Shtesë » Historia
Shefqet Dibrani: Rrëfimi për Kosharen: Intervistë me Shpend Shalën
E hene, 06.07.2009, 07:17 PM
Bota Sot, 23–30 qershor
2009, faqe 16.
Rrëfimi për
Kosharen:
Intervistë me
Shpend Shalën
Për herë të parë me Shpend Shalën u njohëm në
Sankt Gallen të Zvicrës. Ishte 23 prilli 2000, përkujtohej përvjetori i vrasjes
së Salih Çekajt dhe Agim Ramadanit. Ai erdhi bashkë me ushtarakët e karrierës,
në mesin e të cilëve edhe Tahir Zemaj. Kur doli në tribunë, solli edhe
përshëndetjet e Degës së LDK-së në Gjermani, veprimtarë i së cilës ishte.
Momentalisht është në dorëshkrim monografia
“Pinjollët e Rrustem Llukës” në të cilën është përfshirë një intervistë e gjatë
me Shpend Shalën e cila prek mjaft çështje që lidhen me jetën dhe angazhimet e
tij, po më shumë mjaft dilema të pathëna për Luftën e Kosovës. Në kuadër të
dhjetëvjetorit të rënies heroike të Salih Çekajt dhe Agim Ramadani shkëpusim
një pjesë të intervistës për lexuesit e gazetës “Bota sot”. Intervistë kjo që u
botua nga data 23 – 30 qershor, për çka i jemi mirënjohës, sidomos redaktorit
të kësaj gazete z. Myftar Halili që e redaktoi dhe e publikoi me aq kujdes dhe
përkushtim.
Tani ne po sjellim edhe për një rrjet më të gjerë
të lexuesve duke ruajtur versionin publik ku titujt dhe citimet janë të z.
Myftar Halili.
Shefqet DIBRANI
1. , 23.06.2009, faqe16.
Pasoja politike
që rënduan gjendjen e familjes sonë ishte krushqia me Demë Ali Pozharin
“Bota sot”: Sa për fillim: Çfarë do të kishit thënë ju vetë për Shpend
Shalën? Shpend Shala me presidentin dr.Ibrahim Rugova dhe kolonelin Tahir Zemaj
Shpend Shala: Jo që do të kisha
thënë, por e them se jam stërnipi i Rrustem Alisë, pinjoll i Kullës së Rrustem
Llukës, i njohur në tërë Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë. Jam djali i parë i
Avdyl Shalës dhe i Zyliha Demë Ali Pozharit, ndërsa fëmija i tretë në familje,
i lindur pas dy motrave.
Dihet mirëfilli se në familjet e mëdha me tradita të
theksuara nacional patriotike dhe sidomos në familjen shqiptare iu kanë gëzuar
më shumë lindjes së djalit se sa të vajzës, prandaj them se pas dy vajzave që
ishin para meje lindja ime do të shënohej me një gëzim të veçantë. Sidomos më
së shumti ishte, gëzuar gjyshja ime, nëna e Zylihasë, Nifa, vajza e Haxhi
Bajraktarit të Vranocit.
“Bota sot”: Origjina juaj familjare?
Shpend Shala: Jemi një familje e
njohur dhe me ndikim jo vetëm në Lugun e Baranit ku jetojmë tashti, por edhe në
Llukë, Molliq, me një fjalë ndikimi i familjes sonë hetohet në tërë Rrafshin e
Dukagjinit dhe në pjesë të caktuara edhe në Veriun e Shqipërisë. Familje me
tradita të lashta patriotike e cila ka dashtë fati të jemi fillimisht të
vendosur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, fshat ky që për një kohë të
gjatë ka luajtur rol me rëndësi në të gjitha lëvizjet patriotike të kohës. E
gjithë kjo ka ndodhur kur dihet se në Llukë janë edhe Verrat e Llukës, si një
vend ku janë mbajtur tubime e kuvende të besës e besëlidhjeve shqiptare. Unë do
të veçoja persekutimet e familjes sonë, qoftë nga rrënja atërore, apo nga ana e
nënës, si gjithmonë nga regjimet e ndryshme pushtuese që nga ato osmane –
turke, si dhe ato serbe e sllave jemi keqtrajtuar e persekutuar shumë herë. Por
në mendjen time është ngulitur sidomos persekutimi i xhaxhait, Sadri Shalës,
për të cilin ndiej më shumë dhembje, sepse i takojmë asaj periudhe. Xhaxhi
Sadriu është dënuar për motive politike vetëm e vetëm pse ishte shqiptar dhe
pse rridhte nga një familje me emër dhe me nam në këto anë.
Pas viteve 70-të, edhe pse Kosova e fitoi një lloj statusi
më të avancuar, për familjen tonë asgjë nuk ndryshoi. E di që babai im vetëm
pse ishte dhëndër i Demë Ali Pozharit nuk arriti të pranohet as për
tagërmbledhës, sepse komisioni për pranim kishte qëndrim armiqësor ndaj Demë
Ali Pozhari, kurse hakmarrja duhej zgjatur edhe deri te njerëzit e farefisit.
Përsëri kur rankoviçizmi u zgjua nga gjumi, sidomos me
ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, sidomos me marrjen e asaj pak
autonomie të Kosovës kur në pushtetin e atëhershëm erdhën servilët e asaj
politike, të cilët me pasion mbështetnin dhe përkrahnin atë politikë, edhe
djali i Sadri Shalës, Smajl Shala, i cili për një kohë ishte nënkryetar i
Kuvendit komunal në Pejë dhe veprimtar i dalluar i LDK-së. Ai kishte probleme
që të punësohej në shkollën fillore në fshatin tonë (Baran), ku e kishte kryer
tetëvjeçaren, ku ishte rritur. E gjithë kjo hasmëri kundër Smajl Shalës bëhej
vetëm pse ishte i biri i Sadri Shalës, i cili qysh në vitet 50-ta e kishte
kundërshtuar radikalizmin serb që po forcohej edhe në pushtetin administrativ
të Kosovës. Siç dihet, Sadriu qe dënuar me burg të rëndë, për motive politike,
kurse pas sa e sa vitesh tagrin e saj e paguante edhe i biri i tij, Smajli, i
cili sapo i kishte mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës.
Pasoja politike që rënduan gjendjen e familjes sonë ishte
edhe krushqia me Demë Ali Pozharin, si një nacionalist i dëshmuar, të cilit
pushteti komunist në bashkëpunim me lakenjtë shqiptarë do t’ia shkatërrojnë
familjen dhe do t’ia konfiskojnë tërë pasurinë, kurse vetë baba Demë, detyrohet
të arratiset në Greqi dhe nga aty do të vendoset në Turqi ku do ta kalojë
pjesën tjetër të jetës. Persekutimet e familjes sonë lidheshin tërthorazi ose
drejtpërdrejt me të gjitha zhvillimet politike të kohës, dhe s’kishte sesi
ndryshe kur nëna ishte mbesa e Bajraktarit të Vranocit dhe bija e Demë Ali
Pozharit. Mendoj se vetëm këto dy argumente do të mjaftonin që babai im, Avdyl
Shala, të shikohej me sy të keq. Është po ashtu e njohur qe edhe vëllai i madh i
babës, Ali Bajrami, ka qenë po ashtu dhëndër i Haxhi Bajraktarit të Vranocit, e
me këtë edhe baxhanak me babagjyshin tim, Demë Ali Pozharin.
“Bota sot”: Kur jemi këtu, rrallë më ka ndodhur të takoj njeri i cili
nga rrënja e babait dhe e nënës të ketë një histori të bujshme dhe kaq të
begatshme, siç e keni ju. Pastaj kulla juaj me tradita dhe lëvdata të shumta,
me bëma historike dhe me ngjarje që nderojnë kombin në përgjithësi, mbase është
një meritë specifike, sigurisht këto ndodhi kanë reflektuar edhe në edukimin
dhe emancipimin tuaj intelektual dhe qytetar, por mua më intereson të di si e
ndieni ju veten të jesh pinjoll i kësaj familjeje, me gjithë këto merita që i
kemi përmendur në vazhdimësi. Pra si e ndjeni ju veten si pasardhës i Rrustem
Llukës në njërën anë dhe në anën tjetër si nip i Demë Ali Pozharit?Shpend Shala me Salih Çekajn
Shpend Shala: Është vështirë
të jesh pasardhës i familjeve të tilla siç ishte familja ime apo familja e
nënës sime. Por njëkohësisht është krenari, unë e ndiej veten shumë krenar, por
është edhe vështirë, sepse tërë jetën duhet ecur sikurse në teh shpate që të
mos gabosh, duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos e njollosësh familjen,
të mos i njollosësh njerëzit për të cilët i tërë regjioni i Dukagjinit ka një
respekt dhe gjithmonë ka pasur respekt, familje të cilat gjithherë kanë
qenë të respektuara, nga të cilat fqinjët dhe bashkëfshatarët dhe njerëzit e
tjerë kanë ardhur dhe kanë kërkuar ndihmën e tyre, qoftë materiale, po më shumë
kanë kërkuar dhe kanë marrë mendimin e tyre si një këshillë e vyeshme që pa
hezitim iu është dhënë nga të parët e familjes sime, prandaj gjithsesi ndihem
krenar edhe pse është një përgjegjësi e madhe. Për mua është e rëndësishme nëse
nuk kam mundësi t’i shtyj më tej këto vlera, (gjithë ato veprime patriotike dhe
atdhedashurie), së paku të mos i njollos gjithë ato bëma që janë kalitur e
kultivuar brez pas brezi në familjen tonë.
“Bota sot”:
Siç thamë edhe më parë: Ju jeni stërnip i Rrustem Alisë nga Lluka e Epërme në
njërën anë, kurse në anën tjetër jeni edhe nip i Demë Ali Pozharit. Çka do të
thotë për ty si ushtarak, veprimtar dhe krejt natyrshëm edhe si politikan, të
jesh pasardhës i tyre?
Shpend Shala: Më shumë se çdo gjë
përgjegjësi e madhe. Unë e kam theksua edhe më parë dhe vazhdimisht në bisedat
tona e theksoj se është një krenari e madhe, por siç thashë është edhe një
përgjegjësi. Është krenari të jesh pasardhës i Rrustem Llukës dhe të jesh edhe
nip i Demë Ali Pozharit, por në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi dhe
një obligim që gjatë gjithë jetës të shkosh e ecësh me vëmendje të kujdesshme
që të mos gabosh dhe ta njollosësh oxhakun i cili për shekuj me radhë ia ka
rritur namin dhe lavdinë familjes sonë, për të cilën janë kujdesur breza të
tërë burrash dhe luftëtarësh të përmendur.
“Bota sot”: Ju prej kohësh
keni mërguar. Pse keni mërguar, dhe pse në Gjermani?
Shpend Shala: Nga Kosova jam
larguar në fund të vitit 1992, përkatësisht më 25 dhjetor 1992, kam dalë në
Shqipëri dhe me 6 janar kam marrë rrugën për në Evropën Perëndimore. Me anije
nga Durrësi për në Triestë dhe me automobil kam tentuar të hyj në Zvicër.
Në këto përpjekje na kapi policia kufitare dhe na ktheu.
Kam bërë edhe një përpjekje tjetër për t’u futur në Zvicër dhe diku afër
Tunelit të Gothardit përsëri na kapi policia dhe pas një arresti shtëpiak
përfundimisht hoqa dorë nga përpjekja për t’u futur në Zvicër dhe u ktheva në
Slloveni. Nga atje e kam marrë në telefon një mik timin të vjetër (Rexhë
Haziraj), i cili në atë kohë jetonte në Shtutgart. Nga Gjermania erdh ai në
Lubjanë, në hotelin “Turist” ku isha i vendosur për të më marrë me vete. Atë
natë e kemi kaluar në Lubjanë kurse të nesërmen u nisëm për në Gjermani, dhe më
9 janar 1993 kam arritur në Shtutgart të Gjermanisë. Kurse më 27 prill 1995, në
banesën ku jam edhe sot, jam vendosur në Konstanz së bashku me familjen time.
2. , 24.06.2009, faqe16.
Salih Çekaj ka
qenë njëri ndër protagonistët kryesorë për t’u themeluar Ministria e Mbrojtjes
“Bota
sot”: Nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës janë
bërë përpjekje për t’i organizuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës
me shkurtesën e përfolur FARK. Sa është kjo e vërtetë dhe ju si ushtarak i
karrierës a mund të na flisni për fillimet e krijimit, për organizimin në
fillim të FARK-ut. Përkatësisht për dobitë dhe pasojat?Shpend Shala(majtas) gjatä kohäs sä luftäs
Shpend Shala: Mendoj se në kuadër
të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilën e udhëhiqte Bujar Bukoshi,
qeveri kjo që vepronte në ekzil, jo që është tentuar të formohen Forcat e
Armatosura të Republikës së Kosovës por me plasjen e luftës së hapur në mes të
UÇK-së dhe forcave serbe, ku si datë mund të merret dita kur është sulmuar
familja Jashari, përkatësisht pas masakrës në atë familje, jo Bujar Bukoshi,
por të tjerë kanë punuar për krijimin e një force mbrojtëse, një ushtrie të
ardhme të Kosovës, njëri nga ata ishte padyshim Salih Çekaj. Me angazhimin e
tij dhe të ushtarakëve të karrierës formohen Forcat e Armatosura të Republikës
së Kosovës dhe me të u formua edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së
Kosovës, në kuadër të Qeverisë së Kosovës, me seli në Tiranë, kurse ministër i
Mbrojtjes zgjidhet Ahmet Krasniqi. Menjëherë janë formuar të gjitha
institucionet përkatëse të cilat duhet t’i ketë një ministri e mbrojtjes.
Se si ka ardhur deri te formimi mendoj se e ka shpjeguar
fare mirë kolonel Tahir Zemaj në librat e tij. Pa dyshim Salih Çekaj ka qenë
njëri ndër protagonistët kryesorë i cili ka dhënë kontributin më të madh për
t’u themeluar Ministria e Mbrojtjes dhe për t’u arritur ky stad organizativ në
përmasat e një ministrie të mbrojtjes që i duhet secilit vend, sidomos vendit
tonë që në atë kohë ishte në luftë.
Menjëherë pas emërimit të Ahmet Krasniqit për
ministër të Mbrojtjes, Salih Çekaj do ta shuajë Grupin e Dukagjinit, i cili
deri në ato momente udhëhiqej nga ai dhe kishte po ato synime ushtarake që u
arritën me rastin e themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Me sa di,
Salih Çekaj, nga Ministri i Mbrojtjes ishte caktuar si kryetar i gjykatës
ushtarake, e cila do të vepronte gjatë luftës pranë kësaj ministrie dhe ai nuk
ka pranuar që të vihej në krye të asaj gjykate, sepse ai mendonte se është
shumë më e dobishme që bashkë me Tahir Zemajn dhe eprorët e tjerë ushtarakë të
futeshin në Kosovë dhe me pushkë në dorë të luftonte kundër okupatorit serb që
kishte filluar masakrat dhe dëbimin masiv të popullsisë civile nga Kosova.
“Bota sot”:
Dihet se Ministër i Mbrojtjes i
Republikës së Kosovës është caktuar kolonel Ahmet Krasniqi, a mund të na flisni
pak më konkretisht cili ishte roli i Ahmet Krasniqit në mobilizimin dhe
organizimin e eprorëve ushtarakë dhe në orientimet e para të luftës së
armatosur në Kosovë?
Shpend Shala: Unë mendoj se Ahmet
Krasniqi ka pas një rol shumë të madh në organizimet e para, ashtu siç thamë ai
ishte caktuar dhe propozuar nga gjithë kolegët tanë, nga gjithë eprorët ushtarakë,
që të jetë Ministër i Mbrojtjes dhe me këtë gjë ishte pajtuar edhe Kryeministri
i atëhershëm i Qeverisë së Republikës të Kosovës, Bujar Bukoshi. Mund të them
lirisht se roli i Ahmet Krasniqit ka qenë shumë i madh, duke u nisur edhe nga
fakti se ai ka qenë një ushtarak që i ka kryer të gjitha akademitë ushtarake.
Po kështu mund të thuhet edhe për Tahir Zemajn. Mes të gjithë eprorëve
ushtarakë që kanë qenë në kuadrin e Ministrisë së Mbrojtjes, ata të dy kanë
qenë më të shkolluarit dhe me një përvojë të përsosur në fushat e artit
ushtarak prandaj roli i Ahmet Krasniqit në krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes
bashkë me kolegët dhe bashkëpunëtorët tjerë në mesin e të cilëve po veçoj
zëvendësministrin e mbrojtjes Agim Mehmetin si dhe Tahir Zemajn, i cili po ashtu
sikurse Salih Çekaj, nuk ka pranuar funksione, por ka dhënë një kontribut
jashtëzakonisht të madh në luftën për liri. Salih Çekaj dhe Tahir Zemaj kanë
marrë përsipër formimin dhe krijimin e brigadave me të cilat do të futeshin në
Kosovë për të kryer detyrën e tyre atdhetare dhe profesionale në ballë të
frontit dhe betejave, të cilat nuk kanë mbetur pa nam.
Me pak fjalë Ahmet Krasniqi pati një rol të madh dhe të
rëndësishëm në krijimin dhe mobilizimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai kishte një
përvojë të drejtpërdrejtë me luftëra dhe beteja të hapura, pastaj e njihte mirë
edhe strukturimin ushtarak, prandaj nuk e kishte të vështirë ta bënte Kosovën
me ushtri dhe Ministri të Mbrojtjes.
“Bota sot”:
Ju keni qenë mik i afërt me kolonel
Tahir Zemajn. A mund të na flisni së pari për rolin e Tahir Zemajt në fillimet
e para për krijimin e FARK-ut, a mund ta përshkruani ndonjë moment emocional të
tij si dhe ndonjë element përshkrues që karakterizojnë personalitetin e Tahir
Zemajt, si ushtarak, dhe si bashkëmërgimtar i juaj, me të cilin keni kaluar një
periudhë shumë të gjatë?
Shpend Shala: Shumë gjëra i kam
sqaruar nëpër shkrimet e mia, apo paraqitjet publike nëpër tubime dhe akademi
të ndryshme ku i kam theksuar meritat e kolonel Tahir Zemajt dhe të
bashkëpunëtorëve të tij. Shkurtimisht desha të ritheksoj se Tahir Zemaj ka qenë
një personalitet i papërsëritshëm. Ai ka qenë diku në një gjeneratë me Ahmet
Krasniqin dhe dy nga njerëzit me shkolla më të larta ushtarake të kryera në
Armatën Jugosllave dhe të kooptuar në strukturat shtetërore të Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, të cilët e veshën uniformën e luftëtarit
dhe të ushtarakut të UÇK-së për t’i dalë zot atdheut dhe për ta bërë të lirë
Kosovën.
Roli i tij, pra i Tahir Zemajt në krijimin e mekanizmave
udhëheqës në Ministrinë e Mbrojtjes është vënë në pah në të gjitha nivelet e
organizimit, sidomos të njësive ushtarake, d.m.th. Tahir Zemaj me urdhër të
Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, i formoi brigadat e para, të
cilat futën në Kosovë, në qershor të vitit 1998, dhe kjo dihet botërisht se ka
qenë brigadat 131, 133 dhe 134 që kanë hyrë në Kosovë si formacione ushtarake.
Këtu shihej roli i kolonel Tahir Zemajt, i cili pas
thyerjes së kufirit depërtoi dhe futet në tokën e Kosovës, për t’u pozicionuar
në Rrafshin e Dukagjinit. Brigada e udhëhequr nga Tahir Zemaj është vendosur në
fshatin Prapaqan të Deçanit, duke e themeluar edhe kazermën e parë ushtarake të
UÇK-së, e cila mund të merret si datë e themelimit (në rrethana lufte) të një
kazerme e pajisur me gjithë logjistikën dhe infrastrukturën përcjellëse, që
ishte e domosdoshme për një ushtri në rrethana lufte.
“Bota sot”: Cili ishte
roli i LDK-së në fillimet e krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së
Kosovës?
Shpend Shala: Roli i LDK-së ka qenë
me rëndësi, kur dihet se LDK – ja dhe njerëzit që kanë pasur poste udhëheqëse
në këtë subjekt politik, në mesin e të cilëve po veçojmë: Salih Çekajn, Hafiz
Gagicën, Fehmi Aganin dhe shumë e shumë njerëz të tjerë me të cilët nuk kam
pasur rast të bashkëpunoj me ta, por i përmenda këta, se kam punuar dhe vepruar
me ta dhe e di sesi kanë vepruar.
Ata kanë punuar dhe vepruar edhe në ngritjen e Forcave të
Armatosura të Republikës së Kosovës, por roli i tyre është po aq i madh,
sidomos para se të dalin formacionet e para ushtarake, qofshin ato në kuadër të
FARK-ut, apo atyre të UÇK-së, sepse veprimtaria e tyre ne fushën e mbrojtjes
daton sa ishin në Kosovë, përmes sindikatave të ushtarakëve a policisë qenë
krijuar Ministria e Punëve të Brendshme, e cila i bashkërendonte punët e saj në
bashkëveprim me LDK-në, sepse jo vetëm që ishte themeluese e saj, por ishte i
vetmi subjekt politik që vepronte publikisht dhe që i kishte krijuar organet
paralele në rrethanat e okupimit.
Themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes në këto rrethana ishte
përpjekje sublime e të gjithë eprorëve ushtarakë që vepruan me dinjitet edhe në
rrethanat e pushtimit klasik. Ky veprim ka qenë i mundur ngase të gjithë
eprorët që punonin ne Shtabet e Mbrojtjes Territoriale njëkohësisht ishin të
përfshirë edhe në veprimet e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes si
përpjekje për t’u vetorganizuar në rrethanat e atij okupimi tejet klasik.
Gjithsesi LDK-ja kishte një rol të veçantë, pasi ishte
subjekt politik që kishte guxuar ta shtrinte veprimtarinë e saj publike. Por
roli më i madh i LDK-së në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të vërehet
kur Salih Çekaj emigron në Gjermani dhe nga atje i bashkërendonte veprimet
ushtarake dhe trajnimet në Shqipëri, ku si veprimtar i Degës së LDK-së në
Gjermani, bashkë me kryetarin e Kolegjiumit të degëve të LDK-së në diasporë
Hafiz Gagicën do të bëjnë punë e veprime shumë të dobishme për Kosovën, prandaj
mund të themi se pikërisht kjo degë to të jetë strumbullar i përpjekjeve qoftë
për ushtrime ushtarake, por edhe për t’ia vënë themelet një institucioni
ushtarak mase të nevojshëm për Kosovën siç ishte Ministria e Mbrojtjes e
Republikës së Kosovës.
3. , 25.06.2009, faqe16.
Degët e LDK-së në diasporë kanë luajtur rol shumë të madh edhe në
planin ushtarak
Grupet e para të organizuara qysh në vitin 1991 do të
stërviten e përgatiten në Shqipëri, ku do të krijohen bërthamat e para të
veprimit të organizuar ushtarak. Sado që nuk përfillet dhe sidomos pas luftës
anashkalohet merita e Salih Çekajt, një gjë është e sigurt, se pikërisht nga
ato grupe do të dalin komandantët e lavdishëm që i prinë UÇK-së, që luftuan në
ballë të UÇK-së dhe që u flijuan në ballë të saj. Tash kur flitet për
organizimin e UÇK-së anashkalohet Salih Çekaj por nëse dihet se një “shkamb”
druri për ulje në të i ka tri këmbë, edhe UÇK-ja i ka pas tre njerëz, pa të
cilët nuk do të kishte UÇK, se shtyllat prandaj janë shtylla dhe këta janë:
Salih Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti dhe pa asnjë dyshim njeriu më i
merituar ka qenë Salih Çekaj, sepse ka qenë më i arsimuari. Pastaj Salihu e ka pas
të mbaruar Shkollën e Oficerëve Rezervë, pra ka qenë me gradën e kapitenit dhe
fundja e fundit ka qenë shtëpia e tij në Broliq qendra kryesore e materialit
dhe armatimit që ka shkuar pastaj në Drenicë, Llap e gjetiu. Është diçka tjetër
nëse e mohojmë një të vërtetë, por e vërteta më e vërtetë ka qenë se Adem
Jashari dhe Zahir Pajaziti kanë punuar nën komandën e Salih Çekajt dhe i kanë
zbatuar urdhrat e tij.
Degët
e LDK-së ishin një faktor shumë i rëndësishëm, që pa ndihmën e tyre lufta dhe e
ardhmja e Kosovës do të vihej në dyshim
“Bota sot”: Po roli i
degëve të LDK-së në diasporë cili ishte?
Shpend Shala: Roli i degëve të
LDK-së në krijimin e FARK-ut ka qenë gjithmonë në vartësi me Qendrën në Prishtinë
me privilegjet e shumta financiare, të lëvizjes dhe të veprimit, prandaj Degët
e LDK-së në diasporë, sidomos Dega në Gjermani dhe ajo në Zvicër kanë luajtur
rol shumë të madh edhe në planin politik edhe në planin financiar, por edhe në
atë ushtarak. Roli i tyre shihet vazhdimisht, edhe para luftës, edhe gjatë saj
edhe pas luftës. Ndonëse gjatë luftës qenë bërë përpjekje për ta paralizuar
tërësisht veprimin e LDK-së.
Siç dihet, Serbia pat nisur agresion të paparë mbi
shqiptarët duke i dëbuar ata nga trojet etnike. Bash në këtë kohë nga një grup
i caktuar qe nisur një luftë kundër LDK-së, edhe pse LDK-ja qysh para shumë
vitesh i kishte nisur dhe bërë përgatitjet për një luftë frontale dhe pikërisht
kur kërkohej e duhej më së shumti uniteti, këta djem që ishin përgatitur nga
LDK-ja, ose duheshin ta pështynin LDK-në, ose duhej të hiqnin dorë nga
përpjekja për të luftuar edhe me armë në dorë. Madje qe krijuar opinioni se
dikush më parë e kthen pushkën kundër veprimtarëve të LDK-së se sa kundër
Serbisë, kundër forcave paramilitare dhe ushtrisë serbe.
Nga viti 1990 - 91 e deri në prag të luftës
kishin kaluar shumë vite dhe dihet mirëfilli e bashkëpunimi ndërmjet Salih
Çekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, në mes të të cilëve
nuk pati asnjë konflikt, asnjë mosmarrëveshje dhe asnjë kundërshtim. Madje
shtëpia e Salih Çekajt e ka pas derën hapur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin
dhe shumë e shumë luftëtarë të tjerë, të cilët te Çekajt kanë hyrë e kanë dalë
ditën e natën dhe kanë marrë materiale ushtarake pandërprerë. Kjo gjë dihet
botërisht e pse hezitohet të pranohet publikisht është çështje tjetër, madje
edhe familjarë dhe miq të ngushtë të Adem Jasharit e dinë këtë gjë mjaft mirë,
prandaj është etike, është e moralshme që të thuhet publikisht dhe t’i pranohen
vlerat e një vizionari luftarak edhe Salih Çekajt e jo vlerat e tij t’i
përvetësojnë pamoralshëm
profiteret e luftës që tashti në paqe sikur e ngulfatën edhe lirinë e Kosovës.
Por roli i LDK-së sikur u zbeh me fillimin e luftës në
Kosovë dhe kjo gjë është vërejtur sidomos në Gjermani dhe Zvicër, ku
përqendrimi i shqiptarëve është më i madh se kudo tjetër, por ndihma dhe roli
edhe i shqiptarëve në vendet tjera ka qenë gjithmonë e pranishme e nuk duhet
t’u minimizohet as roli, as kontributi i tyre, kurse në rrafshin diplomatik,
roli i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë tejet i madh dhe
shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe në mbarë
rajonin.
Por të mos harrojmë ta përmendim mobilizimin e eprorëve
ushtarakë si dhe të kuadrit profesionist në furnizimin dhe pajisjen e nevojshme
me logjistikë ushtarake. Pastaj, ndonëse dihet, ia vlen të rikujtohet se ishte
pikërisht LDK-ja, përkatësisht degët e kësaj partie që iu bashkëngjiten luftës
frontale e që jo pak djemve të rinj iu kushtoi shtrenjtë nga torturat dhe
keqtrajtimet që i prisnin qysh në portin e Durrësit. Ata kanë kaluar nëpër një
torturë psikologjike dhe nëse sot intervistohen shumë pjesëmarrës të luftës do
të shpjegojnë se për ta më e frikshme, më torturuese do t’u del te Durrësi dhe
kampet e përgatitjes se sa fronti i luftës. Kjo gjë është për keqardhje por
ishte kohë që secili vendoste dhe torturonte dikën tjetër pa dhënë llogari,
megjithatë edhe për sa u përket ushtarëve, edhe anës financiare degët e LDK-së
ishin një faktor shumë i rëndësishëm, që pa ndihmën e tyre lufta dhe e ardhmja
e Kosovës do të vihej në dyshim. Sa djem Kosove në Perëndim e lan punën, e lan
jetën e sigurt dhe tejet luksoze për të shkuar në luftë, për t’i ndihmuar
Kosovës, madje, shumë syresh, pasi e kryen misionin e tyre në shërbim të kombit
dhe atdheut janë kthyer përsëri në vendet e tyre të punës në shtetet e Europës
Perëndimore, a gjetiu dhe deri më sot këta djem as nuk flasin e as nuk
krekosën, por vazhdimisht e theksojnë se kanë kryer një detyrim të vogël për
Kosovën e tyre të shtrenjtë, për familjarët e tyre dhe për të dashurit e tyre
që të kenë mundësi të jetojnë e ta shijojnë lirinë e Kosovës që ende s’është e
plotë e që së shpejti do të gëzohet nga breza e breza të tërë shqiptarësh.
Angazhimi i atyre djemve në UÇK, apo thjesht nëpërmjet
FARK-ut, nuk ua zbeh vlerën dhe përpjekjen, përkundrazi ua ka rritur nderin dhe
famën, sepse në kuadrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës bënte
pjesë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Policia Ushtarake e Kosovës, Forcat Ajrore
të Republikës së Kosovës dhe Mbrojtja Territoriale e Republikës së Kosovës.
Këto ishin katër shtyllat kryesore që i përbënin Forcat e Armatosura të
Republikës së Kosovës e që kontrolloheshin e komandoheshin nga Ministria e
Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. Kjo strukturë organizative, kjo formë e
hierarkisë gjendet në të gjitha shtetet që kanë ushtri, kanë mbrojtje dhe kanë
ministri përkatëse që merret me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, por
fatkeqësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që udhëhiqej nga një grup
injorantësh, me pikëpamje sektare e komuniste donte të anashkalonte organizimin
profesional për të ndodhur pastaj ato që ndodhën dhe fatkeqësisht për të pësuar
edhe lufta, por edhe personalitetet me vlera të veçanta për luftën dhe lirinë e
Kosovës.
Njohja ime me Salihun, në Gjermani, nuk ishte rinjohje,
por unë gjeta përkrahjen e tij duke më angazhuar në veprimtaritë politike
“Bota sot”: Cili ishte
roli i Salih Çekajt në shkollimin e kuadrove ushtarake?
Shpend Shala: Unë kam thënë, edhe
më lart e përmenda rolin e Salih Çekajt, pa të cilin shumë zhvillime politike e
ushtarake nuk do t’i kishin ato merita që i kanë. Sidomos pas emigrimit në
Gjermani, ai me tërë qenien dhe dijen e tij do t’i përkushtohej organizimit
ushtarak sado që vazhdimisht atë e hasim dhe e gjejmë edhe në tubime publike
dhe aktivitete të tjera që i organizonte Dega e LDK-së në Gjermani, apo degët
tjera të LDK-së, kudo në Diasporë. Salih Çekaj, bashkë me Hafiz Gagicën, i cili
atëherë ishte kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe njëkohësisht edhe
kryetar i kolegjiumit të degëve të LDK-së në diasporë, do ta bartin barrën
kryesore për atë shkollim që më pyesni ju. Kuptohet, me përkrahjen e
institucioneve të Kosovës, veçmas me përkrahjen e LDK-së dhe njerëzve kyç në
LDK që ishin në kryesinë qendrore të LDK-së, siç ishte prof. Fehmi Agani, i
cili i ka mbajt lidhjet e drejtpërdrejta në mes tyre dhe presidentit Ibrahim
Rugova, si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës që
ia garantonte Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar me 7 shtator 1990
në Kaçanik.
Pa asnjë dyshim janë Salih Çekaj e Hafiz Gagica promotorët
e organizimit, shkollimit dhe përgatitjes së grupeve paraushtarake gjatë vitit
1991 dhe vitit 1992 në Shqipëri, ku do t´i stërvitin dhe angazhojnë edhe Adem
Jasharin dhe Zahir Pajazitin, e jo siç flitet kuturu tash e dhjetëvjet.
“Bota sot”: Cila ishte
njohja juaj me Salih Çekajn si veprimtar i LDK-së në diasporë, pa i ngatërruar
kontributet e tija ushtarake për të cilat do të flasim më vonë?
Shpend Shala: Salih Çekajn e kam
njohur qysh në Kosovë. Njohja ime me të u bë përmes djalit të axhës, Rrustemit,
që ka qenë në një gjeneratë me Salih Çekajn dhe kanë qenë shokë të mirë. E kam
njohur qysh në vitet e tetëdhjeta kur filloi punën në Gjykatën Komunale të
Deçanit. Me Rrustemin ishin jo vetëm shokë të gjimnazit por edhe studimet e
larta i kanë kryer bashkë (Salihu në Juridik, kurse Rrustemi në Ekonomik). Ata
e kanë vazhduar edhe më tej shoqërinë, dhe në këto ndeja pata rastin ta njoh
Salihun qysh herët. Njohja ime me Salihun në Gjermani nuk ishte rinjohje por
unë gjeta përkrahjen e tij duke më angazhuar në veprimtaritë politike dhe
ushtarake që rrodhën më vonë, qoftë në kuadrin e LDK-së, në Gjermani, apo në strukturat
ushtarake të FARK-ut e më vonë edhe të UÇK-së, në Kosharen e heroizmave dhe
lavdive të shumta.
4. , 26.06.2009, faqe16.
Formacionet
ushtarake të Salih Çekajt janë
më të hershme
se sa lindja e UÇK-së
Siç e kam theksuar edhe më parë, roli i Salih Çekajt,
përveç atij politik, në kuadrin e LDK-së, ku ka qenë sekretar i Degës së LDK-së
në Gjermani, ka qenë i një rëndësie specifike edhe në krijimin e themeleve të
një ushtrie të rregullt dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe të Forcave të
Armatosura të Republikës së Kosovës, të njohura si FARK, apo më vonë edhe i
Brigadave të UÇK - së, pa emrin e të cilit do të kishin më pak peshë dhe
rëndësi. Prandaj mund të shprehem lirisht se edhe më mirë me të, përmes
bashkëpunimit të shumanshëm. Ai ka qenë si një vizionar që është gjetur kudo
dhe kahdo. Sa herë e përmend emrin e tij, më rrëqethet shtati. Salihu ka qenë
jo vetëm një njeri i dashur, jo vetëm një shok i mrekullueshëm, po dhe një
burrë i madh, burrëria e të cilit kur të zdritet, do të jetë shkëlqimtare.
Kur fola për Rrustem Shalën dhe marrëdhëniet e
tij me Salih Çekajn, është me rëndësi te theksohet se Rrustem Shala dhe Smajl
Shala, së bashku me mua kanë qenë njerëzit më të besueshëm të Salihut në Lugun
e Baranit. Ndër faktet e pamohueshme që vërtetojnë këtë gjë është edhe fakti se
kur Tahir Zemaj hyn në Kosovë me brigadat 131, 133, 134, në Baran dërgohet
Nazif Ramabaja me Brigadën 131, si ushtrues detyre i komandantit të kësaj
brigade, Salih Çekaj i thotë Nazifit që të lajmërohet te Rrustem Shala, dhe nga
ai do të ketë përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer. (Këtë gjë e shpreh
edhe vetë Nazif Ramabaja në prononcimet e tij në librin e dytë të kolonel
Zemajt). Për kontributin e Rrustemit dhe te Smajl Shalës ka folur edhe Xhemail
Berisha në intervistat e veta të botuara në gazetën “Bota sot”, gjatë muajit
korrik 2003. Unë vetëm shtoj se Salihu e Rrustemi nuk kanë qenë thjesht vetëm
shokë të një klase, por edhe shokë të një ideali, të veprimit konkret për të
mirën e Kosovës.
“Bota sot”: Të kthehemi
te aktivizimi në radhët e UÇK-së: Cili ishte ky aktivizim? Rrethanat e asaj
kohe dhe mënyra e angazhimit tuaj në radhët e Ushtrisë së Kosovës?
Shpend Shala: Isha i përfshirë qysh
herët në formacionet ushtarake, jo në UÇK, sepse emri i saj ka lindur vite më
vonë, por në grupin e Salih Çekajt dhe në formën e sindikatave të punëtorëve
ushtarakë dhe atyre të policisë, të cilat kishin po këtë synim, domethënë për
t’i mbajtur më afër, më të organizuar, në mënyrë që kur të ndizet sinjali,
secili të jetë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Në këto angazhime,
mendoj se të gjitha përgatitjeve ushtarake për të themeluar ushtri, emri i
Salih Çekajt është në piedestal dhe e meriton ushtria e ardhshme e Kosovës t’ia
shkruaj emrin me shkronja të arta. Nuk e them këtë as për nostalgji, as pse më
pëlqen mua e dua të mburrem me të por ai ishte promotori i të gjitha lëvizjeve
dhe angazhimeve në këtë plan. Pas krijimin e LDK-së, në vitin 1990, Salih Çekaj
ka qenë i orientuar për të bërë ushtrinë e ardhshme të Kosovës, në kohën kur të
tjerët silleshin rreth bordeleve të “pevaçicave sllave” të cilat shërbenin
nëpër pijetoret e pista dhe përplot tym të duhanit anë e kënd Kosovës.
Qysh në atë kohë Salih Çekaj i pat vënë kontaktet në
Shqipëri me njerëzit e tij, për të gjetur një vend të përshtatshëm ku mund t’i
ushtronte kuadrot e ardhshme ushtarake që do t’i gjendeshin Kosovës në çastet e
duhura posa të ashpërsohej konflikti i pashmangshëm serbo - shqiptar. Duke i
pasur edhe lidhjet e hershme, edhe lidhjet familjare e ndiej veten krenar pse
kam qenë afër atij njeriu, prandaj jo vetëm që kam qenë i informuar mirë, por
mund të them se kam qenë pjesë e atyre proceseve. Mund të them se isha mjaft
mirë i njohur edhe me rrjedhat e grupeve të armatosura që defilonin në Drenicë
e Llap, apo nëpër vende e krahina të tjera, po më mirë e kam ditur veprimtarinë
e Salih Çekajt, e sidomos kam qenë i informuar kur ai udhëtonte jashtë
Gjermanisë.
Duket shumë e pabesueshme, por është e vërtetë se në
shumicën e rasteve diversante në stacionet e policisë, në qendra të refugjatëve
serbë të vendosur në Deçan, me të cilët Serbia pretendonte ta kolonizonte
Kosovën, pra në të gjitha atentatet që bëheshin në Rrafshin e Dukagjinit,
veçmas në Deçan, ka marrë pjesë vetë Salih Çekaj.
Për këtë arsye mund të them se kisha njohuri të
drejtpërdrejta në këto zhvillime, pasi Salih Çekaj, zakonisht ka kaluar nëpër
Konstanz për të shkuar në Shqipëri dhe nga atje futej në Kosovë. Ky vend ka
qenë vendtakimi i Salihut me shokët e tij, me të cilët kalonte kufirin dhe
vazhdonin udhëtimin e tyre për një rrugë të gjatë.
Në mesin e shumë rasteve të tjera, më kujtohet rasti i
fundit, pasi dihet botërisht se Salih Çekaj deri në fund të vitit 1996 ka qenë
me “dull-dung”, njëfarë lloj leje qëndrimi, që ia kufizonte lëvizjet edhe
përbrenda Gjermanisë, e të mos flasim për udhëtimet e tij të shumta edhe jashtë
Gjermanisë. Por, Salih Çekaj ishte edhe si uji, edhe si zjarri, kishte lëvizje
e gjetje të jashtëzakonshme. Mbante me vete disa pasaporta qoftë të
falsifikuara apo të shokëve me të cilët ka ngjasuar shumë, siç ishte rasti me
pasaportën e Ismet Llapit (Avdullahut). Herën e fundit, pasi ka kryer me sukses
aksionin në Qendrën e refugjatëve serbë në Baballoq, së bashku me Zenun
Idrizajn dhe Agron Tolajn, kthehet mjaft i gëzuar në Zvicër, te motra e vet, e
cila jeton në Bernë dhe ku e ka kaluar natën. Nga atje nuk kthehet në drejtim
të Konstanzit, aty ku kishte dalë vazhdimisht, por shkon për të kaluar kufirin
në Bazel, ngase e kishte më afër, me shpresë se pas disa ditëve do të vinte në
Konstanz për ta marrë atë lejen e qëndrimit të lëshuar nga organet kompetente
gjermane. Policia kufitare e Zvicrës e zënë në pikën e kalimit të qytetit Basel
dhe me të kuptuar se kush ishte, rrezikohej për ta kthyer në Serbi, por me
ndërhyrjen e organeve të Republikës së Kosovës që vepronin në Gjermani u bë e
mundur që Salihun ta kthejnë në Shqipëri, por jo në Beograd siç qe tentuar. Për
fat të mirë në atë kohë në Shqipëri ishin në pushtet forcat demokratike dhe
pikërisht me ndërhyrjen e Sali Berishës, atij i lëshohet një pasaportë ku do të
kishte mundësi për të ardhur përsëri në Gjermani për ta vazhduar veprimtarinë e
tij politike dhe organizative.
Ishte ky shkas që e detyroi Salih Çekajn të lajmërohet si
azilant në Gjermani, ku në një afat rekord atij do t’i pranohet azili politik,
me çka përfundojnë edhe peripecitë e shumta në kalimin e kufijve shtetërorë të
Gjermanisë.
“Bota sot”: Kur jeni
aktivizuar? Ku dhe kur? Si të themi në kuadër të FARK-ut, apo të UÇK-së?
Shpend Shala: Kjo gjë është shumë e
njohur. Kam qenë i angazhuar në kuadër të FARK-ut, përkatësisht në UÇK dhe kjo
ndarje me motivacione politike ka ndodhur më vonë. Fillimi ka qenë tjetër,
propaganda është bërë ndryshe. Sepse UÇK-ja ishte një formacion që vepronte në
kuadrin e FARK-ut, kupolë e përbashkët ishte Ministria e Mbrojtjes e Republikës
së Kosovës.
“Bota sot”: A nuk na i
thuani nja dy fjalë për Kosharen!
Shpend Shala: Kosharja është fshati
i parë në brezin kufitar që i përket territorit të Kosovës, kundruall tij
gjendet Padeshi që i përket Shqipërisë. Fshat ky kodrinor – malor, që ngjason
me një bjeshkë që ka terren shumë të thyeshëm. Një fshat tejet i vogël por i
një rëndësie specifike, sidomos për luftën e fundit gjatë vitit 1998/99. Në
Koshare ishte vendosur karakolli më i madh i Ushtrisë serbe, ku vazhdimisht
kanë qëndruar ushtarët serbë për ta vëzhguar më mirë Shqipërinë dhe një pjesë
të Dukagjinit. Pasi ishte një pikë strategjike, UÇK-ja ka bërë përpjekje për ta
marrë këtë pikë strategjike, prandaj luftimet e bëra për të, sot na janë të njohura
si “Lufta e Koshares”.
Në Koshare është bërë thyerja e kufirit administrativ nga
UÇK-ja që ishte përgatitur dhe ushtruar në fshatin Padesh. Aq sa ka qenë për
Ushtrinë Serbe pikë strategjike Kosharja, po aq ka qenë Padeshi i rëndësishëm
për Ushtrinë Shqiptare.
Pas të gjitha përgatitjeve, në orët e mëngjesit të 9
prillit të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit dhe të Salih Çekajt,
sulmohen forcat serbe, ku me një ofensivë të befasishme merret Rrasa e
Koshares, si dhe pikat tjera me rëndësi për atë betejë dhe për Luftën e UÇK-së
në përgjithësi.
Të nesërmen është pushtuar edhe karakolli i Koshares dhe
janë dëbuar me qindra forca serbe, të pajisura me një armatim të rëndë dhe
shumë modern. Të mos harroj ta përmendi se Karakolli në Koshare ishte një
repart ushtarak me 500 - 700 ushtarë, prandaj edhe kjo ndeshje mund të thuhet
se bëhej në mes ushtrive që matnin forcën e luftës dhe pse jo edhe të lirisë.
Më pas ushtria serbe tërhiqet dhe kurrë më nuk është
kthyer në atë karakoll dhe as në Rrasë të Zogut, në vend të të cilave
përfundimisht vendoset UÇK-ja.
5. , 27.06.2009, faqe16.
Në tensionimet
ndërmjet faktorit ushtarak
të UÇK-së rol
tejet negativ ka luajtur
edhe SHIK-u që
udhëhiqej nga Fatos Klosi
“Bota sot”: A ka ndodhur
të ketë fronte lufte në luftën e UÇK-së, veçmas në Betejën e Koshares?
Shpend Shala: Përgjithësisht në
luftën e UÇK-së, luftëra ka pas shumë pak e fronte edhe më pak. Këtë mendim e
këtë konstatim e kanë theksuar disa herë edhe kolegët e mi eprorë ushtarakë.
Është një gjë krejt tjetër sesi e trumbeton propaganda e krahut tjetër këtë
luftë.
Krahu tjetër i luftës mundohet t’i përvetësojë të gjitha
vlerat pozitive të asaj lufte, për të treguar se ka luftuar shumë dhe ka bërë
beteja të mëdha dhe madje e kanë prapsur ushtrinë serbe. Por me përgjegjësi
profesionale flas se ata nuk e kanë prapsur kurrë ushtrinë serbe, sepse iu
mungonte morali dhe dija profesionale. Mjerisht nuk kanë luftuar, lufta e tyre
është rritur nga propaganda, pasi mjetet e informacionit publik mbanin anën e tyre
dhe kontrolloheshin nga ata. Unë mund të flas për dy beteja të ashpra, të cilat
edhe ndërkombëtarisht janë të njohura, siç është Beteja e Koshares, e cila
është e njohur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dhe Beteja e Loxhës, që është
udhëhequr nga kolonel Tahir Zemaj dhe ka ndodhur në fillim të korrikut 1998.
Aty kanë marrë pjesë brigadat e udhëhequra nga kolonel Tahir Zemaj, në mesin e
të cilave po përmendi atë 131 dhe 134, ku është bërë kryesisht një luftë
mbrojtëse, luftë që me dinjitet e ka mbrojtur Loxhën dhe moralin e ushtarit të
UÇK-së.
Mërgatës shqiptare, shumë bij i kanë mbetur rrugëve, duke
mos arritur të ngjiten në frontin e luftës për rrethana që i pat krijuar një
krah i luftës, i cili me çdo kusht dëshironte të përfitonte çdo gjë nga kjo
luftë
Edhe pse ushtria serbe ka qenë në një numër më të madh dhe
ka qenë e pajisur me një armatim e logjistikë moderne, ku nuk kanë munguar
forcimet nga njësitet e artilerisë dhe mjetet tjera luftarake, nuk kanë arritur
atë ditë të depërtojnë dhe për aq orë që i përshkruan aq hollësisht në librat e
tij kolonel Tahir Zemaj, i cili si prijës i saj e ka përshkruar me përsosmëri
Betejën e Loxhës në librat e tij dhe në anën tjetër libri dëshmon
profesionalizëm dhe përgjegjësi edhe në fushën publike. E them se këto ishin
ato dy beteja që duhet krenuar për tërë luftën e UÇK-së. Beteja e Loxhës ka
zgjatur vetëm disa orë, kurse Beteja e Koshares nuk mund të përkufizohet në një
interval të një beteje, por ajo vazhdimisht quhet si Lufta e Koshares, sepse ka
zgjatur mbi 60 - 70 ditë, që nga 9 prilli e deri me 9 apo 10 qershor, apo
thjesht ta marrim me 12 qershor si ditë kur përfundon Lufta e Kosovës, kur u
nënshkrua në Kumanovë marrëveshja politiko-ushtarake në mes Komandantëve të
NATO-s dhe gjeneralëve serbë, të cilët pranojnë kapitullimin dhe menjëherë
fillojnë tërheqjen e gjithë ushtrisë dhe logjistikës ushtarake, duke djegur e
rrafshuar shumë pasuri të shqiptarëve.
Të mos harrojmë të theksojmë se në Koshare ka ndodhur të
ketë edhe dy - tri beteja brenda ditës, ku ushtria serbe kishte vënë në
shënjestër pozicionet e UÇK – së. Siç është e ditur, forcat tona e kishin marrë
qysh më 9 prill 1999 karakollin e Koshares dhe aty ishin vënë vëzhguesit në
vendet kyçe, nga ku mund të përcillnin të gjitha lëvizjet e armikut. Gjatë kësaj
kohe, në Koshare pati konfrontime të hapëta, u zhvilluan beteja e luftëra mjaft
profesionale, të cilat vazhdimisht i kanë fituar luftëtarët e UÇK-së.
“Bota sot”: A ka mundësi
të na përshkruani takimin tuaj me Salih Çekajn në Koshare?
Shpend Shala: Me Salih Çekajn kam pas
shumë takime në Koshare, sepse Salih Çekaj ka qenë edhe komandanti im. Pasi
jemi te lufta, unë kisha dashur të them edhe këtë: Është meritë e Salih Çekajt,
përkatësisht ai ishte shkaktari kryesor që unë e kam veshur uniformën ushtarake,
e sidomos që kam shkuar në Koshare. Po ashtu në prononcimet e mia të mëhershme
kur flas për nënën, babën, kur flas për familjen time, të cilët edhe përkundër
dëshirës, hezitonin të më thoshin shko në luftë, me përjashtim të nënës, e cila
asnjëherë nuk më ka thënë: mos shko! Përkundrazi, ajo vazhdimisht më ka thënë:
shko! Familja jonë kishte përjetuar dhembje e shkatërrime të shumta në
historinë e saj qindvjeçare, por më shumë në luftën e vitit 1998, dhe ndoshta
ishte kjo arsye që ngurronin, por falë këmbënguljes të Salih Çekajt unë kam
veshur uniformën ushtarake dhe kam shkuar në luftë.
Babai me një pjesë të familjes për një kohë ka qëndruar në
Tiranë (gjatë vitit 1998), dhe duke qenë në dijeni rreth fërkimeve dhe
plasaritjeve të faktorit ushtarak, ai nuk hezitonte të kundërshtonte, por kur e
ka parë se e kisha vendosur, më tha: “Rruga e mbarë djali im, të qoftë nderi
dhe lavdia, por kujdes nga njerëzit e luftës, atje është bërë një humnerë,
ruaje nderin dhe dinjitetin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtarët mos i tradhto,
se luftë është ajo!”
Me të vërtetë fjalët e babës më dolën, sepse përveç
peripecive gjatë rrugës për në Koshare, na ra të shohim e përjetojmë përplot
besëthyerje dhe tradhti deri në eliminimin e kokave të njëri - tjetrit.
Kosovës e sidomos mërgatës shqiptare, shumë bij i kanë
mbetur rrugëve, duke mos arritur të ngjiten në frontin e luftës për arsye,
motive e rrethana që i pat krijuar një krah i luftës, i cili me çdo kusht
dëshironte të përfitonte çdo gjë nga kjo luftë. Në këto tensionime ndërmjet
faktorit ushtarak të UÇK-së rol tejet negativ pat luajtur edhe Shërbimi
Informativ Kombëtar që udhëhiqej nga Fatos Klosi, i njohur për gjëra të
shëmtuara që pat bërë kundër të gjithë luftëtarëve e ushtarakëve që
deklaroheshin se i njihnin institucionet e Kosovës dhe kryetarin e saj dr.
Ibrahim Rugovën si Kryetar Kosove. Po ashtu në atë kohë në Qeverinë e Tiranës
ishte Fatos Nano, i cili i përkrahte këta njerëz, qoftë moralisht apo edhe
materialisht e sidomos në planin e logjistikës, duke iu dhënë përvojën e SHIK -
ut për t’i ndjekur të gjithë eprorët ushtarakë që kërkonin dhe donin të
udhëheqin luftë profesionale.
Në këto rrethana, mua më mbetej vetëm ta mbaja premtimin
që ia kisha dhënë Salih Çekajt për t’u angazhuar drejtpërdrejt në Luftën e
Kosovës, krah për krah tij. Të gjitha vonesat e aktivizimit tim kanë qenë të
lidhura ngushtë me Salih Çekajn, nga i cili pritja sinjalin për të shkuar në
Koshare dhe për të luftuar krah për krah me të, ashtu siç ndodhi pak kohë më
vonë.
Në
muajin shkurt 1999 jam paraqitur në Babinë, atje kam takuar Salih Çekajn dhe
Agim Ramadanin dhe bashkë me ta kam luftuar në Koshare, si ushtar i tyre, si
luftëtar me uniformën e UÇK-së.
Disa
emisarë, për të gjallë të Agim Ramadanit, nuk kanë guxuar t’u afrohen objekteve
tona në Koshare
“Bota sot”: Ndonjë moment
nga takimet tuaja të shumta me Salih Çekajn që ia vlen për t’u përmendur?
Shpend Shala: Pasi kishin filluar
luftimet, mbaj mend takimin e parë me Salihun në fshatin Padesh, në objektin
nr. 3, ku ne bënim pushime. Pas diku nja 48 orëve në frontin e luftës, erdha
për të pushuar, ndonëse ne mbeteshim shpesh edhe nga tri-katër ditë, varësisht
nga kushtet atmosferike, por ishte menjëherë pas vrasjes enigmatike të Agim
Ramadanit. Ai erdhi në Padesh, ishte shumë i shqetësuar, ndjehej
jashtëzakonisht i demoralizuar dhe në njëfarë mënyre e dinte se çfarë e priste.
Ai besonte shumë në veten e tij, por dyshonte në dinjitetin e ushtrisë, pasi
kishin filluar të defilonin emisarë të dyshimtë, të cilët kalëronin kudo në
frontet e luftës, kudo duke penguar organizimin dhe kundërvënien profesionale
të UÇK-së, ngase qysh në ato ditë flitej se Agim Ramadani nuk ishte vrarë nga
forcat serbe, por ishte vrarë nga emisarë që defilonin në çdo kohë edhe në
Koshare duke iu afruar edhe vijës së frontit, por kurrë nuk kanë dalë në front,
përkundrazi vazhdimisht kanë qëndruar në prapavijë. Luftëtarët ishin futur në
sandviç, përpara nga ushtria serbe e prapa nga emisarë të dyshimtë. Ata cilët
vazhdimisht rrinin në prapavijë, në mesin e të cilëve po përmendi Nesim
Haradinajn, Ali Haskajn, Isa Balajn, e veçmas ndër njerëzit më destruktiv ka
qenë Milaim Zekaj, të cilin sa herë e shoh në ekranin e RTK-së më shkakton
dhembje koke. Këta njerëz, këta emisarë të dreqit, për të gjallë të Agim
Ramadanit nuk kanë guxuar t’u afrohen objekteve tona në Koshare, si dhe vijës
së frontit.
Pas vrasjes së Agim Ramadanit, Milaim Zekaj bashkë me
Hysen Berishën bëhen të plotfuqishëm, kurse luftëtarët të cilët deri atëherë
konsideroheshin si ushtarë e ushtarakë të institucioneve të Republikës së
Kosovës ishin mbërthyer në shënjestër. Hysen Berisha, (në të vërtetë ai është
Hysen Rexhepi), shëtiste poshtë e lartë nëpër Koshare dhe më sa duket për t’iu
ngjitur më vonë Rrustem Berishës, ai e pat ndërruar edhe mbiemrin dhe pat luajtur
një rol tejet negativ. Kur them negativ, nuk e kam fjalën për anën profesionale
të luftës, por roli i tij negativ lidhet se pse i ka lejuar kundërshtarët e
Salih Çekajt dhe të Agim Ramadanit të futeshin në zonë, ndërkohë që ata ishin
në vijën e frontit. Pastaj i ka lejuar të defilojnë nëpër objektet tona dhe me
siguri aty janë hartuar planet edhe për likuidimin e Salih Çekaj dhe Agim
Ramadanit që më pas u eliminuan në rrethana misterioze dhe të pasqaruara deri
më tash. Ndërsa eprori Rrustem Berisha do të avancohet në poste e grada të
njëpasnjëshme, do të bëhet i besueshëm dhe gjithçka për Luftën e Koshares do
t’i besohet atij.
6. , 28.06.2009, faqe16.
Dikush, një
ditë, duhet t´u shpjegojë familjeve Ramadani dhe Çekaj dhe opinionit kosovar
se si u vranë
Agimi e Salihu
Në anën tjetër, emisarët e pa porositur do të mbllaçitin
fjalë të zhurmshme përmes ekranit të RTK-së, siç është rasti i Milaim Zekajt
dhe me sa di, deri me sot askush nuk i ka marrë në pyetje për të ditur në
ç’mision, në ç’kob dhe në ç’detyrë ishin në Koshare dhe pse pikërisht në ato
ditë ndodhi vrasja e Agim Ramadanit dhe e Salih Çekajt.
E përsëris se Rrustem Berisha ka një përgjegjësi të madhe
dhe mbase një ditë duhet t’u shpjegojë qoftë familjeve Çekaj, si dhe asaj
Ramadani, si dhe opinionit kosovar e institucioneve të Kosovës sesi dhe nga
kush u bë vrasja e këtyre dy njerëzve me aq rëndësi dhe pse duhet të mbeten
vrasjet e pasqaruara edhe sot e kësaj dite, kur ato kanë ndodhur brenda një
rrethi të ngushtë që e dinë më se miri se si ka ndodhur.
Salih Çekaj, deri në vdekjen e tij ka qenë komandant i
Brigadës 134
“Bota sot”: Cili ishte
roli udhëheqës e ushtarak i Salih Çekajt në Luftën e Koshares dhe
përgjithësisht të Kosovës? Konkretisht çfarë roli ka pasë në Koshare Salih
Çekaj dhe çfarë roli në organizimin e Ushtrisë së Kosovës?
Shpend Shala: Salih Çekaj në
Koshare ka pasë rolin e Komandantit të Brigadës 134. Brigada 134 është formuar
gjatë vitit 1998 dhe ajo ka zhvilluar luftëra në Dukagjin, sidomos në betejën e
njohur, si Beteja e Loxhës, e cila është zhvilluar nën komandën e kolonel Tahir
Zemajt. Por pas tërheqjes së saj, e cila është përfolur mjaft dhe që e ka
shpjeguar më mirë koloneli në librat e tij, të gjitha përgjegjësitë komanduese
i ka marrë Salih Çekaj. Në këto rrethana tensionimesh, duket pak sa absurde kur
flasin njerëzit që nuk kanë luftuar fare. Ata kanë spekuluar me tërheqjen e
Brigadës 134 që e ka udhëhequr Tahir Zemaj, kualifikime këto absurde me të
cilat unë asnjëherë nuk jam pajtuar, sepse tërheqja e Brigadës 134 dhe e
njësive tjera operative, të udhëhequra nga kolonel Zemaj, ka qenë në përputhje
me normat dhe rregullat e luftës, duke u këshilluar paraprakisht me Ministrin e
Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqin, si dhe në marrëveshje të plotë me
institucionet relevante të Republikës së Kosovës për të shpëtuar popullatën
duarthatë që ishte në ato fshatra.
Më pastaj, Salih Çekaj, deri në vdekjen e tij, edhe gjatë
përgatitjeve, por edhe në vijën e frontit ka qenë komandant i Brigadës 134.
“Bota sot”: Ju folët
kalimthi përkitazi me vrasjen e Salih Çekajt. A keni ndonjë informacion më
konkret rreth vrasjes së tij?
Shpend Shala: Nëse bazohemi në
përfoljet e shumta dhe duke u bazuar në një proverb popullor në të cilin thuhet
“Fshati që duket nuk do kallauz”, kjo gjë nuk do aq koment, por të gjitha ato
që i thashë bazohem në ndershmërinë time dhe në njohjet e mia sa isha në
terren, jo sipas përfoljeve dhe thashethemeve. Megjithatë jo vetëm këtu, por
vazhdimisht e kam theksuar se është e nevojshme kjo çështje të hulumtohet dhe të
hetohet për t’u flakur dilemat, për t’u qetësuar familjet dhe pse jo për t’ua
mbyllur gojën gojëkëqijve.
Derisa një gjë e tillë nuk bëhet, nuk lejohet dhe as nuk
ngulmohet, nuk ka kush të drejtë t’i thotë tjetrit të mos flas, pasi dyshimet
kanë një bazë ligjore për t’u nisur hetimet. Sepse, dihet fare mirë ku ka qenë
Salih Çekaj më 19 prill 1999, në cilën kohë dhe me kënd ka biseduar për të
fundit herë, njëri nga ata jam edhe unë, ku kam drekuar atë ditë me Salih
Çekajn, i kemi dëgjuar bashkërisht lajmet e DW (Deutsche Welle), madje kam qenë
i pranishëm kur është përgatitur ai raport, kam qenë i pranishëm kur ka bërë
intervistën me gazetarin e DW, Halil Rrustemajn, i cili e ka sugjeruar Salihun
që ta përgatiste raportin, kurse ai do ta merrte në telefon për ta emituar në
lajmet e ditës. Koha për të cilën ne po flasim ka qenë diku rreth 10.00 para
dite, ndërsa raporti përgatitej për lajmet e orës 13.00 të DW, ky raport është
i fiksuar në celuloid dhe i takon po asaj dite të kobshme kur u vra Salih
Çekaj.
Pastaj dihen kush, kur dhe pse kanë defiluar dhe në
ç’mision ishin atje në Koshare. Por vrasja e Salih Çekajt dhe e Agim Ramadanit
bëhet edhe më misterioze kur që të dytë nuk janë likuiduar në front lufte. Kjo
gjë obligon edhe më shumë për të filluar hetimet, për t’u zbardhur e vërteta,
aq e përfolur, këtu e dhjetë vite më parë.
Vrasjet në Koshare ishin misterioze dhe kanë mbetur edhe
sot e kësaj dite enigmatike, ato vrasje nuk janë zbardhur, prandaj them se
drejtësia kosovare herët a vonë duhet të merret me këtë çështje.
“Bota sot”: Pse Salih
Çekaj mbeti i vetmi personalitet që nuk iu njohën meritat për organizimin e
luftës, për udhëheqjen e luftës si dhe për çlirimin e Kosovës, që erdhi vetëm
pak ditë pas vrasjeve të tij?
Shpend Shala: Këtë pyetje pak a shumë
e kam trajtuar në një fjalim timin që e kam mbajtur në Gjermani, i cili
përfshihet edhe në shkrimet e mia brenda këtij libri. Atij nuk iu njohën
meritat sepse ishte më i merituari dhe njeriu pa të cilin nuk do të ishin nisur
fillet e UÇK-së. Nuk iu njohën meritat, sepse Salih Çekaj i njohu institucionet
e Republikës së Kosovës të dala nga vota e popullit. Nuk iu njohën meritat, se
të pamerituarit bënin historinë, kurse luftën e ka bërë ai, e ka bërë Agim
Ramadani, e ka bërë Ahmet Krasniqi, e ka bërë Ekrem Rexha komandant Drini, e ka
bërë Ukë Bytyçi, e ka bërë Tahir Zemaj, e ka bërë prof. Fehmi Agani, e ka bërë
Enver Maloku, e ka bërë Xhemail Mustafa. Këto personalitete janë vrarë gjatë
luftës dhe menjëherë pas luftës, vetëm e vetëm për t’u shkruar historia ashtu
siç nuk ishte lufta. Luftë ka qenë ajo që e ka bërë Salih Çekaj, por jo qysh
shkruajnë gazetarët që nuk kanë qenë kurrë në frontin e luftes.
Po t’i njiheshin Salih Çekajt meritët për luftën, LDK-jë
do të dilte si forcë politike e cila ka dhënë më së shumti për luftën. Ka shumë
indikacione, por me keqardhje duhet të them se LDK-ja, si bartëse e
institucioneve të Republikës, nën komandën, apo më mirë të themi në kuadër të
të cilave ka vepruar Salih Çekaj, nuk ishte në gjendje t’ia njeh meritat edhe
pse trumbetohet se është bërë diçka për Salih Çekajn. Jo iu ka ngritur një
shtatore, jo është bërë një film për te, jo është shkruar një libër apo janë
krijuar poezi e këngë të shumta apo janë emërtuar rrugë e institucione, mendoj
se këto nuk mjaftojnë për një figurë aq të kompletuar, aq shumëpërmasore siç
ishte ai.
Pas LDK-së vijnë institucionet që janë ngritur me votën e
elektoratit të LDK-së dhe këto institucione janë zgjedhur e rizgjedhur më se
katër herë dhe asnjëherë në mënyrë institucionale nuk është ngritur çështja e
Salih Çekajt, e cila duhet të hetohet nëse dëshirojmë të hiqen dilemat.
Përndryshe dilemat do të shtohen dhe do të shtresohen për sa të jenë gjallë ky
brez dhe kjo gjeneratë që e ka bartur barrën e luftës dhe të përgjegjësisë. Nga
ana tjetër, TMK-ja, që dihet nga cilat forca është formuar dhe udhëhequr dhe si
ka ardhur deri te formimi i saj, e degradojnë në një formacion civil e tash së
voni e shuajnë krejtsisht. Aty në TMK ka udhëhequr dikush tjetër, madje s’kanë
ngurruar pa i shkelur meritat e Salih Çekajt, prandaj ai ka mbetur një ushtar
me një moral të lartë, po pa asnjë mirënjohje dhe asnjë vlerësim nga Trupat
Mbrojtëse të Kosovës që rrahin gjoks se janë pasardhëse e UÇK-së, ndërsa në
anën tjetër di e njoh njerëz që kurrë s’kanë qenë në luftë dhe s’kanë shkrepur
asnjë plumb, por që janë graduar, madje për ironi edhe deri në gradën e
gjeneralëve, duke u sajuar filma e emisione dokumentare, sikur pa ta as nuk ka
pasë luftë dhe as nuk do të ishte çliruar Kosova.
“Bota sot”: A mos kishte
tendenca të tjera edhe më të qëllimshme. Mohimi që iu bë angazhimit dhe
flijimit të Salih Çekajt mos kishte qëllim për t’i dhënë kahe tjetër
organizimit dhe themelimit të UÇK-së?
