E shtune, 27.04.2024, 05:18 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Pse vini në shtetet e krishtera?

E hene, 16.02.2015, 10:00 PM


REFUGJAT KOSOVAR PSE PO VINI NË SHTETET E KRISHTENA TË EUROPËS ?!

Nga Selim M. Nengurra

Aspak s`më vjen keq me thanë se popull ma i padinjitet dhe i paftyrë se shqiptarët nuk ka.

Edhe unë jam shqiptar, ama jam shumë i sigurt se 99% jam ma ndryshe se si i shof se çfar janë shqiptarët  tjerë, mjerishtë shumica se jo të gjithë.

Gadi po i rrafshoj 60 vjet jetë dhe prej se mbaj mend kam ndëgjue se shqiptarve jua paska pas ba me hile Europa në Kongreset e saja të ndryshme e posaqërishtë në Berlin e edhe në Konferencen e Londrës. Na kan nda, na kan coptue, kan falë tokat tona, kan ndihmue pushtuesit anmiqët tan serb. malazez , bugar e grek.

Edhe Turqin e akuzojnë se ajo ja paska falë trojet tona Serbisë, Malit të Zi etj.

Mirë dakord ama a i ka shkue mendja qoftë edhe nji shqiptari ndonjihere që kur don me folë per fajin e tjerve per robninë tonë me pa se edhe sa asht hisja e jonë në at faj, në at padrejtësi ? Unë them se jo , si ka shkue asnjihere. Dhe si ka shkue per faktin se neve jemi të pajisun me këtë smundje patologjikisht me pritë vetë si gomari per barin e kur ndodhë diçka me fajsue pastaj tan botën. Dhe jo vetem kaq. Në mendësinë tonë asht ngulitë edhe nji ves i poshtër , mendojmë se masi na paskan faj të tjeret ata paskan edhe obligim domosdoshmerishtë me na ndihmue, me na ushqye e bile edhe me na dhan buken me doren e tyne e neve vetem me hap gojen dhe me pertyp si lopa barin.

Mbaj mend se nuk asht fort moti dhe pata shkue në Kosovë në shtator 1999, dhe rregullisht nga disa here secilin vit pastaj. Shoqata dhe organizata bamirëse nga Europa sillshin dhe shperndajshin ndihma nga ma të ndryshmet tue fillue nga materiali per ndertimin dhe rinovimin e shtëpive e banesave të rrenuara e të damtuara nga lufta deri te veshmbathja, shtroja e mbuloja dhe edhe artikuj ushqimor. Kam pa me syt e mi dhe edhe sot flasin vet banoret e Kosovës se si njerzit kan shkue e kan marr ushqim të tepert pa pas nevojë fare dhe kam pa se si makaronat e orizin jua hudhshin pulave se skishin se si e konsumojnë vetë tan atë sasi që merrshin.

Vite me radhë komshiu i lavdohej komshiut se per drekë ka pas kaq e kaq kaqika të pulës dhe zgërdhihej kur i tregonte se ska mujt ti han krejt dhe tepricen ja ka qit qenit.

Rrnoftë Europa dhe Amerika piskatshin gjithandej dhe asnjeni nuk lekundej vendi me punue diçka me u angazhue per diçka. Mirpo nuk vonojë shumë dhe shoqata dhe organizata bamirëse pan se po keqperdoren ndihmat dhe i nderpren ato. Posa ato u nderpren shtetet arabe dhe turqia filluen me fut njerzit e vet në Kosovë dhe filluen me ndertimin e xhamijave. Nuk vonojë dhe shqiptarët e Kosoves harruen laicizmin e tyne tradicional dhe indiferentizmin per fetë ata si per inati të Europes dhe Amerikes po sikur Haxhi Qamili filluen me zhurmat islamike dhe nga minaret e xhamijave të panevojshme që u ndertuen ndegjohej panderpre ezani arabisht dhe edhe nasihati ( ligjeratat ) kunder krishtenizmit, Europës, Amerikës dhe mjerisht këtë dukuni se parandalojë askush.

Kjo solli deri te angazhimi i shqiptarve në organizata islamike dhe vëllaznit Duka nga Maqedonia bashk me disa arab pregaditen planin per sulm terrorist në nji kazerm ushtarake në Nju Xhersi në Amerikë, bash në at kazermë ku Amerika derisa 24 orë rresht pa ndalje bombardonte caqet ushtarake e policore serbe në të njejten kohë pat marr  nga kampet e refugjatve kosovar nga Maqedonia dhe Shqipnia dhe i pat strehue 22.000 shqiptar. Disa vite pas kësaj në aeroportin e Frankfurtit Arild Uka vrau dy ushtar amerikan.

Nuk kam qellim tash të shkruej ma shumë per poshtersitë që i kemi ba kunder Amerikes e Europes të cilat bashk na shpetuen dhe na çliruen nga pushtimi serb. Unë do flas per ngjarjet e fundit në Kosovë. Per ikjen e dhjetra mija shqiptarve nga Kosova. Nuk do flas per shkaqet e ikjes sepse asnji nga ata që na prezantojnë TV-të tona nuk më dhimbset sepse po dihet pse po ikun, cilet janë ata dhe kush qendron prapa tyne e veprimtarisë së tillë shtetshkatrrimtare. Po shifet e po dihet se pothuej asnji i varfen asnji hallexhi dhe njeri që nuk ka asnji të punsuem në familje nuk ka marr at rrugë dhe as nuk do e merr.

Unë vetem ju baj pyetjen atyne që po ikun nga Kosova dhe pse ikun din ata dhe sa per mue ikshin dhe kurr ma mos e shkelshim at tokë me kambë, por pse po ikun në Europen e krishten?!

Ku po dojnë ?

A nuk po ju bjen ndermend se shtetet e Europes jan të krishtena dhe perplot me kisha?!

Ku po shkojnë këta musliman të devotshem?!

Pse nuk po shkojnë në Turqi te baba Rexhep Taip Erdogan?!

Pse nuk po shkojnë te shtetet islamike?! Pse nuk shkojnë te sheiket me shallvare, atje do e kan ma afer Qaben per me shkue në haxh.

Kur i shof se po harrojnë shamjet që ja kan ba shteteve të Europes po më kujtohet ajo barcoleta e ati njeriu që i ka permjerr qershiat.

Po e tregojë barcoleten.

Njeni kishte pas shumë qershia dhe pasi ngopet i shkund shumë nga to nga deget në tokë dhe zbret posht e fillon me iperrmjerr ( pshurrë )

Pas disa ditve i hahen qershiat perseri dhe shkon e kur shef se në deget e qershisë nuk ka ma shef ato nëper tokë dhe fillon me than; kjo nuk asht e pshurrtë, kjo asht e pshurtë dhe nji nga nji kjo jo kjo po i hanger të gjitha.

Te tillë jemi neve. Unë mbaj mend se si shqiptaret ne Norvegji në vitin 1992 futeshin në kisha per me shpetue nga prezanja prej shtetit dhe se kishin fare inati se flejshin në madrasa perball alltarit e mbi ta ishte Kryqi. Per ato letra qendrimit ishin ne gjendje me u martue me priftin ( janë protestant norvegjezet dhe martohet prifti i tyne ), me ja dhan gruen dikujt që do ju siguronte letrat e qendrimit. Kur u vendosen filluen me u ba musliman të devotshem. Jam i sigurt se po mori shteti vendim ta presupozojë me i largue muslimanet nga shtetet e Europes po ju garantojë se 99% e shqiptarve të fesë islame do deklarohen se nuk jan musliman por të krishten.

Pra neve jemi popull mjeran.

Mos ja msyni Europes se ju ka kuptue ajo mirë se cilet jeni. Nuk ka kush deshirë me na pa surratin.

Po nuk e deshtet vendin e juve dhe doni se doni me ik , ikni e thene qafen në Turqi e në shtetet arabe diku dhe atje rrini pergjithmone e bahuni taman musliman.



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora