Ismail Aliu: Si e shpalosën flamurin kombëtar vendasit e mi më 1968
Ishte viti 1968, atëherë isha nxënës i shkollës fillore dhe si kisha mbushur akoma 15 vjet. Para dyerve të mëdha të shtëpisë sime të vjetër, por të fortë ende, vazhdimisht mblidheshin burrat e lagjes sime e sidomos ata të afërmit e mi më të rritur. Aty bisedonin deri sa binte fare mbrëmja dhe gati nuk shihnin njëri tjetrin...


























