E diele, 10.11.2024, 05:58 PM (GMT)

Mendime

Ago Nezha: HomoDemokracia

E shtune, 08.08.2009, 11:23 AM


HomoDemokracia

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

Kur politika hedh në tregun e opinionit publik një parim që është i shkëputur nga morali dhe parimet tradicionale, atëherë krijohen pështjellime dhe reagime popullore që e zbejnë dhe e bëjnë subversive politikën. Kombet kanë veçoritë e tyre demokratike brenda demokracisë sipas standardeve sociale. Ideja për të aprovuar njohjen e martesave të homoseksualëve bie ndesh me moralin e shoqërisë sonë, me traditat, zakonet, dhe standardet familjare. Kur hedhim për diskutim një parim që cenon nivelin kulturor, mentalitetin tradicional, lidhjet shpirtërore të njerëzve, atëherë krijojmë revoltë, anarki dhe kundërvënie politike. Kontradikta që krijohet mes opinionit shoqëror dhe politikës, kondicionohet me rrugët e veprimit. Megjithatë struktura logjike e argumentuar, është se miratimi i këtij ligji nuk shpëton pa u kontestuar nga opinioni popullor. Ky fenomen e kapërcen realitetin ekzistues të shoqërisë shqiptare, brenda ideologjisë konservative që ne përjetojmë. Shqipëria historikisht ka prirë në krye të së keqes, edhe para, gjatë e pas vendosjes së sistemit demokratik. Të gjithë i kujtojmë me dhimbje vitet e sistemit komunist, ku ishin ulur këmbëkryq varfëria morale, ekonomike, e shpirtërore. Shqipëria ishte në avangard të luftës së klasave, në shpronësimin e pronarëve deri te koteci i pulave, ndalimin e besimeve fetare, deri në shkatërrimin e institucioneve të kultit. Ky fenomen shkatërrues për jetën dhe mirëqenien e njerëzve, paraqitesh si risi e lumturisë njerëzore, në një kohë që krejt ndryshe ndodhte në shoqëritë e të njëjtit sistem, me të njëjtat ideale politike të vendeve ish lindore. Këtë prirje të ekstremizmit provincial e ndeshëm edhe gjatë ndryshimit të sistemit. Si rrallëkush nga vendet ish lindore, ne shkatërruam pasurinë kombëtare duke prishur platacione të tëra me pemë, vreshta, ullinj, sera me ngrohje, vepra ujitëse, institucione ekonomike, kulturore e shoqërore, e plot investime kapitale që ishin krijuar me djersën dhe punën e pa paguar të punëtorëve dhe rinisë. Dhe gjithë kjo batërdi barbare u motivua me sloganin e shpellave se i ka krijuar komunizmi. Edhe gjatë viteve të demokracisë, qëndrimi që u mbajt ndaj pronarëve legjitim, është përjashtues nga praktikat që ndoqën vendet e ish kampit socialist. Ligji famëkeq 75-01, e zhveshi pronarin nga prona e trashëguar nga trungu familjar dhe krijoi padrejtësisht pronar të rinj që janë pasuruar duke shitur tokat e përfituara me këtë ligj. Masë ekstreme dhe e nxituar ishte edhe heqja e ligjit të dënimit me vdekje, në një kohë që e kanë shumë shtete të botës, përfshirë këtu edhe 16 shtete në SHBA. Politika shqiptare duhet të jetë e rezistueshme dhe e pa pajtueshme me disa kushte që i parashtrojnë organizatat ndërkombëtare, për tu anëtarësuar në BE. Pasojat e nënshtrimit apo dorëzimit pa kushte, po e përjetojmë me një kosto të lartë në ligjin për heqjen e dënimit me vdekje. Një veprim i tillë ka hapur autostradën e krimit dhe ka krijuar probleme të mëdha sociale. Në rrethet e veriut, me epiqendër në Shkodër, janë me qindra familje e kryesisht fëmijë që janë të ngujuar për hir të gjakmarrjes. Ata janë të privuar nga çdo ndjenjë njerëzore, kulturore e fetare, mbasi mungon drejtësia dhe dashuria shoqërore. Do ishte në nderin e saj, që Kryetaria e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, tu jepte lirinë qindra familjeve që kanë humbur fëmijërinë, rininë dhe dashurinë, si krijesë e vazhdimësisë së jetës. BE-ja, po të ketë sadopak sensibilitet demokratik, duhet të na penalizojë për gjakmarrjen, këtë plagë mesjetare dhe jo për lirinë e homoseksualëve, që s’është gjë tjetër veçse një pervesitet shoqëror. Njerëzit kanë ndjenja, ndërsa kafshët instinkte. Ky instinkt që duhet ligjëruar në legjislativin shqiptar, të trishton, të irriton dhe të shokon, se si shumë njerëz e quajnë dashuri imoralitetin, shthurjen, peversitetin, deri në kufijtë e homoseksualëve. Në demokraci ata jetojnë të lirë, pa kufizime dhe priren nga instikti të mbrohen kundër atyre që pretendojnë të dhunojnë sferat intime të personalitetit të tyre. Por nuk ka pse ti paraqitet publikut si një e drejtë morale psikike dhe sociale, kur në të vërtet është një ndjenjë e turpit psikik dhe social. Martesa e homoseksualëve, nuk të ngjall solemnitet, veç neveri e përçmim, por edhe keqardhje për deviacionin nga natyra njerëzore. Familja si bashkësi natyrore, ka rrjedhje të ndryshme historike dhe konceptohet me veçoritë e saj dalluese si qelizë e shoqërisë njerëzore, që shpreh fytyrën e kombeve. Fenomeni i shthurjes së familjes, në profilin moral në disa vende të botës, po troket si sinjal alarmi, se herët a vonë, janë të destinuara të zhduken. Bota po kalon krizën e identitetit familjar dhe për mungesë riprodhimi është pushtuar nga procesi i plakjes së parakohëshme. Dashuria për fëmijët është zëvendësuar nga dashuria për kafshët shtëpiake, si qen, mace etj. Në shumë vende të industrializuara bashkëjetojnë në një ngrehinë, njerëzit dhe kafshët. Familja shqiptare është ende me profil të shëndoshë, falë vlerave morale, shpirtërore dhe kodit tradicional. Importimet e kodit moral familjar, nga vende të ndryshme perëndimore, degjenerimi psiko-social që transmetohen nga hyrje-daljet e të huajve, duhet të ndërgjegjësohet publiku se nuk përbëjnë një faktor zhvillimi, por degradimi të familjes. Shqipëria nuk duhet të jetë mes vendeve ballkanike, në krye të perversiteteve. Vlerat morale të familjes, ti ruajmë dhe ti ngrejmë më lartë si një trashëgimi e çmuar e traditës shqiptare. Në shoqëritë moderne, në shumicën e rasteve, bashkëshortët nuk martohen me motivin për të pasur fëmijë, po afrohen mes tyre nga dëshira për një bashkim psiko-fizik jete dhe dashurie, nga një dëshirë për plotësi, lumturi dhe përsosmëri, nga dashuria lakmuese dhe ajo e painteresuar. Dinjiteti i njeriut sot është i kërcënuar në mënyrë të frikshme prej manipulimeve ideologjike, politike, reklamore, pedagogjike, kimike dhe mjekësore. Kodi moral tradicional i familjes shqiptare, duhet të ruhet me fanatizëm, sepse ai është barrikata e çdo atentati që synon për të cenuar institucionin e familjes.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora