E shtune, 27.04.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Kujtime të një shoqërie të pastër

E hene, 08.06.2009, 06:39 PM


Prof. Vedat Kokona me nxënësit e tij në Dajt (1965)
Prof. Vedat Kokona me nxënësit e tij në Dajt (1965)

Kujtime të një shoqërie të pastër

Nga Alfred Papuçiu

 Tani që po shkruaj këtë radhë, mendja më shkon tek dita e parë kur erdha këtu në shkollën e mesme:
 Ra zilja dhe hyra në klasë i emocionuar. Bashkënxënësit e mij ishin të rinj e të reja që i shihja për herë të parë. Të gjithë zunë nga një vend, ashtu si u pëlqeu. Edhe unë u struka në një qoshe , andej nga bangat e fundit.
 Para meje rrinte një vajzë shtatlartë, me triko të kuqërremtë, mbi të cilën varej një gërshet i dëndur ngjyrë ari. Nuk e di pse në atë çast më pëlqeu të kisha edhe unë një shok në bangë, me të cilin do të kaloja rrugën e gjatë, të vështirë e aq të bukur të shkollës së mesme. Me siguri do të kisha të tillë, por pse të mos e gjeja që ditën e parë! Ndoshta edhe ajo mendonte kështu si unë, po dukej ishte më e shkathët. Ktheu kokën, më buzëqeshi dhe foli e para:
 - Pse rri vetëm? Eja të rrimë bashkë!
 Unë u skuqa nga vështrimi i saj plot dashamirësi dhe pa folur mora çantën e librave dhe u ula gjithë ndrojtje pranë saj.
 Kështu u njoha me shoqen e bangës sime.
 Ditët kalonin dhe mua më doli ai turp që kisha pasur në vitet e shkollës tetëvjeçare, kur rrija me vajza. Ne shpesh bisedonim dhe e ndihmonim njeri tjetrin në mësime. Qëndronim bashkë dhe bisedonim edhe gjatë pushimit, atje në oborrin e shkollës. C'kënaqësi ndjente ajo kur unë merrja nota të mira; apo sa kurajo më jepte me vështrimin e saj, kur unë ndonjëherë hutohesha përpara dërrasës së zezë. (Të them të drejtën kam qënë pak i drojtur më tepër se ç'duhet, ndoshta edhe pse prindërit më kishin mësuar pak si të mbyllur). Ne u lidhëm kaq shumë me njëri tjetrin sa që dhe gëzimet dhe kur diçka nuk na shkonte mbarë, i ndanim bashkë me njëri tjetrin.
 Qëlloi njëherë që unë mora një dysh në algjebër. Sa nuk qava nga inati. Kisha mësuar një natë më parë, por ja që problemën s'munda ta zgjidhja. Ashtu i dërmuar dhe kokëulur u ktheva në bangë. Ajo më zuri nga dora dhe më pëshpëriti:
 - Mos u dëshpëro, s'ka gjë, e përmirëson!
 Kur mbaroi ora e mësimit dhe nxënësit filluan të dalin, unë qëndrova palëvizur. Ajo përsëri foli:
 - E pse e humbe kështu? Nuk u prish dynjaja. Përsëri do ta përmirësosh notën.
 - Më vjen inat me veten- i thashë- Disa  herë hutohem kot së koti.
 - A e di ç'ke- foli ajo duke buzëqeshur.- Ti me të vërtetë je ca i dobët në algjebër. A mësojmë bashkë?
 - Mirë- ia ktheva unë me gjysëm zëri. -Por mos të pengoj dhe ty?
 - E pse mendon kështu?- foli shoqja ime.- Ne duke mësuar bashkë do ta ndihmojmë më tepër njëri tjetrin...
 Qysh prej asaj dite kaluan tre vjet e gjysëm. Ne e kaluam klasën e nëntë, të dhjetën dhe të njëmbëdhjetën dhe tani jemi maturantë. Të dy në një klasë, të dy në një bangë. Na është bërë zakon të mësojmë bashkë, në kinema shkojmë bashkë. Shpesh dhe shëtisim bashkë.
 Po ka pasur midis bashkënxënësve të mi ndonjë që ka menduar keq për miqësinë tonë. Sa u revoltova një ditë kur dikush nga ata më tha:
 - E, si shkon me bjondinen? Nuk iu shqite, po dhe ajo ama.
 - Nuk të vjen turp- i thashë duke ja prerë fjalën në mes.- Si mendon kështu? Ajo është shoqja jonë e klasës. C'të keqe ka që mësojmë e shëtisim bashkë?
 Ja thashë dhe shoqes sime se çfarë më kishte ndodhur dhe bile me mendimin që të mos qëndronim shumë bashkë, pasi nuk doja që t'i prishja asaj punë.
 - Pse e prish gjakun?- më tha. Ata që llomotisim kështu nuk e njohin shoqërinë. Sidoqoftë unë mendoj se dhe në universitet rrugët nuk duhet të na ndajnë. Nuk e di, por e ndjej se dua të të kem pranë, se flas hapur me ty për gjithçka, kaluar vëllait.
 Ashtu pa dashur më përqafoi dhe unë e shtrëngova fort, duke e shprehur lumturinë time për atë shoqe të mirë, të çiltër, të pastër dhe njerëzore. Kujtim i një shoqërie të pastër.

1965



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora