Rina Çela Grasset: Jo harrimit !
Me kalimin e kohës harrimi mbulon fillimisht datat, pastaj emrat, pastaj kronologjinë... Duke kaluar gojë më gojë historitë ndryshojnë konturet, ngjarjet treten në muzgun e kujtesës, bisedat fillojnë me "A të kujtohet ?" ose "Thonë se një herë e një kohë..." Dhe vjen një ditë kur kujtesa shuhet...

























