Blerim Latifi: Masakra e harruar dhe studenti i Sorbonës
Po kaloja sot nëpër fshatrat e Klinës. Kur hyra në rrugën kryesore të Gjurgjevikut, nga larg e pashë një përmendore të ngritur buzë rrugës. Thash me vete: duhet të jetë e ndonjë dëshmori të luftës së fundit. Kur iu afruam i thash vëllaut tim të ndalonte makinën. Doja të shihja nga afër se ne kujtim të kujt ishte ngritur ajo përmendore...


























