Llesh Ndoj: Salianji është në burg, por 'salianizmi' është mendësi
Nuk ia uroj burgun askujt, as atyre që përkrahin tezën arkaike “burgu për burra është!” Në kohët kur jetojmë edhe kjo tezë është përbuzur fort, aq sa ajo është bërë e pakuptimtë. Në kohët e sotme, në burg nuk po shkohet më për gjëra që “s’ia vlen më liria”, por për vjedhje të pështira, për shpifje, për fallsifikime...


























