E premte, 02.05.2025, 04:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Zonja Marlboro

E diele, 07.06.2009, 09:20 AM


Albert ZHOLI

Zonja “Marlboro”

Vila ishte  e rrethuar  me mure  të  lartë, e  më një portë  rrëshqitëse  elektrike. Brenda  mureve  një  kopësht  me  gjithëlloj  pemësh  e  lulesh. Vila ngrihej katër  kate  me  ballkone  të  gjelbëruar  e  me  dritare, dyer  të  veshur  me  xhama dritëthithës  ngjyrë  gjethe  portokalli,. ë  të dy  anët e ndërtesës  ishin  vendosur  dy kolibe  ngjyrë limoni, ku  ngrinin  veshët  e mprehtë  dy qenë  leshataorë. Në  të  djathtë  shtrihej  e futej  thellë  një  garazh, ku  një  djaloshi  veshur  me  kominoshe, pastronte  pesë  makinat “Mercedes –Bens” ku  në plan  të  parë  ndriçonin një  ngjyrë  bardhë  e  një  ngjyrë mente…

Derën  qëndrore  e  hapi   një  vajzë  e  veshur  me  përparëse  e  kordele të  bardhë. Lindita e ndoqi pas  vajzën me të  bardha  e  u  gjed  në  një  sallon të  madh, me kolltuqe  të  rëndë  e  shandanë, që  ndriconin  edhe të   pandezur, me  qylyma persianë, ku  këmba  fshihej  e dukej, mes  luleve ngjyrëndezura   e me muret  mbushur  me  piktura  klasike, të  bëra  e të  stërbëra  me  mijëra  herë  që  nga  jeta  e piktorëve. Në  një  nga  kolltuqet  e rëndë  afër  oxhakut, ishte  ulur  Zonja. Këmbët  i  kish  rënduar  mbi  njëra-tjetrën dhe  një  fustan  i  gjatë  i  kish  fshehur  gjithë  bukuritë  e tyre. Tymoste  me  përtaci  cigare “ Marlboro”, duke  e hedhur  cigaren  nga  njëra  dorë  tek  tjetra, sikur  gishtat  e ngarkuar, me s’dihet  sa  unaza, të  mos  e duronin dot  edhe  atë  send  tymues . Lindita  u  afrua e  ndrojtur.Gjithë  ai  luks  i  rëndë, me në  krye  Zonjën “Marlboro” iu  duk  si në  përrallat  e  Njëmijë  e  një Netëve .

-Mirdita !- e përshëndeti  ajo greqisht.

-Mirdita!-ia  ktheu  zonja, duke  lëshuar  një  shëllungë  tymi të bardhë, nga  goja, e  duke i  shëtitur  sytë  nga  koka  tek këmbët  e  Linditës. Lindita  kishte  një   bukuri  tërheqëse. Sapo  e kish festuar 25 –vjetorin  e  jetës dhe një-vjetorin  e martesës. Fëmijë  nuk  kishte. Dukej  më  tepër  vajzë se nuse.

Zonja  po  ia  fuste  sytë  e saj  ku të  mundëte: Në  sy  e në buzët  gjysmë  të  çelura, në  vrimat  e veshit, e në  qafën  e bardhë  e të  shëndetëshme, në  gjoksin e  hedhur e në frymëmarrjen e ndruajtur, pastaj i  ndaloi  tek  shuplakat  e duarve  dhe foli:

-E dini  mirë  greqishten ?-Dhe  zëri i  saj u  bë  i  fortë e ngacmues.

-Jo shumë mirë .Po  mësoj  çdo  ditë  me  medodikë  dhe fjalor. Di të komunikoj  mirë   në  anglisht dhe italisht.

-Si? Anglisht  dhe  italisht’ Ku  i ke  mësuar?—Dhe zonja  lëvizi të  ndenjurat  e trasha  në kolltuk, bëri  ndërrimin   e këmbëve mbi  këmbë  dhe  lëshoi  bishtin  e cigares  në  një  tavolinë argjendi.

-Në  universitet – foli më  kurajoze  Lindita, kam  mbaruar  shkollën e  lartë  për  ekonomiste. Zonja   e shtëpisë  shfaqi  një  qeshje  ironike në fytyrë, duke  përdorur   vetëm sytë dhe buza.  Duke lëvizur muskujt  e faqeve  të  tulta . Dhe  foli:

-Universitetet   shqiptare  nuk  pijnë ujë  në Evropë – dhe  lëvizi gishtat   e dorës së majtë  sikur  donte  t’i shlodhte  nga  pesha  e të  florinjtave, apo t’i tregonte  shërbëtores me  universitete  se  para  gishtave  të  saj  nuk  kishte  vlerë  shkolla  e lartë …Por  përsëri  pyeti, si  për  t’u siguruar, për  c’kish  dëgjuar.

-Dhe  sa  vjet  shkollë  keni  kështu ??

-Gjashtëmbëdhjetë  dhe  një  vit  pasuniversitar, gjithsej  shtatëmbëdhjetë – ia numëroi  Lindita, për të  lënë  zonjën të  shtypte  trurin  në llogaritje.

Makinën larëse  dini  ta  përdorni?-pyeti  përsëri Zonja –

-Po!- u  përgjigj  shkurt  Lindita.

-Po fshesën  me  korent – pyeti  përsëri  Zonja, sikur  donte  që një   nga  pyetjet  e saj  të  dilte  mbi  dijet  e  shqiptares  së ditur.

-Po, di ta  përdor edhe  fshesën elektrike – u  përgjigj  përsëri  shkurt  Lindita .

-Gjëra  të  tilla kishit në  vendin  tuaj ?

-Makinë larëse, gati, ka çdo  familje. Unë kam  patur edhe  fshesë  elektrike – e  sqaroi  Lindita, duke  ndenjur, ashtu, në  këmbë, si në provimet e  shkollës.

-Po këtu ç’ke mësuar?-pyeti përsëri  Zonja, duke  pritur  përgjigjen  që  donte.

-Edhe këtu  kam mësuar  shumë  gjëra, në  radhë të  parë  si  të  punoj në  shtëpi zonjash e si t’i respektoj  Zonjat…

Zonja  qeshi  për  herë  të  parë me faqet  e tulëta  dhe u  ngrit nga  kolltuku.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx