Kulturë
Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini
E premte, 21.08.2009, 07:49 PM
 INTERVISTË  ME  DREJTORIN 
E  SHTËPISË  SË 
KULTURËS
INTERVISTË  ME  DREJTORIN 
E  SHTËPISË  SË 
KULTURËS  
 “ ABDULLA  KRASHNICA “  NË 
PRESHEVË  Z. NASER  NUREDINI
KULTURËN DUHET KULTIVUAR NË
VAZHDIMËSI
Nga Bilall MALIQI
Shtëpia e kulturës “Abdulla
Krashnica” në Preshevë kohëve të fundit u ballafaqua me ndërrime drastike të
udhëheqësve.Prej vitit 2005 e tutje u ndërruan dy drejtor të kësaj shtëpie
akoma pa i mbushur mandatet e tyre, njëri me tri vjet ushtrues detyre dhe
tjetri me një vjet punë në këtë shtëpi që promovon kulturë.Shkaqet që më shtyen
të bëjë këtë intervistë me drejtorin e ri të kësaj shtëpie z. Naser Nuredini
ishin pikërisht disa interesime për shpjegim para opinionit, për këtë
problematikë dhe për pyetje tjera me interes pë kulturën  tonë, e që z.Nuredini me dëshirë iu përgjigj
kësaj interviste...
Kohë më parë 
subjekti  juaj  politik ju 
ngarkoi  me  detyrën e drejtorit  të 
shtëpisë   së  kulturës , na thuani  se 
në  çfarë  gjendje 
e gjetët  këtë  institucion 
kulturor ?
     - Si  rezultat 
i  krijimit  të një shumice  të  re
në  udhëheqjen komunale , unë  që 
nga  fillimi  i 
muajit  korrik u  caktova 
në  funksionin e  u.d. të 
drejtorit të  këtij institucioni. Me  profesion 
jamë  ekonomist  i 
diplomuar  kurse  politikisht 
vijë  nga  radhët 
e Partisë  Bashkimi
Demokratik  i Luginës  por 
thellësisht  i  bindur 
se përkatësia  partiake  nuk 
guxon  të  ndikojë 
në  asnjë mënyrë  në 
ndonjë  punë  apo 
veprim  të  njëanshëm në 
këtë  institucion . Sa  i 
përket  gjendjes  në 
të  cilën  e gjetëm këtë 
institucion  unë  mendoj 
se kjo  tanimë  botërisht 
është  e njohur  për 
të  gjithë  ; me 
infrastrukturë  të  filluar 
kaherë  dhe  të 
papërfunduar  ende , flas  për 
objektin  e  shtëpisë 
së  kulturës ,  me 
mungesë  të  paisjeve 
teknike që  janë të  nevojshme 
për  punë , me  llogari 
të  boshatisur  financiare , por  gjithnjë 
me  shpresë në  tejkalimin e 
këtyre  vështërsive që  kultura 
të  marrë dhe  të 
ruaj  vendin  e 
merituar  në  shoqëri.
Kultura
Çfarë  na 
thuani  për  rrjedhat 
kulturore  deri  tani në 
komunën  tonë  kur  ju
nuk                                      ishit  drejtor ?
Naser Nuredini 
    -Ne  jemi munduar 
që  të  përcjellim 
për  së  afërmi 
të gjithë   aktivitetet dhe punët
që
ndodhin 
jo  vetëm  në 
këtë   institucion   kulturor 
por  edhe  në 
organizatat  dhe  institucionet tjera të  komunës 
, por  meqenëse  është 
fjala për  rrjedhat  kulturore 
, unë  do  të 
thoja  se edhe  kultura 
është  reflektim  i 
gjendjes  momentale  nëpër 
të  cilën  kalon popullata  jonë , me 
të  gjitha  vështërsitë 
dhe  problemet  me 
të  cilat  përballemi për  çdo 
ditë drejt  ruajtjes  , 
kultivimit  dhe  avansimit 
të  kulturës  në 
përgjithësi . Nuk  guxojmë  të 
jemi  të  kënaqur 
asnjë  herë me  të 
arriturat  në  kulturë sepse vazhdimisht  ekziston 
diçka e paarritshme, po  në  këto 
kushte  dhe  rrethana në 
të  cilat  jetojmë 
dhe  veprojmë.
