E diele, 28.04.2024, 05:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Sabit Rrustemi: Nën qepallat e një dritareje (Cikël poetik)

E merkure, 03.06.2009, 07:17 PM


Sabit RRUSTEMI

NËN QEPALLAT E NJË DRITAREJE

DITA E HYJNESHËS

Vjen në krye të çdo moti
Përmes udhës rrotulluese
Dhe një Nateje të Madhe

Me themel shprushem
Pastrohem
Për sytë plot dritë

Fole e saj është krejt natyra
Çdo lule e fije bari
Dhe pritja ime
Nën  qepallat e një dritareje

Ajo vjen
Me   shi më shpërlanë
Më kthjellon
 
Puhia e flokëve të saj
Faqeve më miklon
Para agut në shesh më nxjerr

Në ditën e madhe
Më lumturon
Për jetë e mot

Një gjysmëshekull 
E pres atë Hyjneshë
Për një ditë
Qoftë vetëm një ditë
Dashuri.

NË DORËN TËNDE

Imja tokë më ngroh
Ushqen
E etjen ma heq
Për të lëshuar shtat
Rremb i kësaj luleje
Të bëhem
Në dorën tënde
Për çdo mëngjes

SHTEGU I TRËNDAFILTË

I mblodhe ngjyrat që i dua
E i shkrove nëpër faqe
Ato fusha të paprekshme
Që ujiten prej një lumi

Sa herë mbetem në bregun tjetër
Ti mërrolesh
Nëpër re fshihesh

Unë gjej një shteg
Përbiroj mes resh
E laj rrezet  me një rigë shi
Nga ata sy
Shpërthejnë ngjyrat
Breg më breg
Përkohësisht na afrojnë

BRENDA ZEMRËS TRËNDAFILORE

Aty jam diku
I fshehur prej kohësh
Në kornizë
Brenda zemrës trëndafilore

Ajo as hapet
As mbyllet më shumë

Më mbanë në atë dhomë shpirti
Përjetësisht

KURORË TRËNDAFILORE

Në ditën e saj të shenjtë
Bulëzoj e hapem
Shtatit të njomë
Faqeve prush

I bëhem kurorë
Mbi ballin që i ndritë
Mbi të zezat flokë
Për jetë e mot

ZONA IME KUQËRREME

Sa herë
Perdja e zezë e ditës lëshohet
Kthehem në zonën time
Kuqërreme
E të përjetësoj
Përmes vargjeve  të shpirtit

Një jetë si kjo
Po më ikën
Sa hap e mbyll sytë
E vargu për ty
Nuk përmbyllet dot

ZEMËR E VIRGJËR

Dlirësia ime e bardhë
Ëndrra ime e virgjër
Vetëm ti je
Paqja e shpirtit tim

Më nuk do të të humbas

Tapinë e zemrës
Veç ta kam nënshkruar

( 5 Maj – 3 Qershor 2009)



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora