Albert Vataj: Flamur kuqezi, sot po du, me ty me gëzu, e me fluturu!
Po du me ty me u gëzu, sot n’ditën e mëvetsimit, n’valvim t’flamurit, në t’shenjten e t’shtrenjtën ditë, qi burrat e urtë t’motit 1912, guxuen e shpallne Shqypnin t’mosvarme. Guxuen n’goj t’zezonave, tue notue n’gjak, t’veshun me xhamadan të shpuem plumbash e plisa zhigun barutit...


























