E diele, 28.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Luan Çipi

E hene, 08.06.2009, 05:00 PM


NË VEND TË HYRJES

Shpirti derdhur nëpër vargje
Ka prejardhje “shekullore”.
 Edhe unë ndjeja “paqe”
Kur shfletoja në fletore.

Një nga një vjershat e mia
Në kompjuter i kam hedhur
Shok e miq nga dashuria
Si një Dionis kam mbledhur

Duke “filmuar” ç’kam shkuar
Nuk them dot se nuk po vuaj
Po, jetën duke kujtuar:
”Gris kohën, qesh dhe shkruaj”.

ATJE

Atje ku linda dua të rri i shpenguar
Të sodis dellin kur kridhet në det
Të çlodhem buzë detit të kaltëruar.
Vlora më tërheq si magnet.

Atje, pranë gjyshes, babës dhe nënës ermirë
Në dheun e begatë, të amshuar
Atje dua të jem, përjetësisht shtrirë,
Parajsën duke medituar.

Atje, t’u shoh të gjithëve të gëzuar,
Mbledhur rreth tokës sonë.
 Atje të rroni përjetësisht të bashkuar!
Mes jush do të më ndjeni gjithmonë.

VITE LUFTE

Dhëntë e dhitë blegërima
tutje, tëhu: be,be,be.
Më pas dëgjohen ca krisma:
Pamë e pume tehe, the.

Pushkë, mitrolozë e murtaja:
Tiu, tiu, tëër e bumbë.
Ne ngjiteshim lart, në maja.
Mos na zinte ndonjë plumb.

Manastiri i Cepos digjej.
Në Mashkullorë e Prongji
Gjermani! Ai s’tërhiqej:
Zjarr e flakë në çdo shtëpi.

Po, pse vriten kafshë e njerëz,
kisha, fshatra, bëhen hi?
Ç’gjynahe ka bërë ky brez
Ç’kërkon Nemcja në Shqipëri?

NJË BURRË I RRALLË

Kush më zgjoi nga gjumi herët dhe më çoj vite më parë
Pushkë e bomba, tym e flakë, qindra milic’ e ushtarë?
Para shoh një burrë të rrallë dhe kujtoj në Vlorë çka ngjarë.
Kur rinia ish më këmbë: Nacional e Çlirimtarë.

Deti mbushur me vaporë, bytym hekur e çelik
Duhet nxjerrë jashtë luftimi torpedenieri armik.
Noton Kristo Papajani dhe tërheq  minën  branë,
Me rrezik të vras dhe veten, si Oso Kuka shkodran.

Erdhën vitet e çlirimit, Kriston prapë e shoh në ballë
Ndërton rrugë e trotuare, mbjell limonë e portokall
E bën më të bukur Vlorën, ngre statuja me mermer
Zbukuron bregun e detit: shëtitore, belvederë.

Midis nesh qëndron i gjallë
Lart ngrihesh, si monument,
Të kujtojmë gjithnjë me mall,
Për Vlorën je një legjendë.

BEHE MBRET KUR VETE MIK

O i bukuri Tragjaz
së largu me ty po flas
se dhe “buza kur të plas”
ti mërzinë ta kthen në gaz .

Nostalgji të ngjall Dukati
për luftëra dhe trimëri.
Burra, gra të këtij  fshati
Janë futur në histori.

Sa krenar qëndron Tërbaçi:
Bashkë rriten lis’ dhe gjëmbaçi,
gjithësi në unitet.
një harmoni e vërtetë.

Në Gjormë, Velçë dhe Lepenicë,
Kuç, Kallarat, Mesaplik,
në Vajzë dhe në Drashovicë
behe mbret, kur vete mik.

Ndër shekuj dallon Bolena,
ku dhe fëmijët në pelena
për heronj  këndojnë ninulla,
konakët ngjajnë si kulla.

Kalon nëpër Topallti,
Myzeqeja, Kullsi, Himara
kodrat  mbushur me ulli,
ushton culja dhe xumara.

Kur ngjite në Llogora
shikon larg në horizont
thua: mos nga qielli ra
mrekullia e pa zakontë,

që formon këtë kontrast
të pa parë në asnjë rast.
Mali lart, gjithë gjelbërim,
deti, poshtë, në pambarim?

Rri, shikon: det edhe gurë,
     Zogjtë mbulojnë pishën flamur,  .
dera, drerë, dhelpra, kunadhe,
qengja, keca hedhin valle!

Në Palermo, poshtë, kur zbret
te kish’ e Vasiliqisë,
valanidh, shqope dhe det,
vend qëndrim i perëndisë

Hyni, djem, rini,mendoni!             
Sa shumë gjak dhe sa shumë lot
Historinë e lashtë kujtoni!
Si Shqipëria s’ka n botë!

Fryn një fllad e një duhi
plakun e bëjnë më të ri,
të riut i japin mënd.
Si mund të lihet ku vend?

A T DH E U

Të parët tanë: Pellazgë, Ilirë dhe Trakë
Bujq, blegtorë e kordhëtarë.
Është derdhur shumë mund, djersë dhe gjak,
Për ta ne ndihemi krenarë.

Buzë detërash kaltërosh: Jon e Adriatik
Pyje, lëndina dhe fusha pjellore;
Male të thepisur, ngritur lartë, si thikë;
Ujëra të freskët, si nga shkrirje bore.

Ndenë tokë e begatë me naftë e metale;
Fushat, buzë detit, që prodhojnë dy herë;
Kopetë me të imtat blegërijnë në male;
Klima mesdhetare, ku dimri është verë.

U sulën lakmitarë grekë e romakë.
Barbarët goditën me hunj dhe me baltë.
Sllavë dhe turq t’u futën në prag.
Po ti  rezistove me gjuhë dhe me shpatë.

Me dhunë të copëtuan, të ndanë pesë pjesë.
Po dot nuk ta shkulën nga shtiza flamurë.
Ti je e pa mposhtur, trime, besa –besë,
Shpresa për bashkimin nuk t’u shua kurrë.

Djemtë atdhetarë, shumë larg shtegtuar,
Malli për Atdheun përherë po i thërret
Dije dhe kulturë duke grumbulluar
Presin qe të kthehen në vatrën e vet.

Derisa në qiell të ndriçojnë yjet,
Dielli në zenit shndritshëm të shkëlqejë,
Shqipëri e shtrenjtë, do të rrosh për jetë
Ti, Atdhe i dashur, je sa mijëra diej.

Shënim: Shkruar sipas porosisë së mbesës sime të dashur, Anxhela Gore, dt.10.01.04

O SA MIRË ME KENË SHQIPTAR
(Temë e caktuar nga mësuesja e Anxhelës)

Që jetojmë në Shqipëri
E flasim shqip, jemi krenarë,
Se gëzojmë në liri:
O, sa mirë, me kenë shqiptar!

Shqiptarët rrojnë në “tokën amë”,
Me shqiptarë  mbushur Kosova,
Autoktonë janë në çdo anë:
Nga Ulqini te Tetova.

Larg e lartë flamuri ynë
Valëvitet me furi,
Emigrantët venë e vijnë
Në Greqi e Itali.

Po, do kthehen me dëshirë,
Si të parët atdhetarë,
Ti do të bëhesh më e mire,
O, sa mirë, me kenë shqiptarë!

Tiranë, më 20.10.2006

LUFTA DHE PAQJA

Për luftën kam dëgjuar nga gjyshi im i plakur                                                
Po edhe kam parë në filma e gazeta
Ajo ndihet me tmerr në ekrane të përgjakur.
Irak, Afganistan, kudo ku shuhet jeta.                                     

Njeriu vret njeriun, ngado bëhet hataja
Rrafshohen  njësh me tokën të mbjellat e pafund
Pallate e fabrika, krijuar me aq mund.
Kudo flakë dhe tym nga topi dhe murtaja

Po kush, vallë, kush e shpiku këtë farsë ogurzezë?
Ca njerëz të pa ngopur për gjak e pasuri,
Ca mostra, satanejë, lakmitarë, të pabesë,
Të etur për sherr, terror e mizori.
*
Po Paqja, ç’është Paqja: Dashuri e pafund,
Miqësi e mirëkuptim, frymarje e plotë
Mësim edhe punë, frymëzim që të shkund
Të rrosh e gëzosh gjithçka ka në botë.

Të shkosh mirë me shokët, ta duash Atdheun
Të respektosh  mësuesen dhe prindërit e dashur
Të punosh me endje, ta zbukurosh dheun
Me qëndrim korrekt, “me zemër të hapur”.                      

JETOVA AQ SA PUNOVA

Ditë e netë ikin rradhë, s’merret vesh kur vjen e diela
Ikin  muaj, dhjetëvjeçarë, si shalqi të ndarë në thela.
Familja ndihet  e ndarë në gjenerata të tjera.
Unë e ti, jo si  më parë, tani rrallë dalim nga dera.

Ngritur herët në mëngjes, në pritje për drekë e darkë
Gëzojmë kush t’na përshëndes, djalë e vajza i kemi larg.
Kujtojmë 50 vjetë të shkuar, kur u shtuan tre fëmijë,
Vitet ikën pa u kuptuar, ishim dy dhe ngelem dy.

Po një jetë të tërë sa shumë që gëzonim,
Kur  te ju fëmijë, përcillnim përvojën,
Se kur  ne punonim vërtetë që jetonim,
Largonim mërzinë, vesin dhe nevojën.

Ndaj në këtë moshë nuk ri dot pa folur:
Për ju,  bijtë  e mi, po shpreh një dëshirë:
Ndershmërisht punoni, ditë e natë pa u lodhur
T’u lini pasardhësve një emër të mirë.

7.02.08



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora