Frank Shkreli: 30 vjetori i vizitës së parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Washington dhe 13 vjetori i kalimit të tij në amshim
Disa ditë pas përfundimit të seminarit në Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj erdhën me një mik timin, Zotin Simon Simolacaj të më vizitonin në Washington. Në atë kohë, unë punoja si Këshilltar i Programeve radiofonike drejtuar botës komuniste në Drejtorinë Evropiane të Zërit të Amerikës...

