Shpend Shala: E kam thënë edhe më
parë, madje e kam theksuar edhe disa herë të tjera se Salih Çekaj kishte një
meritë të madhe, dhe kishte dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në
krijimin dhe themelimin e UÇK-së. Nëse shihen vëmendshëm lëvizjet e mëvonshme,
do të dalim te një pikë, te një qëllim dhe hë për hë ai qëllim është arritur,
madje ku më shumë dhe ku më pak, për hir të kësaj apo asaj çështjeje edhe është
pranuar, intelektualë, krijues e studiues sikur pranojnë një realitet të ri,
duke anashkaluar të vërtetën morale, shkencore historike dhe faktike.
Por forca të caktuara, duket sikur u ngritën jo për ta
luftuar Serbinë, por për t’i luftuar pikërisht institucionet e Kosovës, në
kuadrin e të cilave ka vepruar Salih Çekaj. Sepse, sikurse institucionet
civile, po ashtu edhe ato ushtarake, u vërshuan nga karrieristë, të cilët pas
luftës dëshironin që të paraqiteshin se janë ata që kanë luftuar dhe vetëm ata
e kanë bartur barrën e luftës, prandaj Salih Çekajt nga këta njerëz nuk i
njihen kurrfarë meritash që i ka dhe i meriton. Sepse po t’i njiheshin Salih
Çekajt meritat, të cilat me të vërtetë i ka pasë gjatë luftës dhe para luftës
dhe deri në momentin e vrasjes së tij, gjithsesi do të dilte LDK-ja si forcë
politike e cila ka dhënë shumë për luftën, çka është e vërtetë se ka dhënë
shumë për luftën dhe përgjithësisht për Kosovën, e jo siç thonë trumbetuesit
cinikë se LDK-ja e ka penguar luftën e fundit në Kosovë.
7. , 29.06.2009, faqe16.
Me vrasjen e
Agim Ramadanit zbehet morali për luftë, kurse me vrasjen e Salih Çekajt
ndërpriten të gjitha sukseset e Betejës së Kosharës
Beteja e Koshares
kishte filluar plotësisht me eprorë ushtarakë profesionistë që morën pjesë edhe
gjatë përgatitjeve të vjeshtës dhe të dimrit 1998 dhe deri më 9 prill 1999 kur
filloi ofensiva për thyerjen e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ato forca,
ishin që të gjitha të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe që të gjithë
vepronin nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës të Kosovës. Pra,
ishte krejt e natyrshme që edhe ushtarakët të vepronin nën kuadrin e kësaj
Ministrie. E di që sa ishin gjallë Agim Ramadani e Salih Çekaj Milaim Zeka, e
as Agim Çeku në cilësinë e komandantit të shtabit të përgjithshëm nuk e paten
rastin e as guximin të vinin dhe të defilonin në atë zonë që të bëjnë parada
televizive sa për dekor, që të reklamoheshin në mjetet e informimit, sidomos
nëpërmjet RTSH-së e cila terrorizonte diasporën shqiptare.
“Bota Sot”: A mendon dhe
a beson se Salih Çekaj ishte njeriu që mund të quhet gurëthemeli i bërthamave
të para ushtarake, të cilat më vonë u quajtën FARK apo UÇK?
Shpend Shala: Gjithsesi mendoj se Salih Çekaj
ishte gurëthemeli i të gjitha përpjekjeve dhe angazhimeve, qoftë
institucionale, apo ilegale të bërthamave të para ushtarake. Ai ishte njeriu që
i solli vetëm të mira Kosovës. Ai ishte vizionar dhe njëri nga personalitet më
të çmuara të luftës dhe përpjekjeve, prandaj me të drejtë ai mund të quhet
gurëthemel jo vetëm i ushtrisë, por edhe i pavarësisë së Kosovës.
“Bota Sot”: A është e
vërtetë se ishte pikërisht Salih Çekaj që i ka angazhuar Adem Jasharin dhe
Zahir Pajazitin në ushtrimet ushtarake në Shqipëri, pastaj ai që i ka pritur e
përcjell në shtëpinë e tij, në Broliq duke i armatosur deri në dhëmbë në
misione e aksione të reja luftarake?
Shpend Shala: Po, kjo është shumë e vërtetë. Këtë
nuk e pohoj vetëm unë por e kanë thënë dhe pohuar edhe shumë miq dhe
bashkëpunëtorë të njohur të Salihut, Ademit dhe të Zahirit, siç ishin Zenun
Idrizaj, Saim Tahiraj, Xhemail Berisha, pastaj Agron Tolaj dhe shumë e shumë
bashkëpunëtorë e veprimtarë të tjerë të Salih Çekajt. Është krejt diçka tjetër
që dikush pendohet për këto të vërteta dhe tani mohon një të vërtetë të ditur,
madje jo çkado të vërtete, por atë që e ka angazhuar Adem Jasharin dhe Zahir
Pajazitin në fillimet e fillimeve të luftës.
“Bota Sot”: Po njohja juaj
me Agim Ramadanin cila ishte?
Shpend Shala: Agim Ramadanin e njoha në Koshare.
Siç e kam thënë edhe në intervista të tjera, atë ditë që e kam takuar kam qenë
bashkë me Zenun Idrizajn në Babinë, në qendrën për stërvitje ushtarake. Kur
takova Agim Ramadanin ishte bashkë me Salih Çekajn dhe i rrethuar me ushtarë të
tjerë. Ishte hera e parë që po e takoja. Salihu ma paraqiti si mik dhe si
ushtarak. Po ashtu më kujtohet se në udhëtimin tim nga Tirana, më ka shoqëruar
Kadri Balaj i cili punonte në Zyrën e Republikës së Kosovës. Kur u mbajt një
takim në sallën operative të qendrës stërvitore në Babinë Agim Ramadani shprehu
një admirim që më ka mbetur në mendje gjatë gjithë jetës sime.
Biseda pastaj
u drejtua në çështje konkrete të organizimit ku ai nuk hezitoi t’i qortonte
Kadri Balajn me shoqëruesit e tij se bënin pak, për të mos thënë fare pak, ose
aspak për luftën dhe Kosovën.
“Bota Sot”: Po roli i
Agim Ramadanit në Luftën e Koshares?
Shpend Shala: Agim Ramadani, nëse flasim për
funksionin ushtarak, ai ka qenë shef i Shtabit në Brigadën 131, dhe pa dyshim
është një ndër njerëzit kryesorë që ka luajtur një rol shumë me rëndësi në
organizimin e atyre njësive që kanë vepruar në brigadat 131, 134 dhe Batalionin
Diversant - vëzhgues. Ai ka pasë një rol të veçantë gjatë përgatitjeve, rol
shumë me rëndësi dhe shumë të veçantë edhe gjatë luftës deri në vrasjen e tij.
Fatkeqësisht vrasja e tij ndodh vetëm dy ditë pas thyerjes së kufirit, por Agim
Ramadani ka luftuar edhe gjatë vitit 1998 në Luftën e Kosovës, ka marrë pjesë
në të gjitha aksionet që i kemi përmendur edhe më lartë gjatë vjeshtës dhe
dimrit të vitit 1998, kur qe sulmuar njësia famëkeqe “Zhaoka”, ku nën komandën
e Agim Ramadanit është asgjësuar ajo njësi, si dhe në aksionet tjera Agim
Ramadani ka ngadhënjye. Unë e thashë se është fatkeqësi vrasja e tij, sepse me
vrasjen e Agimit, e cila nuk është bërë aq rastësisht, por aty fillon çalimi,
demoralizimi dhe tërësisht zbehet ai morali për luftë, kurse me vrasjen e Salih
Çekajt aty ndërpriten të gjitha sukseset e Betejës së famshme të Koshares.
Vetëm kush gënjen, vetëm kush e thotë, e thotë të kundërtën, por pas vrasjes
edhe të Salih Çekajt më nuk është shënuar asnjë përparim, qoftë në përforcimin
e pozicioneve luftarake e le më me zmbrapsjen e forcave serbe.
Që nga data e
19 prillit ato pozicione kanë mbetur deri me përfundimin definitiv të luftës
kur bashkë me forcat e koalicionit ndërkombëtar kanë përparuar dhe janë futur
thellë në territorin e Kosovës.
“Bota Sot”: A ka dyshime
rreth vrasjes së tyre kur dihet se ata janë vrarë në rrethana shumë të errëta
dhe të ndërlikuara siç thatë edhe më parë e ku e keni thënë edhe në shkrimet
tuaja, veçmas atëherë kur kanë filluar të defilojnë edhe në Koshare njerëz të
dyshimtë?
Shpend Shala: Gjithsesi, këtë gjë e kam theksuar
disa herë, kudo që më është dhënë rasti. Nuk dëshiroj të akuzoj ndokënd, por
vrasja e Agim Ramadanit dhe ajo e Salih Çekajt duhet të hetohen. Se kush ishin
ata, sa të rëndësishëm ishin ata tregon edhe mos suksesi i mëpastajmë në këtë
front.
Dihet që në
Koshare ka ardhur vetë Agim Çeku, i cili tek në prill 1999 e ka pranuar
funksionin e komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, pastaj ardhja e
eprorëve të tjerë siç ishte Naim Maloku dhe njerëzve të tjerë që s’kishin të
bënin me luftën e aq më pak me Kosharen
a institucionet e Kosovës. Këto janë vetëm disa fakte ku mund të nisin
hetimet, pastaj gjërat do të zbërthehen dalëngadalë, sepse sipas çdo analize,
po më shumë duke i parë se si rrodhën dhe si u zhvilluan ngjarjet e më pastajme
do të bindemi se është dashtë të eliminohen ata dy burra, dy komandantë të
ballit të luftës për të bërë historinë ndryshe ngase siç e kam theksuar edhe më
parë, për të gjallë të Agim Ramadanit nuk kanë guxuar forcat destruktive të
paraqiteshin në Koshare e Zoti na ruajt të hynin në objektet dhe repartet tona.
“Bota Sot”: Një pyetje
paksa e vështirë: Më kujtohet se vetëm pas vrasjes së Agim Ramadanit dhe të
Salih Çekajt komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku e pat
vizituar Kosharen dhe më kujtohet mirë se kumtin e vrasjes së tyre me një zë që
çirrej e jepte gazetari i tashëm i RTK-së Milaim Zeka. Pasi ju ishit në atë
kohë në Koshare, a mund ta shtjelloni këtë temë pak më mirë?
Shpend Shala: E kam theksuar edhe më parë se
Beteja e Koshares kishte filluar plotësisht me eprorë ushtarakë profesionistë
të atyre brigadave, të atij batalioni që e përmenda edhe më lart, që morën
pjesë edhe gjatë përgatitjeve të vjeshtës dhe të dimrit 1998 dhe deri më 9
prill 1999 kur filloi ofensiva për thyerjen e kufirit në mes Kosovës dhe
Shqipërisë. Ato forca, ata njerëz ishin që të gjithë të institucioneve të
Republikës së Kosovës dhe që të gjithë vepronin nën ombrellën e Ministrisë së
Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, apo siç ironizonin nën kuadrin e Forcave të
Armatosura të Republikës së Kosovës me shkurtesën e njohur FARK, dhe që të
gjitha financoheshin nga ajo ministri. Pra, ishte krejt e natyrshme që edhe
ushtarakët të vepronin nën kuadrin e kësaj Ministrie, kurse pas vrasjes së Agim
Ramadanit dhe të Salih Çekajt, ashtu siç e keni dëgjuar edhe ju në mjetet e
informacionit, (sepse unë këtë gjë nuk mund ta dëshmoj pasi ne nuk e kishim një
mundësi të tillë), por e di që sa ishin gjallë ata nuk e pati rastin e as
guximin qoftë Milaim Zeka, e as Agim Çeku në cilësinë e komandantit të shtabit të përgjithshëm të
vinin dhe të defilonin në atë zonë që të bëjnë parada televizive sa për dekor,
që të reklamoheshin në mjetet e informimit, sidomos nëpërmjet RTSH-së e cila
terrorizonte diasporën shqiptare, ngase Kosova ishte në luftë dhe nuk e kishte
mundësin e shikimit.
8. , 23.06.2009, faqe16.
Dihet kush
luftoidhe kush mori grada!
Ka
njerëz që kurrë s’kanë qenë në luftë, por me të mbaruar lufta janë veshur me
uniformame grada të larta ushtarake, madje edhe me gradë gjenerali. Sa jam i informuar nuk ka ndonjë hetim serioz për
zbulimin e disa vrasjeve enigmatike para, gjatë dhe pas luftës, dhe se askush
nuk merret me këto çështje. Mendoj se librat e kolonel Tahir Zemajt janë
dokumente të gjalla dhe flasin shumë edhe për vrasjet që tronditen Kosovën.
Libri i dytë sjell shumë informacione, por ka edhe njerëz që kanë informacione
të sakta e nuk e kanë guximin e Tahir Zemajt për t’i thënë publikisht. Shpresoj
se tashti me ardhjen e pavarësisë, me ngritjen e institucioneve përkatëse të
Republikës së Kosovës do të nisin hetimet dhe do të ndriçohen edhe këto çështje
që kanë mbet enigmatike, si dhe shumë vrasje të tjera mjaftë misterioze.
Shpresoj se edhe rasti i Salih Çekajt dhe Agim Ramadanit do të zbardhet.
Kjo propagandë
kaq irrituese dhe madje poshtëruese kishte të vetmin qëllim të denigronte të
gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, kurse në anën tjetër kishin
qëllim që të mblidhnin sa më shumë mjete
e sa më shumë para në fondin “Vendlindja thërret” që e kontrollonin dhe e
menaxhonin një grup i vogël, të cilët, siç u dëshmua më vonë, nga lufta dolën
të pasur, madje milionerë.
Po sa i përket
defilimit të Milaim Zekës dhe të Agim
Çekut në Koshare menjëherë pas vrasjes së Agim Ramadanit dhe të Salih Çekajt
është dashur që moti të hetohet e jo njerëzit e tillë të shpërblehen me punë të
mira e poste të larta politike e shtetërore.
“Bota Sot”: A është e
vërtetë ashtu siç flitet, se kurthi për vrasje të dyshimta është përgatitur për
t’i dhënë kahe gjithë Luftës së Kosovës?
Shpend Shala: Pikërisht! Dihet se ky krah ka
përgatitur lista të zeza, të cilat janë të njohura edhe gjatë luftës, po më
shumë janë bërë publike me të mbaruar lufta. Në ato lista nuk ka qenë vetëm
emri i Salih Çekajt e Agim Ramadanit dhe i Tahir Zemajt, por aty ka qenë emri i
prof. Fehmi Aganit, i presidentit të Kosovës dr. Ibrahm Rugovës, pastaj i Bujar
Bukoshit, me një fjalë emrat e njerëzve kyç që kishin rol me rëndësi në
institucionet e atëhershme të Republikës së Kosovës, qofshin ato civile apo
ushtarake.
“Bota Sot”: A janë bërë
hulumtime nga ndokush për këto vrasje?
Shpend Shala: Sa jam i informuar nuk ka ndonjë
hetim serioz, dhe askush nuk merret me këto çështje. Aty - këtu ka pasë
indikacione private të grupeve individuale, të grupeve të vogla të njerëzve, të
cilët megjithatë kishin dëshirë që të lënë të shkruar diçka siç ka qenë rasti i
Tahir Zemajt, i cili më shumë se ndokush tjetër kishte dëshirë t’i lente shumë
gjëra të shkruara dhe falë zotit ata libra janë bërë publikë për të gjallë të
tij. Mendoj se ata libra janë një dokumentar i gjallë dhe flasin shumë edhe për
vrasjet që tronditen Kosovën. Libri i dytë i Tahir Zemajt sjell shumë
informacione, por ka edhe njerëz që kanë informacione të sakta e nuk e kanë guximin
e Tahir Zemajt për t’i thënë publikisht.
Shpresoj se
tashti me ardhjen e pavarësisë, me ngritjen e institucioneve përkatëse të
Republikës së Kosovës do të nisin hetimet dhe do të ndriçohen edhe këto çështje
që kanë mbet enigmatike, si dhe shumë vrasje të tjera mjaftë misterioze. Shpresoj
se edhe rasti i Salih Çekajt dhe Agim Ramadanit do të zbardhet. “Ata janë vrarë
në vijën e frontit, sa do që në atë kohë s’ka pasë ndonjë betejë”?!...
Mendoj se
pushteti i ri, në Kosovën e Pavarur do të merret seriozisht me këto çështje,
për t’i hetuar e ndriçuar të gjitha vrasjet edhe ato para lufte, gjatë luftës
dhe këto që ndodhën pas luftës.
Ta zëmë nga
rastet e nga faktet: Me vrasjen e Enver Malokut, si drejtues i Qendrës
Informative të Kosovës, menjëherë është krijuar agjencia informative e UÇK-së,
e cila quhej “Kosovapress”, pastaj
“Radio Kosova e lirë”, dhe krejt natyrshëm
mund të shtrohen dilemat pse gjithë këto lëvizje menjëherë pas vrasjeve të
personaliteteve shqiptare dhe me të drejtë shtrohet pyetja: A mos ka ndonjë
lidhje në mes krimit dhe veprimit?
“Bota Sot”: Për luftën,
jo vetëm në Koshare por përgjithësisht për luftën e Kosovës janë shkruar libra,
madje edhe seri librash, cilin prej tyre do ta veçonit për qasjen objektive e
reale të të gjitha zhvillimeve politike e ushtarake në atë kohë?
Shpend Shala: Pa dyshim do t’i veçoja librat e
Tahir Zemajt sepse janë më me vërtetësi dhe shumë më objektivë. Mbase janë të
vetmit libra që e përshkruajnë një realitet ashtu siç ishte, me gjithë
mangësitë që vihen re, prapëseprapë mbeten librat më të mirë. Askush nuk ka
bërë ndonjë përpjekje të shkoj më tej se ai.
I kam lexuar
të gjithë librat që janë shkruar. Nuk po them se sa të varfër e sa manipulues
janë, nuk po them se sa më trishtojnë. Kosovës i duhen libra të tjerë. Libri që
e ka të vërtetën në shuplakë të dorës ende nuk është shkruar. Pritet.
“Bota Sot”: Si i
vlerësoni tendencat për t’u rishfaqur të atyre as që kanë luftuar?
Shpend Shala: Ka njerëz që kurrë s’kanë qenë në
luftë, madje as nuk kanë tentuar të hyjnë në Kosovë gjersa forcat e NATO-s e
çliruan Kosovën, kurse ushtarin serb dhe luftën kanë mundur ta shohin vetëm në
ekranet televizive. Gjithë kohës janë sorollatur nëpër vendet Europës
Perëndimore, apo nëpër hotelet luksoze të Tiranës, kurse me të mbaruar lufta,
janë veshur me uniforma, me grada të larta ushtarake e madje edhe me gradë
gjenerali që për mua është përdhosje e gangsterizëm, sa komike, aq edhe
tragjike. Madje edhe ndërkombëtarët e dinë fort mirë kush ishte në luftë, kush
luftoi dhe kush mori grada, apo kush u pasurua në kurrizin e luftës.
“Bota Sot”: Të kthehemi
te fillimi i kësaj bisede: Nga hulumtimet e mia kam vërejtur se ju jeni pinjoll
i një kulle dhe një fisi që ka pasë rëndësi në zhvillimet shoqërore e politike
në Rrafshin e Dukagjinit, a mund të theksoni edhe diçka që ty të ka bërë të
krenohesh?
Shpend Shala: Unë nuk kam çfarë të them më shumë
se ato që i kemi thënë brenda këtij projekti (është fjala për librin në
dorëshkrim), sepse shumë gjëra në një mënyrë a në një tjetër janë thënë. Dhe
jam i sigurt se me mirë se unë i ka shpjeguar im atë, por megjithatë dua të
them se krenohem që jam nga ata fëmijët e rritur në një kullë, se
tradicionalisht kullat tona kanë qenë vatra dijesh dhe trimërish të pafundme.
Nëse dikush sot mund të krenohet se është rritur në një vilë luksoze dhe
moderne, lirisht mund të them se jam më krenar që jam rritur në atë kullë, si
kështjellë të kreshnikëve. Që nga mosha pesëvjeçare unë kam qenë lejuar të
ngjitem lart në kullë dhe të rri në dhomën e burrave, t’i dëgjoj bisedat e tyre
dhe krejt natyrshëm edhe për ndonjë shërbesë të vogël. Në dhomën e burrave që
në Rrafshin e Dukagjinit njihet si Oda e burrave, nuk kam pasur të drejtë të
flas dhe të përzihem në bisedat e burrave, por kam mundur t’i përcjell dhe t’i
dëgjoj vazhdimisht ato kuvendime. Po kjo gjë më ka shoqëruar edhe gjatë luftës
dhe pas mbarimit të saj. Më shkoi jeta si dëgjues i zellshëm nëpër kuvende
burrash. Me gjithatë për mua si fëmijë ka qenë një privilegj i madh dhe
natyrisht jam trajtuar i privilegjuar në familje dhe përgjithësisht në lagje.
Krenohem se jam i lindur dhe jam rritur në një kullë me emër e zë të madh, e që
në Baran është e njohur si Kulla e Rrustem Llukës, prandaj pse të mos krenohem
unë, Shpend Shala, që jam pinjoll i asaj kulle, i atyre traditave dhe i gjithë atyre
historive që kanë ndodhur në familjen tonë të madhe, qoftë në Baran ku jam
rritur, apo në Llukën e Epërme, prej nga e kemi prejardhjen.
Familja e
Rrustem Llukës dhe ne pasardhësit e tij jemi familje me respekt të veçantë jo
vetëm në këto dy fshatra që i përmendëm por në tërë Rrafshin e Dukagjinit,
prandaj ne vazhdimisht obligohemi t’i nderojm këta njerëz e këto treva që i
nderuan “Pinjollët e Rrustem Llukës”.
“Bota Sot”: Në fund ju
falenderojmë në emër të lexuesve të gazetës “Bota sot” që na dhe mundësinë ta
bëjmë publike edhe për një opinion më të gjerë.
Shpend Shala: Edhe për mua ishte kënaqësi e
veçantë, ndërsa lexuesin e nderuar, bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e mijë,
veçmas familjen e Dëshmorit Salih Çekaj
e përshëndes duke uruar që në këtë përvjetor të kenë dhimbje më pak.
Intervistoi: Shefqet DIBRANI