Odise Gremo: Kumbari i hënës
Me zjarr në dorë u lëshua stuhia,Dallgët u ngritën të ndanin retë,Tutje në pyllin me lisa ra zia,E vranë sërish një lis rrufetë. Po lisat urrejtje për retë nuk zbrazën,Gjakmarrje s’kërkuan për vëllanë e tyre,Vetëm krahët nga dhimbja përplasënDhe lajmin e vdekjes përhapën në pyje...

























