E shtune, 27.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Nehat Jahiu: Dy trëndafila mbi dy varre…

E marte, 02.06.2009, 06:29 PM


Nehat JAHIU

DY TRENDAFILA MBI DY VARRE...

Eh, sa me zell e dashuri punonte mësuesja Dallëndyshe…! Sa me mall i donte nxënësit e klasës…! Edhe nxënësit e donin ate shumë…! I përqafonte…! I perkëdhelte..! Ashtu siç e perkëdhelte ate dikur mësuesi Hasan…! E donin të gjithë mësuesen Dallëndyshe…! E donin nxënësit…! Shoqet dhe shokët e punës…! E donin fshatarët…! Të gjithë e donin…! Ajo tani edhe ishte fejuar…! Me një djalë shumë të bukur…! Të mençur e të sjellshëm…! Të edukuar…! Edhe ai kishte profesionin e mësuesisë…! Punonin në të njejtën shkollë…! Aty në vendlindjen e mësueses Dallëndyshe…! Për fejesën e saj ishin gëzuar shumë gjyshi dhe mësuesi Hasan…! Do të vij pushimi veror…! Ajo me të fejuarin e saj do të përgatiten për dasëm…! Dasmën do ta bëjnë në fillim të muajit gusht…! Aty tek një restorant shumë i bukur…! Në periferi të fshatit…! Kishin ftuar shumë miq…! Në ballë të restorantit atë natë qëndronin gjyshi dhe mësuesi …! Ishin shumë të lumtur…! Të gjithë ishin të gëzuar për martesën e këtij çifti të ri…! Rreth e përqark restorantit buzëqeshnin malet dhe fushat…! Hëna dhe yjtë e kësaj nate ishin futur në valle…! Sëbashku me dasmorët…! Gëzimi e hareja nuk kishin fund…! Shkëlqente çifti i ri…! Hidhej vallja pa kufi…! Deri në mëngjes…! Kur dielli kishte lëshuar rrezet e arta…!...! Që nga malet e bjeshkëve të larta…! Dasma kishte përfunduar…! }ifti i ri ishte i lumtur…! Të gëzuar ishin edhe gjyshi dhe mësuesi Hasan…! Të gjithë dasmorët ishin të gëzuar…! Dallëndyshja dhe bashkëshorti i saj jetonin në fshat…! Me ata jetonte edhe gjyshi…! Që të dy ishin mësues të mirë…! E mësuesi Hasani tani kishte shkuar në pension…! Në shpatullat e tij tani rëndonin shumë vite…! Edhe gjyshi kishte kaluar të tetëdhjetat…! Pas një viti martese…! Do të vdesin gjyshi dhe mësuesi Hasan…! Shumë dhembje shpirtërore do të ndjejë mësuesja Dallëndyshe…! Ata ishin dy prindrit më të dashur për te…! Që nga fëmijëria…! Ata u kujdesën deri në vdekjen e tyre për ate…! Edhe pse që kur ishte foshnje  i mungoi dashuria dhe perkëdhelja e nënës dhe babait…! Ajo ngrohtësinë e vet prindrore e kishte gjetur tek gjyshi dhe mësuesi i saj…! Ata u varrosën…! Tek varret e fshatit…! Aty pranë rrugës…! Që shpiente në shkollë…! Aty ku për çdo ditë kalonte ajo për në shkollë…! I mboloi që të dytë me dheun e tokës së vendlindjes së tyre…! Me duart e veta…! I mbuloi…! Me dheun që e kishin lagur me djersën e tyre…! Gjatë tërë jetës…! Sa ishin gjallë…! Mbi varret e tyre mbolli nga një drëdafil…! I ujiti me lotët e syve të saj…! Me lotët e shpirtit të dhembjes…! Për çdo mëngjes kur shkonte në shkollë mbillte nga një lule të bukur…! Mbi varret e gjyshit dhe mësuesit Hasan…! Dhe i ujiste sëbashku me dy trandafilat…! Me ujin e ftohtë e të bardhë…! Që buronte nga thellësia e shkëmbinjve të Karadakut të lashtë…! Dashuria  dhe kujtimi i saj tani mbetën tek dy trandafilat mbi dy varre…!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora