E shtune, 27.04.2024, 07:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Tregime nga Luan Çipi

E marte, 02.06.2009, 05:50 PM

HANËMJA - DASHURIA MË E MADHE

    Hanëme Banin, gruan time të ardhshme, unë e dashurova me shikimin e parë. Atë e njoha krejt rastësisht. Më kujtohet, kjo njohje si sot, megjithëse po rrokulliset gjysmë shekulli. Ishim, pikërisht, para sheshit Tomson, në lagjen Muradie Vlorë, për fat, para shtëpisë ku unë kam lindur. Po bisedonim me një mikun tim, Kiço Dhimitrin, gati dhjetë vjeç më të madh, që aso kohe ishte kryeinspektori i tatime taksave në pushtetin lokal, kur ai, në një bisedë të rastësishme, më pyet:

-Po, pse nuk martohe ti, o Luan? Tani, sikur, je në moshë, gati njëzetë e pesë vjeç. Ç’pret? Akoma do të rritesh?

-Ke të drejtë, Kiço, ia kthej unë, po ku të gjesh një vajzë të denjë për bashkëshorte.

-Vajza të mira e të denja për ty ka plotë. Jam i bindur, që, për këtë ato luten.

-Ato që luten për mua, unë si pëlqej, por ç’t’i bësh se, për atë që lutem unë, ajo, s’ma var fare.

-Po kush të pëlqen ty? Më thuaj mua, t’i flas, se me siguri ajo nuk sheh mirë nga sytë dhe nuk të njeh, siç të njohim ne, në familje, në lagje dhe në jetë. Kush është ajo, ma thuaj!

Ishte kjo pyetje, që kërkonte një përgjigje. Ç’t’i thosha? Unë po bëja shaka, se as që e kisha shtruar këtë, si problem për zgjidhje. Kisha ende detyrime e detyra të tjera, siç qenë provimet e formimit dhe marrja e diplomës në Fakultetin Ekonomik, arritja e normës mjeshtër sporti në “Ngritje Peshe”, marrja e patentës për drejtim mjeti, perfeksionimi i rolit të personazheve që luaja në Teatrin amator të qytetit, ngritja e nivelit në mësim dhënie në Shkollën e Mesme Financiare të qytetit dhe kryerja sa më mirë e detyrës në punën shtetërore, që kisha.

Ishin këto meditime, kur shfaqet, aty befas, duke kaluar para nesh një vajzë e bukur …

-Mua, o Kiço, që mburre se zgjidh gjithçka si me magji, më pëlqen, pikërisht, ajo  zogëza pupulake, që po shkon aty, para nesh, rrëze murit, si e trembur. I thua dot gjë, për mua?

Dhe vërtetë, Hanëme Banin, gjashtëmbëdhjetë vjeçare, sikur ta kishte porositur ndokush, po kthehej e vetmuar nga pazari, ku ishte te ëma, që shiste nallane. Ajo, do shkonte për në shtëpinë e vet, aty pranë. Ishte e veshur me një fustan basme me kuadrate, që e ngushtonte dhe ia nxirrte më në pah shëndetin e moshës në rritje dhe gjoksin e buisur, që duket se e ndjente si mbipeshë të parakohshme, ndaj, në përpjekje për ta fshehur, ikte me kokën  të ulur e me kurrizin pak të dalë, me  hapa të shkurtra e të shpejta. Me atë fytyrën rrumbullake, me faqet e kuqe me gropëza, me ato flokët gështenjë të lidhura nga pas me një fjongo, në ngjyrën e fustanit, me ato sytë e mëdhenjtë e të ndritshëm dhe vetullat e pa ngacmuara, të plota e të zeza, dukej si një engjëll i bukur e i pafajshëm. Ishte vërtetë një engjëll i dërguar nga qielli, për të tërhequr vëmendjen time, në këtë mbas dite të zakonshme vjeshte, kur rrija për t’u shlodhur i shkujdesur e bëja një bisedë kote, me një komshiun tim të vjetër. Të duket vërtetë çudi, si nisi kjo ngjarje, kaq rastësisht dhe u bë jeta ime e gjatë dhe e vërtetë.

Kiçua, që filloi dhe ai ta kundronte bukuroshen, nisi të tregoj më shumë interes dhe më pyeti:          

-Po, e njeh ti atë? E di se kush është? Ia njeh familjen, babën, nënën.

-Si, ore, nuk e njoh. E kemi vajzë lagjeje. Dhe nis e i shpjegoj Kiços për ato që kërkoi.

-Nuk e ke keq. Paske sy të mprehtë dhe kërkesa superiore. Edhe mua më pëlqeu shumë, që në shikimin e parë. Çështë e rëndësishme ke rënë në një familje të mirë, se unë, për fat, i njoh nga afër. Kam marrëdhënie të hershme me ta, jo vetëm se i kemi në lagje, po janë taksa pagues, që lidhen me mua, nga që kanë një punë artizanale private, me të cilën meret e gjithë familja. Mos u bëj merak, kjo punë do përfundohet!

Kështu, si me shaka dhe fare kot, nisi një aventurë maratonomake, që zgjati gati dy vjet. Pati pengesa dhe ngatërresa të shumta, po, me sa duket, çështë nisur për t’u bërë, do bëhet. Prapë këtu, diçka e pa shpjegueshme, thuaj hyjnore, i kapërceu këto vështirësi dhe, më së fundi, u lidhëm përfundimisht.

Ja si e shprehja shqetësimin tim në ato kohë:

Natë dhe ditë.
Për orë dhe çast
Mendoj për ty,
Plotë shpresë dhe gaz.

Tri here u linde,
Po, perëndove,
Tri herë u ndeze,
Po, prapë u shove.

Kurrë, më së fundi
Do marrësh jetë,
O frutë i mundit,
Ti, jeta vetë?

Jepe pëlqimin,
nëse më do.
Shtoma gëzimin,
Mos më vono.

Ma dha Haxhiu,
Ma dha Murati,
Haxhi-Murati.
E di Sazani
Dhe Ramadani
E di gjithë fshati.

Të gjithë thonë
“Mos u nxito,
kjo punë-mbaroi,
se, ti e do”.

Mbaron, mbaron
Po, pas sa dite?
Se, ditët mua
Më duken vite.

Jo, jo, nuk mundet
Më shumë të pres.
O fjala sot,
O, nesër vdes.

Më tej ishte një kënaqësi e pa fund, gjithnjë në rritje. Si të thuash, pa mëdyshje, ne formuam një çift me mirëkuptim të plotë. Kurrë nuk e lëshuam njeri tjetrin. Me kalimin e kohës, “jo vetëm që s’u sos mjalti, në këtë qyp të pa fund”, jo vetëm që nuk u zvenit dashuria, po, u shtua dhe u rrit nga dita në ditë, duke u bërë një dashuri e madhe ideale, për mua, e pa krahasuar me asnjë dashuri tjetër. Çka kam thënë e po them, le të meret si të dojë: Unë disponoj një masë të madhe dashurie. Secili nga shokët, miqtë, farefisi, të njohurit dhe fëmijët e mi kanë pjesë të vetën në këtë dashuri, por pjesa më e madhe i ka takuar, i takon dhe do ti takojë, sa të kem mënd, frymë e ndjenjë dashurie, Hanëmes time të shtrenjtë, kësaj përsosmërie të urtësisë, gatishmërisë, sakrificës dhe mirësjelljes njerëzore.

Kemi gati pesedhjetë vjet njohje e bashkëjetesë dhe gjithnjë jemi marrë vesh plotësisht, për çdo gjë. Kjo, në radhë të parë, për qëndrimin tejet tolerues të Hanëmes, në të mira e të këqija, në gëzime e hidhërime, në hallet dhe vështirësitë e shumta e të pa pritura të jetës. Një shoqe e rrallë, një grua e mrekullueshme, një amvise e përsosur, e pa përtuar, e pa lodhur.

Kurdoherë do ta gjeje me diçka në duar, me gërshërë e gjilpërë për të prerë rroba të reja për secilin, për të qepur e arnuar me durim, duke ia përshtatur veshjet, sipas moshës njeri tjetrit; me shtizë e grep për të turrur triko e çorape, dantella e qëndisma; gjithnjë me thikë, lugë, pirun e pjata në duar, duke përgatitur gjellë dhe ëmbëlsira të shijshme. Nuk ngeli një ditë pa gatuar, duke e bërë këtë me pasion e dashuri, duke shpërndarë te të gjithë, nëpërmjet lugës dhe pirunit, pjesë të mirësisë së saj të pafundme.

        Ajo u bë një nënë ideale, jo vetëm se lindi fëmijë të mirë e të shëndetshëm, i mëkoi me gjirin e vetë për një kohë të gjatë, i përkundte e u këndonte ninulla e këngë, vjersha e përralla të gjetura, por edhe që i mësonte e i edukonte, duke i kushtuar secilit, disa orë çdo ditë. U kujdes për shëndetin dhe kalitjen e tyre, për t’i përgatitur në përballimin e vështirësive  të jetës, në çdo drejtim. Dhe të gjitha këto me një takt pedagogjik të veçantë, të diferencuar, për çdo njërin, sipas dallimeve të karakterit vetjak. Gjithnjë ka qenë në mirëkuptim të plotë me ta, duke përjashtuar mjetet e dhunës, megjithëse ato ishin të pranueshme dhe karakteristikë e kohës.

Hanëmja e tregoi akoma më mirë veten, sidomos, kur filloi të punonte jashtë shtëpie, doli në jetë dhe u integrua në shoqëri. Ajo bëri hapa të shpejta dhe të vendosura, duke u treguar shumë e dashur, e sjellur dhe e afruar me shoqet e mira, gjithnjë në përpjekje për t’u emancipuar e duke e lartësuar botëkuptimin femëror, me hyrje e dalje e shoqëri të zgjedhur, gjithnjë fjalë ëmbël dhe e sinqertë.

Vazhdimi i shkollës së mesme pedagogjike dhe përfundimi me sukses i studimeve të larta, për gjuhë-letërsi, e plotësuan akoma më shumë nivelin e saj arsimor e kulturor, duke e vendosur për krahë të shoqeve më të mira.

Edhe në drejtim të aftësive profesionale Hanëmja nuk ngeli pas shoqeve të saj. Ju desh të bëhet një rrobaqepëse e mirë, si nxënëse e specialisteve më të mira të kohës, u bë magaziniere, llogaritare dhe ekonomiste e dalluar dhe së fundi një mësuese pasiononte. Cilësitë e saj të dashurisë për njerëzit dhe  të respektit për profesionin e nderuar të arsimtarit dhe edukatorit të brezit të ri shkëlqyen, sidomos, kur punoi, në pesë vjetët  e  fundit, si edukatore në Kopshtin e Fëmijëve Jetim, në Skelë të Vlorës. Atje e tregoj veten jo vetëm si mësuese por edhe si një nënë e mirë dhe e dhimbsur për ta. Do t’i kujtonte, në çdo kohë, bile shpesh, do t’i dilte gjumi edhe natën, nga meraku për gjendjen dhe shëndetin e tyre.

Ajo, në shoqëri e sidomos në familje, duke përcjellë traditat e shkëlqyera të familjes së vetë, u tregua shumë e respektuar për miqtë, shokët dhe dashamirësit dhe veçanërisht, shumë e afruar me njerëzit e familjes dhe të farefisit tim, kushërinj e krushqi. Ata vinin pa teklif dhe e gjenin kurdoherë derën të hapur, sofrën të shtruar dhe, për më tepër, fjalën e mirë, pritjen e ngrohtë, me dorë ne zëmër dhe buzëqeshjen e përhershme të Hanëmes

Karakteristike dhe thuajse e veçantë ishte dashuria e sinqertë që krijoi Hanëmja për nënën time, në këmbim të përpjekjeve dhe gatishmërisë së vazhdueshme të sajë, për ta lehtësuar dhe për ta ndihmuar, pa rezerva, nusen e re. Hanëmja nuk lë rast pa e kujtuar dhe pa e marrë si model dashurie e përkushtimi vjehrrën e saj. Ajo përsërit, shpesh herë, me respekt të thellë dhe me mirënjohje të veçantë:

“Aksh traditë të mirë e kam nga vjehrra ime e rrallë. Nga ajo mësova qëndisjen, gatimin e shumë gjellëve speciale të harruara gjirokastrite, përdorimin e beharnave, shfrytëzimin e plotë të mbetjeve për riciklime të përshtatshme në veshje e në ushqime, bërjen e zahireve sezonale, glikove dhe reçelrave etj. Nga ajo u përgatita si ti rritja fëmijët të shëndetshëm, të edukuar e të ditur. Unë i mësova përmendësh përrallat e bukura dhe vjershat e rralla që ajo tregonte aq bukur. Edhe vetë shkollimin tim e kam nga vjehrra ime që këmbëngulte, më nxiste, më shtynte, më lehtësonte në punët e shtëpisë dhe në mbajtjen e fëmijëve. Ajo më thosh me ëmbëlsi, duke më nxitur: “Siç të kam të bukur, të dua dhe të ditur e të arsimuar mbi shoqet, që të tjerët ta kenë si model nusen time në të gjitha drejtimet. Kjo u vlen shumë edhe fëmijëve, që te një nënë e mirë shohin veten, si në pasqyrë.”

Me dy kunatat e veta edhe pse ato, njëkohësisht ishin motra me njëra tjetrën, edhe për shumë vite jetoi deri ekonomikisht bashkë, nën një strehë, në asnjë rast nuk krijoi as konfliktin më të vogël. Toleronin reciprokisht dhe merreshin vesh si të ishin tri motra të mira.

Në drejtimin e marrëdhënieve familjare, megjithë dëshirën e saj të madhe, një gjë nuk e provoi dot, deri vonë, Hanëmja: Si do të shkonte me nusen e vetë, Adelën, gruan e Kamanit, djalit të vetëm, që e vinte mbi të gjithë. Unë i thosha me shaka: “Ti je model i harmonizimit të marrëdhënieve me nusen. Po shlyen borxhet ndaj nënës sime, se gjithë ditën i këndon nuses dhe djalit, nga larg “ Në të vërtetë ku ta gjente Adelën? Ajo ishte e dëshiruar të fliste dhe të bisedonte nga afër me nusen e vetë të bukur, të mençur e të shkolluar. Po, Adela, sa mbaroi Universitetin e Tiranës, për mjekësi, bashkë me Anin, iku në Amerikë dhe për dhjetë vjet nuk u kthye më. Për shumë kohë Hanëmja ngeli e dëshiruar ta shihte nusen e djalit të vetë me një kolopuç. Ta përkëdhelte e ta rriste edhe atë me dashurinë e saj të madhe, siç bëri me fëmijët e vajzave me Valin, Denin dhe Anxhelën. Po, Zoti do ja bëjë mbarë! Dhe vërtetë, gëzimi ishte i jashtëzakonshëm, kur, kjo ëndërr iu bë realitet.

Një tjetër merak dhe dëshirë, ende e pa plotësuar gjatë, ishte Arta, vajza e saj e dytë. Ajo, ashtu, e ndarë me burrin e parë, për fatin e saj të prapësht, pas pesë vejte martese me të, u divorcua dhe, për shumë vite, ngeli e pa stabilizuar. Kur do ta shihte atë të lumtur?  Më së fundi kjo dëshirë u plotësua dhe Arta e gjeti “princin e saj” në moshën 35 vjeçare, bile një biond, holandez 42 vjeçar dhe 120 qillosh, që duket se e  adhuron dhe e do, si adoleshente.

Për realizimin e dëshirave të saj prioritare Hanëmja, me besimin e madh e të pafund për Zotin, çdo natë, i drejtohej  Atij me lutje të zjarrta.

Për të karakterizuar më mirë tiparet dhe qëndrimet e saj brilante, do mundohem, që këtu, më poshtë, të rendis saktësisht disa nga ngjarjet më pikante të jetës sonë të përbashkët, ashtu siç i kam shënuar në ditarin tim, herë pas here.

Nderimet familjare, reciprokisht, të vizitave të përfaqësuesve të palëve, siç ishte zakoni dhe konfirmimin e fejesës me Hanëmen e bëmë në muajin shkurt të vitit 1960. Celebrimin zyrtar e bëmë në datën 23.11.1960. Ofiqari i Gjendjes Civile, një burrë i moshuar, kur kontrolloi regjistrat e familjeve tona, qeshi i gëzuar, ndërkohe që nisi të shkruaj me një kaligrafi të bukur aktin e martesës. Ai tha: “Shikoni, është i njëjti shkrim. Pikërisht unë, Hajdar Azizi që, dekada më parë, pata fatin të dëgjoj dhe të regjistroj deklaratat e prindërve tuaj të nderuar për lindjet, kam nderin tani t’u bëj aktin e martesës. Paçi jetë të gjatë dhe lumturi bashkëshortore!”

Martesën, si ceremoni dhe darkë e bëmë në mbrëmjen e datës 04.06.1961, në tarracën me pjergullën e madhe plotë me rrush, të shtëpisë sonë në lagjen Muradie, rruga Ceno Sharra Vlorë. Aty u mblodhëm shokë, kushërinj, të afërt dhe krushq. Hanëmja shtatëmbëdhjetë vjeçare, veshur në të bardha, shkëlqente plotë nur, me një freski e bukuri të rrallë, e përgatitur nuse me një tualet fare të lehtë. Unë, sa kisha dal nga spitali, pas një krize veshkash dhe rrija i emocionuar dhe i plogët, në merak, se mos ngelej gjë mangët në nderimin e pjesëmarrësve, ndërkohë shkoja ndër mënd vështirësitë e kapërcyera dhe ndjeja një gëzim të pafund për finalizimin e dëshirave dhe ëndrrave të mia të lindura që nga dita e parë e takimit, që lidheshin vetëm me Hanëmen.

Pas martesës, në të ashtuquajturin muaj mjalti, bëmë një turne të shkurtër Gjirokastër-Sarandë-Himarë-Vlorë.

Ishim të dy me peshë rreth gjashtëdhjetë kilogram. Ajo l58 dhe unë l63 centimetra i gjate. Unë i plogët, i sapo dalë nga spitali pas një lëngimi e kure 20 ditore dhe ajo plotë shëndet, bardhoshe, faqe kuqe e me quka, kur buzëqeshte, pra gjithnjë, me ato gropëzat tërheqëse, me ata sytë e mëdhenj e të mrekullueshëm, që më kanë pëlqyer më shumë se çdo gjë, që harkoheshin nga vetullat, tashmë të hequra me shije. Më tej një hundë e vogël, buzët tërheqëse e pak të fryra dhe mjekra e drejtë. Merak të madh Hanëmja, gjithë jetën, ka pasur flokët, që s’ishin aq të dendur, sa i desh ajo dhe që u punonte qindin, duke i bërë herë pas here permanent, ose duke i përdredhur me lecka, me bigudinë gjithfarësh, duke i bërë kaçurrela të fryra e me shkëlqim. “Flokët janë gjysma e bukurisë së femrës” thosh. Edhe trupin Hanëmja e kish të rregullt, ku spikaste gjoksi normal, i gjerë dhe pa asnjë rrudhë, deri në moshë të madhe, aq interesant, për mua, sa unë i kam thënë gjithnjë: Ja këtu duhet ta vendos kokën, derisa të vdes.  Një tjetër veçanti ka qenë, te ajo, beli shumë i hollë në rini, saqë, po të shihje fustanet e saj të mëparshme, do çuditeshe e do kujtoje mos ishin prerë për ndonjë model kukulle.

Kur, gjatë “muajit të mjaltit” ishim në Gjirokastër qëndruam te shtëpia e tezes sime, Çime Hajro, në lagjen Pllakë. Në një mbas dite, burri i tezes, veterani Maliq Hajro, njeri shumë i respektuar për qytetarët gjirokastritë dhe për ne të gjithë, na shoqëroi në lokalin më të mirë të qytetit “Bar Kalaja” Ecnim rrugës, krahas njeri tjetrit dhe pas na ndiqnin të rinj e fëmijë gjirokastritë. Dëgjonim fjalë dhe pëshpëritje:

O, o ! Karkaculja ! Po sa e bukur qenka, shtriga.

More, po ka bel, kjo, apo s’ka fare? Çudi, si e ku i lidhet trupi!

Po ai, fundi i fustanit, mirë i shkurtër sa i duken gjunjët, po, sa i gjerë në fund, si parashutë!?

Të shkretët gjirokastritë! Kishin ngelur shumë më pas Vlorës, në këtë drejtim dhe duket, do tu bënte më pak përshtypje, po të shihnin ndonjë grua të veshur me ferexhe.

Hanëmja, për Vlorën e atëhershme, kishte veshur një fustan të modës, krejt normal. Një fustan najloni, i bardhë, me shumë pala, pak transparent, i qepur, puthitur, pas belit, që i evidentonte format e trupit dhe mesin shumë të hollë, me një fund, tip “gramafoni” me palat mbi zhypon.

Unë, i shqetësuar, mos bëhej problem deri në polici, për prishje morali lokal, i them gruas sime:

Hajde Hano, të ikim, se këta me duken si të “botës tjetër”. Dhe aty për aty mu kujtua kënga e vjetër vlonjate, që ja përshtata asaj :

Hano, mos shko nëpër vare,
se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare.

Me Hanëmen kemi qenë bashkë, të pandarë, duke shfrytëzuar lejet relativisht të gjata vjetore, me që unë përfitoja më shumë ditë pushimi, nga që gjatë gjithë kohës kam qenë mësues dhe pedagog i jashtëm, çka, këtë shtesë leje, e përfitonim, sipas ligjit; ndërsa ajo, në shumicën e kohës, në vitet e para, ka qenë pa punë. Kështu, me gjithë fëmijët kemi shkuar, për çdo vit, në kabinat e plazhit gjatë verës, ose, vetëm me Hanëmen, në kampet e pushimit të punëtorëve, ndërsa fëmijët rrinin në shtëpi, me nënën time. Do përshkruaj disa prej pushimeve dhe ekskursioneve aktive:

Në muajin prill të vitit 1971, me trupën mësimore të “Teknikumit Ekonomik të Mbrëmjes” të qytetit të Vlorës, bashkë me Hanëmen dhe  një grup mësuesish si Viktor Rapi, Ilia Guma, Agathokli Adhami, Bajram Hajrullai, Abedin Elmazi, Lili Dodi, Petrit Osmani , Vasil Zani dhe gratë e tyre, me një mikrobus, organizuam një vizitë turistike për në  qytetin antik të Butrintit.

Pushimin e parë e bëmë në pishat e Llogorait, në lartësinë njëmijë metro, mbi nivelin e detit. Qëndruam në një barestorant midis pishave, pimë nga ujët e ftohtë të burimit dhe hëngrëm me shije mëngjesin e parapërgatitur. Pamja para nesh, kur mijëra metro larg, dukej deti i pa fund, ishte mahnitëse. Dallgët përplaseshin, në ndjekje të njëra tjetrës dhe shkumëzimet e tyre të dukeshin si qindra anije te vogla, që garonin me shpejtësi. Dhe mëndja më shkoi në lashtësi: A thua se, përsëri, pas mijëra vjetësh, Cezari i famshëm romak, po e çonte flotën e tij të madhe të imbarkuar, te lugina poshtë, që mban ende emrin e perandorit legjendar, për të zbarkuar aty e për t’u ndeshur, keqas, me rivalin e tij të vjetër, rebel, Pompeun? Po pse kështu? Për një kasaphanë të tillë njerëzore senatorëve romakë nuk u mjaftonte vendi i tyre, gjithë ai gadishull i madh Apenin? E, moj Shqipëria ime e vogël, gjithnjë e pa zot, arenë ndeshjesh e pushtimesh!     

Rruga gjarpërore e ngushtë, e asfaltuar dhe e mbajtur mirë, kishte kthesa shumë të rrezikshme. Në lindje vargmalet e pafundme të Çikës, të mbushura me gjelbërim dhe që zbardhonin nga bagëtitë e imta, të shpërndara gjithandej në kullotat malore dhe që formonin, me ato këmborët dhe zilet e tyre, një simfoni madhështore. Edhe barinjtë, me ato krabat e gjata, ishin të veshur në të bardha. Thellë dëgjohet ndonjë melodi baritore me fyell, shoqëruar nga këngët e bilbilave, kanarinave, kryeartëzave dhe zogjve të tjerë të shumtë gjithëngjyrësh. Më tej shtëpi të grumbulluara, në fshatra kala, me ledhe e mure midis ullinjve e agrumeve: Palasa, Dhërmiu Vunoi me Iliasin, Himara, Kullsi, Piluri dhe Qeparoi. Njeri me i bukur se tjetri, të përjetuar në këngët e bukura himarjote: kush është lule vilajetit, Himara në mes të detit, shtatë fshatra që janë…

Drekën e hëngrëm në Kampin e Pushimit të Punëtorëve Dhërmi, duke devijuar nga rruga kryesore për rreth dy kilometra, në mes të ullinjve shekullorë dhe plantacioneve me portokalle e qitro. Atje edhe fjetëm, në dhomat e Kampit, që gjatë dimrit shfrytëzoheshin edhe për hotel, duke e ndier aq afër erën e detit dhe gjëmimin nanuritës e gjumëdhënës të dallgëve të tij.

Ditën e nesërme, sa kaluam Spilenë, lagjen bregdetare të qytetit të Himarës, morëm në të djathtë, buzë detit Jon, në një rrugë të ndaluar, si zonë ushtarake, por ku u lejuam, ngaqë kishim marrë autorizim qysh në Vlorë, nga organet përkatëse kufitare. Sa e pamë detin, të fshehur nga kodrat me ullinj e valanidh, u befasuam nga panorama mahnitëse e mrekullueshme, e pa parë në asnjë vend tjetër: Gjiri i vogël i bukur i Porto Palermos, Kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës dhe Kisha e Vasiliqisë. Nuk mund të përshkruhet në letër një bukuri natyrore kaq e rrallë: Ai det aq i kthjellët, që përqafon nga të gjitha anët ishullin e vogël shkëmbor, shpella e madhe e thelluar me aq mund, ku strehohen njëherazi disa anije, kalaja mesjetare dhe kisha, nga ana tjetër, kodrat e gjelbëruara me ullinj, valanidh e shqope dhe më tej. malet e lart me kësulë bore. Vetë bukuria e natyrës të bën poet. Atje është zanafilla e vargjeve, që më lindën: 

Ne Palermo, poshtë, kur zbret
te Kish’ e Vasiliqisë:
valanidh, shqope dhe det,
vendqëndrim i Perëndisë.

Atëherë menduam, pa guxuar ta themi: Sa keq që kjo perlë e rivierës shqiptare, padyshim më e bukura në vend dhe ndofta nga më të bukurat në botë, nuk kënaq kërkesat e turistëve të mbarë botës, por përdoret si bazë ushtarake për raketa e nëndetëse, të destinuara për të vrarë njerëz? Pse kështu, “të bukurën e dheut” e kishin rrethuar me tela me gjemba, e kishin ç’tjetërsuar e izoluar?

Si e lamë në krahun e majtë fshatin Qeparo, të vendosur në mal, kodër dhe fushë, qëndruam në Borsh, në një tjetër bukuri të rrallë të rivierës shqiptare. Ujëra të shumtë, ardhur nga mali, aty, ndenë kollonatat e një lokali tregtie, përplaseshin me njeri tjetrin dhe me muret e një rezervuari dhe shpërndaheshin në qindra stërkale, që, po t’u afroheshe, të jepnin një freski, sikur të depërtonin lehtësisht në trup, të futeshin në mushkëri, në gjak e të shtonin jetën.

Pastaj, ujërat vareshin fushës së mbjellë me agrume dhe sikur, shuheshin të derdhura të qeta, në detin e pa fund.

O, se ç’kënd i qetë ndenje e pushimi, i mrekullueshëm, i paparë, mund të bëhej atje poshtë: plazh nën agrume, pikturë natyrore me përzierje ngjyrash: e kaltërta e detit, grija e rërës së detit, e gjelbërta e fletëve të agrumeve dhe ullinjve, e verdha e kokrrave të pjekura të protokalleve, limonëve dhe qitrove, e zeza e kokrrave të ullinjve të pjekur.

Por, jo! Edhe kjo bukuri ishte “zonë e ndalueme“ ushtarake, kufitare. Atje kishin vendosur një kamp përqendrimi të burgosurish ordinerë, që vuanin dënimin dhe bënin punë të detyruar në agrumishtet.  Po, pse nuk mund të gjendej një vend tjetër për kamp pune e përqendrimi? Ata, që thyenin normat e moralit aktual të shoqërisë, në se i kishin thyer vërtetë, pse duhet të izoloheshin e të ruheshin këtu, pse duhet pikërisht ata ta gëzonin këtë bukuri të rrallë? Nga ana tjetër, si mund të shijohej kjo mrekulli e natyrës dhe të merrje kënaqësi shpirtërore, në shoqërinë e meshkujve të dënuar, të lidhur me pranga dhe që hanë vetëm çorbë kazani?

Megjithatë, kam dëgjuar nga protagonisti kryesor i ndodhisë së më poshtme, vite më vonë, se dhe të burgosurit inspiroheshin nga ky mjedis i perëndishëm. Ata, hera herës, i harronin dhe u dukej se çliroheshin nga vuajtjet dhe prangat. Aty përpiqej të mbijetonte dhe një dervish i dënuar, i miri Bajram Çerçizi, me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës, ish shoferi i Ahmet Myftar Dedejt, Kryegjyshit Botëror të Bekatshijve. Pikërisht ky, Barjam Çerçizi ishte një burrë shumë interesant, trupëmadh e i mençur, i dënuar për shkak të mbrojtjes së vendosur të pronës së Teqesë së tij. Krimi i tij ishte se, në territorin e Teqesë së vetë, kishte kapur dhe rrahur një vjedhës. Pra ky soj burri, që peshonte mbi 120 kile, veç të tjerave, këndonte shumë bukur. Dervish Barjami shpesh herë, aty në kamp, i printe kolonës së të burgosurve. Të burgosurit, në njësh kolonë, dilnin nga fjetoret për në punë, duke kënduar, këngën melodioze të kolonës zanore të filmit “Stjenka Razini”. Në fillim këndonte solo, me atë zërin e bukur bas, dervish Bajrami, veshur me dollomanë e gjelbër të uniformës fetare bektashiane. Ai besnik i sektit të vetë, për të cilin ish sakrifikuar, nuk pranonte ta hiqte uniformën, megjithëse e pengonte, se i zgjatej deri të fundi këmbëve. Më pas, për shumë kohë, ushtonte i kombinuar kori i improvizuar, disa zërash, i të burgosurve të tjerë, për deri sa mbërrinin te fronti i punës së detyruar.

Rruga e asfaltuar, e ngushtë dhe me shumë kthesa, thuajse, nuk i ndahet bregut të detit dhe ne, me Hanëmen, patëm fatin të shihnim fshatrat e tjerë piktoresk të rivierës si: Shënvasinë, majtas, lart në kodër fshatin Sasaj; më tej Lukovën deri sa arritëm te Qafa e Gjashtës, ku na u çfaq pamja mahnitëse e qytetit të vogël të Sarandës; me tej deti Jon dhe në thellësi ishujt e bukur grek, me Korfuzin e famshëm, si kryeishull.

Atë natë ne fjetëm në Hotelin Turistik të Sarandës, që shquhej, në shkallë vendi, për gatimin dhe pritjen e mirë. Me Hanëmen e dashur rikujtuam “muajin e mjaltit”, dhe na u duk vetja si në atë kohë, kur bujtëm disa net në këtë hotel.

Të nesërmen u nisem, si grup, për në qytetin e lashtë historik të Butrintit. Kaluam lumin e vogël të Kalasës, nëpërmjet një trapi me argano. Një pllakë e vogël ku shkruhej BUTHROS na bëri të mendonim se po hynim në qytetin antik, ish pronë kalimtare e Romakëve, Grekëve dhe Ilirëve, i dëgjuar për gërmimet dhe për zbulimet interesante të amfiteatrit të madh dhe të kollonatave, statujave dhe prerjeve të shumta monetare. Unë me Hanëmen vizituam Muzeun, ku nuk rruheshin më zbulimet e famshme, që kishim dëgjuar, nga që ato ishin grabitur dhe shpërndarë nëpër botë, por pamë disa shtatore të dëmtuara, kokën e famshme të Deas së bukur, ndofta kopje dhe mozaikë, basoreliev e shtylla prej mermeri të latuar. Të dy u ulëm në shkallët e amfiteatrit të lashtë, ku bëmë dhe disa fotografi, duke menduar se sa mirë do ishte që ky amfiteatër i madh e i bukur antik të rehabilitohej, të gjallërohej e të përdorej për festivale kombëtare, e pse jo, botërore teatrore.

Kur ia shfaqa mendimin, ashtu me zë të ulët, Hanëmja, që studionte për gjuhë letërsi më tha:

        -Këtë po mendoja dhe unë, por ne jemi thjeshtë endrimëtarë romantikë. --   “Ti, nuk të qasin në fshat e vete më kërkon vajzën e priftit për grua!? “

       --Ule zërin se, po të dëgjuan, rrezik të na mbysin në ato ujërat e pista, nën këmbët tona, për t’u bërë pre gjërpinjësh.

Po atë ditë, pa u ndalur gjatë në vend tjetër, u kthyem në Vlorë.

Në gusht te vitit 1977, me Hanëmen si gjithmonë, kaluam pushimet verore në Kampin e Punëtorëve në Dhërmi. Së bashku me ne erdhi dhe Tina, kushërira ime, me të shoqin, Besim Resuli si dhe miku im i mirë, Ejup Mita, për të cilin kam shkruar posaçërisht.

Kaluam shumë mirë një pesëmbëdhjetë ditësh, që do ta mbajmë mënd: diell dhe det, ushqim i zgjedhur dhe fruta të freskëta, shfaqe filmash e deri vallëzime në pistë, ping-pong, volejboll, bilardo, letra, libra, muzikë. Patëm shumë ngjarje interesante, që i kam shënuar në ditarin tim. Ja njëra prej tyre, që ka lidhje me Hanëmen:

Po vallëzonim, në një mbrëmje të këndshme, që freskohej nga flladi i detit Jon. Orkestra ishte cilësore, me instrumentistë profesionistë, të zgjedhur ndër më të mirët e Tiranës. Kështu bëhej ç’do muaj vere. Ata, varfanjakë, si gjithë shqiptarët, pushonin gratis në kamp dhe, në mbrëmje, u binin veglave dhe këndonin, për pushuesit. Ishin të rinj të talentuar, gazmorë, edhe që bënin aheng për kampistët dhe më shumë për qejf të tyre. Afër muzikantëve ishin disa gazetarë dhe kineastë, gjithnjë kërkues dhe krijues, që përpiqeshin të improvizonin variacione të këndshme dhe gazmore.  Më kujtohet se midis tyre ishte dhe Toqo Zoto, drejtor i Axhensise Telegrafike Shtetërore të lajmeve (ATSh). Ata, atë natë, për gallatë, kishin krijuar një komision që klasifikonte dhe stimulonte vallëzuesit më të mirë në disa lloje vallëzimi. Kërcimet bëheshin sipas një programi të paracaktuar.

   -Stop, muzika! Komandon Toqoja. Ju, të dy! Afrohuni! Në emër të zhurisë kombëtare, ju, si çift shpalleni “Mis dhe mister vallëzimi” Ju meritoni kurorat e fituesit, që ne, si komision, i kemi përgatitur, posaçërisht, me gjethe ulliri. Uluni, ju të tjerët. Çifti kampion kërcen vallëzimin e triumfit. Orkestra: Danubin Blu!”

Hanëmja tridhjetë vjeçare dallohej ende, bile akoma më shumë, jo vetëm për bukuri dhe elegancë, po për një kërcim plotë finesë, me ritmin e nevojshëm, afrohej dhe largohej, përkulej para dhe prapa, shkëputej dhe bashkohej, rrotullohej lirshëm, sa majtas djathtas, në majë të gishtave, si një balerinë e vërtetë.

Të gëzuar për fitoren e pa pritur, në këtë atmosferë festive, ne, këto degë ulliri i shpumë, menjëherë, në dhomën e gjumit dhe i ruajtëm në vazo me ujë e me aspirinë, duke i spërkatur çdo ditë.

Ato na kujtonin se ishim edhe ne diçka, në mes të shokëve dhe shoqeve gazmorë, të mbledhur nga disa qytete të vendit.

Dhjetë jetë më vonë, po me Hanëmen, ne erdhëm sërish në Dhermi. Ishim dhjetë vjeç më të moshuar dhe prindër të tre fëmijëve të mbarë. Në këtë kënd të bukur bregdetar, sikur, të shtohet jeta, përtërije dhe mbushe me fuqi e optimizëm. I them Hanëmes:

-Të pushojmë dhe të gëzojmë, se jemi të lumtur dhe kështu siç jemi: Fëmijët po na bëhen të mirë. Deri tani jemi mirë me shëndet dhe vitet akoma nuk na kanë rënduar.

-Jo, tamam kështu, Luan, përgjigjet Hanëmja.

- E po, do ti bëjmë një çikë qejfin vetes, de! Dhe duke u frymëzuar nga mjedisi i mrekullueshëm i detit dhe i tokës për rreth, vazhdoj:

“Nga njëra anë ndjejmë kënaqësinë e detit Jon, të ujit të kthjellët; të panoramës mahnitëse joniane, me ata ishujt e pa arritshëm, po aq të afërt; të anijeve, që kalojnë tutje e vizitojnë vende të pa njohura; hera herës shohim delfinët e zgjuar, gjithnjë prezentë në këtë trevë, që ndjekin njeri tjetrin, lozin, hidhen mbi ujë e zhyten sërish brenda tij; jemi zhytur në mes të qetësisë absolute, shlodhëse. Nga ana tjetër, malet e Vetëtimës, Çikës e Gribës të gjallëruara nga mijëra kokë bagëti të imta, prapë bukuri përrallore, poetike.

Kështu shpesh rrinim në krevat, me dritare hapur të përqafuar, të pa ngopur me dashuri dhe vargjet, sikur, formoheshin vetë:

Rri, këtu, në dhomë i shtrirë, më vjen mirë
tek shoh malin e thepisur,
i vithisur në mendime e kujtime, arratisur.

Më shumë kokrra se sa fletë në ullinj
Rrush, fiq, pjeshkë, agrume në Dhërmi.
Gjon Leka, Kont Raqi – ç’histori?

Kastriotët: Gjergji, Gjoni-Shqipëri
Deti Jon kaltërosh-bardhë e zi
Dhe gjithë ngjyrat e ylberit-ç’bukuri!

Si jashtë dhe brenda një bukuri që të frymëzonte dhe të ngazëllente. Në këtë mjedis përrallor dhe jeta ime me Hanëmen më dukej si një përrallë me mbret e mbretëreshë. Ne, gjithnjë e më shumë harmonizoheshim dhe ajo më kuptonte e më plotësonte çdo dëshirë, që kisha unë, bile, fare pa ja çfaqur. Përpiqej të m’i largonte e t’i hidhte tej shqetësimet dhe mërzinë, dështimet dhe mos realizimet eventuale dhe të vlerësonte e të gëzonte çastin, pikërisht me ato kënaqësi spontane, që na sillte jeta, sado të vogla të ishin. Këto ajo, me dashurinë dhe urtësinë e saj, i zmadhonte dhe i amplifikonte, duke e zbukuruar në tërësi jetën tonë bashkëshortore, që në fakt, nuk ndryshonte shumë nga mënyra e jetesës së shumë të tjerëve. Ne çuditeshim, me disa nga shokët tanë, që bënin një jetë skëterre, grindeshin, ziheshin vazhdimisht, bile ndonjë dhe ndahej me sherr e deri me rrahje.

Në këto vite Hanëmja e formoi dhe më shumë personalitetin e saj, e pasuruar me përvojën e jetës, shkëmbimin reciprokisht të mendimeve më të avancuara të kohës, me mësimet në shkollat dhe kurset që ndoqi dhe me librat e panumërta që lexoi, pa i hequr asnjë herë nga dora, në çdo pauzë të volitshme, gjithë jetës.

              Erdhën vitet e tranzicionit dhe ne, të dy, thuajse njëkohësisht, u larguam nga puna shtetërore dhe dolëm në pension të parakohshëm. Bashkë me Hanëmen nisëm punë si tregtarë privat, në një kioskë. Hanëmja, e pa lodhur, më mbështeti fuqimisht në përpjekjet për të siguruar të ardhurat e nevojshme, që djalit tonë, student, t’i krijoheshin mundësitë minimale për t’u  diplomuar si mjek, ndërkohë vajzat, të martuara, shikonin punët e mbarëvajtjes së familjeve të veta .

Në muajt e parë të vitit 1997, me Hanëmen shpërngulemi nga Vlora në Tiranë. Djali, si kreu me sukses Fakultetin  mjeksise ne Ush Tirane emigroi në Amerikë, ndersa Arta, vajza e vogel e kthyer nga emigrimi në Greqi, që ish ndarë nga i shoqi, për mungesë mirëkuptimi, presioni dhe zhvlerësimi, ishte shpërngulur dhe punësuar më parë, si ekonomiste në një Kompani Amerikane dhe banonte në Tiranë. U vendosëm bashkë me Artën dhe Anxhela e vogël në një  shtëpi të blerë për Anin.  E kishim mjaft të vështirë të adoptoheshim në kryeqytet, larg shokëve, miqve dhe farefisit. Muajt e parë na dukej se as me frymë nuk ngopeshim, e sikur po ktheheshim në azmatikë.

 Kjo gjendje, e imponuar për ne nga Arta, që e kish të pamundur të banonte në Vlorë, ku e ngacmonte dhe e shqetësonte realiteti i hidhur, na detyroi edhe neve, kur Ani iku në Amerikë, të rrinim me të dhe me mbesën tonë Anxhelën.

Ndërkohë nga Vlora shperngulet dhe vajza e madhe , Lindita, qe, bashkë me burrin punësohen, përkatësisht në Drejtorinë e Përgjitheshme të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjitheshme të Tatimeve. Në vitin 2001 edhe këta aplikuam dhe  emigruan në Kanada. Vajza e vogël u njoh dhe u martua me një Hollandez dhe ata shkuan në Holandë.  Përfundimisht unë dhe Hanemja ngelem, si në fillimet e jetës sonë , vetëm.

Ne tani, duke shkuar herë në Amerikë, herë në Kanada e herë në Holandë, dhe mezi presim të kthehemi në folenë tonë të ngrohtë, në Vlorën e bukur, po  duke  e pasur vazhdimisht mendjen te femijtë, nipat dhe mbesat tona të mira.

Nuk kanë ngelur më vite
T’i jetojmë për të tjerë.
Nipat tanë janë në  lindje,
në agime, në pranverë.

Drejt perëndimit ne vemi,
diej që zhyten në dete,
kohë të tepërt nuk kemi.
Aq sa është ta mbajmë për vete.

BEKTASHI-GUXIMTAR I RRALLË

 Lindja e Bektashit, fëmijës së parë të Kaman Çipit, lidhet me një ngjarje, paksa, të çuditshme. Ishte dimri i egër i vitit 1925. Babai im, Kamani, me kuinçiterin e vet, autoveturë shtatë vendshe, transportonte pasagjerë gjirokastritë nga Vlora, për në qytetin e lindjes. Ishin nisur herët në mëngjesin e 24 dhjetorit dhe në mbrëmje mbërritën në qytezën e Tepelenës. Vendosën të shplodhen, të qetësohen e të pinë kafe në Bar – Restorantin e atyshëm, pronë e Zurdi Çipit, kushëri i parë i Kamanit. Aty morën vesh se, nga shirat e rrëmbyeshme kishte dal nga shtrati lumi Drinos dhe e kishte bërë të pakalueshme rrugën Tepelenë-Gjirokastër. Skish tjetër zgjidhje. Atë natë do ta kalonin në Tepelenë. Kushëriri gëzonte, se do çmallej me si vëllain e tij, që ish i mençur, i gjezdisur, muhabetçi dhe këngëtar i mirë dhe njëkohësisht, do arkëtonte më shumë para. Te salla e madhe eHotelit u ndez zjarri, në një shporet me fuçi llamarine, që shpejt filloi të skuqej e të shpërndante ngrohtësi e kënaqësi. Zyrdiu mendoj se, për këtë rast fatlum, do duhej një grup muzikantësh ahengçij, ndonjë gramafon apo, të paktën, ndonjë çingije. Po aty nuk kishte. Atëherë u kujtua, dërgoj e grishi Makbulen, magjistaren dhe falltoren e famshme, që rridhte nga një fis orakujsh dodon’jan, vendosur në kala, qysh nga koha e Ali Pashajt. Ajo nisi të parashikojë fatin e secilit, duke zbuluar të fshehta të habitshme e të pabesuara. Kur i erdhi radha Kamanit, që, jo rastësisht, kish ngelur i fundit, ajo i tha:-O, ho! Ja ku erdhëm dhe te djali më i lumtur i ditës…Ti, e ke nusen me barrë.-Nuk na the ndonjë gjë të madhe e të re. Unë këtë e di, se ajo, prej kohësh e ka barkun kaçup.-Mirë, mirë, po ti s’di një gjë tjetër që unë po e shoh me sytë e mi: ajo tani është duke lindur një djalë të mbarë e të bukur dhe, që nesër në mëngjes, kur të mbërrish te Qafa e Pazarit, do të të presë e të jap sihariqin xhaxhai yt.Dhe, ndodhi tamam ashtu: Të nesërmen, kur ujërat e Drinosit ranë dhe zunë shtratin, rruga u bë e kalueshme dhe pikërisht aty, në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, te Qafa e Pazarit, te dera e shitores së vet, Xha Rustemi gjigant, dridhte mustaqet i gëzuar, dhe me padurim i transmetoi, nipit të dashur, lajmin e gëzuar.Emrin ja vunë Bektash, sipas traditës, në kujtim të gjyshit dhe për nder të tarikatit Bektashi, ku aderonte prej dekadash fisi ynë. Bektashi ishte i mbarë, i shëndetshëm dhe i bukur qysh në fillim. Nuk ndenji shume me prindët, se atyre, pas një viti, u lindi djali i dytë, Enveri dhe Bektashin e morën dajot e kamur në Fier. Merjemi. kunata e madhe pa fëmijë, e mbajti dhe e riti për tre katër vjet me përkujdesje e përkëdheli të veçanta.  Familja e Kamanit u mbart, përfundimisht, në Vlorë në vitin 1934. Bektashi mbaroi shkollën fillore “Ismail Qemali” të lagjes Muradie dhe mori semimaturën në Shkollën Tregtare Vlorë. Dallohej në vizatim, bukurshkrim dhe muzikë. Mësimet e tjera, veçanërisht, matematikën, që sipas babait, ishte baza e kapacitetit intelektual, nuk e kish qejf. Prirej pas hekurave, automjeteve, lodrave dhe fyellit. Jepte e merrte, gjithë ditën me një flaut, të blerë me kursimet e tij dhe nxirrte me të lloj, lloj melodish. Shkurt, nuk ja vlente të vazhdonte më tej mësimet.Në moshën 14 vjeçare Bektashi filloi punën, pas shoferit italian Xhuzepe Tiboni, si ndihmës shofer, në një kamion diesel Fiat 26. Shoferë nga Italia dhe specialistë italianë të të gjitha profileve, fill pas okupacionit të Shqipërisë dhe shpalljes së Perandorisë Fashiste, kishte disa. Ata vinin këtu për të përfituar nga lehtësitë e politikës favorizuese italiane: përjashtoheshin nga shërbimi i detyruar ushtarak (që në shumë raste kryhej në Abisini) dhe lehtësoheshin nga bara fiskale. Qysh në moshën 15 vjeç, Bektashi nisi të drejtoi, në mënyrë të pavarur, automjete të tonazhit të madh me rimorkio. Me një kamion 10 tonësh, me rimorkio, FIAT 66, lëvizte ditë e natë në rrugët e vështira të Shqipërisë së madhe, sa në Korçë, Gjirokastër, Prizren e Gjakovë, duke shpërndarë kripë deti vlore dhe duke sjellë drithëra buke e patate kosove. Këto rrugë të vështira, të ngushta, rëshqitse, në kushte lufte, rreziku për mitralimin nga aeroplanët anglezë, nga mësymje prej banditë e cuba gjithfarësh, kërkonin zotësi e sidomos guxim të rrallë.Siç dihet, ngjarjet historike, në vazhdimësi, krijuan shqetësime në jetën e përditshme të çdo shqiptari. Babai ynë, i kalitur në peripecitë e jetës, qysh kur ishte emigrant në Amerikë, asnjëherë nuk e humbi orientimin në drejtimin e biznesit dhe të familjes dhe, në kushtet e rënda të luftës, gjatë okupacionit italian, në luftën italo-greke dhe më pas. Në Kompaninë e Autotransportit me Kamjona me emrin “PEGUÇI”, njërin preje automjeteve e drejtonte, gjithnjë, Bektashi. Siç thamë, për të udhëtuar, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni, por dhe për Gjirokastër, veçanërisht natën, duhej guxim dhe trimëri e madhe, deri në vetëmohim. Bektashi nuk e peshonte rrezikun dhe udhëtonte në çdo kohë, në mes të dimrit e të borës, me armët gati në kabinën e makinës, ku edhe shpesh flinte, në një krevat të posaçëm, ndërkohë që dublanti i tij drejtonte makinën, duke udhëtuar, bashkërisht, papushim, ditë dhe natë.Puna nuk u ndërpre edhe gjatë luftës me gjermanët. Ishte kjo periudha kur në mjaftë raste me këto mjete lëviznin fshehurazi shokë, miq dhe të afërt të Babait, Bektashit dhe Enverit, qoftë partizanë, apo nacionalistë antifashistë ilegalë, apo transportoheshin armë, veshmbathje dhe ushqime për ta. Janë për tu përmendur transportet në luftën e përbashkët të Patosit, kur Bektashi u vu në dispozicion për disa ditë, me gjith automjetin e tij, lëvizja e guximshme e disa drejtuesve ilegalë të armatosur nga Gjirokastra në Berat, furnizimi me ushqime i partizanëve në zonën Vajzë-Sevaster, etj..Çlirimi i vendit Bektashin e gjeti prapë shofer me mjetin e tij, kamion, FIAT 66. Edhe kur u rekuizuan nga shteti demokratik mjetet e transportit, në vitin 1947, edhe një vit më vonë, kur u thërrit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, deri në vitin 1948, Bektashi punoi shofer, me të njëjtin automjet.Bektashi ishte ndër të parët që krijoi Parkun Automobilistik të Mallrave në qytetin e Vlorës. Ishte, gjithashtu, i pari që mori në dorëzim dhe shfrytëzoi kamionë Berliet Diezel, që erdhën nga Franca në Shqipi dhe u përdorën me sukses në rindërtimin e rrugëve, urave dhe objekteve të shkatruara nga lufta, në transporte të vështira tubacionesh e makinerish të veprave të para në Shqipërinë e porsa çliruar.Rezultatet e suksesshme në punë shpejt sollën dhe vlerësime për guximin e rrallë, qëndrimin heroik, të pa lodhur në punë dhe në kujdesin e mirëmbajtjen e automjetit të dhënë nga shteti në përdorim. Bektashi u mbulua me shpërblime dhe lavdërime dhe iu mbush gjoksi me medalje dhe urdhra pune. Atij i dhanë një autobus të ri tip SKODA, për transport pasagjerësh ne linjat interurbane. Ai ishte, siç quhej atëherë stakanovisti i parë në shkallë vendi, pjesmarës i lëvizjes Levçenko-Muhanov, iniciator i parë i lëvizjes përparimtare për të përshkruar 500 mijë kilometra, pa remont kapital me të njëjtin mjet. U bë, kështu, kandidati i parë dhe ishte gati për t’u shpallur “Hero i Punës Socialiste”Bektashi, gjithashtu, ishte fizikisht shumë i përgatitur dhe shumë i fort, i pa lodhur, rezistent ndaj të ftohtit dhe vishej shumë lehtë, me pantallona të shkurtra dimër behar, deri në moshe të rritur. Ishte mundës dhe boksier i mirë i peshës super të rëndë, mbi 115 kilogram dhe zor se i afrohej njeri, për t’u ndeshur me të. Ky trup kaq i madh, bile edhe me njëfarë barku, e bënte dhe më guximtar dhe sy patrembur atë. Ai, pavarësisht nga pesha e madhe, ishte dhe një vrapues i shpejt, aqsa s’do ta besonte kush. Për këtë dëshmon edhe një garë spontane në qytetin e Fierit, kur në rrugën e asfaltuar, para Axhensisë së Automjeteve u vu një bast, midis një atleti të ri dhe Bektashit, se kush do mbërinte i pari në një vrap shpejtësie në distancë 200 m. U habiten të gjithë kur i pari doli Bektashi, që fitoi bastin dhe hëngri, po kaq shpejt, një tepsi me llokma kaposh deti të pjekur, të blerë atypranë, te një tregtar ambulant, çka ishte trofeu i fitores. Ishte tamam kjo periudhe, viti 1967, kur sukseset e tij të bujshme dhe të merituara në punë dhe qëndrimi i tij i thjeshtë, tolerues e mospërfillës, ngjallën xhelozinë dhe smirën e rivalëve të tij, gjoja komunistë, që nuk mund ta arrinin dot në rezultate konkrete me punë, në garë të ndershme, por i morën krahët me shpifje, intriga dhe prapaskena. Atë e arrestuan në mënyrë të zhurmshme dhe e mbajtën nën presionin e torturave 8 muaj në qeli çimentoje, nën një hetuesi mesjetare, shpesh pa bukë dhe pa gjumë. Akuzat fillestare ishin aq të çuditshme sa dhe qesharake. Aludonin për komplote teroriste ndaj kryeliderit komunist, derisa mësuan se Bektashi ishte, për fat, kushri me të. Rrëzimi i kësaj akuze ka lidhje, kryesisht, me qëndrimin e pathyeshëm trimëror të Bektashit ndaj torturave çnjerëzore, por dhe nga një kontakt i nënës tonë, nëpërmjet kushërirës Sanije, direkt me Enver Hoxhën. Akt akuzandryshoi dhe thuajse u bë krejt qesharake: “Mit marrje e përsëritur”. Për këtë u o organizuan konsulta me ekspert më të mirë të vendit, derisa zuri vend propozimi i penalistit të shquar, për kohën, vlonjatit A.Z. U shfrytëzua neni 204 i Kodit Penal dhe si mit marrje u “vërtetuan” 5 raste mos kthim resit, për biletat e udhëtimit shitur nga i pandehuri, me një vlefte 30 lekë të vjetra. Për këtë u dënua 7 vjet burg. Unë i ndoqa të gjitha seancat e komedisë gjyqësore dhe ja vlen diç të kujtoj: Hyn një mesoburrë, flokëverdhë e rrondokop:-Do më falni, shokë të Gjykatës dhe ti, o shok e mik i dashur, Bektash. Nuk desha të vija vullnetarisht, po më detyroi një oficer sigurimi. E si mund të vija unë e të tregoja për një shok?!- Hajde fol, thuaj ç’di, po mos vazhdo të shpifësh si deri tani. Ti s’ke ardhur i detyruar, se je qytetar i lirë dhe me duar e këmbë zgjidhur. Shok e mik nuk më ke pasur dhe zor se do më kesh ndonjëherë. Koleg, po. Na lidhi puna në të njëjtën ndërmarrje. Kjo, që the ti tani, qe shpifja e parë. Së dyti nuk i kemi ne oficerët e sigurimit nga ata që të detyrojnë për kësi punësh. Dhe kjo është shpifja e dytë. Tani, le të dëgjojmë nga ti, me siguri, shpifjen e tretë.Dëshmitari tha se ishte shofer kamioni që punonte për eksport mallrash jashtë shtetit. “Makinën time e kisha lënë në Durrës dhe erdha me tren deri në Rrogozhinë. Dola në anë të rrugës dhe shoh se një autobus me targë të Vlorës po kthehej nga Tirana për Vlorë. Autobusi ish, gati bosh dhe në timon Bektashi. Ai, çështë e vërteta, sa më pa, e ndali makinën dhe më ftoi të ulesha në vendin e fatorinos. Kështu që mua mu dha rasti ta shoh, me sytë e mi, krimin e tij. Ai e mbushi plot me pasagjerë autobusin. Secilit i merrte nga njëqind lekë, ndërsa priste bileta pesëdhjetë lekëshe.”-Fol i pandehur!-Po nga e pa dhe si e kuptoi, ky shpifës, që ato bileta nuk ishin me prerje 100 lekëshe, kur dihet se janë në përdorim bileta sipas kilometrazhit, me numra shumë mikroskopike dhe unë për të dalluar përkatësinë e kilometrave me lekët, me ato numra fare të vogla, duhej të qëndroja i afruar dhe të vija rigën sipër tyre? Ju, zoti gjyqtar dispononi nga këto bileta, gjoja provë krimi. Ju lutem vini majën e lapsit në një shifër dhe kërkoni ta lexojë anëtari i gjygjit, përbri, megjithëse ai, në fakt, është shumë më afër nga vendi ulur i fatorinos së autobusit, me të cilin, në autobus, i ndan samari i motorit.-Nuk lexoj dot gjë! U përgjigj ndihmës gjyqtarja.-Ju thash që është shpifja e tretë dhe me siguri, kështu do jenë dhe të tjerat, se unë jam, krejtësisht, i pafajshëm dhe kot me keni torturuar tash 8 muaj.Te vijë dëshmitari, K.J.!-Ai nuk është më gjallë. Vrau veten me kontakt në rimën elektrike! Dhe vërtetë, himarjoti i ndershëm, kishte rënë viktimë e miqve të tij dhe kish deponuar në hetuesi të paqenat që i kishin imponuar, por iu ndruajt ballafaqimit dhe së vërtetës. ( Bektashi, sa doli nga burgu, të parën punë që bëri, shkoj e i vendosi një tufë karafilash dhe ndenji gjatë e qau te vari, shokun e tij fatkeq).Të vijë dëshmitari tjetër!-O, profesori! Po, ky?-Ç’dini për çështjen, dëshmitar?- Me nxënësit e Gjimnazit, ku unë jap mësim, ishim vullnetarë për ndërtimin e hekurudhës Rogozhinë-Lushnjë, në një pikë të ndërmjetme, pak larg Rogozhinës, në Kantierin e Zhamës. Më duhet të kthehesha në Vlorë, për nevoja personale. Ndaloj në rrugë autobusin, që drejtonte Bektashi, me që kisha njohje me të dhe e porosis të më pres në Axhensinë e Rogozhinës 2 bileta për kthim.; i jap dy 100 lekëshe, se biletat bënin nga 95 secila. Bektashi u kthye dhe më dha 2 biletat, por nuk më ktheu reston, 10 lekshen. Dhe unë nuk ia kërkova. Kaq kisha.- A e pranon krimin, i pandehur? - Më falni, zotrinjë gjyqtarë. Edhe tani ngelem krejt i habitur dhe i indinjuar, kur e kujtoj ngjarjen me hollësi dhe mendoj se krimin e vërtet, amoral, e pati bërë bash profesori, dëshmitari juaj. Ai nuk i tha të gjitha këtu në gjyq, ashtu siç më porositi mua në atë buzë rruge. Ai më tha se biletën e dytë e dua për të fejuarën time. Kur e pash dhe e njoha ajo, fatkeqe, ishte një nxënëse shkolle, me të cilën, siç mora vesh, ky bandill, bënte dashuri.Mendoni se ku i kemi dorëzuar, në mirëbesim, fëmijët tanë. Dhe ka guximin, ky pusht, që të konsiderojë krim mos kthimin e restos prej 10 lekë të vjetra. Unë, as e mbaj mend fare këtë, ndofta nuk kam pasur të holla. I krahasoni vet dhe nxirrni përfundime për krimin dhe amoralitetin. Sidoqoftë: Unë kam 8 muaj në qeli, ndërsa profesori, ndërkohë, besojse, ka ndruar 8 partnere. -Pusho, i pandehur, se po e rëndon më keq veten!Ja kjo ishte tabloja e këtij gjyqi, pa avokat mbrojtës, por që siç tha gjyqtari apelit, Gaqo Sheshi: Edhe më i shquari i avokatëve të ishte nuk do bënte mbrojtje më të mire se vetëmbrojtja demaskuese e të pandehurit.Burgun Bektashi e vuajti në Bulqizë, duke punuar, fillimisht në galeritë nëntokësore të Zonës B dhe më pas, i ndihmuar nga Komandanti i Kampit, krushku ynë, Kolonel Hazbi Lamçe, doli në sipërfaqe dhe u vu në drejtimin e Sallës së Kompresorëve të Minierës. Edhe në burg, sipas deklamimit të bashkvuajtsve, mbajti qëndrim burrëror prej guximtari krenar e të pa thyeshëm, duke ndihmuar me sa kish mundësi njerëzit në nevojë e të dëshpëruar, për të kapërcyer sidomos fillimin ambjentus e të rrezikshëm deri në depresion e çmenduri. Ne, familjarët e tij, e ndihmonim, me të gjitha mundësitë, duke i çuar veshmbathje e ushqime e duke shkuar shumë here atje, bile dhe bashkë me nënën, gruan e tij dhe deri te Hanëmja, gruaja ime. Një barë po kaq e madhe për ne ishte dhe përkujdesi dhe ngrohtësia për gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, aq më tepër që Enveri dhe motrat e kunetërit tanë ishin nëFier dhe Tiranë dhe nuk gjenin dot mundësi për ndihmë direkte.Dalja nga burgu nuk i dha fund halleve të Bektashit. Mos harrojmë që të tilla halle transmetoheshin, në ato kohë, edhe te ne, bile merrnin deri ngjyrime politike, dhe kishin pasoja morale dhe materiale. Bektashin as në punë nuk e pranonin. U desh ndërhyrja te miku im, njeriu i mirë, i mençur dhe humanitar. patrioti veteran Nonda Baka, atëherë Drejtor në ndërmarrjen e Bonifikimit Vlorë, që ai të fillonte, së pari, punë si shofer me një makinë fare të re riportabile 10 tonshe dhe më pas, si pompist në ofiçinë. Po hallet atë sikur e ndiqnin nga pas. Shkak bëhej dhe karakteri i tij krenar e i pa tolerueshëm ndaj çdo kompromisi e korrupsioni. Takoj që Drejtor Ofiçine aty të vinte një ish oficer sigurimi kuçjot, ish zv.kryetari degës së punëve të brendshme të Beratit. Ai, i mësuar me agjenturë, tentoi ta rekrutonte Bektashin në shërbimet e tij, duket të pa shkëputura, por ndeshi në reagimin e egërdemaskues. Kështu filloi të hakmerrej, duke thurrur intriga profesionale të stërholluara. U morr shkas nga një pako e ardhur nga jashtë shtetit, në adresë të Bektashit nga Qemal Çipi, djali ynë i xhaxhait, lindur në Turqi. Ai, dy muaj para kishte qenë vizitor ne Shqipi dhe te ne, në Vlorë. Ishte i deleguar i shqiptarëve të Turqisë në Shqipi, me rastin e 35 vjetorit te çlirimit të Atdheut.Për demaskimin “e gjestit poshtërues” të dërgimit të pakos me ndihma nga një vend kapitalist për te ne, “vendi më i pasur dhe më i lumtur në botë, fanari ndriçues i njerëzimit”, në Ofiçinën e Bonifikimit në Vlorë, do bëhej një mbledhje e madhe demaskuese për Bektashin, nisiatorin e kësaj “gjëme”. Bektashi, që, për fat të mirë e morri vesh para kohe këtë farsë, vajti në mbledhje i përgatitur, duke marë me vete një fotografi ku, ky djalë xhaxhai, kish pozuar i përqafuar me Enver Hoxhën, që, në fakt ishte kushëriri i dytë i tij, siç qe dhe vetë Bektashi.- Për kë më akuzoni? U tha Bektashi, me buzën në gaz.-Për një spiun të imperializmit, që të dërgon lëmosha në pako, nga jasht shtetit.-Mos e kini fjalën për Qemal Çipin? Ja ku e kini: Të përqafuar, gushë më gushë me “udhëheqësin e madh të njerëzimit”.Kështu shpëtoi Bektashi, këtë radhë nga arrestimi. Po kusuret nuk kishin të sosur. Ai transferohet ne Ofiçinën e Uzinës Sodë PVC. Edhe atje, me iniciativën e Sektorit të Propagandës së Komitetit te Partisë Rrethit Vlorë, në bashkëpunim me Degën e Punëve të Brendshme, organizohet një “demaskim popullor”, në një mbledhje të madhe, ku merrte pjesë vetë nën kryetari i Degës, i famshmi Meramet Hila dhe inspektori special i K.P. legeni Janaq Syko, shoqëruar me katër policë me prangat varur në brez. Këtë radhe ishte qëndrimi burrëror i Drejtorit të Ndërmarrjes, mikut dhe shokut tim të afërt, tërbaçjotit Bexhet Islam Gani, që morri përsipër rrezikun, e vlerësoi Bektashin si specialist të pa zëvendsushëm dhe të domosdoshëm për fatin e Uzinës, duke e konsideruar atë punëtor, të sjellshëm e të pa fjalë. Me këtë qëndrim dashamirës me peshë dhe vendimtar, ai iu kundërvu agjentëve tësajuar të parapërgatitur për ta riburgosur, mbasi ata shpifnin, duke e quajtur Bektashin person të rrezikshëm që i kundërvihej politikes së Partisë dhe propagandonte filma italian e turk, ndeshje të huaja sportive dhe kulturë perëndimore. Çështë e vërteta këto metoda pune ishin të shpeshta dhe bëheshin me qëllim që të mbanin të tensionuar situatën, në gjendje alarmi e frike, herë këtu e herë gjetiu, kudo në Shqipëri, në dinamikë, siç thuhej .Po pse pikërisht, disa herë ishte në qendër të ngjarjes Bektashi? Kjo edhe për faktin se ai ishte person mjaft i njohur, vip dhe ekspozohej e imponohej, me qëndrimin e tij krenar. Ai i sfidonte drejtuesit pushtetarë e partiak me atë guximin, krenarinë dhe deri kapardisjen e tij, me mospërfilljen, veshjen, hovardallëkun, ecjen prej kapadaiu, motoçikletën ekstravagante e të rrallë për kohën, me ahengjet qe organizonte me shokët çakërrqejf, ku dallohej për zërin e tij të bukur e të ëmbël prej tenori, si në këngët e muzikës së lehtë shqiptare e italiane, po veçanërisht si marrës në këngët labe e gjirokastrite dhe me gjithçka tjetër, sidomos me protestat e çiltëria për padrejtësitë dhe mangësitë.Edhe me rastin e prishjes nga shteti të shtëpisë sonë të Muradies për të ngritur një Hotel, Bektashi protestoi me guxim e kurajë, publikisht dhe përsëri u rrezikua për t’u arrestuar, por këtë radhe i kishte më të forta pozitat. Unë punoja në Komitetin Ekzekutiv dhe kisha njëfarë peshe edhe sepse Kryetar në Bashkinë e qytetit ishte Ivona Mone, një shoqja ime.Bektashi doli në pension, si invalid pune, në vitin 1986. Gjatë kësaj kohe kënaqësia e vetme e tij ishte motoçikleta “Guzzi 500”, me të cilën merrej, siç dinte ai, disa orë në ditë: E mbërthente, e zbërthente, e lante, e pastronte, e riparonte e modifikonte, që ajo të ishte, siç ishte në të vërtetë, e veçantë, mbresëlënëse, më e mira në shkallë vendi. Për çdo pajisje personale kishte merak dhe ishte qejfli. Ishte ndër të parët që porositi dhe solli një radio gramafon të madh me sy magjik, televizor italian tip “Fonola”, orë superatllantik, antenë saç, biçikletë “Mifa”, motoçikletë”Jawa” 350 e deri autoveturë. Këto me kalimin e kohës, u bënë të zakonshme për këdo, por, mendoni ato vite fukarallëku masiv. Erdhën vitet “fatlume” të demokracisë dhe Bektashi i përkrahu pa rezerva ato. Por lodhjet dhe mundimet e kishin mposhtur, ndërsa sëmundja e diabetit ja kishte ulur rezistencën. Filloi të ndjente shqetësime në zëmër. Bëri, në Itali, ndihmuar nga fëmijët e tij të mirë, Fatmira dhe Bashkimi, operacion në zemrën e shkartuar, vendosi paicmeker, për rregullim rritmi dhe mori kura të herë pas hershme. Një ishemi i mori gojën dhe krahun, që me gjithë vullnetin dhe përpjekjet këmbëngulëse, bëri disa përmirësime, por mangësitë e krijuara nuk i rikuperoi dot më plotësisht. Kishte ardhur koha që edhe paicmekeri të nderrohej. Vdiq në shtëpinë e tij, në lagjen Çole të Vlorës, në datën 8 mars 2001, ditën e enjte. Ceremonia e varrimit ishte e denjë për të dhe qytetarët vlonjatë, sic e kanë traditë për njerëzit emërmirë, i mbyllen shtëpitë dhe dyqanet, dhe u vendosën në një kortezh të gjatë, per ta shoqëruar në banesën e fundit. Trupi u vendos, siç kish lënë amanet, te vari i babait tonë, në Babicë të Vlorës.

Puna largon tre të këqij: Mërzinë, vesin dhe nevojën
Volter

NJË KARAKTER I VEÇANT
(Ndodhi me Nedin Hoxhën)

Nedin Hoxhën e njoha në Vlorë, kur erdhi në detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të KP Rrethit, ku unë punoja prej disa vitesh. Para tij në këtë detyrë ishte Luan Muhameti, një agronom nga fshati Mazhar Lapardha i rrethit të Vlorës, një specialist me përvojë drejtuese në bujqësi, me nisiativë e prirje për të renë, deri në fantazist, një tip i pastër në karakter, i gëzueshëm, optimist dhe dashamirës.
Nedini ishte tjetër gjë, mund të them një përjashtim, një karakter i veçantë. Ai erdhi në atë detyrë, pasi u shqua, si drejtues i dalë nga klasa punëtore dhe pati arritje të dukshme në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër, në rrethin e Burrelit, si dhe si Ministër në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme. Këto detyra të vështira e formuan atë si drejtues të guximshëm e novator dhe e njohën me shumë kuadro, që kishin zënë vende kyçe në udhëheqjen e Partisë dhe të Shtetit, me të cilët bashkëpunoi dhe u njoh nga afër.
Nedini, si njeri i jugut, e njihte mirë karakterin e vlonjatëve. Ai, që në fillim, diti t’i mbajë afër bashkëpunëtorët dhe t’i vejë në lëvizje, duke i rreshtuar me hapin e vetë të guximshëm dhe të shpejt. Nedin Hoxha, megjithëse kishte, formalisht, prapambetje në nivelin arsimor, në të vërtetë, ishte njeri me vizion të gjerë, që kishte shëtitur mjaft kohët e fundit në botë dhe kish përvetësuar ndjesi bashkëkohore. Karakteristikë kryesore e tij ishte se me qytetari kërkonte, këmbëngulte e të detyronte dinamikë për ecjen përpara, drejt ndryshimeve të përhershme e të shpejta pozitive.
Nedini prirej nga motoja “Sa më shumë të ndërtosh, aq më shumë do të rrosh”. Dhe, sa qëndroi, në krye të Komitetit Ekzekutiv të KP Rrethit, e ktheu qytetin e Vlorës në një kantier të vërtetë ndërtimesh. Në këtë anë i shfrytëzoi më së miri të gjitha njohjet dhe miqësitë e veta në qendër, si dhe i vuri në lëvizje e para përgjegjësisë të gjithë vlonjatët e mirë, që kishin mundësi të ndihmonin për këtë qëllim.
Së pari, ai i dha fytyrën e vetë dhe dinamizmin praktik, e forcoi dhe e kompletoi, duke e kthyer në një institut studimor projektues urbanistik, bërthamën e vogël të inxhinierëve të ndërtimit pranë pushtetit lokal. U dha atyre krahë, hapësira dhe të drejta të reja, duke i nisur, me guxim të pa parë, jo vetëm të gjenin modelet më të mira nëpër Shqipëri, po i dërgoi, për çudinë e të gjithëve, deri në Italinë fqinjë. Me detyra të posaçme caktoi secilin nga specialistët e rrethit, duke zgjedhur më të dalluarit dhe duke i bërë thirrje ndërgjegjes dhe sedrës profesionale, në kërkim të më të mirës së mundshme. Kudo jepte mendime e këshilla, pa këmbëngulur në vogëlima teknike, por duke iu kujtuar mostra, sipas mbresave të veta të marra nëpër botë, thjeshtë për të hapur horizonte, duke i lënë zgjedhjet dhe zgjidhjet në dorën e specialistëve të aftë vlonjate.
Gjatë angazhimit në punët urbanistike e ndërtimore të qytetit, Nedini, natyrisht la mangët ndonjë punë fshati. Kjo veprimtari e gjerë gjurmëlënëse në qytet, njëherazi, ngjalli xhelozi e tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Komitetit të Partisë në Rreth, që si traditë, mbaheshin si qendra unike e bashkëveprimeve social ekonomike. Kjo krijonte gjendje të vështira e xhelozi, por Nedini i kalonte me shaka, mirëkuptim dhe entuziazëm.
Në kohë fushatash të rëndësishme bujqësore, si korrjeshirja e të lashtave, ose mbjelljet e pranverës, prashitja e misrit etj, i gjithë qyteti, sipas “porosisë së Partisë”, duhet t’i shkonte në ndihmë fshatit dhe aq më tepër aparatet e Komitetit të Partisë dhe të Komitetit Ekzekutiv duhet të shkonin e të gdhiheshin me javë nëpër kooperativat dhe ndërmarrjet bujqësore. Isha i pranishëm kur njëherë Sekretari i Parë i K.P. e mori në telefon Nedinin dhe po i tërhiqte vërejtjen për mos zbatimin e kësaj direktive, atëherë Nedin Hoxha i përgjigjej, si me shaka:
-Shoku Sekretar i Parë! Ju keni të drejtë, ne kemi mangësi në këtë drejtim, se kemi dërguar vetëm punonjësit e Seksionit të Bujqësisë në fshat. Kemi menduar se ata janë specialistë dhe diç mund të ndihmojnë e të bashkërendojnë atje, por që të dërgonim dhe të tjerët, psh. ata të seksionit të ndërtimit, komunales, industrisë etj., këtë nuk e kemi bërë, se do ngeleshin punët e qytetit dhe ata veç do të hanin qyl bukë e mish dhe do të ngatërronin më keq punët e fushatës. Më duket se ne edhe këtu kemi vepruar sipas porosisë së Partisë, për t’iu shmangur dyzimit në drejtim. Unë them se na bën mirë kjo ndarje: Ju fshatin, ne qytetin.
Nedin Hoxha ishte shumë punëtor, shumë operativ, dinamik dhe i palodhur. Gjithë ditën, pa orar, sa në një kantier në tjetrin, sa në një takim e mbledhje në tjetrën. I dashur, gazmor dhe i respektuar për të gjithë, gati t’i ndihmonte deri në zgjidhjen e problemeve vetjake me një liberalizëm korrekt politik e mirëkuptim me të gjithë njerëzit e ndershëm e punëtorë, pa pyetur shumë për “kleçkat”, që ishin mani e disa të moshuarve vendës.
Ishin nisma dhe këmbëngulja e tij punët e mëdha ndërtimore: për zgjerimin, sistemimin dhe asfaltimin e “Bulevardit të Portokalleve”, që e filloi i paharruari Kristo Papajani (rruga Vlore-Skelë), por që mori përmasat e sotme bashkëkohore, si “Bulevardi i Palmave” vetëm me këmbënguljen e Nedinit; sistemimi dhe zgjerimi i rrugës në bregdetin e Ujit të Ftohtë; bërja e plazhit në Ujin e Ftohtë, që populli e pagëzoi me emrin e tij; bërja e lokalit turistik tunel, po në Ujin e Ftohtë, ndenë Kampin e Punëtorëve; ndërtimin e parkut model të lojërave me të gjitha pajisjet e kohës, më i miri në shkallë vendi; bërja e sallës së madhe të mbledhjeve të Këshillit Popullor të Rrethit dhe përmirësimin e godinës së Komitetit Ekzekutiv etj. Të gjitha këto punë u bënë në një kohë rekord dhe me aksione që i organizonte dhe i drejtonte personalisht Nedin Hoxha, i pa lodhur, duke punuar mbi dymbëdhjetë orë.
Në këtë anë një ndihmë të madh kanë dhënë të gjitha ndërmarrjet dhe repartet ushtarake të rrethit të Vlorës, drejtuesit e të cilëve i ftoi, i bindi dhe i bëri të ndërgjegjshëm, aftësia dhe këmbëngulja e Nedin Hoxhës, i cili, pa asnjë dyshim dhe pa ia ulur vlerat paraardhësve, se ishte i fundit drejtues i pushtetit të para tranzicionit kapitalist, ishte më i suksesshmi dhe më gjurmëlënësi.
Me Nedin Hoxhen, gjatë periudhës që punuam bashkë, për gjithë kohën kur ai ishte në detyrën e Kryetarit, se mua më gjeti dhe më la atje, pata disa ngjarje, që ia vlen të kujtohen, sepse reflektojnë karakterin dhe natyrën e tij qytetare, dashamirëse e fine.
***
Së pari, dua të them, se ai ishte i informuar paraprakisht dhe i kishte studiuar, siç qe rregulli, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të tij të afërtë, por aq më tepër mua, si me origjinë nga Gjirokastra. Për këto arsye më afroi shumë shpejt, pa rezerva, afër vetes së tij, duke pasur besim se do ta ndihmoja me përparësi. Gjatë punës më njohu më nga afër dhe formoi besim të plot, duke vlerësuar faktin që unë isha i çiltër dhe nuk ndruhesha për të dhënë mendime alternative, jo thjesht sipas oreksit të partnerit dhe, me kompetencë e argumente të plota ekonomike, siç i dukej atij. Midis të tjerave, ai kishte vënë re se, në njoftimet statistikore të përditshme, relacionet periodike për ecurinë e ekonomisë së rrethit, këshillat, mendimet, idetë për problemet që shtroheshin në aparatin e Komitetit Ekzekutiv dhe në forumet ekzekutive dhe këshilluese, si dhe në materialet e shkruara të nisura nga Seksioni i Planit, nuk kish! te asnjë vërejtje, përkundrazi, gjithnjë, miratim dhe fjalë të mira, vlerësime dhe konsiderata. Ai më kishte përgëzuar, disa herë për punën dhe përsëriste faktin që ne ishim quajtur Seksioni i Planit më i mirë në shkallë vendi. I thashë të gjitha këto, për treguar shkaqet që e shtynë atë, njëherë, të bëjë një veprim fort të nxituar e të çuditshëm që, gjithashtu, nënvizon karakterin e tij të veçantë:
Një ditë më thërret me ngut në zyrën e tij, në prani të nënkryetarit të sapo emëruar, shokut tim të vjetër Mezan Malaj, financier në profesion, njeri i zgjuar dhe energjik. Unë e pashë, kryetarin si rrallë herë të nervozuar dhe që se mbante vendi. Mbi tavolinë kishte një material disa faqesh me vulën dhe firmën e tij, kthyer nga aparati i Këshillit të Ministrave, me një shënim dore përbri, firmosur nga zëvendëskryeministri.
-Shikojeni, more vëllezër ! A ka ofendim më të madh, për të gjithë ne? Po, me këto fjalë, kaq ofenduese, më mori erzin edhe mua dhe s’i dalë dot më përpara syve shokut Manush. Dhe, pavarësisht nga mënyra si e ka shkruar, ai ka të drejtë. Si mund të lejohet një “studim” i tillë shumë i cekët, pa argumente me gabime të shumta logjike, ligjore, drejtshkrimore e deri gramatike. Ky është një skandal që na e ul dinjitetin si administratë… U zbraz mirë, duke m’u drejtuar, kryesisht, mua dhe pastaj vazhdoi…Prandaj, shoku Luan, të urdhëroj që: Nga sot e tutje asnjë material i seksioneve nuk do të niset direkt, në Qeveri, pa redaktimin dhe pa korrigjimin tënd. Për këtë të kam thirrur. Ikni tani!
Unë e dëgjova urdhrin, kuptova drejt shqetësimin e kryetarit, po rrugëzgjidhja m’u duk absurde, e çuditshme, e gabuar dhe e pamundur të realizohej e të zbatohej ai urdhër, megjithëse ishte i eprorit më të lart dhe njeriut më të respektuar. Ç’të bëja ?
-Dale, ju lutem, më dëgjoni. Janë shtatëmbëdhjetë seksione këto. Komiteti ka dhe një Jurist të vetin, ka dhe Seksionin e Arsimit, ku punojnë gjuhëtarë të afirmuar. Si mund ta kryej unë, dhe pse duhet ta kryej unë gjithë këtë volum pune? Unë dhe kështu jam shumë i ngarkuar në punët e mia. Kur do të ha, kur do të fle? Nga ana tjetër çdo seksion ka specialistët e tij të profilit dhe po qe se ndonjë nuk është i aftë, ka të tjerë, gjetiu, shumë të mirë, i ndërroni. Jo, jo, kjo punë nuk bëhet!
-Do bëhet nga ti, personalisht, që ç’ke me të! Dhe mos na shit shumë mendje, për të na treguar detyrat tona e aq më pak ato të kuadrit. Nuk vë unë më firmë në shkresa paçavure e të turpërohem te shokët lart. Apo jo, more Mezan?
-Po, po, ke të drejtë. Ajo shkresë ishte një njollë turpi për të gjithë ne, u prononcua, pa dhënë mendim të prerë Mezani, që natyrisht kërkoi kohë për të thënë mendimin e drejtë, teksa priste t’i zbriste zemërimi Nedinit.
-E keni gabim, more shokë, protestoj unë. Po qe se dikush ka faj, e ndëshkoni; po qe se dikush nuk është i aftë, e zëvendësoni, madje dhe mua, qysh sot. Këtë punë unë nuk e bëj dot dhe jam gati të largohem nga puna menjëherë.
-Do ta bësh, si Çeçoja ! Mjaft na rokanise!…
O ho, u fut në botën e tij të vjetër gjirokastrite kryetari dhe po bisedon me Çeçon e Topullitëve.
Dola i mërzitur dhe fort i shqetësuar për fatin e kalamajve të mi. Hajde e filloje nga e para jetën…Se mos ka alternativë jashtë sferës së pushtetit socialist…
Në ora pesëmbëdhjetë pa pesë dëgjoj të bjeri zilja e telefonit të posaçëm të kryetarit.
-Luan ! A mund të zbresësh pak poshtë dhe të vish tek unë?
-Si mund të diskutohet urdhri. Kjo është detyrë. Shkova me një frymë dhe me një shpresë…
-Eja, mo gaz! Afromu të të puth! E teprova, e katranosa fare. Të më falësh!
Ja ky ishte Nedin Hoxha. I dashur dhe i thjeshtë. Cili kryetar do ta bënte këtë? Ai, megjithëse në pozitë zyrtare të rëndësishme, kishte mbetur njeri perëndie, çka ishte shumë e rrallë aso kohe.
***
Në një rast tjetër unë hyra i shqetësuar në zyrën e kryetarit, pa trokitur, kur atje po bëhej një takim pune me punonjësit e urbanistikës. Kisha përgatitur dhe i dhashë një pusullë, ku i kërkoja takim urgjent për të biseduar për një punë vetjake.
-Ikni, tani! Takimi përfundoi, tha Nedini. Pjesëmarrësit u larguan.
I shpjegoj shkurtazi, një rast skandaloz: Lamja, një punonjës me shumë përgjegjësi në aparatin e Komitetit Ekzekutiv aktualisht gjendet i izoluar, i mbyllur me dhunë dhe i zhveshur në shtëpinë e një qytetari nga Vlora, në tentativë për të bërë dashuri me gruan e tij të bukur. Qytetari, një i afërt i gruas sime, gjeti mbështetje tek unë dhe po kërkon ndihmën tuaj, duke pasur besim të plotë dhe nga që jarani është punonjësi ynë.
-Jo, more, thotë Nedini. E nxori kokën, më së fundi, pushti, se i kam këtu disa letra që më kanë ardhur dhe më thonë për maskarallëqet dhe kodoshllëqet e tij. Nedini mori menjëherë në telefon sekretarin e parë të KP Rrethit, të cilit i tha se “dhelpra ra në çark” e më pas i shpjegoi gjendjen, duke kërkuar mendim se si të vepronte më tej.
-Mblidh Organizatën e Partisë dhe bëj si të vendosin ata, ishte porosia diplomatike e sekretarit të mefshtë.
Nedin Hoxha thërriti urgjentisht në zyrë sekretarin e Organizatës Bazë të Partisë, shokun Nelson Shehu, një inxhinier nafte i talentuar dhe njeri i mrekullueshëm. U mblodh shpejt Organizata dhe veprimet ishin të menjëhershme dhe të pakthyeshme: përjashtim nga Partia dhe pushim nga puna për jaranin aventurier.
Qytetari nga ana e vetë nuk e honepsi tradhtinë e pa besë dhe u nda me bashkeshorten, megjithëse kish një dashuri e mirëkuptim të hershëm me partneren që kish zgjatur gjatë gjithë viteve të shkollës së mesme dhe të universitetit. Të tilla ishin normat e traditës dhe të moralit tonë socialist.
***
Në kohën e ngjarjeve të rëndësishme të rënies së murit të Berlinit dhe të erës së re te zhvillimeve demokratike, si një shpresë për ndryshime dhe përmirësime rrënjësore, në kërkim të rrugëve të reja për kalime të buta e paqësore, nga ana e shtetit shqiptar u bënë përpjekje për një sëre lëshimesh liberalizuese e zbutëse. U tentua për zhvillime pluraliste politike dhe reforma demokratike në ekonomi. Promotor i gjoja lëvizjeve për ndryshim u bë vetë Byroja Politike e KQ te PPSh dhe personalisht kryetari i saj, Ramiz Alia. Ishin këto përpëlitjet e fundit për mbijetesë, po dhe pasojë e frikës se mos afrohej Timishoara dhe i zhdukte me tmer. Midis të tjerash doli, atëherë me firmën e tij një qarkore, ku lihej fakultative mbajtja apo jo, në zyrat shtetërore, e fotografive të Enver Hoxhës, çka, deri atëherë ishte nje normë e detyruar krenarie.
Pikërisht, në një nga këto ditë shkova në zyrën e Nedin Hoxhës dhe i thashë: Të lutem mbylle derën, se dua të bisedoj për një problem shumë të rëndësishëm, pa na shqetësuar njeri. Dëgjo, Nedin, vazhdova, ti ke dijeni për atë qarkoren e fotografisë, po nuk e di se në të gjitha zyrat e Komitetit, që ti drejton tani që po bisedojmë, nuk ka asnjë fotografi të varur në mur të Enver Hoxhës. Ti po ngelesh i veçantë. Unë e kuptoj që nga zemra nuk hiqet kollaj, po, formalisht, nga muri duhet ta heqësh, që të jesh më i pranueshëm dhe në drejtim, si më parë. Ti po dëgjon se ç’bëhet nëpër botë?
Jo, more? Nedini me sheh mua si në mëdyshje me dëshpërim dhe pastaj hedh sytë te ajo fotografi, aq e bukur, po, bukuri qe vret, ku Enver Hoxha, buzëqesh me qesëndi, ulur në poltron, vendosur në një kornizë të madhe, punuar bukur në rimeso arre…
-Ta heqim, thua?
-Po, po. Duhet hequr. Bën shumë dëm, po të lihet.
Të ulur në karrige, nën kornizën me fotografinë e “mitit dhe të legjendës kombëtare”, rrinim dhe vështronim njeri tjetrin në sy. Nedinit filluan t’i duken bulëza djerse mbi ballë, pa i ndarë sytë nga fotografia e kushëririt, që duket se na shikonte, për herë të fundit, i qetë, indiferent dhe buzagaz.
-Mirë, mo! Ja e hoqëm, po, si ta heqim se? Ai Sefer Dauti, marangozi, që bëri atë kornizë aq të bukur, kur e vendosi në mur, unë isha këtu, vuajti shumë, nga që e lidhi te një gozhdë me një tel të trashë.
Nedini nuk i ndante sytë nga fotografia, tanimë i djersitur i tëri. Shkonte nëpër mend kalvarin e gjithë jetës së vetë prej punëtori e deri funksionari, për mësimet e dogmat e mara, besimin e madh të ngulitur nëpërmjet edukatës shumë vjeçare, ku ai kish krijuar një kult të perëndishëm, besnikërinë e imponuar te të gjithë me betimin e heshtur për ta mbrojtur, për ta adhuruar e për ta dashur për jetë të jetëve. Si po rrjedhin ngjarjet…
-Atë e zgjidh unë. Pa humbur kohë, me frikën se mund të ndërronte mendim, morra një stol të lart, bazamenti ku vihej nje ventilator freskues, hipa mbi të dhe, me vështirësi e zgjidha atë telin e trashë… Mbaje, se mos na thyhet, se është goxha e rëndë dhe… kaq e bukur. E mbajti Nedini me të dy duart, që i dridheshin nga emocioni.
-Po, tani…ku ta lëmë? Fotografia i kish ngelur në duar.
-Provizorisht, ja, aty, pas raftit. Dhe u ulëm prapë në karrige, karshi njeri tjetrit.
-E, E, bëmë një punë të mirë… dhe prapë sytë u drejtuan te vendi, ku ishte varur fotografia. More, po sikur ngeli bosh ai vendi. Bie në sy për keq.
-S’ka gjë, se e plotësojmë me këto mostrat e prodhimeve të konservuara të ekspozitës…(Anallogji e përplotë, mendova unë).
-Nuk mbulohet dielli me shoshë, belbëzoi Nedini...
*
Sa shpejt kaluan vitet. Pas gati njëzetë vjetësh, tani Nedin Hoxha banon në Tiranë. Ai bën përpjekje për mbijetesë, duke jetuar, më së shumti, me kujtimet ndër vite. Tani, që dëgjoj dhe shoh me sytë e mi punët shumë rezultative dhe transformuese të disa kryebashkiakve shqiptarë, më shkon mendja te Nedin Hoxha, bëj një analogji të plotë dhe them se ka burra të guximshëm Shqipëria, që do kujtohen ndër vite, me respekt, nga të gjithë. Për ata njerëz të mirë unë kam nostalgji e mall.

NJERIU I GËZUESHËM

Tol Stefani, tipografi i shtypshkronjës “Atdheu”, të Ndërmarrjes Lokale të Prodhimeve të Ndryshme në Vlorë ishte një njeri i veçantë. Ai kishte disa dhunti: dallohej, ndërmjet moshatarëve : për profilin e tij te bukur dhe trupin e lart; për dinamizëm të pazakontë; për zërin e embel prej tenori, si ne korin e Kishes se Shen Todrit dhe ne ate te Shtepise Kultures se qytetit te Vlores; për atë prezantim të përhershëm gazmor e dashamirës, qe te terhiqte, si magnet. Ishte kurdoherë në humor dhe fort i shkathët. Për këto dhunti ai ishte në qendër të vëmendjes së shoqërisë. Siç jepte dashuri, ashtu dhe merrte. Të gjithë e donin, e vlerësonin, e vendosnin kurdoherë në krye.Tolin, për dhjetëra vjet rresht punonjësit e ndërmarrjes e zgjidhnin, unanimisht, Kryetar Organizate të Bashkimeve Profesionale (bicim Sidikate). Detyra më e rëndësishme e Kryetarit, për çdo vit, ishte hartimi i një raporti llogaridhënës për punën e bërë nga Komiteti Profesional që ai drejtonte. Dhe, kaq. Me këtë rast ndaheshin edhe stimuj moral e material. Një raport të tillë po lexonte Toli, kur i erdhi radha të shpallte të dalluar. Në një çast ai tha:-Për punë të palodhur, vetëmohuese në realizimin dhe tejkalimin e normave dhe të detyrave të planit të shtetit i jepet (midis të tjerëve) furrxhiut stakanovist Pandeli Arapashi, një fletë nderi, me këtë motivacion…Fjalën ia preu në mes Burhan Butja, një tjetër furrtar pararojë, ish boksier, burre i fort e trupmadh, që punonte njëherazi, si asnjë tjetër, në të njëjtën kohë, me dy gryka furre:-Ore, shoku Toli, shoku Kryetar! Prapë edhe këtë vit me të ziun Pandi, ti? Po, ai, ndjesë pastë, ka gjashtë muaj që ka vdekur. Ti, për rahmetllëkun në varrezën e Babicës e nderon, apo për punën në kolektivin tonë? Toli i shkathët u kujtua që po lexonte raportin e vitit të kaluar, se përtonte të bënte nje tjeter të ri dhe vetëm ca korrigjime të vogla i kishte bërë, duke menduar se kush e kishte mendjen te raporti i tij. Aty për aty, hazërxhevap, siç qe, iu përgjigj:-Dale, ore, hasetçi! Mos u nxito, se të tjerët do mendojnë se e ke fjalën për vete. Ta dish mirë se emrin tënd e kam këtu më poshtë… Po pse, nuk e di unë që i ndjeri Pandeli Arapashi ka vdekur. Harrove ti që unë i mbajta edhe fjalim në varr? Po, si thua ti, more smirëzi, që për ato gjashtë muaj pune heroike të Pandeliut, deri në çastet e fundit të jetës, Komiteti Profesional mos ta dallonte, mos ta vlerësonte, të rrinte në heshtje? Jo. Ore, jo! Ne prandaj na keni zgjedhur t’ju kujtojmë, të gjallë apo të vdekur. Hajde këtu, Burhan, si koleg që e ke pasur. Merre këtë copë letër me shume vlerë dhe çojua fëmijëve të tij. Të gëzojnë, me rastin e Vitit të Ri, dhe ta marrin vesh edhe ata, që ne të Komitetit, nuk i harrojmë shokët e mirë, qoftë dhe të vdekur, po i kemi gjithnjë në gjirin tonë të ngrohtë. Ja i tillë ishte Tol Stefani: Në çdo çast të ngjallte e të sillte gëzim. Dhe hajde e mos e zgjidhje atë kryetar të përjetshëm. 

