Fritz Radovani: Loro Boriçi - bir i denjë i Shkodrës deri në vdekje
Loro Boriçi, ka lé në qytetin e Shkodres me 22 Gusht 1922, në qytetin ku ka lé edhe futbolli shqiptar (1905), e asht edhe fidan i atij oazi të quejtun Gjimnazi i Jezuitëve të Shkodres, ku kanë mësue dhe janë formue breza të tanë qytetarësh intelektualë dhe dijetarë të Shqipnisë.Në një oborr të vogel shkolle ku mori arsimin e mesem dhe kulturen qytetare shkodrane, dijti me nderthurë mësimin, formimin qytetar me até fizik, per me mbetë Yll i pavdekshem jo vetem per Shkodren e mbarë Shqipninë, por edhe në plejaden e vet të lojtarëve të Europës...
























