Kulturë
Poezi nga Halit Bogaj
E diele, 07.06.2009, 10:26 AM
VILIAM VOKERI
Në Reçak
15 janari
E ktheu botën
Përsëmbari
2
Që tronditi
Globin mbarë
si u vranë
civilë shqiptarë
3
Si u vranë
dhe u masakruan
dhe aq keq
u torturuan
4
Por na doli
një burrë trim
nëpër botë
që dha kushtrim
5
Nuk durohet, tha,
Serbia
që vret njerëzit
si lubia
6
Dhe e thirri
botën mbarë
për Kosovë
e për shqiptarë
7
Lajmi i zi
shpejt u shëndrrit
fort Serbia
u habit
8
Dhe Vokeri
si vetima
nxori lajmin
për viktima
9
Dhe u bë
lajmëtar i parë
në Kosovë
çka kishte ngjarë
10
Në Serbi
hyri paniku
çka na bëri
thanë armiku
11
U munduan prapë
T’ gënjenin
fjalë të rreme
që të gjenin
12
Por gënjeshtra
mori fund
nuk u shitej
më askund
13
E dëbuan
Vokerin tonë
por atij
s’ i bëhej vonë
13
‘’Do të kthehem
një ditë tjetër
n’ misionin
tim të vjetër’’
14
Dhe vërtet
u mbush premtimi
me Vokerin
erdh çlirimi
15
Dhe njëmend
në çdo janar
në të ftohtë
e në acar
16
Vjen Vokeri
me urtësi
që na solli
ne liri
17
Vepra e tij
me plot kuptim
do t’ jetojë
deri n’ amshim
PAVARËSIA
Ditë e bardhë
po vjen për ne
Pavarësia
plot hare
2
Fjalë që mbushë
zemrat gëzim
që është pritë
me padurim
3
Na kanë sharë
e na kanë vrarë
veç pse ishim
ne shqiptarë
4
Pse kërkonim
ne drejtësi
n’ vendin tonë
në Iliri
5
Pse kërkonim
që dhe ne
ta gëzonim
këtë atdhe
6
Siç gëzojnë
popujt e tjerë
në këtë botë
n’ këtë hemisferë
7
Erdhi dita
gjatë e pritur
me momentin
aq të ndritur
8
Sot kudo
ndihet jehona
nëpër troje
n’ viset tona
9
Dhe natyra
është buzëqeshur
me blerim
duke u veshur
10
Se pas dimrit
erdh pranvera
që na sjell
të mira tjera
11
Që na sjell
shumë mrekulli
në Kosovë
në Dardani
12
Në këtë vend
ranë shumë dëshmorë
për liri
si meteorë
13
Meritojnë
respekt
e nder
që s’ harrohen
asnjëherë
14
Një ndër ta
Adem Jashari
ndër shumë trima
ish i pari
15
Që e ngriti
një kushtrim
për Kosovë
e për çlirim
16
Ish vërtet
një Promethe
që e donte
këtë atdhe
17
Zëri i tij
aq bombastik
e tmerronte
çdo armik
18
Prapa tij
shkonte rinia
që të mbrohej
shqiptaria
19
Emri i tij
aq legjendar
është i shenjtë
për çdo shqiptar