KRYETARI SEVDALLI  

Tolin, veprimtar të gjithanshëm, e kishin zgjedhur dhe Kryetar Këshilli në lagje. Ashtu siç ishte punëtor i palodhur, po na qënkish dhe “merakli” i madh. Toli kishte vënë re se në pritjet e popullit vinte shpesh një nuse e re dhe e bukur. Atij nuk mund t’i shpëtonte së koti ky rast, pa dhe gjithnjë mbahej, siç i thoshin “kreko”, i larë e i parfumuar, me flokë të krehura e të shkëlqyera me brilantinë e me onde. Në këto takime nusja e re ankohej te kryetari për burrin e saj, që i punonte naftëtar, larg, në Sektorin e Gorishtit.-Po, mirë, moj bukuroshe, ku e ke hallin ti, nuk po të kuptoj, se në atë sektor pune Pushteti ka caktuar njerëzit e tij më besnikë. Ti, duhet ta kesh për nder. - Ç’nder, o shoku kryetar? Pikërisht kjo fjalë nuk hyn fare në këtë mes. Ç’më duhet kjo farë nderi mua? Unë jam kaq e re, siç me sheh. Toli luan nga vendi dhe diç më shumë, fillon të ndjejë e të kuptojë.-Po, ku e ke hallin, për kokën tënde, që s’ta bën më nëna. Thuaja Tolit ti. Hapu, pa druajtje, si miku mikut!-Po, ja…Duhet ta kuptosh vetë. Pse unë, që jam kaq e re, në kohën time të rinisë, vetëm një herë në javë duhet të “takohem” me burrin? Të lutem, më gjej për të një punë më afër që të paktën, të kthehet çdo natë në shtëpi.-Ma thuaj, troç, me sinqeritet: Kaq shumë e do atë?-Atë? Po ai me ka rënë në pjesë. Ta dish ti, o kryetar, po ta them troç, unë jam pak si e çuditshme, shumë e dëshiruar, histerike, siç thonë…Ta themi me përzemërsi, hapur. Nuk duroj dot pa burrë!Toli, duket se ia arriti qëllimit, se e zbuloi, me gojën e saj, atë që mendonte. Iu afrua dhe me zë më të ulur i tha:-Nxirre, të shkretën, se më plase. Të mora vesh fare mirë dhe shtëpinë ta di. Që sonde, në ora tetë të mbrëmjes, më ke aty. Ti dil e pastro xhamin e dritares dhe unë do ta marrë vesh se je vetëm. Ky do të jetë sinjali yt.Dhe bukuroshja ngeli duke pastruar xhamat..Ndërsa, Kryetar Toli, atje brenda në shtëpinë e mikes, gju më gju me popullin, sikur te ishte dhe kjo një detyrë e pushtetit të tij.

KALLA, KALLA

Xhelal Metushi ishte një burrë i urtë dhe shumë i shkueshëm dhe që përshtatej shpejt me çdo lloj moshe. Me atë trupin e madh të një gjiganti dhe me buzëqeshjen të pandarë, të afronte miqësi e dashuri, qysh së largu. Kur dikush, në rrethin shoqëror e miqësor, kishte ndonjë problem, i qe “futur ndonjë gjemb në gisht” apo “i kishte ngecur sharra në gozhdë”, do të shkonte tek usta Xhelali dhe ai do t’ia pakësonte dhembjen apo do t’ia zgjidhte hallin. Ai sikur të ishte ndonjë mjek e psikolog i mirë popullor me shumë përvojë, si me magji, e vinte ilaçin atje ku të dhemb plaga dhe të shëronte shpejt. Nga profesioni ishte marangoz. Para Çlirimit kishte pasur dyqanin e tij privat, aty në lagjen Muradie të qytetit të Vlorës, afër Xhamisë së Kuqe, ku dhe banonte.Profesioni e kishte lidhur me shumë nevojtarë, si brenda dhe jashtë qytetit, në fshatrat përreth, ku kishte ndërtuar e vendosur dyer, dritare, tavane e dysheme cilësore. Kush e kishte takuar, qoftë dhe një herë, nuk mund ta harronte Xhelalin babaxhan. Kujtimi do të bëhej më nostalgjik kur secili, për çdo ditë, do të shkelte me këmbët e veta në këto dysheme dyllë të verdha, me dërrasë të zgjedhur, do të hapte e do të mbyllte me lehtësi të madhe dyert e dritaret e puthitura mirë. Ai, edhe po të rrinte shtrirë, do të admironte në shtëpinë e vet tavanet me gdhendje e ornamente interesante, të motivuara nga modele të mjeshtërve të lashtë vlonjatë të drurit. Duke i kundruar nga afër ato mrekulli të punës artizanale, secili do të kujtonte ëmbëlsinë dhe vlerën e bisedës, kur në pushimet midis punës uleshin rreth sofrës dhe hanin ç’u gjendej: bukë me ullinj e me djathë, shoqëruar me nga një gotë raki rrushi. Një paradite usta Xhelali u çudit kur, duke punuar në zdrukthëtarinë shtetërore, te Rruga Transballkanike, e thirrën të dilte te Postblloku, se e kërkonte një burrë i moshuar, vërsnik. E pa dhe e njohu nga larg: ishte Vangjel Diamanti, një miku i tij i vjetër nga Narta.- Sa të mbarosh orarin e punës, mos shko në shtëpi... Të pres te “Bar Sazani”. Kam një hall të madh familjar dhe duhet ta bisedojmë, - urdhëroi Vangjeli.- Peqe, Vangjo! Më ke aty në ora 1515, - pranoi me buzëqeshjen e zakontë usta Xhelali.U ulën dhe filluan të pinin raki, se që të dy e hiqnin ca si shumë atë të shkretën. Xha Vangjeli, që e shprehte në fytyrë mërzitjen, e mori ca si me nxitim. Të dy dopiot e para i ktheu “eks”. Si vazhdoi dhe ca duke pirë, shoqëruar me mish qengji, se helbete, usta Xhelali kishte ardhur drejt e nga puna dhe ishte i pangrënë, xha Vangjeli nisi të flasë e të tregojë hallin e madh familjar që e kishte zënë. Ai nisi të tregojë, me dhembje të thellë, për gjëmën e madhe që i kishte hapur dhëndri i ri, batakçiu, që më së fundi, pa asnjë të drejtë, ia kishte ndarë vajzën e vogël, Vasiliqinë, atë më të mirën, engjëllin e pafajshëm, beniaminin e babushit. Po, po, e ktheu pardje te shtëpia e babës. E divorcova, thotëNë fillim barba Vangjeli fliste rrjedhshëm shqip, duke e ndërprerë bisedën vetëm kur kthente ndonjë gotë raki me fund. Aq sa foli shqip, i dha të kuptojë bashkëbiseduesit për subjektin e ngjarjes së rëndë. Më pas ai, duke qarë e psherëtirë, pa vetëdije, nisi të flasë greqisht, në gjuhën e nënës. Xhelali, që nuk dinte thuajse fare greqisht, për mos ta ndërprerë bisedën, që duket se shprehte një brengë të madhe, me ato fjalë të pa kuptuara për të, po që i dilnin nga shpirti mikut të vet të vjetër, për mos ta dëshpëruar e për mos t’ia prishur edhe me keq gjendjen emocionale, vetëm sa tundte kokën në heshtje dhe i ndërhynte ndonjëherë, me tahmina, kur dhe se si e mendonte ai, duke thënë herë fjalën miratuese greke “kalla, kalla” dhe herë duke u çuditur, po greqisht “oqi, more”.Biseda, megjithëse me tone dëshpërimi, vazhdonte normalisht, me zë të ulët.Por, në një rast, Vangjeli, që deri atëherë vazhdonte të fliste greqisht, e ndërpret bisedën, ngrihet në këmbë dhe ashtu siç qe, gjysmë i dehur, i thotë i inatosur dhe me zë të lartë:- More, mastero Xhelali?… Si, more ti, miku im më i mirë, ku unë kam ardhur të ngushëllohem, po më shqetëson më keq? Kur unë të them se ai horri ma ndau pa të drejtë vajzën time dhe ma la atë me turp në derë, bile dhe me barrë, ti, në vend që ta shash dhe ta sikterisësh, siç e meriton, më thua mua “kalla, kalla”, që do të thotë me fjalë të tjera “mirë ta bëri”? Dhe nga ana tjetër, kur unë të them se mbajta qëndrim ndaj atij maskarai dhe e kam hedhur në gjyq, ti nuk bie dakord me mua dhe çudite me veprimin tim të drejtë dhe njerëzor dhe më thua, sikur më kërkon llogari i çuditur nga ky qëndrim, “oqi, more?”, që do të thotë “jo, more”… - Dale, dale, prit, ulu të bisedojmë e të sqarohemi!… Po ti harrove, o i dashur Vangjel, se mua po më flisje greqisht, kur e di shumë mirë që unë nuk kuptoj asnjë fjalë grekçe dhe ky është faji yt që s’ma ke mësuar qysh në fëmijëri, se më ke folur gjithnjë shqip? Me sa duket, ato dy fjalë greqisht, që unë them se dija, pa i kuptuar as vetë, i kam përdorur duke i futur atje ku nuk duhen.- E prishe, Xhelali, e katranose!- “Oqi, more”? Të më falësh, Vangjo, pa dashur.- “Kalla, kalla”! Ne prapë miq të mirë do të ngelemi.

FJALËT E HIDHURA

Andon Panozaqin e njoha nga afër vonë, rreth vitit l965, kur erdhi te ne, në Ndërmarrjen e Prodhimeve të Ndryshme Vlorë, si Përgjegjës i Repartit të Ëmbëlsirave. Për familjen Panozaqi, me origjinë të hershme nga Përmeti, kisha dëgjuar shumë, qysh në fëmijërinë time, kur ishim gjitonë, në lagjen Muradie të Vlorës. Vëllain e vogël të tyre, Ilian, ose Lilon, siç i thërrisnin të gjithë, e kisha shumë mik, se punuam bashkë, në Ministrinë e Financave, madje në Tiranë banuam, disa muaj, në të njëjtën dhomë, me qira të përbashkët. Panozaqët, si fis, në Vlorë, bënë emër të mirë dhe mbaheshin për profesionistë të aftë. Të gjithë ishin familjarë në zë, pa vese, të urtë, të ndershëm e dashamirës, si shumica e familjeve përmetare në Vlorë.Kur e njoha më nga afër, usta Andoni, siç i thërrisnim ne, me nderim për autoritetin tekniko-profesional që përcillte, ishte një mesoburrë, i paraqitshëm, i kulturuar, i mençur dhe veç mjeshtër në zanatin e tij edhe një drejtues e organizator i shkëlqyer. Duke u miqësuar më tej me të, se ai kish një tërheqje të çuditshme, veçanërisht kur takonte me bijë të miqve dhe të dashamirësve të tij, do kuptoje, çdo ditë e më shumë se kishe të bëje me një mësues e prind të kujdesshëm, me bindje të rrënjosura patriotike e nacionaliste, përkrahës të së resë dhe të ideve perëndimore... Në zyrën e tij gjeje gjithnjë revista shqiptare dhe italiane. Ai fliste me ngazëllim për domosdoshmërinë e zhvillimit të teknikës dhe të teknologjisë dhe shprehte keqardhje për shkallën tonë të ulët. Dëshpërohej për atë që nuk i gjente dot mundësitë financiare për të bërë ndryshimet, qëprojektonte si një ëndërrimtar i përhershëm. Andon Panozaqi nuk i pranonte teprimet sllavo komuniste dhe ishte për të ruajtur normat e moralit të hershëm shqiptar e atdhetar. Më kujtohet kur u takuam në një mëngjes. Unë, vetvetiu, sipas një tradite të krijuar, edhe si me shaka, e nderova, duke ngritur grushtin te koka. O, ç’më ka punuar: “Ngriji, ngriji e bjeri kokës fortë, me të dy duart, siç na kanë rënë këta, në çaçkë të kokës” (Fliste me aluzione për pronat dhe pasuritë e shtetëzuara pa shpërblim, me dhunë e deri me burgosje)Reparti i Ëmbëlsirave, që drejtonte usta Andoni ishte i vogël. Atje, prodhoheshin, në mënyrë artizanale llokume, biskota dhe tahin hallvasi, duke plotësuar të gjitha kërkesat e rretheve të Vlorës dhe të Fierit. Prodhimet ishin cilësisht të mira, të pëlqyera nga konsumatorët, aq më tepër se ishin me çmime të ulëta, pothuajse në kosto, me një fitim të ulët.Ndërmarrja jonë ishte lokale, nën vartësinë e Seksionit të Industrisë të Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Aso kohe erdhi në detyrën e Shefit të Seksionit të Industrisë inxhinieri teknolog Zeman Mali, me origjinë nga Gjirokastra. Ai më parë kish punuar kryeinxhinier e më pas drejtor i Kombinatit të Konservave në Vlorë. Ne, u gëzuam për ardhjen e tij në këtë detyrë, aq më tepër se inxhinier Zemani njihej si specialist i mirë dhe i suksesshëm i sektorit ushqimor, ish familje lufte, komunist i vjetër me influencë, që sipas nesh, do gjente mundësi të siguronte fonde investimesh për përparim teknik dhe modernizim të teknologjisë ekzistuese primitive.Inxhinier Zemanin, e kishim kërkuar në ndërmarrje dhe ai erdhi , se kjo puqej edhe me dëshirën e tij për ta njohur nga afër gjendjen. Kur vizitoi Repartin e Ëmbëlsirave e shoqërova unë. Duke u futur në sallën e prodhimit të biskotave, Shefi, që kishte parë disa linja jashtë shtetit, kur ishte me studime, u skandalizua. Ai po e shikonte për herë të parë se si prodhoheshin biskotat te ne: Ishte një linjë teknologjike e sajuar me ”forcat e veta”. Procesi fillonte me një brumëgatuese buke e më pas kalonte në një konvejer, rrip gome. Midis disa ruleve petëzohej brumi, që pritej dhe stampohej dhe më pas, me dorë, biskotat brumë rreshtoheshin në tava dhe kalonin për pjekje në furrë. Pas kësaj paketoheshin në kuti kartoçine dhe futeshin në arka kompesatoje. Të gjitha operacionet e punës kryheshin me dorë, pa mekanizma. Vendet e punës ishin rreshtuar në një kapanon, ish kazermë ushtrie, me mure tëgëlqerosura, pa pllaka majolike dhe me një tavan të ulët kompesatoje.Shefit iu ndërrua ngjyra e fytyrës. E dinte që ishim të prapambetur, po, kaq primitiv, si në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë, nuk e mendonte. Ai i vuri të dy duart mbi kokë dhe filloi të bërtiste, si i dalë mendsh, njësoj sikur zbuloi një krim, për të cilin ishim ne fajtorë. -Po, ku jemi këtu? Në stallën e derrave? Ku është Përgjegjësia e Repartit? Thërriti, me zë basi...Andoni, që deri atëherë s’dinte gjë për vizitën e Shefit, kur dëgjoi britmat dhe këtë kërkesë zëlart, doli nga zyra e tij e vogël dhe u prezantua: -Urdhëroni! Unë jam.-Si, more, ti drejton këtu? Një mashkull, plak, në mes të pesëdhjetë femrave të reja. Po, nuk të vjen turp ty për këtë gjendje mizerabile?Shefi i nxehur doli fare jashtë kontrollit dhe s’dinte ç’bënte e s’dinte ç’thoshte. Për rastësi sheh aty, mbi një tavolinë, para tij, një rul druri me gjemba hekuri. E merr, si padashur në dorë dhe e ngre si çadër, sipër kokës së vetë.-Po, ky? Ç’është ky, topuz mesjete? Përse e mbani, për t’u mbrojtur nga turqit ?-“Ky quhet ruli gjembaç. Me të kryejmë operacionin e fundit në procesin e prodhimit të biskotave brumë. Petët e brumit çpohen, duke e mbajtur nga anët dhe rrotulluar këtë rul me gjemba dhe ato, që duken si maja gozhde, hapin birat në brumë. Birat shërbejnë për shkrifërimin dhe pamjen e biskotave të pjekura. Dalin të mira, si cilësi. Urdhëro provoji, shoku Shef”. Andoni u përpoq kështu që t’i ndalte vrullin dhe ta zbuste sadopak Shefin, gati të çmendur. Po, pa dobi. Ai u egërsua më shumë dhe iu hakërrua Andonit:-Ore, gjembaç! Ore, rul! Ulëriu si i çmendur Zemani Kë do gënjesh ti, me ato biskota skandaloze. E di ti ç’të bëj unë? Ta shpoj atë kokën tullace, bash me këtë topuz mesjete!I mençuri Andon e ruajti bukur fort qetësinë dhe, aty për aty iu përgjigj, me zë të ulët, por që u dëgjua qartë:-E di që e bën, prandaj po zbythem. (Dhe pasi u tërhoq disa hapa pas) Më fal të të pyes: Mos je gjë komunist, zotrote?-Po, madje nga më të vjetrit, u përgjigj Zemani, me krenari të ligjshme. Kjo dukej dhe nga emblema, që mbante te jaka e xhaketës, si dekoratë besnikërie dhe krenarie.-Duhet ta dish, o shoku komunist veteran dhe shefi im i tanishëm, se unë, Andon Panozaqi, nuk kam emblema në gjoks dhe nuk jam gjë tjetër, veçse një qytetar i thjeshtë nga Vlora, me origjinë përmetare. Unë, brez pas brezi, këtë zanat kam ushtruar me ndershmëri dhe krenari: kam bërë prodhime të ëmbla sheqeri. Unë jam i moshuar, plak, siç më quajte zotrote, por, me kujtesë të freskët. Në ëmbëltoren tonë ndër vite, kanë ardhur shumë për të blerë, madje dhe për të kontrolluar e ndonjë, edhe për të vjedhur. Unë mbaj mend shumë fytyra: turq, bjellorusë, italianë, gjermanë, armenë; më kujtohen dhe mercenarët e bandave veriore të Halil Halisë dhe Selim Kaloshit në shërbim të okupatorëve fashistë. Por, asnjë, deri tani, s’ka qenë kaq i dhunshëm e primitiv. Asnjë nuk më ka kërcënuar për vrasje, aq më tepër me topuzin mesjetar. (Gjatë kësaj kohe i ktheu kurrizin dhe po largohej) Mirëmbeç, oshoku shef, o komunist veteran. Nuk do ndahemi paq, do pendohesh, në jetë të jetëve!Andon Panozaqi, që nuk mbante asnjë fill peri në rrobat e veta, ngjarjen e denoncoi menjëherë te Sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit. Sekretari, nga ana e tij, kishte dhe mëri personale me Zemanin, se të dy ishin kapadainjë, ndaj dhe e dëgjoi me vëmendje ankesën e usta Andonit.Zeman Mali, i detyruar nga Sekretari i Parë, erdhi disa herë në kolektivin e Repartit të Ëmbëlsirave, në Organizatën e Partisë të Ndërmarrjes dhe te Andon Panozaqi, duke kërkuar falje.Unë që isha në këtë ngjarje, duke vlerësuar qëndrimin krenar dhe trimëror të Andon Panozaqit, nuk arrita ta shpjegoj atë sjellje aq arrogante të Zeman Malit, të kulturuar dhe me origjinë të mirëfilltë qytetare. Duket, ndikimet autoritariste të një veterani komunist, mund të të çonin edhe deri në prishjen e ndjenjave qytetare të mirësjelljes.

FATI I NJERIUT TË NDERSHËM

Kaluan shumë vjet nga koha kur zemra e Refit Hoxhës, mikut tim aq të mirë, nuk rreh më. Trupi i tij, i pajetë, shtrihet nën dhe, në Babicë të Vlorës.Kur iku Refiti, aq papritur, në prag të pesëdhjetë vjetorit të jetës së tij, unë punoja në Fermën Bujqësore në Llakatund, ndërsa ai, në Kooperativën e Bashkuar të Novoselës së Vlorës. Ishim dërguar për të ndihmuar fshatin, që ta bënim dhe atë, “të përparuar”, si qytetin. Sapo ishte kthyer në mbrëmje për të fjetur në shtëpi, në Vlorë. Një atak në zemrën e tij të plagosur, i ndodhur pa ndihmën e parë, aq të domosdoshme në këto raste, se ishte i vetëm, me gruan e tij të paralizuar dhe... kaq ishte jeta e tij.Kur e mora vesh vdekjen e papritur të Refit Hoxhës, ndjeva aq dhembje të thellë, sikur të ishte im vëlla. Isha mbi dyzet vjeç, por nuk kisha provuar një humbje dhe një dhembje të tillë. Qaja me lot, si i marrë. Lotët nuk më reshtnin as të nesërmen, ditën e varrimit, aq sa, duket, s’iu lashë radhë as vëllezërve të tij të një nëne, që në të vërtetë, e mbanin veten, duke u treguar burra zakoni. Jo vetëm ato ditë, po dhe më pas, sa herë më shkonte mendja te Refiti dhe kjo ndodhte vazhdimisht, kaloja në gjendje të thellë depresioni. Edhe po mos të desha, Refiti, më shfaqej gjithnjë përpara, se rruga për në Llakatund, kalonte midis varrezave të Babicës. Udhëtoja për ditë, në atë rrugë dhe shpesh dy herë në ditë dhe, si në vajtje dhe në kthim, timoni i motoçikletës sime, instinktivisht, kthehej te varri i Fites, ku ndalesha gjatë e sikur bisedoja me bustin e tij të gdhendur mbi qivur. Gjendjen edëshpërimit ma shtonin dhe kortezhet me të vdekurit e përditshëm, që përcilleshin nga qindra të afërt në banesën e tyre të fundit. Me sa duket, isha në pragun e ndonjë depresioni psikik. Vetëm transferimi në qytetin e Vlorës, dy vjet më vonë, duket se më shpëtoi nga çmendina. Kjo gjendja ime ishte e pavetëdijshme, instiktive dhe që nuk shpjegohet e përligjet, por e vërteta e pamohueshme ishte se nisi, pikërisht, me vdekjen e papritur dhe shumë të parakohshme të Refit Hoxhës, refleks i ndjenjës së dhembjes së madhe dhe i konsideratës së jashtëzakonshme që kisha për të.Me Refit Hoxhën u njohëm më nga afër në vitet pesëdhjetë, kur ai dhe vëllai im, Enver Çipi, që ishin moshatarë dhe miq të hershëm, vinin për të dhënë provime në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Unë, në fakt, jam moshatar me Zaim Hoxhën, vëllain e vogël të Refitit dhe me të kemi qenë bashkënxënës në shkollën fillore në Vlorë, si dhe bashkëushtar, në Tiranë. Kështu që ca nga Enveri, ca nga Zaimi lidhjet tona ishin fort miqësore e familjare. Miqësia dhe marrëdhëniet e mëtejshme me Refitin vazhduan mbi njëzetë e pesë vjet, duke qenë bashkë si mësues në Shkollën e Mesme Financiare të Mbrëmjes në qytetin e Vlorës, dhe për gati dhjetë vjet si pedagog në Filialin e Fakultetit Ekonomik të UShT Vlorë, ku u bëmë miq shumë të ngushtë dhe konfidencial. Ishte nder i veçantë ta kishe mik Refit Hoxhën. Jo vetëm se për mua ishte më i madh në moshë dhe shumë mepërvojë e më i pjekur në jetë e në punë, por, njëkohësisht, fort i ditur dhe shumë i mençur, si dhe me një rreth të gjerë familjar e shoqëror.Babai i Refitit, Nuro Hoxha i Tërbaç, ishte mësues i dëgjuar në të gjithë krahinën. Edhe vëllezërit e tij Qaniu dhe Zaimi ishin burra me peshë. Një kushëri i tij i parë, gjeneral Vehbi Hoxha, ishte dy herë Hero i Popullit dhe konsiderohej si strategu ushtarak më i shquar i kohës.Refiti ishte shumë i qetë dhe i logjikshëm dhe për çdo gjë jepte këshilla dhe zgjidhje të thjeshta, të drejta dhe praktike. Ishte i papërtuar për gjykimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, qoftë dhe kur ato ishin me acarime të tejskajshme.Me atë zërin e trashë prej basi, që sikur e ndjej te veshi gjithnjë, të bindte, me atë logjikën e hekurt, me njohjen dhe njohuritë që kish për çdo gjë, me drejtësinë e tij të plot e të pakompromentueshme, me shembullin moral maksimal, ai sikur të hidhte sirin dhe të bënte në çdo rast për të rënë dakord me zgjidhjen e tij. Të ishte gjyqtar në organet e drejtësisë, pa dyshim, do të qe një fat për gjithë vendin, se do ishte të më i drejti dhe më i miri.Edhe në punën e tij si financier, shef finance në disa ekonomi të rrethit, ishte model, me njohuri të gjera teorike, që i shtonte vazhdueshëm edhe si pedagog në Filialin e Fakultetit Ekonomik të UShT në Vlorë. Ai kishte arritur përsosmërinë për zgjidhjen e veprimeve praktike kontabile, për të cilat gjithnjë këshillohej me mikun e tij të vjetër Enver Çipin, duke formuar një dyshe të vlerësuar në shkallë vendi.Po, Refit Hoxha, për fatin e tij të keq, nuk arriti dot të ndërtojë një çerdhe të ngrohtë familjare. Ai, në moshë të pjekur u njoh dhe u dashurua, si rrallë kush, me fisniken e bukur nga qyteti i Vlorës Lumturi Hamzaraj, me të cilën shumë shpejt edhe u martua. Brenda një kohe të shkurtër Lumturisë, shtatzënë, iu krijuan shqetësime serioze shëndetësore, aq sa të vetmen shpresë shpëtimi i thanë se e kishte nëpërmjet provokimit të dështimit të fëmijës. Po edhe kjo nuk e shpëtoi fatkeqen. Dalngadal ajo u paralizua krejt dhe gjymtyrët e poshtme nuk i ndiente fare. Vitet kalonin, pa asnjë përmirësim e shpresë. Edhe perspektiva ishte e pa krye. Ajo ngeli uloke dhe për çdo gjë i shërbente në vend, me devotshmëri, motra e sajë e pandarë e heroike, Silvana, që për të sakrifikojë deri vitet më bukura të rinisë. Edhe në këto çaste të vështira, për asnjë moment Lumes nuk iu nda burri i sajë, gjithnjëbesnik e i devotshëm, Refit Hoxha.Vëllezërit dhe motrat e Refitit, më shumë se kushdo tjetër, e shikonin me keqardhje gjendjen e re të krijuar. Ata i qëndruan afër për çdo gjë, por kur i humbën plotësisht shpresat e rehabilitimit, u dëshpëruan edhe më shumë, jo vetëm se vëllai i tyre i mirë ngeli pa një bashkëshorte, me të cilën do të zgjidhte bashkërisht vështirësitë dhe detyrat familjare, por ai ngeli fare pa trashëgimtar, siç ishte një detyrë në jetë, madje u kthye në një shërbëtor i ish gruas së tij, me të cilën sipas tyre, tani nuk e lidhte më asnjë detyrim njerëzor, veç atij human. Këtë detyrë, të përkujdesjes për të sëmurën, mendonin ata, mund ta bënte edhe çdo grua e moshuar kundrejt një pagese. Ata arsyetonin se: si nga ana fetare dhe nga ana njerëzore kjo martesë e dështuar duhet të zgjidhet sa më shpejt, kur vëllain e kishin ende të ri, tridhjetë e pesë vjeçar. Me që nuk guxonin të ndërhynin direkt vetë,këtë barrë ma ngarkuan mua, duke pasur parasysh se punonim bashkë në Filialin e Universitetit dhe kishim kontakte, ndikim dhe afinitet të dyanshëm. Me që ngulën aq shumë këmbë, në një mbrëmje takimi të zakonshme, nga ato që ne i kishim thuajse të përnatshme, pas mësimdhënies, të ulur me nga një gotë raki para, filluam ta trajtojmë larg e larg këtë temë. Duhet thënë se ai, kohët e fundit e kishte shtuar shumë të pirët dhe shpesh kthehej në shtëpi krejt i dehur. Kjo e rëndonte edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore. Kishte arritur mbipeshë dhe ndiente shqetësime në zemër. Më së fundi, unë ia thashë me shumë ndrojtje mendimin e vëllazërisë së tij Refitit. Ai më dëgjoi me vëmendje, më përqafoi me dashuri dhe me lot në sy, më tha:-I dashur Luan! Të kuptoj plotësisht. E kuptoj dhe tolerancën fetare dhe që kjo është sipas logjikës njerëzore, mandej dhe sipas porosisë së zotit dhe të motrave, vëllezërve dhe të shokëve të mi më të dashur. Po, unë do të të përgjigjem, siç ka thënë Çajupi: Tani që Zoti më mori gruan time, unë as Zotit nuk i besoj. Kjo punë nuk bëhet. Unë do të rri përgjithmonë me Lumen time të shtrenjtë, me shoqen time të mirë dhe fatkeqe. Po të isha unë në gjendjen e saj, ajo nuk do të më ndahej për asnjë çast. Kështu do të bëj dhe unë, deri në vdekje.Ja, ky ishte Refit Hoxha.

(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora