Gani Pllana: Tri gota
Gota e parë, nga nëna,E ëmbël si mjaltë,Mbahet mend përherë,Të drejton në jetë... Gota e dytë nga mësuesja,Germëzimet nuk harrohen,Etja shuhet sikur foshnja,Rrufeshëm përqafon nënën... Gota e tretë nga të dashurit,Në stinë të pleqërisë;Mirë që nuk e di njeriuFundin e kësaj bote,As fundin e kësaj gote!...


























