Elvi Sidheri: “Jehu i Përjetësisë”, ose përçimi i trashëgimisë më thelbësore të veprës dhe jetës së At Zef Pllumit
Dalja nga shtypi e studimit “Jehu i Përjetësisë” të Vera Pelaj, gazetare dhe shkrimtare me përvojë në të dyja këto fusha me një profesionalizëm të theksuar e përkushtim të dëshmuar tashmë, na ofron të gjithëve, dashamirës të veprës e jetës së At Zef Pllumit, por edhe lexues të etur për ushqimin shpirtëror e atdhetar...


