Çka  mendoni – “ çka  do 
të  thotë  kultura 
për  një  komb” ?
-Unë 
mendoj  se  kultura 
është  shpirti  i  një
kombi –  dihet  se shpirti sipas  një 
thënie  nuk  vdes 
kurrë .
Viteve  të 
fundit  u  bënë 
ndërrime  drastike të  udhëheqësve kulturor në  këtë 
shtëpi , mos  vallë kultura  pakashumë 
është  politizuar ?
     -Unë  nuk 
do  të  thoja 
se  janë  bërë 
ndërrime  drastike , por  janë bërë 
ndërrime  që  i janë përgjigjur   realiteteve të  krijuara 
nga  vullneti  i  lirë
.Kulturën  nuk  e 
prodhon  udhëheqësi  i 
këtij  instutucioni  por 
ai  duhet të  dijë 
të menaxhoj  dhe  të  jetë  gjithnjë në 
shërbim  të  atyre 
që  prodhojnë  kulturë dhe 
ate  jo  të  një
 lëmie 
apo  sfere  të 
kulturës sepse  kultura  është 
shumë  e  llojllojshme dhe  shumë 
e  begatshme. Me  rëndësi është që  në 
udhëheqësin  e  institucionit të  kulturës 
mos   të  shiqohet 
nga  prizmi  politik , por 
në  një  njeri 
që  duhet  të  jetë   i 
hapur  për  të 
gjithë  ata  që 
interes   kanë  kulturën , kuptohet  gjithnjë duke 
pasur  parasysh  mundësitë 
financiare pa  të  cilat  sot 
nuk  mund të  bëhet 
kulturë.
Angazhimi
        
Tani  jeni 
njeriu  i  parë 
i  kulturës  në 
komunën  tonë , na  thuani 
sa  do  të 
jetë  angazhimi  juaj 
për  të  ecur 
përpara  kultura  në 
komunën  tonë?
      -E  thashë 
edhe  më  parë jo 
njeriu i  parë  i 
kulturës por  njeriu  i 
parë  në  shërbim 
të  kulturës , duke  u 
munduar që t’i  jipet  hapsirë të 
gjithë  atyre  që  
interes  kanë  kulturën 
dhe  jetojnë  për 
kulturën  , por  jo 
edhe  për  ata 
që  në  kulturë 
shohin  vetëm  anën 
materiale , sepse  më  besoni mundësitë  i  kemi  tepër 
të  kufizuara kurse  nevoja 
për  të  mbajtur gjallë  kulturën 
është  më  shumë  
se  kurdoherë  më 
parë .Këte e them  duke  u 
mbështet në kushtet  dhe  rrethanat 
që  mbretërojnë në komunë  dhe 
rajon të  cilat  janë mjaft të 
ndërlikuara dhe  të  them 
edhe  të  tendosura . E 
para  që  rrezikohet  në 
këto  rrethana është  pikërisht 
kultura  , andaj  duhet 
bërë  çmos  që 
të  mbajmë   gjallë 
aktivitetet kulturore  sepse  me 
këte  mbajmë  gjallë 
vetveten.
Në 
kuadër  të  shtëpisë 
së  kulturës  është 
edhe  klubi  letrar “Feniks”, a  mendoni se 
kanë  qenë  aktiv dhe 
sa  do  ta 
përkrahni në  të  ardhmen 
këtë institucion  legjitim  letrar ?
     -Unë
vetëm përshëndes  punën  dhe  aktivitetin  letrar të 
Klubit “Feniks”i  cili në gjirin  e  vetë
 tubon të 
gjithë  entuziastët e  penës ,e që  sikur 
e  tërë  kultura 
ballafaqohen  me  shumë 
probleme të  natyrave  të 
ndryshme  e  në 
rend  të  parë të 
natyrës  financiare  me 
shpresë  në  tejkalimin 
e  tyre  në  një
të  ardhme  të 
afërt  për  të 
krijuar  mundësi  më 
të  mëdha  si 
të  Klubit  letrar “Feniks” ashtu  edhe 
të  kulturës  në  përgjithësi.
Normalisht që puna dhe  bashkëpunimi  nuk 
guxon  të  ndërprehet në 
asnjë mënyrë  por  gjithnjë me 
një  mirëkuptim  të ndërsjelltë për  situatën 
dhe  rrethanat me  të 
cilat  do  të 
ndeshemi . Unë jam i  bindur
se  këtu do  të 
kemi  mirëkuptim.
 
Ndërtesa   e 
shtëpisë  së  kulturës 
në  brendi  ende nuk 
është  finalizuar , na   thuani 
kur  presim  që 
një  ditë ta  shohim 
të  kompletuar  ? 
    - Po,
ky  është 
problemi  që  na 
përcjell  me  vite ndaj 
të  cilit  duhet 
të  kemi  një 
përgjigje  adekuate . Shtëpia  e kulturës 
mjerisht  është   e 
dekoruar  nga jashtë  por 
aty  ku   zhvillohet 
kultura , infrastruktura , 
vazhdon   të  mbetet në 
gjendje  jo  të  mirë
. Shpresoj  në   mirëkuptimin nga  ana e 
udhëheqjes politike që  këtë
punë  ta 
përfundojmë disi dhe  të  bëjmë 
aftësimin dhe kompletimin  me  të 
gjitha  pajisjet  e 
nevojshme që  i  nevojiten 
një  institucioni  kulturor ,në 
mënyrë  që  të mos 
ndodhë derisa të  përfundojmë
objektin nga  brenda, të  fillojë 
të  amortizohet  nga jashtë. Kjo ndoshta  edhe më 
shumë ndërlikohet duke  qenë  të 
vetëdijshëm për  situatën  e 
cila  sot  mbretëron në 
nivelet  edhe  më të 
larta të  shoqërisë ku  mundësitë 
financiare çdo  ditë e më  shumë 
janë duke  u  kufizuar dhe 
vështërsuar.   
Vizioni  i punës 
suaj  gjatë mandatit  tuaj   
drejtor i  shtëpisë  së 
kulturës .
    -Të  krijojmë 
një  infrastrukturë të  arsyeshme për 
aktivitet kulturor , të ofrohen 
të  gjithë ata  që profesion 
kanë   kulturën   kuptohet 
të  të  gjitha 
lëmive  të kulturës dhe  me 
projekte  adekuate të  na 
bëjnë  të  mundëshme që 
të  konkurojmë për të  siguruar mbështetjen  financiare 
të  këtyre  projekteve në 
nivele  të  ndryshme 
të  pushtetit  e që 
këto  projekte të  na 
shërbejnë si  programe  të 
rëndësishme  për  të 
marrë  pjesë  në festivale ,  manifestime  , recitale 
dhe  akademi  të 
ndryshme ,  që  në drejtorin , gjegjësisht udhëheqësin  e  shtëpisë  së kulturës 
mos  të  shiqojnë 
në  bazë  të  
kriterit  politik  por 
në  një  njeri 
që  bënë  shërbim 
në  kulturë , sepse
udhëheqësit  shkojnë  e vijnë 
kurse  kulturën  duhet 
kultivuar  në vazhdimësi. Nëse  arrijmë 
t’i kuptojmë  këto  gjëra  mendoj se mund 
të  bëjmë  diçka 
në  këtë  lëmi 
aq  të  rëndësishme 
të  jetës , por  kuptohet 
vetëm bashkë .

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










