Mendime
Vangjush Saro: Dy poetë në trajektoren e fatit (2)
E hene, 16.02.2015, 09:47 PM
Dy poetë në trajektoren e fatit
(Shënime për
krijimtarinë poetike të Luan Xhulit dhe
Nga Vangjush Saro
Nëse vendos të rimarrësh një shënim, kjo do të thotë se lënda që ke ndër duar, prapë të jep mundësi të thuash diçka. Edhe pse nuk ndërhyn dot në imazhet e fatit (artistik). Jam i ndërgjegjshëm ndërkaq, se në ndonjë nënvizim a detaj të pjesës së dytë të këtij shënimi, mund edhe të cek në kufijtë e përsëritjes; sikundër jam i bindur që po mëtoj të vë në punë një kamera të vëmendshme, që do të regjistronte nuancat dhe ngjyrimet karakteristike në një recital që e meriton të ndiqet. Pyetja që shtrohet është e vjetër sa bota: Përse? Përgjigjia lyp pak vëmendje.
Hyrje në termin “veçanësi”
Gjatë kohëve, sipas shkollave e rymave letrare, krijuesit kanë tentuar të shprehen në mënyra nga më të ndryshmet: me shenja, me numra, me simbole, duke i sjellë vargjet vertikalisht, duke i kombinuar në forma gjeometrike, në strofa e ritme nga më të begatat, mandej duke iu dhënë ngjyrë librave në faqe të veçanta, duke shkruar lehtë dhe pa shumë intensitet për ngjarjet e mëngjesit - sepse sapo ka filluar dita, njeriu është… mahmur - dhe duke e rritur vëmendjen në ngjarje të ditës, e kështu më tej. Në vorbullën e vlerave dhe halleve të letrave, kanë mbetur gjithnjë për t’u marrë në sy pak gjëra: gjetja, përjetimi shpirtëror, teknika e përsosur dhe sidomos individualiteti krijues.
Që në leximet e para dhe, pastaj, në hartimin e shënimit letrar për Luan Xhulin dhe Edmond Shallvarin, ajo që më bëri të qasem, ishte veçanësia e secilit, prirja e dukshme e tyre për të krijuar identitet artistik, çka është gjëja më e vështirë, në mos e pamundur, për shumicën e atyre që përpëliten në këtë profesion të rëndë, ku vuajtja për të gjetur dimensionin vetiak, është njëherësh lumturi. Këndo vetë, qoftë edhe si bretkocë. Kështu thoshte S. Esenin. Këtë koncept e gjejmë disi më të moderuar edhe te një tjetër autor me emër. Në vjershën “Rruga që s’e mora” poeti i njohur amerikan R. Frost na rrëfen se si ndër dy rrugë që iu shfaqën pyllit, ndoqi atë që ishte më pak e shkelur… Dhe kjo (ai nuk fshihet) kjo ka bërë diferencën…
Të
kërkosh mënyrën për t’u shprehur...
Poezitë e L. Xhulit të kujtojnë jo rrallë një thënie interesante të protagonistit të romanit “Procesi” (F. Kafka). Fjalia është: “Unë vetëm zbulova shenjën, po heq dorë dhe s’dua të kuptoj...” Në poezinë e tij të çuditshme, ka një sërë përjetime të vuajtjes, pa bërtitur dhe pa kumtuar patjetër përfundime. Ai është... “Shok me rrezet, oazet e djersës”, mandej konstaton pothuaj me njëlloj cinizmi: “I ktheva xhepat në rërë të varfër limani...” Është një poezi që nuk të krijon ndijesinë se diku e ke hasur më parë. Edhe nocionet më të thjeshta, në vështrimin e tij poetizues marrin ngjyrime metaforike, si në vargjet “Të vërtetën e buzëqeshjes sime e rikopjoj/ me sytë që nuk ndërruan ngjyrë.” Ose: “Këtë verë, nuk bleva dot këmishë të re./ Përdora të vjetrën,/ zbardhur nga larja,/ rënduar me peshën e diellit mbi kuadrate.” (Këtë verë)
E. Shallvari kalëron në një mënyrë tjetër. Ai nuk “di” të tregojë. Nuk i pëlqen të përsiatë. Në vjershat e tij, ka gjithnjë frymë kundërshtimi, vlimi, përplasjesh dhe vetëpërplasjesh, që rëndom fillojnë me një gong. “Ja që më pëlqen të ec borës së pashkelur/ Shiut t’i lë trupin të luajë si në dush…” (Ja që më pëlqen) Loja e të ndërsjelltave është mjaft karakteristike për poezinë e E. Shallvarit. “Jam në shtegtim në të kundërt me zogjtë,/ në të kundërt me zogjtë e ngre dhe folenë./ Një çast takohemi diku në horizont,/ pastaj takohemi kur mendimet flenë.” (Shtegtim)
Ndodh që
poezia të vijë si një dallgë që (pothuaj) nuk përplaset askund, por interpreton
gjatë gjithë kohës, si të ishte një instrument shumëngjyrësh. Ne vjershën e L.
Xhulit “Nuk dalloj dot”, ka një kurbë sa
vajtuese, aq edhe groteske. “Të çmendurit janë shtuar si
Qasje të ndryshme kah natyra, dashuria dhe Zoti
Dashuria
frymëzon, si gjithë poetët, edhe protagonistët e këtij shënimi, por me masë;
gjithsesi, edhe në këtë episod, ata janë mjaft të ndryshëm. I përkorë L. Xhuli
në ndjenjat më intime, si një aristokrat. I vrullshëm dhe gjithpërfshirës
Është e
natyrshme ndërkaq, që duke vëzhguar dhe kërkuar në natyrë, një tjetër pikëtakim
me poetët, ndijesitë pasurohen. Gjithë ç’vështron syri, janë gjah poetik për L.
Xhulin; brenda dhe jashtë, në poezinë e tij ka shumë gri. “Oxhaku tymon duke
sharë jugën/ dhe
Mendoj,
krijuesit kanë apo lëvizin në relieve dhe etapa të caktuara. E. Shallvarit i
pëlqen të luajë me termat e besimit dhe të prekë tablonë dhe ndijesinë
qiellore, me gjithë imazhet e tyre të çuditshme. Ka vjersha që besimi dhe
termat i zbukurojnë; (sepse siç thotë edhe
Fjalë për teknika të ndryshme poetizimi
Duke i qëndruar besnik linjës së pangjashmërisë, çka në fund të fundit në një kuptim është vetë krijimtaria, me pak vëmendje, mund të shikojmë ndryshime e individualitet edhe në aspektin apo episodin krijues të dy poetëve. L. Xhuli (duket sikur) vizaton me mendjen se kjo do t’i marrë mjaft kohë; ose mërmërit pareshtur, si deti në dukje i qetë, por duke iu dhënë mijëra reflekse fjalësh meditimeve pa fund. “Gjethet kishin dalë nga këllëfi i sythit/ dhe zogjtë kishin shtruar vezët e para të martesës./ Mamaja lidhte flokët me shaminë me oja jeshile/ dhe babai s’e vendoste më përmbi sy kapelen …/ Unë vonohesha më shumë mbrëmjeve/ dhe me xhel të djelltë i shtroja kaçurelat…” (Prilli i dikurshëm) Nga ana e vet, E. Shallvari i beson më fort fabulës, krijimit të ndërtuar (pothuaj) mbi një subjekt, që shkon deri te pamja e një tregimi lirik, ndonjëherë sarkastik, por ku gjithnjë shihet një ngjarje a një episod nga jeta, i shtrirë në pak vargje: “Nuk firmoset dashuria./ S'është kontratë marrëveshjesh./ Firma e saj është vetë magjia,/ që të ngjall edhe pas vdekjes.” (Firma e dashurisë) Por në një sërë poezi, rrëfimi i E. Shallvarit i ikën fabulës, shtjellon mendime, krijon imazhe, gjithnjë duke luajtur bindshëm me fjalët. “E hapur një portë/ Një portë e mbyllur/ Pa hyrë më thotë/ “Je brenda i kyçur”./ Pa dalë më thotë/ “Je jashtë, veç jashtë!”/ Hapmbyllur një portë/ Në pragun ditnatë./ Pa kyçin e portës/ Mes pragut të botës.” (Porta)
Loja me
fjalën, është një nga detyrimet e njohura letrare. Përsëritja. Inversioni.
Kakofonia. Siç shihet edhe nga vargjet që kemi përzgjedhur, këtë manierë, këto
kombinacione, për shkak të së cilës poezia shumë lehtë mund të të ikë duarsh,
Interesante
është të vërehet që në tërësinë e gjetjeve të tyre, të dy poetët blatojnë
gjendje dhe figura të freskëta, që ndryshe nga gjestikulacionet poetike të
shumë krijuesve të të sotmes, nuk të tingëllojnë të konsumuara. L.Xhuli, shumë
përzgjedhës: “Klorofili i fjalës, korentet e ajrit dhe ngjyra e dritës,/ pësuan
ndryshkje si dritare e vjetër...” (E shkruar një të diel dhjetori)
Kuptimi i pikëçuditëses dhe disa përfundime
Në një
reliev me shumë pamje, ndodh që disa të të ikin syrit; jo gjithnjë mund t’i
përcjellësh dukuritë me të njëjtin intensitet dhe me të njëjtën vëmendje.
Mungesa e vetëkontrollit artistik, endja pa sens në qiej ngazëllimi e
vetëkënaqësie, do ta bënte krijimin tonë, krijimet tona… njëlloj karafe të
kristaltë. Sipas një legjende, ky frut që rritej buzë Detit të Vdekur, ishte i
bukur në pamje, por shkërmoqej po ta prekje me dorë. Nuk na duhet një
krijimtari që të shkërmoqet… Ndjenja e më së mirës, që në fakt është vetë
talenti, na tregon se sa të dobët jemi ndaj asaj që shkruajmë. Duke vështruar
ngultazi në poezinë e protagonistëve të këtij shkrimi, ndjej dhe pohoj me shumë
kujdes që ndonjëherë për L. Xhulin kufiri me prozën bëhet i rrezikshëm, një
emergjencë. Ai flet kaq qetë e shtruar, tregon edhe në mënyrë të rëndomtë, tërheq
ngadalë fijen e rrëfimit, aq sa të duket se poezia humbi, nuk ka më kohë të
saj, ritëm, sugjestion artistik. Ndonjëherë gabohesh, poezia është sikur po
zhvishet një grua dhe po tregon gjithë bukuritë e saj. Por ndodh që ajo është e
rëndomtë ose e ka tepruar me tualet dhe erëza. Gruaja apo poezia? Ç’rëndësi ka!
Bie fjala, në një pjesë të poezisë “Cilën biografi të shkruaj?…” rrëfimi shkon
pa shumë interes e me pak ndijesi artistike. artistike, kurse vështron më nga larg lexuesi që do më shumë art…
Në ndjekje të teknikave gjithnjë, edhe
Nëse ka
teprime, bjerrje sporadike apo edhe mungesë vijëmësie artistike, këtë autorët e
pranojnë me shumë mundim. Por kjo veç, edhe duhet shkruar me shumë mundim. Çdo
shkrim, ca më tepër ato që i cilësojmë shënime letrare, kanë një dozë
subjektivizmi, në mos edhe pak brutalitet intelektual… Miku dhe kolegu im A.
Papleka, në një diskutim letrar në Tiranë, jo shumë kohë më parë, u hodh e tha
se nuk ka vend për vërejtje, nuk ka pse, ashtu i ka ardhur poetit… Nuk ndjej
ndonjë tepri a mungesë motivimi në këtë mes, por le të flasim me sinqeritet;
gjithmonë ka vend për më mirë. Ca më tepër, që këtë na e thotë edhe O. Uajld, i
njohur për prirjet e tij estetizante. “Librat, thoshte ai, janë të shkruara
mirë ose keq. Kjo është e gjitha.” Këtë aksiomë të gjetur, mund ta rithemi
patjetër edhe për poezitë. Por... cilat janë shkruar keq dhe kush e pranon
këtë? Sigurisht, e pranojnë apo qëndrojnë një çast për të parë çfarë mund të
bëhet më mirë, ata që nuk kënaqen me ç’kanë arritur dhe kërkojnë më tepër. Edhe
protagonistët e këtij shënimi, kam bindjen, janë krijues që nuk lodhen së
kërkuari; motivi dhe fjala, gjendja dhe detaji, për ata janë gjëra shumë të
rëndësishme dhe që nuk mund të shkëmbehen me çdolloj vargëzimi. Poetesha e
njohur amerikane
Ani. Magjia e krijimit nuk gjykohet, edhe pse mendimet e sugjerimet mëtojnë të shëndoshet lënda poetike dhe teknikat letrare. Dhe vetëm kaq. Tani, si në një vjershë të D. Agollit, kur mendon të shkruash FUND (pra, fundi i librit, i një krijimi) befas të vijnë në mendje edhe mendime të tjera… Gjithsesi, kjo është për mbarë, që do të thotë se recitali të emocionon, ia vlen ta ndjekësh atë, sadoqë ndonjëherë ritmi bie apo ndoca hollësi kërcasin. Duke përmbyllur këto radhë, pa pretenduar për një vështrim shterues, mund të them se më e pakta, prej dy shënimeve, lind një i vetëm, që me modesti i regjistron disa vlera.