në Historinë e Popullit Shqiptar: “Shlymje e lavdisë së Tyne të perjetshme!”... Një ndihmesë të madhe në këte drejtim po jep pa u kursye përditë shteti “monodemokratik”, i cili nuk u përzihet në “shkarravinat”...

Fehmi Kelmendi: Invazioni Osman dhe manipulimet pansllaviste kundër kombit shqiptar

Pas kësaj ngjarjeje turqit depërtuan pa pengesa drejt veriut duke pushtuar vende pas vendesh. Viset e okupuara shqiptare prej turqve përfshiheshin në një Elajet që quhej i Rumelisë, me qendër në Manastir. Ejaleti ndahej në vilajete, vilajeti në sanxhaqe, sanxhaku në kazaja dhe kazaja në nahije. Shqipëria kishte katër vilajete: i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe Shkodrës me një sipërfaqe gjithsej prej 116 mijë km katrorë. Gjendja e tillë nuk ...

Ilir Dardani: Pse nuk duhet qe Presidenti te jete i komunitetit ortodoks

Neqoftese Presidenti do zgjedhej per te respektuar besimet fetare, ajo apo ai do duhej t’i perkiste komunitetit me te vogel, atij katolik (por qe eshte rritur dukshem ne vitet e fundit), sepse nuk ka pasur Kryetar/e Shteti asnjehere ne 100 vitet e fundit.Respekt te jashtezakonshem per ortodokset e sotem, kuptohet ata te ndershmit qe nuk jane shitur tek greket, por MbiRespekt per rilindasit tane te ketij komuniteti qe ishin shtylla kryesore e shqiptarise, nje pjese e te ...

Mustafë Rugova: Na kan’ mundë Nanat Shqiptare

N’ Cerrollukë, atje, n’Podgur,Burra t’mirë ka pasë dikur,Besa-besë, deshta me thanë,N’tana stinët ashtu asht kanë.Brezi pas brezi na kanë thanë,Besë t’pa besit mos me i nxanë.Edhe brezat lidhë si rr’fanë,Ishin ba, gjithkah muranë...

Pirro Prifti: Presidenti - Konsensual, por të jetë i Komunitetit Ortodoks

Politika shqiptare dhe respektivisht dy partitë e mëdha që përfaqësojnë koalicionin e maxhorancës dhe të Opozitës, kanë harruar një nga pikat që mund të ekuilibrojë jo vetëm marëdhëniet Pozitë-Opozitë, por dhe të stabilizojë drejtimin e shtetit shqiptar.Sikundër një marëveshjeje të pathënë e të pashkruar midis komuniteteve fetare për tolerancën fetare e cila ngrihet me aq bujë e rrokopujë me ...

Kalosh Çeliku: Thirrja në ''Din e Iman'' për hakmarrje

- O plak, pendohu për të gjitha ato që i fole pas “teravisë” në xhami!- Kush je ti tani, që më urdhëron natën?! Përgjumshëm në vend të Allahut, e thirrë nateditë Shejtanin në minare. Edhe, atë: në Ditën e sotshme të Motit Madh (2012) ma përmend autobusin, do të më përzësh me dhunë në Turqi?! Në protesta qytetare del me “Allahu akbar” dhe flamur arab. Kësulë - leckë të zezë në kokë. Ose, “shajkaçë” serbe.- Unë?- Po, ti me ferexhenë krahëve.- Unë jam Lugati i Koçajve. Ose, me...

Bardhec Berisha: Puhiza që vazhdon të rrugëtojë

Fjala Haiku rrjedh nga gjuha japoneze që në gjuhën shqipe do të thotë „Vargje gazmore“.Stili i poezisë Haiku është një formë poetike tradicionale Japoneze, e cila sot është zgjëruar në tërë botën. Kjo formë e të shkruarit njihet si forma më e shkurtë poetike në botë.Matsuo Bashö bashkë me nxënësit e vet e përpunoi poezinë Haikai (quhej atëherë) dhe kësaj poezie ia mundësoi që të pranohet si poezi serioze, kurse Masaoko Shiku njihet si themelues i Haiku-s moderne. Ai është i pari që e ...

Dedë Preqi: Kur do te jetë Kosova sovrane e vendit të vet?

AKOMA, çakajtë e natës nuk pushojnë dhe nuk e lënë të qetë këtë vend, duke shkakëtuar trazira me veprime ç’njerëzore, Kosovën po mundohen ta mbajnë peng të sovranitetit dhe vendit të vet, që të jetë përherë zot shtëpie në trojet e veta. Edhe pse, më 17 shkurt 2008,ishte dita e dytë e fitores kombëtare, një nga ato më madhështore e shumë shekujve, Pavarësia e Kosovës, e cila ditë ia riktheu dinjitetin shqiptarëve, që të jetojnë të lirë në ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx