Resmi Osmani: Skifteri
Markua,i njohur edhe si Skifteri, që kishte qenë pseudonimi i tij i luftës, ishte njeri i frikshëm. I gjatë, shpatullshtrembër, gjoksin të futur nga tuberkolozi , flokë të ashpër e të kreshpëruar që i tallaziteshin sa herë luante kokën. Fytyrën e kishte të verdhë e të rrudhur si një maskë, ballin të ngushtë, vetullat të kreshpëruara, sytë të futur thellë në zgavra i digjeshin si dy thëngjij. Hunda si e skifterit, buzët e holla dhe mjekra e dalë përpara...
























