Mihal Gjergji: Ne ishim tre
Ne ishim tre, jetonim si në ëndrraE brenda dhimbjes ndjenim dashuriTrishtimin tim e puthte ëmbël nënaIm Atë më maste; hap e shtat e sy Ky trinitet u prish një ditë papriturSi këmbë mali, ra im Atë, u shembMe plagë në shpirt dhe trupin e kapiturMizorja kohë! Lëndime sjell ndër mend!...


























